Videot kryesore

Thirrja e një balene në oqeanin Paqësor
Thirrja e një balene në oqeanin Paqësor Gazeta Si 85 Shikime • 7 years më parë

Thirrja e një balene në oqeanin Paqësor

Mitsotaqis pret Ramën; në Athinë nis takimi mes dy Kryeministrave
Mitsotaqis pret Ramën; në Athinë nis takimi mes dy Kryeministrave Gazeta Si 102 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama ka nisur në Athinë takimin me homologun e tij grek, Qirjakos Mitsotaqis.

Pas pritjes protokollare në hyrje të godinës së Qeverisë greke dhe pas shtrëngimit të duarve dhe shkrepjes së fotove të rastit, dy Kryeministrit dhe delegacionet që i shoqëronin i janë drejtuar sallës së takimit.

Kryeministri Edi Rama shoqërohet nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe Këshilltari Endri Fuga, ndërsa Kryeministri grek, Mitsotaqis shoqërohej nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias dhe pjesëtarë të tjerë të stafit të tij.

Rama ndodhet në kryeqytetin greke për të marrë pjesë në punimet dyditore të samitit mes vendeve të Bashkimit Europian me vendet e Ligës Arabe.

Amerikanët boshatisin supermarketet
Amerikanët boshatisin supermarketet Gazeta Si 54 Shikime • 6 years më parë

Fenomenti i zbrazjes së supermarketeve nga paniku i koronavirusit ka kapërcyer Oqeanin Atlantik.

Sa më shumë shtetet të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe administrata federale e Donald Trump forcojnë masat e sigurisë, aq më shumë duket se shtohen dozat e panikut mes qytetarëve amerikanë.

Në disa zona është vënë re fenomeni që shoqëroi masat drastike të ndërmarra nga qeveria italiane për parandalimin e përhapjes së virusit, që u shoqërua në disa rajone veriore të vendit me dyndje njerëzish nëpër supermarkete dhe boshatisje kryesisht të sektorëve ushqimorë dhe të higjienës.

I njëjti fenomen është vënë re edhe në Amsterdam të Holandës.

Momenti i nisjes së aksionit për shembjen e godinës së Teatrit
Momenti i nisjes së aksionit për shembjen e godinës së Teatrit Gazeta Si 53 Shikime • 6 years më parë

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, rezistenca 2-vjeçare e grupit të aktorëve dhe anëtarëve të shoqërisë civile që ishin vendosur në mbrojtje të Teatrit Kombëtar u shemb. Bashkë me të nisi edhe shembja e godinës.

Operacioni i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Policisë së Shtetit nisi rreth mesnatës, fillimisht me afrimin e fadromave që do të përdoreshin për prishjen dhe më pas me afrimin e forcave të shumta policore, që përfshinë forcat “Shqiponja”, ato të Ndërhyrjes së Shpejt (FNSH) dhe policisë bashkiake.

Rreth orës 04:30 u dha urdhri i ndërhyrjes. Policia mësyu në ambientet ku ndodheshin aktorët dhe pjesëtarët e shoqërisë civile të ngujuar kundër prishjes së Teatrit Kombëtar dhe shpërndarja e tyre. Nga video e shpërndarë përmes rrjeteve sociale nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, përdorimi i forcës nuk mungoi. Regjisori Edmond Budina rrëfeu më vonë se aksioni ngjasonte me një operacion antiterrorist me policë që ishin të armatosur.

Aktivistët e AMT-së pasqyruan në rrjetet sociale të gjithë aksionin dhe u bënë thirrje qytetarëve për ndihmë.

Rama refuzon ftesën e Metës: Debatin bëje me Monikën
Rama refuzon ftesën e Metës: Debatin bëje me Monikën Gazeta Si 42 Shikime • 6 years më parë

Edi Rama foli për afro dy orë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Peshën kryesore të fjalimit të mbajtur u mundua që ta përqëndrojë tek projektet dhe premtimet për mandatin e tretë qeverisës, por minuta të mira u kushtoi edhe kundërshtarëve politikë.

Ajo që ra në sy është se thuajse gjatë të gjithë fjalimit “kurseu” Lulzim Bashën dhe u përqëndrua më fort tek Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Fillimisht Metës i refuzoi ftesën për debat.

