Videot kryesore

Sajmir Tahiri në SPAK për dosjen "21 Janari"
Sajmir Tahiri në SPAK për dosjen "21 Janari" Gazeta Si 42 Shikime • 1 year më parë

⁣Sajmir Tahiri në SPAK për dosjen "21 Janari"

Monika Kryemadhi shkon sërish në SPAK
Monika Kryemadhi shkon sërish në SPAK Gazeta Si 46 Shikime • 12 muaj më parë

⁣Monika Kryemadhi shkon sërish në SPAK

Stërvitja e parë e kuqezinjve për transfertën angleze
Stërvitja e parë e kuqezinjve për transfertën angleze Gazeta Si 44 Shikime • 11 muaj më parë

26 lojtarët e grumbulluar nga Sylvinho zhvilluan sot seancën e parë stërvitore. Bashkë me ta ishin edhe disa lojtarë nga Kategoria Superiore.

Golat e 8 Prillit në UCL
Golat e 8 Prillit në UCL Gazeta Si 38 Shikime • 10 muaj më parë

Kush ishte goli më i bukur në mbrëmjen e të martës në UEFA Champions League. Ja kandidatët.

Vrasja e Renato Hoxhaj në Vlorë, autori i dyshuar largohet pas krimit
Vrasja e Renato Hoxhaj në Vlorë, autori i dyshuar largohet pas krimit Gazeta Si 45 Shikime • 10 muaj më parë

⁣Vrasja e Renato Hoxhaj në Vlorë, autori i dyshuar largohet pas krimit

Lëvizte me armë dhe fishekun gati për zjarr, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë
Lëvizte me armë dhe fishekun gati për zjarr, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë Gazeta Si 45 Shikime • 5 muaj më parë

⁣Lëvizte me armë dhe fishekun gati për zjarr, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Uldedaj në ringun londindez
Uldedaj në ringun londindez Gazeta Si 30 Shikime • 4 muaj më parë

⁣Jurgen Uldedaj do të ngjitet në ring për titullin botëror në peshën e rëndë në versionin IBO (International Boxing Organization) përballë ⁣kamerunasit Rolly Lambert Fogoum

Daku kthehet te golat
Daku kthehet te golat Gazeta Si 15 Shikime • 3 muaj më parë

Mirlind Daku sh⁣ënoi golin e vet⁣ëm t⁣ë fitores s⁣ë Rubin Kazan ndaj Akhmat Groznit. Ishte nj⁣ë kthim te goli p⁣ër sulmuesi kuqezi q⁣ë mori nj⁣ë karton t⁣ë verdh⁣ë p⁣ër festimin i cili do ta l⁣ër⁣ë jasht⁣ë ndeshjes s⁣ë ardhshme.

Briken Calja duke u stervitur
Briken Calja duke u stervitur Gazeta Si 102 Shikime • 7 years më parë

Peshengritesi Briken Calja duke u stervitur ne prag te kampionatit europian.

Jahti më i madh në botë që do ndihmojë për të shpëtuar Oqeanet
Jahti më i madh në botë që do ndihmojë për të shpëtuar Oqeanet Gazeta Si 75 Shikime • 6 years më parë

Jahti më i madh në botë që do ndihmojë për të shpëtuar Oqeanet (VIDEO)

Vizitova mjediset ku punon dhe stërvitet Njësia Speciale e Kërkimit të person.mp4
Vizitova mjediset ku punon dhe stërvitet Njësia Speciale e Kërkimit të person.mp4 Gazeta Si 394 Shikime • 6 years më parë

Demonstrim i Njësisë Speciale e Kërkimit të personave që i janë shmangur drejtësisë. Në këtë aksion të improvizuar ku ndalohen disa të kërkuar i pranishëm ka qenë edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj

Skulpturat e Daniel Popper
Skulpturat e Daniel Popper Gazeta Si 50 Shikime • 6 years më parë

Daniel Popper është një artist multidisiplinar i njohur globalisht për skulpturat e tij gjigante dhe instilacionet e tij spektakulare të artit publik. Me origjinë nga Kejp Taun, Afrikë e Jugut, ai ka udhëtuar gjithë botën duke lënë pas ngado veprat e tij të mahnitshme.

