Videot kryesore

Gati për “Open Balkan”: bulevardi vishet me flamuj shqiptarë, serb dhe maqedonas
Gati për “Open Balkan”: bulevardi vishet me flamuj shqiptarë, serb dhe maqedonas Gazeta Si 61 Shikime • 5 years më parë

⁣Gati për “Open Balkan”: bulevardi vishet me flamuj shqiptarë, serb dhe maqedonas

Parcela me kanabis në mal, plantacioni më i madh në Spanjë drejtohej nga shqiptarët
Parcela me kanabis në mal, plantacioni më i madh në Spanjë drejtohej nga shqiptarët Gazeta Si 152 Shikime • 4 years më parë

⁣Parcela me kanabis në mal, plantacioni më i madh në Spanjë drejtohej nga shqiptarët

Magjia e borës në Fushë Studen
Magjia e borës në Fushë Studen Gazeta Si 89 Shikime • 3 years më parë

⁣Ulja e menjëhershme e temperaturave ka bërë që fshati turistik Fushë-Studën në Librazhd, të zgjohet në pushtetin dhe magjinë e reshjeve të dëborës.

Piastri vs Russell në "2025 Chinese GP"
Piastri vs Russell në "2025 Chinese GP" Gazeta Si 52 Shikime • 2 years më parë

Shikoni krahasimin mes xhirove të shpejta të Oscar Piastri-t dhe George Russell që do të nisen në rradhën e parë në garën e dytë sezonale në Formula 1.

Muriqin shënon, Mallorca fiton
Muriqin shënon, Mallorca fiton Gazeta Si 66 Shikime • 1 year më parë

Gjithcka n⁣ë transfert⁣ën e Seviljes ku sulmuesi dardan startoi p⁣ërmbysjen e miqve n⁣ë fitoren 1-3 ndaj vendasve.

Pamje dramatike, zjarri del jashtë kontrollit në Finiq
Pamje dramatike, zjarri del jashtë kontrollit në Finiq Gazeta Si 70 Shikime • 4 muaj më parë

⁣Pamje dramatike, zjarri del jashtë kontrollit në Finiq

Kërpudhat magjike janë të paligjshme në shumicën e vendeve, edhe pse janë të nevojshme
Kërpudhat magjike janë të paligjshme në shumicën e vendeve, edhe pse janë të nevojshme Gazeta Si 432 Shikime • 7 years më parë

Kërpudhat magjike e kanë origjinën që prej Egjiptit dhe është i vetmi vend ku gjenden në sasi të mëdha. Gojëdhëna të ndryshme tregojnë se edhe në kohë të lashta këto kërpudha janë përdorur për depresioni dhe paqëndrueshmërinë fizike. Kërpudhat magjike kanë aftësi për lënien e duhanit dhe një nivel më të lartë të vetëdijes.

Koronavirus, skenarët e Ministrisë së Shëndetësisë
Koronavirus, skenarët e Ministrisë së Shëndetësisë Gazeta Si 66 Shikime • 7 years më parë

Ministrja e Shëndetësisë tha se sistemi shëndetësor shqiptar është në gatishmëri dhe në gjendje që paralelisht me përballimin e një epidemie të mundshme të koronavirusit në vend, të përballojë edhe patologjitë e tjera.

“Pra kemi siguruar normalitetin e punës sa u takon patologjive të tjera. Sistemi ynë shëndetësor, ka marrë masat dhe është në gatishmëri për të gjitha skenarët me të cilat mund të përballemi në të ardhmen. Probabilteti është që të prekë edhe Shqipërinë”, deklaroi ajo.

Nga ana tjetër, Kryeministri Rama solli një statistikë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të argumentuar se nuk ka nevojë për panik.

⁣“Metalurgjiku” i 17 Majit
⁣“Metalurgjiku” i 17 Majit Gazeta Si 110 Shikime • 6 years më parë

Politika ka ndezur motorët për 25 prillin dhe përmes nxehtësisë së punës së tyre, përveç premtimeve ekonomike e sociale, premton edhe të “shkrijë skrap”. “Lojën” e hapi Kryeministri Edi Rama, që në konferencën e përjavshme për mediat dha “thelbin”, sipas tij, të marrëveshjes me Lulzim Bashën më 17 maj 2017.