“Hajde në debat thotë Meta, Luli thotë në debat, Monika thotë në debat vetëm saliu nuk më do në debat. Iliri të bëjë debatin me Monikën kush është kryetari i LSI-së. Të dalë të bëjë debatin, se që iliri punon për LSI fshehurazi ky është fakt. Pasi të mundë Monikën në debat, pastaj të bëjë debatin me Lulin kush është kryetar i opozitës. Pasi të ketë fituar debatin me Lulin dhe të bëhet kryetar i opozitës dhe pastaj shohim”, tha Rama.

Tonet e përdorura ndaj LSI-së ishin një deja-vu e fushatës zgjedhore të 2017-ës, duke e quajtur “kancer”.

“Ajo është një organizatë që funksionon vetëm me një parim, njësoj si qelizat e kancerit që shtohen vetëm për ta vdekur organizmin që kapin. Me LSI nuk ka mundësi të behet më shumë seç kemi bërë në mandatin e parë. Unë nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë më parë. Kam qenë partizan i bashkimit me LSI dy herë. Mund të kishim bërë shumë më tepër gjëra dhe kemi dhënë atë që qoftë PS, qoftë PD është detyruar të japë kur je në koalicion me LSI, një pjesë të shpirtit”, u shpreh ai.

Më pas ironizoi edhe letrën e drejtuar nga Ilir Meta Asamblesë së PS-së, në të cilën e quan Ramën “refugjat”. “Ajo që më ka bërë përshtypje është që Ilir Meta thotë që juve më keni marrë mua refugjat dhe më keni bërë Kryeministër. Kjo është shprehje që në thelb tregon se sa i do Meta emigrantët”, vijoi Rama.

Meta e sfidoi më herët që të paraqesë një provë të vetme që është takuar me persona që janë subjekte të OFL-së. Rama tha se video nuk ka, por është i sigurtë që takimi ka ndodhur.

“Iliri do video, se është mësuar me video. Unë me video nuk merrem, por është e sigurtë që President në botë dhe në Shqipëri, as Saliu, as ka për të pasur më që dergjet skutave për të bërë fushatë kundër qeverisë për zgjedhjet e ardhshme. Kjo është e sigurtë. Kë takon ai nëpër skuta, ai e di vetë. Fakti që futet nëpër skuta, nëpër kthesa e mbikalime për të rrëzuar qeverinë sikur të ishte më i votuari dhe i kërkuari nga populli opozitar, është në vetvete kriminal”, u shpreh Rama.

⁣Propozimi i Beqajt: Të marrim kapitenë turq për të drejtuar anijet
⁣Propozimi i Beqajt: Të marrim kapitenë turq për të drejtuar anijet Gazeta Si 89 Shikime • 6 years më parë

Parlamenti miratoi vitin e kaluar një ligj përmes të cilit u hoqi Tatimin mbi Vlerën e Shtuar mjeteve ujore që përdoren për qëllime turizmi, si jahtet. Por, pa u mbushur ende viti nga ky vendim, deputeti Ilir Beqaj thotë se Kodi Detar është bërë pengesë për zbatimin e këtij ligji dhe propozon ndërhyrjen.

Beqaj, që ishte relator në nismën e heqjes së TVSH-së për jahtet thotë se ka identifikuar nga ankesat e operatorëve turistikë në këtë treg disa pengesa, si tarifa doganore të ndryshme e mjeteve lundruese të trupëzuara dhe ato me fryrje, shtetësia e kapitenit dhe procedura e zhdoganimit të këtyre mjeteve lundruese.

Aktualisht, Kodi Detar i Shqipërisë përcakton se licencë kapiteni u jepet vetëm shtetasve shqiptarë, ose shtetasve të një vendi anëtar të Bashkimit Europian.

“Kjo e kufizon shumë rrethin e kandidatëve të mundshëm për të drejtuar këto anije në kushtet kur prej vitesh në Shqipëri ne nuk kemi më një shkollë që të përgatisë kapitenë anijesh shqiptarë.

Beqaj thotë se mungesën e kapitenëve për të drejtuar anijet po e vuan edhe industria e peshkimit.

“Nëse rrijmë me kufizimin e vendeve të BE, ata janë më të kushtuteshëm dhe ky problem është edhe me industrinë e peshkimit”, tha Beqaj.

