Videot kryesore

Protestë para GJKKO-së në mbështetje të Fredi Belerit
Protestë para GJKKO-së në mbështetje të Fredi Belerit Gazeta Si 32 Shikime • 3 years më parë

⁣Protestë para GJKKO-së në mbështetje të Fredi Belerit

Përçarja e tifozëve Kuqezi hap probleme edhe me tifozët kundërshtarë
Përçarja e tifozëve Kuqezi hap probleme edhe me tifozët kundërshtarë Gazeta Si 298 Shikime • 2 years më parë

⁣Një muaj më parë në vizitën e ekipit gjeorgjian në Tiranë ku fituan me shifrat 0-1,
në fillim një pjesë e grupimit të TKZ-s vërshëllyen në mënyrë të pakuptimtë himnin
gjeorgjian.

Usain Bolt Kampion Olimpik
Usain Bolt Kampion Olimpik Gazeta Si 71 Shikime • 1 year më parë

Xhamajkani Bolt e fitoi me një lehtësi të çuditshme titullin olimpik në vitin 2008.

Shqiptaret e Rubin Kazan
Shqiptaret e Rubin Kazan Gazeta Si 20 Shikime • 12 muaj më parë

4 gola në 3 ndeshje me autorë Shabanhaxhaj dhe të zakonshmin Daku e bëjnë Rubin Kazan të varur nga futbollistët shqiptarë.

Stërvitja e parë në shtëpi për Letoninë
Stërvitja e parë në shtëpi për Letoninë Gazeta Si 45 Shikime • 11 muaj më parë

Ushtrime fizike dhe skema teknike me seancën stërvitore që zgjati për më shumë se 1 orë mes palestrës dhe fushës. Tani cdo ndeshje ⁣ësht⁣ë nj⁣ë Finale m⁣ë vete p⁣ër kuqezinjt⁣ë n⁣ëse duan ta l⁣ën⁣ë s⁣ërish pas Serbin⁣ë.

Sherri masiv në përfundim të Bristol City - Milwall
Sherri masiv në përfundim të Bristol City - Milwall Gazeta Si 32 Shikime • 8 muaj më parë

Gjithcka ndodhi pas fitores 0-1 t⁣ë miqve dhe nj⁣ë debati mes trainer⁣ëve ku ai mik Neill reagoi n⁣ë m⁣ënyr⁣ë josportive ndaj vendasit Struber n⁣ë ndihm⁣ë t⁣ë t⁣ë cilit u afrua futbollisti i Bristol, Knight. Pas k⁣ëtij momenti nj⁣ë z⁣ënk⁣ë masive zuri vendin e nj⁣ë fundi normal n⁣ë Championship.

Operacioni i SPAK kundër “Call Center” në kullën luksoze në Tiranë
Operacioni i SPAK kundër “Call Center” në kullën luksoze në Tiranë Gazeta Si 80 Shikime • 6 muaj më parë

⁣Operacioni i SPAK kundër “Call Center” në kullën luksoze në Tiranë

Përgatitjet anti-Islandë, Reja imponon stilin e tij në kombëtare
Përgatitjet anti-Islandë, Reja imponon stilin e tij në kombëtare Gazeta Si 108 Shikime • 7 years më parë

Kombëtarja është këtë të martë në ditën e katërt të përgatitjeve që po zhvillohen në Frankfurt për ndeshjen eliminatore me Islandën. Me grupin që ka pësuar disa ndryshime në këto ditë, pasi disa prej lojtarëve janë larguar për shkak të dëmtimeve, trajneri Edi Reja është përpjekur që të injektojë idetë e tij.

Përplasje në Burrel, militantët marrin materialet zgjedhore
Përplasje në Burrel, militantët marrin materialet zgjedhore Gazeta Si 108 Shikime • 7 years më parë

Përplasje në Burrel, militantët marrin materialet zgjedhore

Jahti më i madh në botë që do ndihmojë për të shpëtuar Oqeanet
Jahti më i madh në botë që do ndihmojë për të shpëtuar Oqeanet Gazeta Si 99 Shikime • 7 years më parë

Jahti më i madh në botë që do ndihmojë për të shpëtuar Oqeanet (VIDEO)

video-2.mp4
video-2.mp4 Gazeta Si 46 Shikime • 7 years më parë

Një video e siguruar nga kamerat e nje prej lokaleve ka fiksuar momentin kur lëkundjet e fuqishme shkunden vendin. Në video duket se si personat qe ndodheshin ne lokal, kane braktisur ne panik tavolinat dhe larguar me vrap.