“Çuarja për skrap e LSI ishte praktikisht projekt i përbashkët me Bashën, por i tradhtuar nga ai. Basha e ka tradhtuar projektin, sepse ishte ai që e ndau me demokratët domosdoshmërinë për ta çuar LSI për skrap. Ishte ai që u betua se s’do ketë më matrapazllëqe me LSI e Sh.P.K, dhe sot është thjesht një aksioner në Sh.P.K-në e katër ortakëve, ku ai është ortak minorance, sepse kryesor është Saliu dhe Ilir Meta. LSI është projekt që duhet zhbërë. Besoj se LSI është një sistem që duhet çmontuar komplet”, deklaroi Kryeministri.

Basha u kundërpërgjigj po në një konferencë me gazetarët. “Pohimin” e Ramës nuk e mohoi.

“Është kaq i lodhur që çfarë thotë sot, nuk thotë nesër. Sa herë do ta kapni duke gënjyer, shumë shpejt do të thotë të njëjtën gjë në darkë, në mëngjes do ta përgënjeshtrojë. Nuk mban më Rama! Është e shkuara! Ka mbaruar, ndaj nuk po merrem më me të. Tani do të merremi me të ardhmen. Në të ardhmen koalicioni që do të drejtoj me LSI dhe partitë e tjera, hapi i parë është largimi i Ramës dhe më pas do të nisim zbatimin e planit tonë të punës, që do të sjellë normalizim, shanse dhe mirëqenie për çdo shqiptar. Nuk kam premtuar dhe premtoj mrekulli, por marr angazhime”, u përgjigj ai.

Përgjigje dha edhe Monika Kryemadhi.

“Prandaj shikojmë një Kryeministër në ikje që turfullon me orë të stërzgjatura në televizion. I la dhe televizionet pa reklama, sepse ka dy orë e gjysmë që vetëm flet, i falimentoi më shumë se ç’janë dhe cili është programi i vetëm që ai ka? Me atë që kemi dëgjuar në 8 vjet; programi politik i Rilindjes dhe i Edi Ramës ka qenë: ‘Të çojmë LSI-në për skrap’. Ky program i tij ka dështuar, po shkon për skrap për vete", tha ajo.

WhatsApp Video 2022-01-08 at 12
WhatsApp Video 2022-01-08 at 12 Gazeta Si 60 Shikime • 5 years më parë

Momenti kur Berisha futet ne PD

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj futet në SPAK
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj futet në SPAK Gazeta Si 86 Shikime • 3 years më parë

⁣Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj futet në SPAK

Valiev tërboi rusët
Valiev tërboi rusët Gazeta Si 68 Shikime • 2 years më parë

Duket se rusët nuk e kanë harruar se si Chermen Valiev u largua prej tyre për të përfaqësuar Shqipërinë. Madje ata janë tërbuar kur ju rrëmbeu direkt medaljen e artë në evropianin e Bratislavës pas fitores ndaj Zaurbek Sidakov (mundësi rus që konkuron nën flamurin e UWW). Në ceremoninë e dhënies së medaljeve në peshën 74 kg, shihet një komunikim nervoz i Presidentit të Federatës ruse të mundjes me ish sportistin e tij. Në vazhdim ai ja vendos medaljen me forcë dhe e tërheq nga duart Valiev. Diçka që nuk kishte ndodhur më parë në evente të tilla.

Atentat me armë në Rinas, vritet Gilmando Dani, shoku i Emiljano Shullazit
Atentat me armë në Rinas, vritet Gilmando Dani, shoku i Emiljano Shullazit Gazeta Si 167 Shikime • 1 year më parë

⁣Atentat me armë në Rinas, vritet Gilmando Dani, shoku i Emiljano Shullazit

Arrestohet në Durrës Ergys Agasi, ishte në makinë me një ish-polic
Arrestohet në Durrës Ergys Agasi, ishte në makinë me një ish-polic Gazeta Si 83 Shikime • 3 muaj më parë

