Videot kryesore
<!-- wp:paragraph -->
<p>Pamje të turpshme në Pallatin e Sportit të Durrësit, “Ramazan Njala”. Dhunë barbare ndaj arbitrit të ndeshjes së basketbollit për meshkuj, Teuta-Tirana, jo nga tifozët, por nga një sportist. Bruno Daliu i Tiranës i është vërsulur me grushte arbitrit Jurgen Muho, duke e hedhur në tokë të gjakosur, siç e tregojmë edhe pamjet filmike. Një skenë vërtet e frikshme dhune. Një sjellje skandaloze nga një sportist, i cili ka irrituar tifozët në sallë që e kanë sharë në kor. Në këtë moment ndeshja është ndërprerë. </p>
<!-- /wp:paragraph -->
<!-- wp:paragraph -->
<p>Basketbollisti i Tiranës është arrestuar nga Policia e Durrësit. Me ndryshimet e bëra në Kodin Penal, Daliu rrezikon deri në 5 vjet burg. Saktësisht, në Nenin 274/a për “Goditjen e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv”, thuhet: “Goditja ose vepra të tjera dhune ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, nga persona jashtë kësaj veprimtarie, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive më shumë se një herë, apo është kryer nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”. </p>
<!-- /wp:paragraph -->
<!-- wp:paragraph -->
<p>Në njoftimin zyrtar të Policisë së Durrësti për këtë ngjarje, shkruhet: “Arrestohet në flagrancë një 34-vjeçar për veprën penale "Goditja e sportistit,trajnerit, arbitrit e ndërmjetësit sportiv". Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan ne flagrancë shtetasin: B.D., 34 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas gjatë ndeshjes së basketbollit Teuta-Tirana, zhvilluar në Pallatin e Sportit "Ramazan Njala", ka goditur me grushte gjyqtarin e ndeshjes, shtetasin J.M.,26 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”.</p>
<!-- /wp:paragraph -->
Në harkun kohor të dy ditëve, Kryeministri Edi Rama zgjeroi bazën e amnistisë fiskale, nga të ardhurat e siguruara nga puna në të zezë në emigracion deri tek të ardhurat e siguruara nga biznesi i vogël dhe i madh që ka shkelur ligjin duke kryer evazion fiskal.
Të shtunë, Kryeministri deklaronte gjatë punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste se:
“Nuk mundet më që të rrijnë të mbajnë para nëpër banka andej me 1001 vështirësi, as nuk mundet më që të torturohen për të çuar 5 mijë euro sa andej këndej, se i fillon pastrimi i parave ku i gjete e ku s’i gjete, as nuk mund të tmerrohen për të blerë një shtëpi këtu se fillon historia nga i more, e ku s’i more. Të gjithë ata që nuk i kanë paratë me drogë, me terrorizëm, prostitucion, nuk i kanë paratë me të gjitha ato krime që parashikon tek ligji special... “
Rama foli të shtunën për amnisti të përgjithshme, por vetëm të hënën në seancën plenare parlamentare përmendi edhe biznesin.
“Puna e OFL-së është ndarja me thikë e parasë së fituar nga puna, qoftë para e fituar por e padeklaruar, siç është paraja e emigrantëve që për 1001 arsye kanë bërë shumë punë në të zezë në vendet ku kanë shkuar, apo siç ëshstë paraja e shumë, për të mos thënë e të gjithë sipërmarrësve këtu në Shqipëri, për të mos thënë të gjithë, që nuk kanë deklaruar të gjitha të ardhurat e tyre, por sidoqoftë janë të ardhura nga puna. Për këto të ardhura duhet dhënë mundësia që të formalizohen duke i amnistuar”, deklaroi Rama.
Në fakt, burime të gazetës “Si” thonë se ideja e një amnistie të përgjithshme qarkullon prej vitesh në korridoret e qeverive shqiptare, por asnjëherë nuk është konkretizuar përmes një nisme finale. Në 2011 ishte Qeveria Berisha që u përpoq, por propozimi nuk siguroi mbështetjen e opozitës në atë kohë për ndryshimin e Kodit Penal, ndaj nisma mbeti në kuadrin e një faljeje fiskale, por jo amnisti. Kjo bëri që shumë biznese të mos formalizonin paratë dhe asetet e tyre nga frika e ndjekjes penale për evazion fiskal.
Për nismën aktuale, gazeta “Si” mëson se qarkullon më shumë se një draft për amnistinë fiskale, që do të realizohet përmes një takse që parashikohet të vendoset nga 3 deri në 5 për qind të vlerës së vetëdeklaruar në kuadër të kësaj amnistie.