Reforma zgjedhore si alibi e Ramës për të mos zhvilluar zgjedhje të parakohshme?
Reforma zgjedhore si alibi e Ramës për të mos zhvilluar zgjedhje të parakohshme? Gazeta Si 57 Shikime • 7 years më parë

Monika Kryemadhi deklaroi se mungesa e reformës zgjedhore është një alibi që Kryeministri Edi Rama e ka përdorur që në pranverë të vitit të kaluar për të mos realizuar zgjedhje të parakohshme.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët të organizuar këtë të enjte, kryetarja e LSI-së thotë se me ngritjen e Këshillit Politik, pjesëmarrjen e opozitës së bashkuar në këtë Këshill dhe miratimi me konsensus i reformës, kjo alibi e Ramës bie.

“Nëse nuk miratohet reforma zgjedhore nuk bëjmë dot zgjedhje. Këtë e ka thënë edhe Edi Rama, që deklaronte se nuk bëj dot zgjedhje të parakohshme se s’kam reformë zgjedhore. Miratimi dhe heqja e këtij hendeku që kërkon të krijojë, e nxjerr Ramën zbuluar. Jemi të gatshëm ta miratojmë nesër këtë reformë, por a është PS e gatshme për ta miratuar këtë reformë që nesër në Parlament?”, deklaroi ajo.

Kryetarja e LSI-së thotë se nuk ka gjetur pakënaqësi në bazën e partisë për vendimin për t’u ulur në tryezë me socialistët.

“Të vetmit të pakënaqur janë ata që kanë dashur të jenë pjesë e lojës dhe të rrisin pazaret e tyre në kurriz të shqiptarëve. Nga takimi që kemi patur këto ditë me bazën, kam vënë re që njerëzit e shikojnë si një mundësi për të ecur përpara. Shqiptarët duan zgjedhje dhe ne si opozitë duam zgjedhje”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, Petrit Vasili, që është edhe pjesë e Këshillit Politik së bashku me Oerd Bylykbashin tha se marrëveshja është një fitore e opozitës së bashkuar dhe reflekton kërkesat e prezantuara prej saj që në tryezën e OSBE-së të paraqitura në vjeshtë të vitit të kaluar.

Rama mvesh Qeverinë me suksesin anti-Covid19
Rama mvesh Qeverinë me suksesin anti-Covid19 Gazeta Si 59 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama mveshi veten dhe Qeverinë që drejton me atë që e quajti sukses në frenimin e pandemisë së koronavirusit falë masave të marrë, që sipas tij, e kanë radhitur Shqipërinë mes vendeve me plagët më të lehta krahasuar me shumë vende të tjera.

Duke iu referuar parashikimeve të “ekspertëve të pavarur”, Rama tha gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend në seancën plenare, se projeksionet shkonin deri në 18 mijë të vdekur.

“Jo projeksione tona, por projeksione të pavarur që janë publikuar në krye të herës në ekrane flisnin për mundësinë potenciale, që nëse nuk do të ishte marrë asnjë maasë dhe jeta do të kishte rrjedhur sikur asgjë të mos kishte ndodhur, ne do të kishim patur 18 mijë të vdekur, ndërsa projeksionet tona, sikur masat të mos ishin imponuar dhe respektuar nga shumica dërrmuese e shqiptarëve flisnin për 2800 të vdekur. Ky është fakti!”, deklaroi Rama.

Kryeministri kërkoi që qeveria të vlerësohet për atë që bën dhe për atë që ndaloi të ndodhë, ndërsa foli me bindje se Shqipëria e ka kaluar fazën e parë të përballjes me pandeminë.

“Nuk ka asnjë argument dhe asnjë arsye mbi baza të qëndrueshme logjike që të mund të hedhë poshtë faktin se sot Shqipëria ja ka dalë fazës së parë të përballjes me këtë armik të padukshëm”, shtoi ai.

Rama u shpreh i bindur në fitoren e dyfishtë në këtë luftë.

“Po fitojmë betejën në frontin e shëndetësië dhe do ta fitojmë betejën edhe në frontin e ekonomisë. Shqipëria nuk ka kujt t’i ketë zili. Do ta fitojmë edhe betejën në frontin e ekonomisë, natyrisht me stres. Por padiskutim do t’i fitojmë të dyja betejat”, deklaroi ai.

