Videot kryesore

⁣Rama takon Haradinajn…dhe të tjerët
⁣Rama takon Haradinajn…dhe të tjerët Gazeta Si 57 Shikime • 5 years më parë

Vizita e Edi Ramës në Kosovë e gjen vendin në mes të një fushate elektorale për zgjedhjet vendore dhe për të mos lënë shteg të interpretimit të kësaj vizite si ndërhyrje në këtë fushatë, Edi Rama zgjodhi që t’i takojë të gjithë krerët e partive politike në Kosovë.

Pas takimit me Kryeministrin Albin Kurti, njëherësh kryetar i Vetëvendosjes, Rama nisi me radhë takimet e shkurtra me udhëheqësit e partive politike kosovare, nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, Behgjet Pacollin e AKR-së, Fatmir Limajn e Nismës Socialdemokrate e deri te “miku-armik”, Ramush Haradinaj.

Haradinaj e priti Ramën në zyrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Nga pamjet e shpërndara nga zyra e shtypit e Kryeministrisë të dy ata shfaqen të buzëqeshur, e duket se ja kanë lënë së shkuarës përplasjet e forta, që përfunduan deri në padi për shpifje të ngritur nga Edi Rama në janar të 2020 ndaj ish-Kryeministrit të Kosovës.

Padia u ngrit pas deklaratave të Ramush Haradinajt, që akuzonte Edi Ramën e Hashim Thaçin se po lobonin për ndarjen e Kosovës për të ndarë miliarda euro pasuri të minierës së Trepçës. Rama më vonë u tërhoq nga kjo padi, ndërsa dy udhëheqësit shmangën prej vitesh takimet me njëri-tjetrin.

Rama e akuzonte Haradinajn për kokëfortësi për t’u tërhequr nga taksa 100 për qind, që pati vendosur ndaj mallrave serbe, edhe pse tërheqja ishte kërkuar nga Angela Merkel e Emmanuel Macron në një takim në kuadër të Procesit të Berlinit.

Kryeministri Edi Rama i takoi pothuajse të gjithë në qëndrimin disaorësh në Prishtinë. Vizitën e nisi me takimin me Kryeministrin Albin Kurtin, e vijoi me takimin e udhëheqësve të partive opozitare, madje përfshirë këtu edhe Ramush Haradinajn, me të cilin ka pasur përplasjet më të forta për dalllimet në qëndrime në politikën e jashtme, por ajo që ra në sy është mungesa e takimit me Presidenten Vjosa Osmani, e po ashtu edhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Zyra e Konjufcës tha se pas mungesës së një takimi qëndronin thjesht burokracitë e protokollit dhe asnjë arsye tjetër. Sipas kreut të Kuvendit të Kosovës, kur kjo zyrë është kontaktuar nga protokolli i Ramës, Konjufca ka pasur në agjendë një vizitë në Bërdo të Sllovenisë, por që është anuluar për shkak të ngjarjeve të fundit në Kosovë.

Ndërkohë, nga zyra e Presidentes Vjosa Osmani nuk ka një sqarim se përse nuk ka në takim me Ramën. Nuk përjashtohet edhe në këtë rast që pengesë të jetë bërë agjenda e planifikuar më herët, pasi Osmani ndërpreu para kohe vizitën në Nju Jork për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Zyra e Presidentes së Kosovës njoftoi të shtunën se Osmani ndërpreu vizitën për t’u rikthyer në Kosovë për shkak të situatës në veri.

Homazhe ithtaret e Enverit
Homazhe ithtaret e Enverit Gazeta Si 84 Shikime • 4 years më parë

Homazhe ithtaret e Enverit

Ekstradimi nga Britania i një 34-vjeçari të dyshuar për vrasje në bashkëpunim 15 vjet më parë
Ekstradimi nga Britania i një 34-vjeçari të dyshuar për vrasje në bashkëpunim 15 vjet më parë Gazeta Si 102 Shikime • 2 years më parë

⁣Ekstradimi nga Britania i një 34-vjeçari të dyshuar për vrasje në bashkëpunim 15 vjet më parë

Piastri triumfoi në Jeddah
Piastri triumfoi në Jeddah Gazeta Si 86 Shikime • 1 year më parë

Australiani arriti fitoren e dytë rradhazi dhe të 3 këtë sezon duke marrë kreun e klasifikimit të përgjithshëm për pilotë.

Sirena e Sarandës zbulon misteret e Detit Jon- Një eksperiencë turistike unike nën ujë
Sirena e Sarandës zbulon misteret e Detit Jon- Një eksperiencë turistike unike nën ujë Gazeta Si 56 Shikime • 4 muaj më parë

⁣“Sirena e Sarandës dhe Misteret e Detit Jon” është një nismë
që synon të sjellë një mënyrë të re eksplorimi të pasurive natyrore dhe historike
të gjirit të Sarandës.

Riviera e jugut - Gusht 2019
Riviera e jugut - Gusht 2019 Gazeta Si 139 Shikime • 7 years më parë

Riviera e jugut - Gusht 2019

Tentuan të kalonin ilegalisht 14 emigrantë, pranga 3 trafikantëve në Pogradec
Tentuan të kalonin ilegalisht 14 emigrantë, pranga 3 trafikantëve në Pogradec Gazeta Si 88 Shikime • 6 years më parë

Tentuan të kalonin ilegalisht 14 emigrantë, pranga 3 trafikantëve në Pogradec

Basha: Misioni im, të pastroj llumin e politikës
Basha: Misioni im, të pastroj llumin e politikës Gazeta Si 75 Shikime • 5 years më parë

⁣Basha: Misioni im, të pastroj llumin e politikës

Momenti kur i riu godet me grusht Sali Berishën dhe ndërhyrja e truprojave të tij
Momenti kur i riu godet me grusht Sali Berishën dhe ndërhyrja e truprojave të tij Gazeta Si 90 Shikime • 4 years më parë

⁣ Momenti kur i riu godet me grusht Sali Berishën dhe ndërhyrja e truprojave të tij

Polumbarët e RENEA-s në lumin Buna për gjetjen e nënës dhe dy fëmijëve të mbytur
Polumbarët e RENEA-s në lumin Buna për gjetjen e nënës dhe dy fëmijëve të mbytur Gazeta Si 105 Shikime • 2 years më parë

⁣Polumbarët e RENEA-s në lumin Buna për gjetjen e nënës dhe dy fëmijëve të mbytur

Mashtrim 3 mln € përmes 'Call Center', në pranga organizatori dhe 6 operatorë
Mashtrim 3 mln € përmes 'Call Center', në pranga organizatori dhe 6 operatorë Gazeta Si 100 Shikime • 1 year më parë

⁣Mashtrim 3 mln € përmes 'Call Center', në pranga organizatori dhe 6 operatorë

Sirena e Sarandës zbulon misteret e Detit Jon- Një eksperiencë turistike unike nën ujë
Sirena e Sarandës zbulon misteret e Detit Jon- Një eksperiencë turistike unike nën ujë Gazeta Si 70 Shikime • 4 muaj më parë

⁣“Sirena e Sarandës dhe Misteret e Detit Jon” është një nismë
që synon të sjellë një mënyrë të re eksplorimi të pasurive natyrore dhe historike
të gjirit të Sarandës.

Showing 6 out of 6