Dramë në fundin e takimit mes kuqezinjve tetovarë dhe Jagiellonia-s. Avantazhin e Latifit, vendasit e humbën vetëm në 100' duke mbetur në kuotën e 4 pikëve pas 3 ndeshjeve (1F-1B-1H) në "UEFA Europa Conference League"
Djali që qëndronte te reklamat, pas krosimit të bllokuar të Arnold e dha topin për mbrojtësin anglez shumë shpejt. Sipas medieve britanike kjo shpejtësi me të cilën ai dha topin që mbante në duar, për të marrë më pas tjetrin që kishte dalë jashtë, bëri diferencën. Barcelona nuk ishte kthyer siç duhej në zonë dhe katalanasit nuk ishin mirë të pozicionuar. Aleksandër Arnold, e vuri re një gjë të tillë dhe më pas bëri atë veprim që tashmë ka hyrë në historinë e Champions.
Kemi parë shumë akte nga sportistë të ndryshëm që bëjnë gjithë sakrificat e mundshme për të arritur suksesin aq shumë të dëshiruar. Por këtë herë atleti amerikan, Infinite Tucker i ka kaluar të gjitha limitet.
Policia nisi ditën e premte arrestimet e protestuesve të Unazës së Re, duke argumentuar se kishin hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, që sipas uniformave blu kanë ashpërsuar dënimet për bllokimin e rrugëve.
Emigrantë shqiptarë të bllokuar në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë përleshen me policinë në doganën e Kapshticës.
Qëndrimi përballë portave të mbyllura të doganave për orë, madje edhe për ditë me radhë i ka detyruar mjaft emigrantë që të pranojnë “një ofertë të pakërkuar” nga ana e punonjësve të policisë kufitare, si të vetmen rrugë për t’u rikthyer në shtëpi.
Burime të sigurta të gazetës “Si” rrëfejnë se në Kapshticë dhe Kakavijë po luhet këto ditë një lojë si “macja me miun”. Përballë urdhrit të eprorëve që të mos lejojnë askënd që të hyjë në Shqipëri pa marrë më parë një autorizim nga konsullata shqiptare në Greqi, apo pa pasur arsye të forta shëndetësore dhe humanitare, policët kufitarë “udhëzojnë” nën zë personat e bllokuar që të hyjnë ilegalisht në Shqipëri, pra të kalojnë kufirin nga mali.
“Pjesa më e madhe kanë lëvizur me pasaporta dhe kanë mbetur si në çark pasi kanë marrë vulën e daljes nga Greqia. Nuk mund të kthehen mbrapsht, nuk lejohen as të hyjnë këtej”, thonë burimet për gazetën “Si”.
Pasi kalojnë kufirin e gjelbër, emigrantët “kapen” nga policia shqiptare dhe gjobiten me minimumi 10 mijë lek të reja secili dhe më pas shpërndahen nëpër zonat nga janë. Gjoba është “kompromisi” që vetë emigrantët e pranojnë.
“Ça të bëja?! Qëndrova 40 orë atje në të ftohtë. Nuk qëndroja dot më shumë! Kalova nga mali, mora gjobën dhe erdha në shtëpi”, thotë për gazetën “Si” njëri prej emigrantëve që ka përdorur këtë skemë në kushte anonimati.
Vetëm ditën e premte janë gjobitur 18 shtetas në Kakavijë për kalimin e paligjshëm të kufirit dhe shkeljen e masave kufizuese të marra kundër përhapjes së koronavirusit. Ata që këmbëngulin që të hyjnë nga “dera kryesore”, duke shmangur kështu gjobitjen, në Kapshticë janë revoltuar ditën e diel, duke bllokuar kamionët me mallra që të hyjnë në Shqipëri, në shenjë proteste për bllokimin e tyre në tokën neutrale. Të dielën në këtë pikë kalimi kufitar numri i tyre ishte rreth 50 vetë, mes të cilëve edhe gra, pleq e fëmijë.
Numri i atyre personave që mbeten të bllokuar në zonën neutrale ndryshon nga dita në ditë. Një pjesë e mirë e atyre që janë me leje qëndrimi në Greqi rikthehen sërish mbrapsht, ndërsa ata me pasaporta mbeten të zënë në kurth në tokën e askujt dhe pas orësh e deri ditësh pritjeje hyjnë ilegalisht nga kufiri i gjelbër.
Për këto arsye askush nuk mund të japë një shifër të saktë se sa shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në kufi, përveç autoriteteve greke, që në të gjitha rastet kanë regjistruar vulën e daljes. Nga pala shqiptare refuzohet komenti mbi këtë çështje dhe të vetmet deklarata janë reagimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Ministrisë së Brendshme, ku e para kujton se është në fuqi urdhri për mbylljen totale të kufijve dhe e dyta thotë se askush nuk do të lejohet që të shkelë këtë urdhër.
Gazetarët dhe mediat nuk lejohen nga autoritetet shqiptare që t’i afrohen zonës neutrale dhe i vetmi burim informacioni mbeten vetë emigrantët e bllokuar që postojnë foto dhe video përmes rrjeteve sociale në përpjekje për të ngritur zërin për shqetësimin e tyre.
Mesditën e sotme rreth orës 12:38, në Bunec,
Lukovë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për
përmbytje.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë
dhe emergjencave civile, të cilat po punojnë për të siguruar evakuimin e çdo
personi që mund të jetë në rrezik.