Videot kryesore

Grabitja e argjendarise ne Elbasan
Grabitja e argjendarise ne Elbasan Gazeta Si 67 Shikime • 6 years më parë

Grabitja e argjendarise ne Elbasan, momenti i grabitjes

Ushtria del ne rruge
Ushtria del ne rruge Gazeta Si 66 Shikime • 6 years më parë

Nis izolimi, ushtria del ne rruge

Dyndja, tregjet në Tiranë bëhen me tunele sanitare
Dyndja, tregjet në Tiranë bëhen me tunele sanitare Gazeta Si 76 Shikime • 6 years më parë

Tregjet, kryesisht ato të fruta-perimeve kanë qenë vendet më problematike këto ditë përsa i përket mungesës së ruajtjes së distancës. Pavarësisht thirrjeve për kujdes, qytetarët janë dynduar nëpër pikat e shitjes në Tiranë, duke shkelur rregullin e distancimit social.

Bashkia e Tiranës thotë se duke filluar nga e hëna, kjo problematikë do të zgjidhet. Policia dhe ushtria do të kontrollojnë hyrje-daljet e tregjeve dhe asskush nuk do të lejohet që të hyjë në treg pa patur më parë autorizimin e daljes.

Një prej tregjeve më problematikë është vlerësuar ai në Kombinat. Bashkia ka vendosur në këtë treg një kordon sanitar për dezinfektimin në hyrje dhe në dalje të qytetarëve. Tregu do të ketë vetëm një hyrje dhe një dalje, pa pasur mundësi kthimi pas.

Grabitja me dhunë në një fshat të Tiranës, momenti i arrestimi të 3 autorëve.mp4
Grabitja me dhunë në një fshat të Tiranës, momenti i arrestimi të 3 autorëve.mp4 Gazeta Si 56 Shikime • 6 years më parë

Grabitja me dhunë në Zall-Herr, momenti i arrestimi të 3 autorëve

Sekuestrohet heroine ne Portin e Durresit
Sekuestrohet heroine ne Portin e Durresit Gazeta Si 43 Shikime • 6 years më parë

Sekuestrohet heroine ne Portin e Durresit, kishte destinacion Italine

Vodhën 200 milionë lekë, pranga 2 të rinjve
Vodhën 200 milionë lekë, pranga 2 të rinjve Gazeta Si 90 Shikime • 6 years më parë

Vodhën 200 milionë lekë, pranga 2 të rinjve

Infermierja takon fëmijët pas 9 javë ndarje nga Covid-19
Infermierja takon fëmijët pas 9 javë ndarje nga Covid-19 Gazeta Si 42 Shikime • 6 years më parë

Në këtë video tregohet momenti kur një infermiere britanike rikthehet në shtëpi pas më shumë se dy muajsh për t’u takuar me dy vajzat e saj.

Infermierja Suzie Vaughan, 43 vjeç, kaloi 9 javë pa u takuar me fëmijët e saj Hettie dhe Bella, 7 dhe 9 vjeç për shkak të angazhimit në vijën e parë në luftën kundër koronavirusit dhe frikë se mund t’u transmetonte njërzve të saj të dashur infeksionin.

Fshatari i Bashës dhe fermeri i Ramës
Fshatari i Bashës dhe fermeri i Ramës Gazeta Si 47 Shikime • 6 years më parë

U bënë ca ditë që qytetarëve u serviren dy realitete të kundërta; realiteti i Lulzim Bashës dhe realiteti i Edi Ramës për fermerët.

Basha thotë se se sot fshati është i harruar nga dora e shtetit dhe gjendja e banorëve të tij është në kufijtë e mbijetesës, ndërsa Rama kundërpërgjigjet herë vetë, herë përmes ministrit të Bujqësisë, Blendi Çuci me shembuj, sipas tij, të një blegtori e bujku të fshatit shqiptar që është shndërruar në një sipërmarrës të suksesshëm, ashtu si në modelet perëndimore.

