Videot kryesore

Chermen Valiev në Finalen e madhe të Bratislavë 2025
Chermen Valiev në Finalen e madhe të Bratislavë 2025 Gazeta Si 75 Shikime • 1 year më parë

⁣Mundësi shqiptar do të ndeshet nesër në Finalen e madhe për medaljen e artë në peshën 74 kg në evropianin e mundjes që po zhvillohet në Bratislavë, Sllovaki. Përballë Valiev do të jetë mundësi Zaurbek Sidakov që garon me flamurin e UWW.

Pit stop-i më i shpejtë në Kanada
Pit stop-i më i shpejtë në Kanada Gazeta Si 33 Shikime • 1 year më parë

Ferrari vendosi për të 8 garë të sezonit, kohën më të shpejtë në pit stop.

I dogji makinën qëllimisht një 43-vjeçareje, arrestohet i riu në Tiranë
I dogji makinën qëllimisht një 43-vjeçareje, arrestohet i riu në Tiranë Gazeta Si 39 Shikime • 11 muaj më parë

⁣I dogji makinën qëllimisht një 43-vjeçareje, arrestohet i riu në Tiranë

I dënuar me 16 vite burg për grabitje me armë, ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari
I dënuar me 16 vite burg për grabitje me armë, ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari Gazeta Si 34 Shikime • 10 muaj më parë

⁣I dënuar me 16 vite burg për grabitje me armë, ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari

Podiumi i 3 rradhazi pë Colturi-n
Podiumi i 3 rradhazi pë Colturi-n Gazeta Si 43 Shikime • 8 muaj më parë

Skiatorja e lindur në Itali por që garon për Shqipërinë, evitoi rrëzimin në zbritjen e dytë dhe u rendit e treta në Slalomin e zhvilluar në "Cooper Mountain" në Kolorado, Shtetet e Bashkuara. Në Klasifikimin e përgjithshëm ajo qëndron 90 pikë larg, Mikaela Shiffrin.

Goditja e grupit kriminal të armëve, momenti kur polici i infiltruar blen pistoletë
Goditja e grupit kriminal të armëve, momenti kur polici i infiltruar blen pistoletë Gazeta Si 44 Shikime • 2 muaj më parë

⁣Goditja e grupit kriminal të armëve, momenti kur polici i infiltruar blen pistoletë

Spa spektakolare
Spa spektakolare Gazeta Si 137 Shikime • 7 years më parë

Saturna është një ndër qendrat më të famshme të spa në Itali, që ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta

Kaosi para ndeshjes Ajaks-Juventus, përleshje mes tifozëve dhe policisë
Kaosi para ndeshjes Ajaks-Juventus, përleshje mes tifozëve dhe policisë Gazeta Si 112 Shikime • 7 years më parë

Mediet italiane se janë me dhjetëra tifozët e Ajaksit dhe të Juventusit që janë ndaluar nga policia holandeze për shkak të trazirave që ndodhën në stadium para se të fillonte çerekfinalja e Championsit. Nuk janë bërë ende të qarta rrethanat se si ka filluar ky kaos, pasi disa tifozëve të Ajaksit dhe Juventusit iu janë gjetur armë të ftohta dhe sende prerëse.

Mercedes komandon në Formula 1, Botas fiton duelin me Hamilton
Mercedes komandon në Formula 1, Botas fiton duelin me Hamilton Gazeta Si 94 Shikime • 7 years më parë

Mercedesi ka vijuar dominimin në kampionatin botëror të makinave të shpejta, Formula 1 edhe në pistën e Azerbajxhanit. Skuderia gjermane e ka fituar me një dominim absolut çmimin e madh të Bakusë, me dy pilotët e saj që zunë vendet e para dhe për ferraristin, Vetel lanë vetëm vendin e tretë.

‘Çmenduri angleze’, Totenhami sfidon Liverpulin (VIDEO)
‘Çmenduri angleze’, Totenhami sfidon Liverpulin (VIDEO) Gazeta Si 108 Shikime • 7 years më parë

Dy gjysmëfinale spektakolare dhe dy përmbysje të çmendura nga dy ekipe angleze. Pas Liverpulit edhe Totenham ka bërë mrekullinë, duke përmbysur humbjen e parë në shtëpi me Ajaksin dhe ka triumfuar në Amsterdam 2-3.