Kryeministri mbrojti vendimin për të karantinuar në hotele të riatdhesuarit. Ai thotë se ka ndjekur shembujt e disa vendeve, që kanë gabuar me riatdhesimin, duke i karantinuar qytetarët e tyre nëpër banesa, ndërsa nënkuptoi se falë masave të ndërmarra nga Qeveria deputetët janë ende gjallë.

“Pikërisht Singapori ishte shembulli më fantastik në valën e parë. Iu rikthye, pse? Nga riatdhesimi i 500 studentëve që i rikthyen në shtëpi. Këtu thuhet çojini të punojnë tokën, a thua se ne kemi shumë lek për t’i çuar në hotele dhe të paguajmë dy të tretat e shpenzimeve dhe të vendosim edhe personel mjekësor edhe kushte anti-Covid e me radhë. Ku ka qeveri në botë, ku ka Kryeministër në botë që ka dëshirë të bëjë këto gjëra? Por, nëse nuk do bëheshin këto gjëra, sot nuk do të ishim duke i uruar shërim të shpejtë deputetit Alimadhi, që ja uroj edhe unë dhe nuk e di sa prej jush do të mungonin sot këtu”, u shpreh Kryeministri.

Rama mbrojti ndryshimet në Kodin Penal, ku parashikohet ndëshkimi deri me 15 vite burg për personaat që shkelin karantinën me pasoja vdekjen e qytetarëve të tjerë. Si referencë, Kryeministri mori Italinë, që tha se për të njëjtën vepër i dënon deri me burgim të përjetshëm.

Sa i takon paketës financiare, Rama iu referua Francës. Ai tha se në këtë vend Qeveria jep vetëm 150 euro mbi asistencën sociale për njerëzit në nevojë, ndërsa Shqipëria ka dyfishuar asistencën.

Dekriminalizimi largoi mbi 500 zyrtarë në 5 vjet
Dekriminalizimi largoi mbi 500 zyrtarë në 5 vjet Gazeta Si 63 Shikime • 6 years më parë

Gjatë 5 viteve të funksionimit të tij bilanci statistikor i ligjit të dekriminalizimit është pozitiv. Instituti i Studimeve Politike thotë se kurba e përfshirjes në vendimmarrje të individëve me të shkuar kriminale është në rënie, por megjithatë sistemi i parandalimit mbetet ende i brishtë.

Megjithatë, standardi “për politikë dhe zyrtarë të pastër”, sipas ISP mbetet ende një sfidë për demokracinë funksionale, shtetin e së drejtës, përfaqësimin cilësor në vendimmarrje dhe mirëqeverisjen e vendit. Për këtë arsye theksi vendoset tek roli i partive politike.

“Ato mund e duhet të aplikojnë standarde etike dhe integriteti brenda vetë strukturave të tyre, të marrin përgjegjësi dhe të promovojnë kandidatë e zyrtarë të pastër në fushata elektorale dhe në qeverisjen e vendit. Sistemi i meritës dhe promovimit duhet mbështetur nga një database të qëndrueshme shtetërore të burimeve njerëzore të bazuar tek integriteti, aftësia dhe kualifikimi”, vlerëson Instituti.

Sa i takon bilancit, në total, sipas Institutit të Studimeve Politike deri më tani janë 555 persona të zgjedhur apo emëruar që janë dorëhequr, ose shkarkuar pasi ishin subjekt i këtij ligji, ndërkohë që një sërë hetimesh për deputetë, kryetarë bashkish, këshilltarë të Këshillave bashkiake dhe zyrtarë të tjerë të lartë vazhdojnë.

ISP thotë se në pesë vite 9 deputetë dhe 3 kryetarë bashkish dhanë dorëheqjen, ose humbën mandatet e tyre nga dekriminalizimi, 183 persona të tjerë anëtarë të këshillave bashkiakë po ashtu, 195 persona janë dorëhequr, ose larguar nga postet me emërim në administratën publike dhe 165 të tjerë janë dorëhequr, ose larguar nga institucionet qendrore dhe vendore.

Basha: Pakti i 5 qershorit u prish, Rama më ofroi postin e Kryeministrit, ai president
Basha: Pakti i 5 qershorit u prish, Rama më ofroi postin e Kryeministrit, ai president Gazeta Si 63 Shikime • 6 years më parë

Partia Demokratike e konsideron të prishur marrëveshjen e 5 qershorit, pas qëndrimit të fundit të Edi Ramës për të hapur listat, e ndaluar koalicionet parazgjedhore.