Modeli i fshatarit të Lulzim Bashës dhe modeli i fermerit të Edi Ramës jo vetëm që nuk kryqëzohen askund, por ecin paralel dhe në kahe të kundërta me njëri-tjetrin. Në takimet e kreut të PD-së ka pakënaqësi e revoltë me Qeverinë, shtetin dhe të gjitha institucionet e tij.

OSBE rrëzon opozitën parlamentare: Nuk ka kohë për ndryshim të sistemit
OSBE rrëzon opozitën parlamentare: Nuk ka kohë për ndryshim të sistemit Gazeta Si 38 Shikime • 6 years më parë

OSBE ka rrëzuar nismën e opozitës parlamentare për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Përfaqësuesit e këtij institucioni u shprehën në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe të Komisionit të Ligjeve se koha nuk premton për realizimin e kësaj nisme.

Eksperti i OSBE-së tha se institucioni që ai përfaqëson nuk përfshihet në debatet mbi sistemet zgjedhore, pasi është një vendim sovran i vendeve anëtare. OSBE është e gatshme që të mbështesë procesin e ndryshimeve ligjore e kushtetutese nëse do të jetë nevoja. Megjithatë, në rastin e Shqipërisë, OSBE kujton një rekomandim të Këshillit të Europës, që thotë se diskutimet për ndryshimin e sistemeve zgjedhore duhet të nisin të paktën një vit para zgjedhjeve.

“Në rastet kur një vend anëtar i OSBE-së kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor, ne si organizatë ofrojmë mbështetje për procesin përmes të cilit ky ndryshim kryhet. Ky proces, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare dhe të theksuara me forcë nga Këshilli i Europës, duhet të nisë të paktën 1 vit para zgjedhjeve të radhës dhe duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent”, thotë OSBE.

Organizata kujton se në shtator të vitit të kaluar zhvilloi një tryezë të nivelit të lartë për çështjen e sistemit zgjedhor dhe u shpreh e gatshme që t’u vendosë në dispozicion deputetëve përfundimet dhe rekomandimet e dala prej atij takimi.

Nga opozita parlamentare, Myslim Murrizi kundërshtoi ekspertin e OSBE-së, duke i thënë se në 2008-ën, kjo organizatë ka rekomanduar sistemin proporcional kombëtar me lista të hapura për Shqipërinë.

“Ka ndryshuar kurs OSBE, apo është mbledhur në kompetencat e saj dhe është tkurrur në zyrën e ambasadorit Borchardt dhe nuk merret më me këtë punë? Në 2008 ka dy rekomandime thelbësore, së pari që sistemi të mos përfshihet në Kushtetutë dhe ne po kërkojmë që ta heqim dhe dy që sistemi më i mirë është proporcional kombëtar me lista të hapura”, tha Murrizi.

Përfaqësuesi i OSBE-së u përgjigj duke deklaruar se organizata u referohet gjithmonë raporteve zyrtare që dalin në përfundim të vëzhgimit të zgjedhjeve dhe jo opinioneve që jepen në periudha jozgjedhore.

Drafti i PD e josh, opozita parlamentare bojkoton "Ligjet"
Drafti i PD e josh, opozita parlamentare bojkoton "Ligjet" Gazeta Si 56 Shikime • 6 years më parë

Komisioni i Ligjeve u mblodh për të diskutuar draftet dhe amendamentet e propozuara nga mazhoranca dhe opozita parlamentare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Rudina Hajdari kërkoi që mbledhja të shtyhet.

“Duhet ta shtyjmë këtë, sepse duhet të rakordohemi me opozitën jashtëparlamentare, kemi nesër një takim në këshillin politik dhe do të ishte e udhës të zhvillojmë atë takim dhe pas shqyrtimit të propozimit të opozitës jashtëparlamentare të bëjmë një takim tjetër. propozimi i opozites jashtëparlamentare preg shume nene të propozimeve sot”, u shpreh ajo.