Shpetohet 17-vjecari nga rrenojat ne ish-Kenete te Durresit
Shpetohet 17-vjecari nga rrenojat ne ish-Kenete te Durresit Gazeta Si 61 Shikime • 6 years më parë

Shpetohet 17-vjecari nga rrenojat ne ish-Kenete te Durresit

Artisti ha bananen vepër arti 120 mijë dollarëshe
Artisti ha bananen vepër arti 120 mijë dollarëshe Gazeta Si 70 Shikime • 6 years më parë

Çfarë shije ka një banane e ngjitur në mur në instalacionin e artistit italian Mauricio Cattelan, e që sipas galerisë “Art Basel Miami Beach” është vlerësuar të paktën 120 mijë dollarë? Këtë e zbuloi një tjetër artist.

David Datuna, një artist gjeorgjian me origjinë, por që e ushtron profesionin e tij në Nju Jork prej kohësh, hyri si vizitor në galerinë ku ekspozohej vepra e kolegut të tij italian dhe pa u menduar dy herë e shqiti atë nga muri, e zhveshi dhe e hëngri. Të gjithë këtë e bëri në sy të kameras.

“Artisti i uritur! Performancë e imja. E dashuroj veprën e Maurizio Cattelan dhe më pëlqen instalimi i tij. Është shumë i shijshëm”, shkroi ai në Instagram duke ironizuar si të mbivlerësuar veprën e artistit italian.

Organizatorët ndërhynë duke e zëvendësuar bananen e ngrëne me një tjetër, ndërsa veprimi i shkaktoi jo pak telashe artistit gjeorgjian me stafin e galerisë “Arta Basel Miami Beach”.

“Çmenduri! Shumë çmenduri”, i drejtohet njëra nga organizatoret e ekspozitës.

Të  jesh një freelance i lirë në profesion.
Të jesh një freelance i lirë në profesion. Gazeta Si 65 Shikime • 6 years më parë

Sipas tij, “Freelance, do të thotë të krijosh!”. Vitin e shkuar më 2019, Tasho e mbylli me dy libra e ekspozita për shqiptarët e Hungarisë dhe Çekisë, si dhe atë të ri sjelljes së kujtesës, të katedrales së famshme të Parisit, - atë të Notre Dame de Paris, - ku siç thotë edhe Tasho, “hapa e shfletova arkivat e mia të hershme, e me një bashkëpunim me ambasadën franceze, hapëm një ekspozitë në Korçë”.

Rama takon ministrin Lavrov: Rusia mbështet Shqipërinë në kryesinë e radhës
Rama takon ministrin Lavrov: Rusia mbështet Shqipërinë në kryesinë e radhës Gazeta Si 46 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama në cilësinë e drejtuesit të Kryesisë së OSBE-së zhvilloi vizitën e parë zyrtare në Moskë, duke u takuar me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Takimin me kryediplomatin rus, Rama e nisi duke e përgazuar për ndryshimet mahnitëse, që tha se kishin ndodhur në Moskë.

“Vij këtu për herë të parë pas 15 vitesh, kur ishte hera e fundit që vizitova këtë qytet, në atë kohë si kryetar bashkie (Tiranës), këtë herë si Presidenti i OSBE-së dhe do të filloja duke ju komplimentuar të gjithëve në këtë qytet, megjithëse e di që është një punë e kryebashkiakut, ndryshimi këtu është mahnitës”, deklaroi Rama.

Zgjidhja e krizës në Ukrainë ishte në fokusin e bisedimet në mes dy delegacioneve të OSBE-së që kryesohet nga Rama dhe ministrit të Jashëmë, Lavrov. Kryediplomati rusi ka deklaruar në këtë takim se Rusia mbështet marrjen e kryesisë së OSBE nga Shqipëria për të krijuar kushte për punë konstruktive në kushtet kur retorika konfrontuese mbizotëron në organizatë.