Triumf në debutim, Goga Basket merr kampionatin në basketbollin e meshkujve
Triumf në debutim, Goga Basket merr kampionatin në basketbollin e meshkujve Gazeta Si 107 Shikime • 7 years më parë

Është Goga Basket fituesi i kampionatit kombëtar në basketboll për meshkuj në sezonin 2018-2019. Skuadra durrsake e sapoformuar, arriti këtë vit që të fitonte titullin kampion në vitin e saj të parë në Superligë me meshkujt. Finalja ishte shumë e fortë me Teutën, që tentoi ta merrte fronin e kampionit edhe këtë sezon, por në sfidën e pestë iu desh që të dorëzohej.

video basha per shashkat.mp4
video basha per shashkat.mp4 Gazeta Si 100 Shikime • 7 years më parë

Thirrja e Bashes ne protesten perpara kryeministrise per mos hedhur shashka ndaj policise

Blerja e votave, gazeta gjermane Bild publikon audi-përgjimin e 14
Blerja e votave, gazeta gjermane Bild publikon audi-përgjimin e 14 Gazeta Si 110 Shikime • 7 years më parë

Gazeta gjermane “Bild”, ka publikuar sot bombën e re të audio-përgjimeve, të cilat lidhin sipas medias së njohur qeverinë shqiptare me mashtrimi elektoral, blerjen e votave dhe shantazhimin e votuesve të opozitës.

Simbolika e opozitës: Edi Rama në shtatoren e Enver Hoxhës
Simbolika e opozitës: Edi Rama në shtatoren e Enver Hoxhës Gazeta Si 97 Shikime • 7 years më parë

Shtatorja ishte një shkrirje mes bustit të diktatorit me portretin e Edi Ramës i vendosur mbi një podium të quajtur “Rilindje” dhe në këmbët e të cilit qëndrojnë dy thasë, një me simbolin e euros dhe tjetri me shënimin “votat”, si simbol, sipas demokratëve i blerjes së votave nga ana e mazhorancës.

Ironia e Metës me zgjedhjet e 1982: Shijoni zgjedhjet socialiste
Ironia e Metës me zgjedhjet e 1982: Shijoni zgjedhjet socialiste Gazeta Si 67 Shikime • 7 years më parë

Presidenti Ilir Meta kujtoi përmes rrjeteve sociale se sipas dekretit që nxorri një ditë më parë, data kushtetuese për zgjedhjet vendore është 13 tetori. Për të nuk ka asnjë dilemë se vendimi i tij është në përputhje të plotë dhe të padiskutueshme me Kushtetutën dhe ligjet e tjera të vendit.

Përballë këmbënguljes së Kryeministrit për të zhvilluar zgjedhjet këtë të dielë, Meta këshillon qytetarët që, sipas tij, të mos bien pre e provokimeve dhe të shmangin dhunën në procesin e së dielës e cilëson një proces tërësisht partiak.

“Ju këshilloj ta merrni atë me qetësi e mençuri, dhe të mos bini pre e provokimeve, sepse ato u shërbejnë vetëm atyre që duan të legjitimojnë kapjen totale të shtetit dhe instalimin e një regjimi njëpartiak.T’i respektojmë dhe të mos konfrontohemi me të gjithë ata bashkëqytetarë që do të shkojnë në këto votime socialiste. Konfrontimi dhe dhuna nuk i shërben Shqipërisë dhe së ardhmes së saj europiane dhe sidomos bashkëjetesës sonë qytetare në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo komunitet dhe në të g jithë shoqërinë tonë”, shkruan Meta.

Presidenti nuk kursen ironizimin dhe postimin e tij me shkrim e shoqëron me një video-kronikë nga zgjedhjet e vitit 1982 në Shqipëri, proces që në kohën e regjimit pritej me këngë, daulle e valle.

“Ndoshta e teproj, por për t’i shijuar tamam votimet socialiste dhe për t’ju rikthyer qoftë dhe për 1 ditë asaj periudhë 45-vjeçare, shoqërojini me dajre e daulle si njëherë e një kohë. Ata vetë do votojnë, vetë do t’i numërojnë. Të gjithë shqiptarët së bashku, në mënyrë demokratike, të fshehtë, të lirë dhe të ndershme do të zgjedhin vetëm në 13 tetor 2019. Ndaj ju ftoj të ndiqni dhe këtë video për t’u çtensionuar sadopak në prag të kësaj fundjave interesante”, mbyll reagimin e tij Meta.

Bizneset VIP kërcënojnë tatimorët, Braçe: Kujdes!
Bizneset VIP kërcënojnë tatimorët, Braçe: Kujdes! Gazeta Si 84 Shikime • 7 years më parë

Punonjësit e tatimeve janë kërcënuar nga administratorët dhe pronarët e bizneseve VIP në Tiranë dhe në bregdet. Zëvendëskryeministri Erjon Braçe përmendi tre raste kur këta punonjës janë kërcënuar për shkak të detyrës.