Damian Gjiknuri e hodhi poshtë, duke thënë se Komisioni të vazhdojë punën me shqyrtimin e propozimeve të opozitës parlamentare dhe të mazhorancës, ndërsa për propozimin e PD-së ai të diskutohet në Këshill. Gjiknuri tha se halli i PD-së janë koalicionet.

Por, Myslim Murrizi u shpreh se veç koalicioneve, drafti i PD-së propozon edhe hapjen e plotë të listave.

Kjo është mbledhja e dytë e Komisionit me këtë temë. Kreu i Komisionit të Ligjeve tha se është bërë një draft i integruar mes propozimit të opozitës parlamentare dhe propozimit të Partisë Socialiste.

Manja kërkoi që opozita të tërhiqet nga ato nene që nuk kanë lidhje me ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut, mes të cilave është edhe propozimi për të kaluar në një sistem proporcional kombëtar.

Ky propozim është i Nismës Thurje, që në Kuvend është depozituar nga deputeti Ralf Gjoni.

⁣Video / PD: Olta Xhaçka abuzoi me detyrën! Me helikopter ushtarak në Dibër për takimin e PS
⁣Video / PD: Olta Xhaçka abuzoi me detyrën! Me helikopter ushtarak në Dibër për takimin e PS Gazeta Si 116 Shikime • 6 years më parë

Partia Demokratike ka publikuar një video, përmes të cilës akuzon ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka se ka shpërdoruar detyrën duke përdorur helikopterët e ushtrisë për takimet elektorale të Partisë Socialiste.

Opozita thotë se helikopteri është pëprdorur të premten e kaluar. Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi tha gjithashtu se ministrja e Mbrojtjes mashtroi qytetarët kur tha se nuk kishte përdorur helikopterin e ushtrisë për takime elektorale.

“E vërteta është se Olta Xhaçka ka udhëtuar me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes ditën e premte. Helikopteri e ka çuar në Dibër, më pas është kthyer në Tiranë. Brenda të njëjtës ditë, ka shkuar ta marrë sërish drejtuesen politike të qarkut të Dibrës për Partinë Socialiste, pasi ka bërë takime me strukturat e partisë, për qëllimi politike, elektorale, takime që nuk përputhen me përmbushjen e detyrave funksionale të saj”, thuhet në deklaratën e PD.

Vokshi e cilësoi si abuzim flagrant me detyrën në një kohë që qytetarët përballen me vështirësitë ekonomike dhe shëndetësore të shkaktuara nga Covid.

“Pamjet në video, kur një ministër përdor helikopterin e shtetit si taksi private, duhen fiksuar mirë nga çdo shqiptar që sot nuk ka bukë për fëmijët, që sot është në çadra, me qira apo në shtëpi të dëmtuara nga tërmeti. Këto pamje, duhen kujtuar nga çdo shqiptar që merr lekë borxh për të blerë ilaçet anticovid apo një bombol oksigjeni me çmime stratosferike. që pret me orë të tëra në ambulancë në të ftohtë, ndërkohë që kryeministri, në vend të ishte në punë, rri gjithë kohës në Facebook. Herët a vonë Olta Xhaçka do të japë llogari. Bën mirë që gënjeshtrën e parë të mos e pasojë me një gënjeshtër edhe më të madhe!”, u shpreh Vokshi.

⁣Rama: Meta po pengon investimet në Vlorë
⁣Rama: Meta po pengon investimet në Vlorë Gazeta Si 81 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli akuzuan Presidentin Ilir Meta se po bllokon një investim madhor në infrastrukturë në zonën e bregdetit.

“Është fakt që nga fillimi i nëntorit presim autorizimin formal të Presidentit pasi kemi bërë të gjithë negociatën me fondin saudit dhe faktikisht është bllokim total. Është një fond i konsiderueshëm që çon projektin në dy drejtimi, rehabilitimin dhe sistemimin e kësaj rruge deri në Orikum, plus rrugën tjetër, por tani jemi në bllokadë. E ka marrë vesh e gjithë vlora që e bllokon Ilir Meta. Një bllokim absurd i projektit”, deklaroi Rama.