⁣Arrestohet në Durrës Ergys Agasi, ishte në makinë me një ish-polic

Aksident i trefishtë, 7 të plagosur në rrugën Tiranë-Fushë Krujë, disa në gjendje të rëndë
Aksident i trefishtë, 7 të plagosur në rrugën Tiranë-Fushë Krujë, disa në gjendje të rëndë Gazeta Si 91 Shikime • 7 years më parë

Një aksident u rëndë rrugor i ndodhur në orët e pasdites së të dielës na aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë ka lënë të plagosur të paktën 7 persona, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në aksident janë përfshirë tre automjete, një tip Volksëaggen Touran me targa AA492PY, një autobus tip Mercedes Benz me targë AA358DG dhe një autoveturë tjetër AA722NT.

Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë ndërprerja e beftë e rrugës e njërit prej automjeteve, që ka pasuar përplasjen e të tre makinave.

Dëshmitarë në vendngjarje njoftojnë gazetën “Si” se ambulancat janë vonuar për të mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pak kohë trupat e personave të plagosur kanë mbetur të në pritje të ambulancave nga Tirana, pasi ambulancat e Krujës nuk kishin mbërritur ende në vendin e ngjajres.

Të plagosurit janë nisur në drejtim të Spitalit Ushtarak për një mjekim më të specializuar, ndërkohë që aksidenti ka shkaktuar trafik të madh për minuta me radhë në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë.

⁣TVSh e ushqimeve, shporta bosh e premtimeve
⁣TVSh e ushqimeve, shporta bosh e premtimeve Gazeta Si 96 Shikime • 6 years më parë

Palët politike rivale të udhëhequra nga Edi Rama majtas dhe Lulzim Basha djathtas janë përshirë në një debat të ethshëm për çështjen e taksave, duke u paraqitur qytetarëve avantazhet e propozimeve të tyre, i pari me taksën progresive dhe i dyti me taksën e sheshtë 9 për qind.

Por, në të gjithë këtë debat të dyja palët po i qëndrojnë larg debatit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për ushqimet bazë të shportës së konsumit të një familjeje. Shqipëria është ndër të paktat vende në Europë që nuk diferencon nga TVSH 20 për qind ushqimet e shportës dhe premtimi për heqjen e këtyre produkteve nga kjo skemë është bërë gjithmonë në opozitë e “harruar” në pushtet.

Një premtim për heqjen e TVSh-së për produktet e shportës është bërë në 2011 nga Edi Rama. Përmes rrjeteve sociale, Rama ilustronte me shembuj se sa do të kursenin familjet nga heqja e TVSh-së për ushqimet e shportës.

“Lejomëni të ndaj me ju një ilustrim të thjeshtë grafik të propozimit tonë për heqjen e taksave të Saliut mbi bukën, qumështin, vezët, ilaçet, duke ju thënë të gjithë atyre që thonë ku e keni programin se ja, kjo është një copëz e programit që prej më shumë se një muaji e kemi shtruar publikisht, por pakkush ndër komentatorët e ka rrokur në brendinë e vet”, sqaronte ai tabelën e çmimeve ilustruese të mësipërme.

Në dhjetor të 2011, socialistët në atë kohë në opozitë dorëzuan në Kuvend një propozim konkret për të hequr TVSh për produktet e shportës duke deklaruar në relacionin shoqërues të nismës se kjo do të ulte çmimet dhe do të ndihmonte shtresën në nevojë. Propozimi ishte pothuajse identik me premtimin elektoral të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 2005-ës.

Por, propozimi u rrëzua nga mazhoranca PD-LSI. Kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha deklaronte se TVSh 20 për qind për produktet e shportës mbronte prodhimin vendas dhe se me heqjen e saj tregu do të dyndej nga produktet e importit. Megjithatë, Rama nuk hoqi dorë dhe në 2013 premtimin e përfshiu te platforma qeverisëse të Partisë Socialiste.

Verën e 2015-ës flamurin e këtij premtimi e ngrinte Lulzim Basha.

“Një nga zgjidhjet që duhet të japim është të heqim TVSH-në për miellin, për bukën, për sheqerin, për vajin, për orizin. Të paktën për këto mallra. T’ua bëjmë bukën qytetarëve që ta blejnë 20 për qind më pak se sa çmimi i tregut sot”, deklaronte Basha.