“Me aktin e sotëm, Edi Rama ka hedhur në erë marrëveshjen e 5 qershorit…”, tha Rama.

Ai i kërkoi Ramës të reflektojë, ndërsa nuk dha përgjigje (edhe pse u pyet disa herë) se cili do të jetë hapi konkret i PD-së nëse Rama kalon paketën e dytë për zgjedhjet, kësaj here me opozitën parlamentare.

Basha nënvizoi disa herë gjatë konferencës se diskutimi dhe problemi nuk është për listat e hapura, por për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Basha për herë të parë foli edhe për një ofertë politike nga njerëzit e Edi Ramës ndaj tij pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare

“Pazar kërkoi, por pazar nuk mori e nuk do të marrë…”, tha ai. Por cila ishte oferta?

“Për një muaj e gjysmë Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij, pothuajse çdo ditë me të njëjtin mesazh, ti kryeministër unë president vetëm të heqim koalicionet. Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit. Për këtë besoj nuk ka nevojë të zgjatem sepse është në fund në ikje dhe bëmat e gjëmat e tij i njeh çdo kush. Rama merakoset vetëm për pushtetin e tij.

Ky ka qenë mesazhi i tij, heqim koalicionet dhe ti kryeministër e unë president. Kështu e sheh Rama politikën si një pazar i ndyrë, si një lojë me porta të vogla për të vjedhur dhe zhvatur shqiptarët siç ka bërë në këto shtatë vite e gjysmë. Kryeministri në ikje nuk e prek dot Kushtetutën me 122 deputetë, nga të cilët gjysma nuk përfaqëson askënd përveç se paratë e Taulant Ballës dhe favoret me të cilat janë blerë dhe shitur. Çdo hap në këtë drejtim është fund i marrëveshjes së 5 qershorit ”, tha Basha.

Me lëvizjen e fundit të Ramës, Basha tha se ranë dorezat, por edhe maskat.

“Ranë dorezat sepse shqiptarët e kanë të qartë se Edi Rama ka vetëm një frikë dhe tmerr- koalicionin opozitar dhe zgjedhjet me koalicionin opozitar përballë. Ndërsa maskat ranë, sepse, deri tani, kishte vënë alibi për këtë kërkesë, një grup njerëzish që nuk përfaqësojnë asnjë parti të opozitësh, njerëz që në në këtë sallë u blenë si gjë e gjallë me para të thata në dorë, me leje ndërtimi me premtime për tu nxjerrë njerëz nga burgu dhe lloj-lloj dallavaresh të tjera. Janë mall i blerë nga Edi Rama, ose siç i quajnë deputete të kafes së parlamentit, ballaopozita, në tërësinë e saj, se ka edhe përjashtime, u përdor si mish për top dhe doli kundër interesave elementare që mund të ketë një individ, një I pavauir, një parti e vogël. Ishin ata që propozuan heqjen e koalicioneve, kur, në fakt janë ata më të interesuarit për koalicionet. Propozuan rritjen e pragut, kur dihet se pragu sa më i ulët favorizon partitë e vogla…”, tha ai.

Basha nënvizoi se nuk ka kuptim që për Kodin Zgjedhor duhet konsensus me opozitën, ndërsa për Kushtetutën nuk duhet.

Rama kërkon mandatin e tretë me premtime aeroportesh, portesh, hekurudhash e rrugësh
Rama kërkon mandatin e tretë me premtime aeroportesh, portesh, hekurudhash e rrugësh Gazeta Si 61 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama do t’u kërkojë shqiptarëve më 25 prill mandatin e tretë duke u mbështetur tek platforma për nxitjen e punësimit dhe tek projektet infrastrukturore, që mund të ndërtohen falë paketës prej 20 miliard euro për rajonin të Bashkimit Europian.

Për të parën, Rama tha se sot vendi ka mundësi për të ndezur motorë të rinj të ekonomisë falë rritjes së fuqisë së brendshme të tij.