Kryeministri iu referua vijimit të një projekti si zgjatim i shëtitores së Vlorës deri në Radhimë. Rama tha se projekti në fjalë urbanizon Radhimën, duke larguar rrugën kryesore nga zonat e plazhit.

Ai foli për një hapësirë që do të shfrytëzohet edhe për hotele, ndërsa së bashku me Lelin i bënë thirrje Presidentit që të zhbllokojë fondet. Fondet, sipas Ramës, janë saudite, por kanë mbetur të bllokuara në Presidencë për shkak të mosdhënies së plotfuqisë së kësaj marrëveshjeje nga ana e Ilir Metës.

⁣“Metalurgjiku” i 17 Majit
⁣“Metalurgjiku” i 17 Majit Gazeta Si 78 Shikime • 5 years më parë

Politika ka ndezur motorët për 25 prillin dhe përmes nxehtësisë së punës së tyre, përveç premtimeve ekonomike e sociale, premton edhe të “shkrijë skrap”. “Lojën” e hapi Kryeministri Edi Rama, që në konferencën e përjavshme për mediat dha “thelbin”, sipas tij, të marrëveshjes me Lulzim Bashën më 17 maj 2017.

“Çuarja për skrap e LSI ishte praktikisht projekt i përbashkët me Bashën, por i tradhtuar nga ai. Basha e ka tradhtuar projektin, sepse ishte ai që e ndau me demokratët domosdoshmërinë për ta çuar LSI për skrap. Ishte ai që u betua se s’do ketë më matrapazllëqe me LSI e Sh.P.K, dhe sot është thjesht një aksioner në Sh.P.K-në e katër ortakëve, ku ai është ortak minorance, sepse kryesor është Saliu dhe Ilir Meta. LSI është projekt që duhet zhbërë. Besoj se LSI është një sistem që duhet çmontuar komplet”, deklaroi Kryeministri.

Basha u kundërpërgjigj po në një konferencë me gazetarët. “Pohimin” e Ramës nuk e mohoi.

“Është kaq i lodhur që çfarë thotë sot, nuk thotë nesër. Sa herë do ta kapni duke gënjyer, shumë shpejt do të thotë të njëjtën gjë në darkë, në mëngjes do ta përgënjeshtrojë. Nuk mban më Rama! Është e shkuara! Ka mbaruar, ndaj nuk po merrem më me të. Tani do të merremi me të ardhmen. Në të ardhmen koalicioni që do të drejtoj me LSI dhe partitë e tjera, hapi i parë është largimi i Ramës dhe më pas do të nisim zbatimin e planit tonë të punës, që do të sjellë normalizim, shanse dhe mirëqenie për çdo shqiptar. Nuk kam premtuar dhe premtoj mrekulli, por marr angazhime”, u përgjigj ai.

Përgjigje dha edhe Monika Kryemadhi.

“Prandaj shikojmë një Kryeministër në ikje që turfullon me orë të stërzgjatura në televizion. I la dhe televizionet pa reklama, sepse ka dy orë e gjysmë që vetëm flet, i falimentoi më shumë se ç’janë dhe cili është programi i vetëm që ai ka? Me atë që kemi dëgjuar në 8 vjet; programi politik i Rilindjes dhe i Edi Ramës ka qenë: ‘Të çojmë LSI-në për skrap’. Ky program i tij ka dështuar, po shkon për skrap për vete", tha ajo.

Monedhat nuk kane fushe magnetike
Monedhat nuk kane fushe magnetike Gazeta Si 85 Shikime • 5 years më parë

⁣“Fushë magnetike në krahun e vaksinës”?! Fake news. Monedhat nuk tërhiqen nga magneti

⁣Raporti i ODIHR , PS: Prevaloi liria mbi masat anti-Covid, shit-blerja e votës po hetohet
⁣Raporti i ODIHR , PS: Prevaloi liria mbi masat anti-Covid, shit-blerja e votës po hetohet Gazeta Si 79 Shikime • 5 years më parë

Partia Demokratike e cilëson raportin e ODIHR si vula që i vendoset asaj që e quan “masakër zgjedhore” dhe “manipulimi më i madh i votës në pluralizëm”. Por, për Partinë Socialiste, raporti i ODIHR konfirmoi se 25 prilli ishte procesi më i mirë zgjedhor i zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri.

