Videot kryesore
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka urdhëruar nisjen e hetimeve në lidhje me kryetaren e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, pas publikimit të një serie videosh në rrjetet sociale, ku dyshohet se gjyqtarja përdor korridoret dhe zyrën e institucionit që drejton si pasarelë për të treguar luksin.
ILD thotë se është njohur me materialet filmike të shpërndarë në media ditën e diel dhe fill pas kësaj, kreu i këtij institucioni, Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor.
Mbetet për t’u parë përfundimi i këtij hetimit të nisur, nëse ILD do t’i kërkojë Këshillit të Lartë Gjyqësor shkarkimin e saj. Ajo që dihet është se gjyqtarja Kapedani është në krye të gjykatës në një nga rrethet më problematikë sa i takon rendit e sigurisë.
Enkeleda Kapedani ka marrë drejtimin e Gjykatës së Elbasanit në shtator të vitit të kaluar, ndërsa si emër është përfolur në disa raste për vendime të dyshimta, si në rastin e 2019-ës, kur liroi nga burgu Viktor Ymerin, anëtar i bandës së Gaxhait.
Në dytën e dytë të zbritjes në terren, njësia speciale “Operacioni Forca e Ligjit” njoftoi se ka dorëzuar kërkesat për të provuar burimin e ligjshëm të pasurive tek Lulzim Berisha në Durrës dhe tek Ardian Çapja në Elbasan.
I pari u dënua në 2012 me burgim të përjetshëm për një sërë akuzash të rënda, por u lirua me kusht në 2016 pas një vendimi të kundërshtuar të Gjykatës së Apelit të Durrësit. Ndërkohë, për Ardian Çapjan ka dyshime se është i përfshirë në aktivitetin e vrasjeve me pagesë përgjatë periudhës 2009-2016 dhe akuzohet gjithashtu edhe për “vrasje të efektivit të policisë, mbetur në tentativë”, në një ngjarje të ndodhur pak vite më parë në qytetin e Elbasanit, ku dyshohet se Ardian Çapja ka qëlluar ndaj një patrulle policore.
Tre sfidat e BE që do të përcaktojnë raportin me Ballkanin Perëndimor: 1. Arkitektura e sigurisë europiane në kushtet krizës së besimit tek multilateralizmi; 2. Efektet e ‘divorcit’ Brexit dhe vështirësia për një ‘martesë’ të re; 3. Roli e influenca e BE si fuqi botërore