“Është e panevojshme të thuhet se situata në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk është e thjeshtë. Kjo ndikon plotësisht në aktivitetet e OSBE-së, ku, për fat të keq, retorika konfrontuese dhe dëshira për të krijuar polemika në vend që të kërkojnë kompromis. Themelet e konsensusit për punë konstruktive mbizotërojnë. Sigurisht, në këtë situatë, roli i kryetarit është veçanërisht i rëndësishëm. Kryetari mund dhe duhet të kontribuojë në krijimin e kushteve për punë konstruktive, dhe unë jam i kënaqur të vërej se në fjalimet tuaja publike, si kryetari i OSBE-së, ju keni deklaruar “Ne e mbështesim plotësisht këtë””, tha Lavrov.

Agjencia e lajme TASS bën të ditur se Lavrov ka shtuar se takimi aktual gjithashtu do të jetë i dobishëm për sa i përket mundësisë së shkëmbimit të vlerësimeve të marrëdhënieve bilaterale. Nga ana tjetër, Rama theksoi se megjithëse OSBE u krijua 45 vjet më parë, parimet e saj themelore mbeten të pandryshuara.

“Duke pasur parasysh se siguria dhe njerëzit janë gjëja kryesore, unë mendoj se ne të gjithë mund të përpiqemi të bëjmë më shumë dhe shpresoj se më së miri se si do të arrihet. Rusia është një aktor kryesor në një numër formatesh negociatash që duhet të zgjidhin konfliktet në rajonin e OSBE-së. Unë erdha këtu me besimin se ju dhe vendi juaj i bukur të përdorë ndikimin e tyre në këto formate për të lëvizur sa më afër botës aq shumë të nevojshme”, tha ai.

Më pas Rama dhe Lavrov kanë dhë një konferencë për shtyp ku u janë përgjijgur pyetjeve të gazetarëve jo vetëm në lidhje me konfliktit me Krimenë, por edhe për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe për çështjen e Kosovës dhe marrëdhëniet me Serbinë.

“Ne kemi folur për Kosovën dhe ne kemi theksuar nevojën për rinisjen për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit”, deklaroi kryeministri Rama duke theksuar për një zgjidhje të përbashkët për marrëdhëniet mes dy shteteve.

Konferenca mes Ramës dhe Lavrov ka zgjatur 45 minuta dhe në fokus kanë qenë edhe marrëdhëniet mes dy shteteve.

Gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit të OKB, Rama tha se zgjidhja e konfliktit Rusi-Ukrainë, për zonën e Krimesë është një nga prioritetet e tij kryesore në krye të OSBE. Rama është kryeministri i dytë që viziton Moskën, pasi në vitin 1995 ka qënë Aleksandër Meksi, i cili është pritur nga Kryeministri rus i asaj kohe.

PD: Shpërndarje selektive e ndihmave. Rezervat e shtetit janë bosh
PD: Shpërndarje selektive e ndihmave. Rezervat e shtetit janë bosh Gazeta Si 68 Shikime • 6 years më parë

Partia Demokratike akuzon Qeverinë për shpërndarje selektive të ndihmave për qytetarët në nevojë dhe se gënjen kur thotë se rezervat e shtetit kanë ushqime dhe materiale të tjera jetike për 3 muaj.

“Shpërndarje e ndihmave selektive, propagandë me rezervat e shtetit se ka furnizime për 3 muaj me ushqim. Të dashur qytetarë, rezervat kanë zero ushqime për ju, sepse aty nuk u duhet fare nëse e keni plot apo bosh frigoriferin. Nëse keni ilaçe apo jo. E kanë mendjen si të vjedhin dhe si të ndajnë paratë tuaja me miqtë dhe oligarkët. Ju jeni pa bukë dhe Edi Rama dhe Olta Xhaçka sapo dhanë një tender 1.5 mln euro”, deklaroi ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj ngre disa pyetje në lidhje me tenderin e hedhur nga Qeveria për blerjen e ushqimeve.