“Është i qartë dhe pa asnjë ekuivok vlerësimi më pozitiv i dhënë ndonjëherë për zgjedhjet në Shqipëri nga ODIHR. Merita e padiskutueshme u takon qytetarëve shqiptarë që shprehën vendosmërinë e tyre për të ushtruar të drejtën e votës në përëputhje me rregullat dhe standardet në fushatë dhe zgjedhje”, deklaroi Sekretari Organizativ i PS-së, Arben Pëllumbi.

Ai doli në një konferencë për shtyp ku radhiti edhe arsyet se përse, sipas mazhorancës, këto zgjedhje ishin më të mirat. Mes arsyeve renditi administrimin e tyre nga KQZ, kuadrin ligjor dhe teknologjinë.

“Sa i përket administrimit, në raport përshkruhet pozitivisht puna e KQZ-së së re ku sipas ODIHR zgjedhjet u organizuan përgjithësissht mirë. KQZ i sapoformuar u përball me detyrime të reja të zgjeruara pas ndryshimeve ligjore dhe i përmbushi si duhet pjesën më të madhe të detyrimeve të saj, operoi me transparencë dhe mbajti seanca të hapura për publikun”, tha Pëllumbi.

Arsye tjetër, që renditi Sekretari Organizativ i PS-së ishte besueshmëria që gëzoi, sipas tij, procesi i administrimit zgjedhor.

Sa u takon akuzave për shit-blerje të votës, Arben Pëllumbi thotë se raporti vlerëson pozitivisht nisjen e hetimeve për këto pretendime.

“Raporti i referohet shit-blerjes së votës, duke nënvizuar se kishte pretendime për blerje të votave dhe se në këto zgjedhje, në dallim nga zgjedhjet e mëparshme, hetimet nisën në shumë raste. Këto pretendime nuk u kufizuan vetëm te një subjekt politik”, tha ai.

Sipas socialistëve, ODIHR vlerëson në raport edhe prevalimin e lirisë për të bërë fushatë mbi masat kufizuese të Covid si një zgjedhje e bërë nga organet ligjzbatuese.

“E drejta për të bërë fushatë lirisht ka prevaluar mbi kufizimet e Covid, një zgjedhje e vullnetshme e institucioneve ligjzbatuese për të mos kufizuar asnjë subjekt politik për të shpalosur ofertën politike. U theksua liria themelore e organizimit dhe subjektet zgjedhore patën mundësi të bënin fushatë lirisht”, vijoi Pëllumbi.

Në fund, Arben Pëllumbi u ndal te pjesa e rekomandimeve të raporti, mes të cilave edhe ajo për depolitizimin e komisioneve zgjedhor, që ishte kërkesë e PS-së edhe para marrëveshjes së 5 qershorit të vitit të kaluar.

Policia Rrugore, kontrolle me radarë dhe dronë në rrugët e vendit
Policia Rrugore, kontrolle me radarë dhe dronë në rrugët e vendit Gazeta Si 48 Shikime • 5 years më parë

⁣Policia Rrugore, kontrolle me radarë dhe dronë në rrugët e vendit

⁣Nga e hëna rikthehet mësimi normal; orë të plota dhe pa turne
⁣Nga e hëna rikthehet mësimi normal; orë të plota dhe pa turne Gazeta Si 109 Shikime • 5 years më parë

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se nga dita e hënë e javës së ardhshme, në të gjitha shkollat e vendit, do të zhvillohet mësim normal, pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore.