“Pse dhe si do ta bëjmë Shqipërinë të vrapojë në mandatin e tretë pasi ka ecur dhe ka ecur jo pak në këtë mandat, duke rimarrë veten nga lëngimi dhe paraliza ku ne e gjetëm në mandatin e parë? Faktet thonë që ne kemi dy krahë, kemi krahun e fuqisë sonë të brendshme që sot është shumë më e madhe seç ishte dhe përmes këtij krahu kemi sot para syve tanë një sërë motorësh të rinj për t’i ndezur ekonomisë dhe për të nxitur jo thjesht punësimin në numra, por një punësim ku vlera e pagës edhe në sektorin privat do të rritet”, u shpreh ai.

Krahu tjetër është paketa financiare prej 20 ml eurosh e premtuar nga Bashkimi Europian për rajonin në infrastrukturë, energji dhe digjitalizim.

“Kemi krahun tjetër të ri që është shumë i fuqishëm që është plani i ri europian, që bazohet tek ai që ka qenë vizioni që për fatin tim të madh dhe nderin tim të madh ju e keni përqafuar të gjithë, vizioni i shengenit rajonal. Ka qenë ai vizion që ka avancuar me vështirësi vit pas viti dhe që është bërë baza sot e planit masiv europian pas ndryshimit të Komisionit Europian dhe ka qenë edhe këmbëngulja jonë për të këmbëngulur që integrimi europian individualisht mund të marrë kohë dhe rajoni duhet mbështetur. Komisioneri për Zgjerimin erdhi këtu dhe tha për një plan prej 9 mld euro grante për vendet e rajonit dhe 20 mld të tjera kredi të garantuara nga 1 mld në 9 mld”, u shpreh Rama.

Por a është në gjendje Shqipëria që të përthithë fondet e BE-së? Rama foli i bindur që po.

“Na takon ne që të bëjmë projektet dhe t’i kthejmë këto para në investime. Ne e kemi treguar që dimë ta bëjmë këtë. Paratë për bujqësinë ishin aty prej vitesh. U desh vota e 2017 që ne të merrnim kreditimin për agjencinë dhe sot ne jemi vendi i parë në rajon për thithjen e fondeve të BE-së për bujqësinë”, deklaroi Kryeministri.

Në lidhje me projektet infrastrukturore, Rama premtoi ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, ndërtimin e aeroporteve në Vlorë e Sarandë dhe përfundimin e aeroportit të Kukësit. Sa u takon porteve, Kryeministri premtoi ndërtimin e portit të jahteve në Vlorë, portin e ri në Sarandë dhe portin e mallrave në Porto Romano, duke e shndërruar në port vetëm për pasagjerë portin e Durrësit. Po ashtu, ai tha se do të shqyrtohet mundësia bashkë me Qeverinë e Kosovës për portin e Shëngjinit.

Sa u takon projekteve në rrugë, Rama deklaroi se shpejt do të nisë puna për autostradën Milot-Fier dhe do të vazhdohet me Milot-Muriqan, si pjesë e “Korridorit Blu” dhe premtoi mbylljen e punimeve në Rrugën e Kombit.

⁣Meta paralajmëron “veprime të paimagjinueshme”: Grupe paramilitare fushatë për PS
⁣Meta paralajmëron “veprime të paimagjinueshme”: Grupe paramilitare fushatë për PS Gazeta Si 53 Shikime • 5 years më parë

Presidenti Ilir Meta iu rikthye gjuhës së ashpër të 2019-ës dhe marsit të 2020 ndaj Qeverisë. Ai foli për grupe paramilitare që po bëjnë fushatë për socialistët, për banda ndërkombëtare e vendore që duan të shtypin një popull e për Qeveri që ka dalë garante e Ndraghetës për t’i pastruar paratë e krimit.

Meta u shpreh se ka një plan të qartë për të mbrojtur votën e shqiptarëve më 25 prill dhe se ndryshe nga 2017-të, këtë herë do të flasë dhe të veprojë para se, sipas tij, zgjedhjet të mbahen me standardet e Shijakut dhe të Dibrës.

Presidenti interpretoi edhe incidentin e ndodhur në Elbasan, ku u përplasën mbështetësit e Ramës dhe të Bashës. Përgjegjës bëri Ramën, ndërsa nënkuptoi se në radhët e PS-së ishin persona të botës së krimit, që i quajti grupe paramilitare. Presidenti përsëriti se vendi është nën kërcënimin e bandave, që tha se janë ndërkombëtare dhe lokale.