“Pse u vonua me një muaj tenderi për blerjen e ushqimeve? Si u përzgjodh kompania fituese? Kush e fitoi tenderin?”, tha ai.

Ish-deputeti demokrat e mbylli deklaratën duke thënë se këto pyetje kërkojnë përgjigje nga “Alo Qeveria”.

Permbytja ne Fushe-Kruje
Permbytja ne Fushe-Kruje Gazeta Si 92 Shikime • 5 years më parë

Reshjet e dendura te shiut, permbyten fshatrat e Fushe-Krujes

Meta kujton 2 marsin: Kur Qeveria ka frikë nga populli...
Meta kujton 2 marsin: Kur Qeveria ka frikë nga populli... Gazeta Si 64 Shikime • 5 years më parë

⁣Meta kujton 2 marsin: Kur Qeveria ka frikë nga populli...

Kreu i shtetit kthehet një vit pas në kohë, duke risjellë pamjet nga mitingu i 2 marsit të vitit të kaluar për të përcjellë me zë dhe figurë dhe ndoshta për t’i rikujtuar popullit dhe Qeverisë një mesazh të përcjellë në atë kohë.

“Kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani. Kur qeveria ka frikë nga populli, aty ka liri! Aty ka drejtësi!”, thotë Meta.

Rriten krimet brenda familjes dhe krimet ndaj të miturve
Rriten krimet brenda familjes dhe krimet ndaj të miturve Gazeta Si 76 Shikime • 4 years më parë

Kriminaliteti në vend ka pësuar një rritje përgjatë në dhjetë muajt e parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të dy viteve të kaluara. Shifrat janë paraqitur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano gjatë një raportimi në Komisionin e Sigurisë mbi gjendjen e rendit publik.

Sipas Nanos, deri më 31 tetor të këtij viti janë regjistruar rreth 27 mijë vepra penale, nga të cilat policia ka zbardhur 24 mijë prej tyre. Nano tha se janë 1500 vepra penale më shumë në krahasim me vitin 2020.

Por, shqetësuese është rritja e fortë krimit brenda familjes. Gledis Nano foli për 1337 vepra penale në total të kësaj natyre, 370 raste më shumë se në 2020, që fatkeqësisht kanë prodhuar 16 vrasje. Numri i vrasjeve brenda familjes përbën 30 për qind të numrit total të vrasjeve që kanë ndodhur në vend në 10 muajt e parë të këtij viti.

Krimet ndaj të miturve gjithashtu janë paraqitur në nivele shqetësuese. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë tha se janë rreth 900 vepra penale që përfshijnë krimet kundër tyre, nga të cilat 67 janë krimet seksuale me të mitur.


Po në krahasim me vitin e kaluar, Nano tha se ka rënie të krimeve kundër personit dhe kundër pronës, rritje të goditjes së veprave që lidhen me korrupsionin dhe pastrimin e parave, por gjithashtu edhe rritje të veprave penale të dhunës në familje.



Në shifra konkrete, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë tha se numri i vrasjeve të regjistruara në 10 muajt e parë të këtij viti është më i lartë se vrasjet e ndodhura në të njëjtën periudhë të 2020 dhe 2019.

“Deri më 31 tetor 2021 janë regjistruar 56 vrasje, nga 44 që kanë ndodhur në të njëjtën periudhë në 2020 dhe 52 që kanë ndodhur në 2019”, tha Nano.

Veprat penale në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale janë rritur gjithashtu. Nano tha se janë 39 raste të regjistruara në dhjetë muaj, nga të cilat policia ka zbuluar 18, ose më pak se gjysmën, ndërsa rritja është me 23 vepra më shumë në krahasim me 2020.

Drejtori i Policisë foli për rritje të sekuestrimin të aseteve të dyshuara të krimit të organizuar. Ai thotë se në total vlera e tyre përllogaritet në rreth 31 milionë euro.

Showing 54 out of 56