"Nisur nga shqetësimet tuaja të drejta, por sidomos nga përgjegjësia jonë për të garantuar cilësinë në sistemin arsimor, gjatë gjithë kësaj periudhe kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me MSHMS, Komitetin e Ekspertëve dhe Institutin e Shëndetit Publik për të rivlerësuar edhe njëherë së bashku të gjitha protokollet anti-COVID që zbatohen aktualisht në shkolla, e në mënyrë të veçantë me ruajtjen e distancës mes nxënësve, çka na ka detyruar që të aplikojmë mësimin me turne në disa shkolla të qyteteve më të mëdha të vendit”, tha Ministrja Kushi në video-mesazh.

Ministrja kërkoi zbatim të masave që mbrojnë shëndetin, vazhdimi i procesit të vaksinimit; mbajtja e maskave; dezinfektimi i mjediseve; ruajtja e higjienës.

Mjeku i spitalit të Krujës: Të shtruar në urgjencë edhe 7 fëmijë
Mjeku i spitalit të Krujës: Të shtruar në urgjencë edhe 7 fëmijë Gazeta Si 61 Shikime • 5 years më parë

⁣Mjeku i spitalit të Krujës: Të shtruar në urgjencë edhe 7 fëmijë

⁣Meta rikujton deklaratën e 2015-s: Basha më sulmon se kam respekt për Berishën
⁣Meta rikujton deklaratën e 2015-s: Basha më sulmon se kam respekt për Berishën Gazeta Si 105 Shikime • 5 years më parë

Lulzim Basha kërkoi dy herë dorëheqjen e Ilir Metës në 2015-n, kur ky i fundit ishte kryetar i Kuvendit. Në njërin rast kërkesa për largimin e kreut të LSI-së në atë kohë u bë pas akuzave të Tom Doshit, që foli për një atentat të Metës ndaj tij, ndërsa hera e dytë pas daljes së lajmit se në çështjen me CEZ Ilir Meta kishte marrë rryshfet.

Në të dyja rastet Ilir Meta e shpërfilli kërkesën e opozitës, madje aludoi në atë kohë se kërkesa e Lulzim Bashës për dorëheqjen e tij lidhej me “respektin” që ai si kryetar Kuvendit kishte treguar e tregonte ndaj demokratëve dhe sidomos ish-kryetarit të tyre, Sali Berisha.

“Lidhur me risitë dhe çuditë që po sjell në politikën shqiptare kryetari i PD nuk ka nevojë të jap shumë sqarime. Është i vetmi kryetar opozite, që në vend që të kërkojë dorëheqjen e Kryeministrit kërkon vetëm dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit dhe unë e kuptoj se kush është arsyeja e tij e vërtetë. Është pakënaqësia e tij e thellë për respektin maksimal që unë tregoj, jo thjesht ndaj demokratëve në Parlament, por sidomos ndaj liderit historik, zotit Berisha duke i dhënë mundësinë që të shprehë pa kufizime mendimet dhe qëndrimet e tij politike. Të jeni të bindur që do të dëgjoni çudi të mëdha për akuzat e tij ndaj qeverisë kriminale Meta-Meta dhe për shtypjen dhe terrorin e saj ndaj opozitës së pafajshme Basha-Rama”, deklaronte Meta në 2015-n.

Presidenti e ka rikthyer këtë prononcime para mediave në atë kohë, duke e shoqëruar me një shënim të shkurtër.

“Më këtë freskim kujtese, për një konstatim që në vitin 2015, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë, të paqtë dhe të gëzuar, përfshirë edhe “artistin” e Rilindjes”, shkruan Presidenti.

Meta është vënë në përplasje me kreun e PD-së, Lulzim Basha, për herë të parë që prej 2017-s. Basha e akuzon se është pjesë e trekëndëshit të së keqes, së bashku me Edi Ramën dhe Sali Berishën.

Protesta e PD, Policia shvendoset ne kryeministri
Protesta e PD, Policia shvendoset ne kryeministri Gazeta Si 19 Shikime • 5 years më parë

Protesta e PD, Policia shvendoset ne kryeministri

Showing 61 out of 66