Thuajse gjashtë vite më vonë, ai vjen me propozimin e taksës së sheshtë 9 për qind, ndërsa për zerimin e TVSH-së së shportës, pra ushqimeve bazë të qytetarëve, as ai dhe as Edi Rama nuk flasin më.

TVSh në Shqipëri është në nivelin 20 për qind me një nivel të reduktuar prej 6 për qind, ku nuk bëjnë pjesë ushqimet e shportës. Niveli i reduktuar prej 6 për qind aplikohet prej 2017-ës në sektorin e turizmit dhe agro-turizmit dhe të librave, ndërsa të përjashtuara nga kjo skemë janë eksportet, shërbimet shëndetësore, importi i inputeve dhe makinerive bujqësore etj.

Në rajon, Maqedonia e Veriut aplikon prej 1 janarit të këtij viti një TVSh standarde prej 10 për qind për të gjitha kategoritë që lidhen me furnizimin dhe shitjen e ushqimeve dhe pijeve, ndërsa para këtij ndryshimi aplikonte një taksë me dy nivele, 18 dhe 5 për qind. 18 për qind ishte TVSh në rastet e konsumit të ushqimit në vendin e furnizimit (baret, restorantet, fast food-et, shërbimi “Merre me vete”, etj), ndërsa 5 për qind për miellin, bukën, orizin, vajin, kripën në rastet kur bliheshin në dyqane.

Kosova aplikon një TVSH standarde prej 18 për qind dhe një normë të reduktuar prej 8 për qind për ujin (me përjashtim të ujit të ambalazhuar në shishe), furnizimin me energji elektrike, përfshirë transmetimin dhe shpërndarjen, drithërat dhe nënproduktet e tyre, si mielli, buka dhe produkte të ngjashme, vajin për gatim, kripën, vezën dhe librat.

Me TVSH të reduktuar 8 për qind janë edhe furnizimet mjekësore, farmaceutike dhe shërbimet e ofruara nga industria e turizmit, për këtë të fundit me afat deri më 31 dhjetor të 2021 si nismë e qeverisë për të ndihmuar këtë industri.

Serbia aplikon një TVSh standarde prej 20 për qind, por aplikon nivelin e reduktuar prej 8 për qind për ushqimet bazë, ujin, gazetat, ilaçet, kompjuterat, etj.

Në Greqi, TVSh standarde është 23 për qind, por aplikon dy norma të reduktuara. 13 për qind për ushqimet dhe pijet, ilaçet, transportin dhe 6.5 për qind për hotelet, librat për fëmijë, gazetat dhe të tjera shërbime që klasifikohen si bazike.

Bosnje Herzegovina nuk ka asnjë përjashtim nga skema e TVSh-së standarde që e ka të vendosur në nivelin 17 për qind.

Protestë e banorëve të disa zonave në Tiranë te ambasada e SHBA-ve
Protestë e banorëve të disa zonave në Tiranë te ambasada e SHBA-ve Gazeta Si 93 Shikime • 5 years më parë

⁣Protestë e banorëve të disa zonave në Tiranë te ambasada e SHBA-ve

Momenti kur dy persona vendosin lëndë plasëse në një lokal në Shkodër
Momenti kur dy persona vendosin lëndë plasëse në një lokal në Shkodër Gazeta Si 101 Shikime • 4 years më parë

⁣Momenti kur dy persona vendosin lëndë plasëse në një lokal në Shkodër

Polumbarët e RENEA-s në lumin Buna për gjetjen e nënës dhe dy fëmijëve të mbytur
Polumbarët e RENEA-s në lumin Buna për gjetjen e nënës dhe dy fëmijëve të mbytur Gazeta Si 112 Shikime • 3 years më parë

⁣Polumbarët e RENEA-s në lumin Buna për gjetjen e nënës dhe dy fëmijëve të mbytur

Arrestohet hajduti serial i dyqanit të syzeve në Tiranë
Arrestohet hajduti serial i dyqanit të syzeve në Tiranë Gazeta Si 75 Shikime • 2 years më parë

⁣Arrestohet hajduti serial i dyqanit të syzeve në Tiranë

Showing 7 out of 8