“Pse i përplasin takimet në të njëjtën kohë?! Eksperimente të tilla me grupe paramilitare nuk duhet të ekzistojnë, sepse do të ketë veprime të paimagjinueshme ndaj kujtdo që kërkon të shkelë shqiptarë, për t’i treguar vendin kujtdo që mendon se mund të shtypë me këmbë popullin shqiptar, sipas porosive të marra nga bandat ndërkombëtare dhe lokale, siç i patë ata të Elbasanit, që janë me tendera dhe kriminelë”, tha Meta.

“Nuk lejon Ilir Meta instalimin e një junte në Shqipëri. Është detyrë e presidentit që t’i dalë për zot Kushtetutës. E pësuam njëherë në zgjedhjet e 2017-ës dhe mos prisni që Presidenti të reagojë pasi të bëhen zgjedhjet me standardet e Shijakut, Dibrës dhe të bandës së Bashkisë së Tiranës”, tha ai.

⁣Pasarelë në zyrë e korridoret e Gjykatës së Elbasanit, ILD nis hetimin për Enkeleda Kapedanin
⁣Pasarelë në zyrë e korridoret e Gjykatës së Elbasanit, ILD nis hetimin për Enkeleda Kapedanin Gazeta Si 111 Shikime • 5 years më parë

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka urdhëruar nisjen e hetimeve në lidhje me kryetaren e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, pas publikimit të një serie videosh në rrjetet sociale, ku dyshohet se gjyqtarja përdor korridoret dhe zyrën e institucionit që drejton si pasarelë për të treguar luksin.

ILD thotë se është njohur me materialet filmike të shpërndarë në media ditën e diel dhe fill pas kësaj, kreu i këtij institucioni, Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor.

Mbetet për t’u parë përfundimi i këtij hetimit të nisur, nëse ILD do t’i kërkojë Këshillit të Lartë Gjyqësor shkarkimin e saj. Ajo që dihet është se gjyqtarja Kapedani është në krye të gjykatës në një nga rrethet më problematikë sa i takon rendit e sigurisë.

Enkeleda Kapedani ka marrë drejtimin e Gjykatës së Elbasanit në shtator të vitit të kaluar, ndërsa si emër është përfolur në disa raste për vendime të dyshimta, si në rastin e 2019-ës, kur liroi nga burgu Viktor Ymerin, anëtar i bandës së Gaxhait.

Në luftën me zjarret shpëtohen edhe kafshët
Në luftën me zjarret shpëtohen edhe kafshët Gazeta Si 59 Shikime • 5 years më parë

⁣Në luftën me zjarret shpëtohen edhe kafshët

⁣Opozita akuzon se s’ka transparencë me Eurobondin
⁣Opozita akuzon se s’ka transparencë me Eurobondin Gazeta Si 61 Shikime • 5 years më parë

Opozita në Komisionin e Ekonomisë e cilësoi gjysmak relacionin e Ministrisë së Financave në lidhje me ligjin për daljen në tregjet ndërkombëtare për të marrë Eurobond, ndërsa akuzoi se borxhi i ri po merret për të shlyer një më të vjetër.

Projektligji u mbrojt para Komisionit nga ministrja Delina Ibrahimi. Ajo tha se Shqipëria po del në këtë moment për Eurobond për të përfituar nga normat e ulta të interesave dhe shmangur mundësitë e rritjes së tyre për vitin e ardhshëm, sipas sinjalizimeve të dhëna nga Banka Qendrore Europiane dhe Federal Reserve në SHBA.

Por, nga opozita deputeti Dashamir Shehi akuzoi se norma e interesit 3.5 ishte e lartë. Ai tha se nuk ka vend për mburrje, ndërsa deputetë të tjerë u shprehën se mungon transparenca për përdorimin e këtij borxhi.

Ata akuzuan për pakujdesi në marrjen e borxhit, duke ngarkuar me barrë të rëndë fiskale brezat e ardhshëm. Opozita kërkoi që për politika financiare që shkojnë përtej mandatit të një Kuvendi, apo të një qeverie të ketë më shumë transparencë dhe hapa më të kujdesshëm.

Në këtë pikë, deputetët e opozitës gjetën mbështetjen e socialistit, Erion Braçe, ish-kryetari Komisionit të Ekonomisë dhe ish-zv.Kryeministër. Braçe tha se duke filluar nga viti i ardhshëm, qeveria duhet t’u rikthehet politikave të konsolidimit fiskal. Ai e cilësoi momentin e duhur për të dalë për Eurobond, por sugjeroi se ai duhet të përdoret më shumë për pandeminë dhe sidomos vaksinimin.

Showing 48 out of 53