“I bëj thirrje administratorëve të Tajvanit këtu (Tiranë), apo administratorëve dhe pronarëve të Havanës dhe Azulit në Dhërmi, që të bëjnë kujdes! Çdo kërcënim ndaj punonjësve të shtetit që janë paraqitur aty dhe kanë pritur aq sa është larguar edhe klienti i fundit për të bërë detyrën e tyre, që do të përballen me ligjin”, tha Braçe në një dalje për mediat këtë të shtunë.

Zv.Kryeministri paralajmëroi se çdo kërcënim dhe kanosje ndaj tatimorëve do të trajtohet si krim, ndërsa fajësoi edhe Presidentin Ilir Meta për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Penal.

“Pavarësisht se Presidenti nuk na e dha mundësinë që Kodi i ri Penal të hynte në fuqi tani dhe të mbronte edhe këtë kategori me masa të shtuara dhe kërcënime të shtuar, ne do të zbatojmë maksimumin e mundshëm që na jep ligji për të ndëshkuar secilin prej tyre”, vijoi Braçe.

Në daljen para gazetarëve, zv.Kryeministri nuk e mohoi se edhe ai personalisht është bërë pjesë e kërcënimeve, sidomos në rrjetet sociale për aksionin antiinformalitet, ndërsa sa u takon akuzave të opozitës për tenderin e fiskalizimit, ai i tregoi opozitës derën e prokurorisë.

Bizoni fluturon në ajër 9-vjeçaren; plas debati në SHBA
Bizoni fluturon në ajër 9-vjeçaren; plas debati në SHBA Gazeta Si 111 Shikime • 7 years më parë

Videoja e publikuar nga një incident i rëndë i ndodhur në muajin korrik në Parkun e Jelloustonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ndezur një debat të madh mbi sigurinë e vizitorëve të këtij parku.

Në videon në fjalë shfaqet një bizon, që fillimisht duket i qetë, deri në momentin kur i vërsulet një grupi turistësh dhe fluturon në ajër një vajzë 9-vjeçare.

Fatmirësisht vajza e mitur ka shpëtuar me disa dhe fraktura të lehta pa pasoja afatgjata për shëndetin e saj. Por, kritikët u janë vërsulur organizatorëve të guidave dhe rojtarëve të këtij parku për pakujdesi në garantimin e sigurisë për vizitorët.

Shoqatat e mbrojtjes së kafshëve kanë fajësuar edhe vetë vizitorët, që u afrohen shumë kafshëve në këtë park. Për rastin në fjalë, shoqatat thanë se bizonit i ka tërhequr vëmendjen njëri prej vizitorëve i veshur me bluzë të kuqe dhe këshillojnë që të shmangin këtë ngjyrë në momentin që vizitojnë këtë park.

Ndërkohë, vetë autoritetet e mirëmbajtjes të këtij parku kanë dalë me një deklaratë ku njoftojnë se po hetojnë për të nxjerrë përgjegjësitë e tyre në këtë rast. Pas incidentit, këto autoritetet urdhëruan vizitorët që të mos u afrohen më shumë se 100 metra bizonëve.

Negociatat, Reeker: Disa liderë kanë pikëpamje të shekullit të 19-të
Negociatat, Reeker: Disa liderë kanë pikëpamje të shekullit të 19-të Gazeta Si 65 Shikime • 7 years më parë

Ndihmës Sekretari Amerian i Shtetit për Euroaziatike, Philip Reeker ka kritikuar ashpër sot Bashkimin Europian për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriu.
Disa liderë të BE-së kanë pikëpamje të shekullit të 19-të për Ballkanin Perëndimor ”, ka thënë Reeker. “U zhgënjyem, këtë e bëri të qartë edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Video 4 - Ilirian Kikija, Jeta ime Meato 7-vjeçar.mp4
Video 4 - Ilirian Kikija, Jeta ime Meato 7-vjeçar.mp4 Gazeta Si 72 Shikime • 7 years më parë

E teksa Mateo vjen e na bashkohet, pasi e thërret Iliri, ky i fundit tashmë i rritur thotë se, babait ja preu këmbën treni…ndërsa Iliri përpiqet ta fshehë pakëz historinë e tij, para syve të Mateos. “Çfarë e ke lalin?” – e pyet Iliri – “Jetë”, i përgjigjet Mateo. E ndërsa i tërheq vëmendjen Iliri që të shikojë nga kamera e pyet sërish: “Kush është lali për ty?”. “Bota ime”, ja kthen Mateo 7-vjeçar. Më pas Iliri e puth fort në ballë dhe i thotë që “është gjëja më e shtrenjtë”.

Video shperthimi i kontrolluar.mp4
Video shperthimi i kontrolluar.mp4 Gazeta Si 53 Shikime • 7 years më parë

Forcat xheniere ne Durrës po përgatiten te realizojne shperthimin e telekomanduar te një pallati 5 katesh ne zonen e plazhit ne Durres

Showing 45 out of 67