Ilir Beqaj propozon që gjeografia të zgjerohet me listën e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

“Kam bërë këtë propozim duke e zgjeruar gjeografinë me vendet anëtare të OECD, vende që kanë një strukturë administrative që mund t’u besojmë dhënien e licencës. Turqia, si shembull, ka një industri blu mjaft të zhvilluar, në turizëm, peshkim”, deklaroi ai.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në thelb tha se nuk ishte kundër ndërhyrjeve në Kodin Detar, por kërkoi kohë për shkak se ishte në pritje të ekspertizës nga ana e Bashkimit Europian për të ndërhyrë në të gjithë Kodin Detar.

Megjithatë, në lidhje me hapjen e tregut për kapitenë të huaj, MIE kërkoi që të bëhet kujdes dhe të mbrohen kapitenët shqiptarë të paktën tek anijet tregtare me flamuj shqiptarë.

“Mendoj që përsa kohë bëhet fjalë për anije tregtare shqiptare, mendoj që kapitenët shqiptarë të kenë mundësi punësimi të paktën për anijet me flamuj shqiptarë. Nëse ne do ta hapim, atëherë do të mbulohet tregu me kapiteni që janë shtetas të huaj”, deklaron eksperti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Elson Thana.

Diskutimet u bënë në mbledhjen e kësaj të hëne të Komisionit të Ligjeve, ku pati edhe një përplasje mes zv.ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Etjen Xhafaj me kreun e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Xhafaj tha se Komisioni i kishte refuzuar pjesëmarrjen në Komision të drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Detar, Paulin Ndreu. Por, Ulsi Manja tha se kush merr pjesë në mbledhjet e Komisionit e përcakton ministria dhe jo Komisioni.

⁣NATO “pushton” Kuçovën
⁣NATO “pushton” Kuçovën Gazeta Si 93 Shikime • 5 years më parë

Baza Ajrore e Kuçovës po shërben në këtë periudhë si një prej pesë qendrave logjistike të organizimit të stërvitjes “Defender Europe 21”.

Kjo ka bërë që këtu të stacionohen një pjesë e trupave amerikane, shqiptare dhe të aleatëve të tjerë të NATO-s.

Gjatë qëndrimit të trupave këtu, qytetarët e Kuçovës kanë pasur mundësinë të shohin nga afër dhe njihen me teknologjinë më të avancuar të Aleancës ushtarake më të madhe në botë.

Pas përfundimit të kësaj stërvitjeje, pritet që të nisë edhe investimi për shndërrimin e aeroportit të Kuçovës në aeroport të ri ushtarak të NATO-s.

ermal meta ne tirane
ermal meta ne tirane Gazeta Si 52 Shikime • 5 years më parë

⁣ermal meta ne tirane

Zbulohet "shtëpia e barit’ e pajisur me llamba për rritjen e kanabisit në Durrës
Zbulohet "shtëpia e barit’ e pajisur me llamba për rritjen e kanabisit në Durrës Gazeta Si 74 Shikime • 5 years më parë

⁣Zbulohet "shtëpia e barit’ e pajisur me llamba për rritjen e kanabisit në Durrës

Qeveria po studion shtrenjtimin e energjisë për disa familje
Qeveria po studion shtrenjtimin e energjisë për disa familje Gazeta Si 71 Shikime • 4 years më parë

⁣Qeveria po studion shtrenjtimin e energjisë për disa familje

Qeveria po diskuton mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për një grup familjesh që harxhojnë më shumë.

“Po bëjmë një studim për të hequr nga kjo mbrojtje e plotë familjet që konsumojnë shumë energji pasi jetojnë në kushte shumë të mira”, tha Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me tregtarët e shumicës dhe pakicës të ushqimeve.

Rama nuk përmendi se cila do të jetë metoda e përzgjedhur për të përcaktuar çmimin dhe përzgjedhur familjet, por tha se këto familje janë pak në raport me nevojën e krijuar për shkak të krizës energjitike.

“Janë prap një pjesë e vogël. Nuk ndryshon ndonjë gjë të madhe, por prap po e bëjmë këtë pjesë”, tha ai.

Një prej varianteve që mund të aplikohet është i rivendosjes së fashës mbrojtëse, që u hoq nga Rama në mandatin e parë qeverisës. Fasha e vendosur në atë kohë ishte 300 kw për orë. Familjet që harxhonin energji më pak se kjo shifër e paguanin atë me 7 lek kilovati, ndërsa familjet që e tejkalonin atë e paguanin me 13.5 lek kilovati.

Rama e hoqi këtë fashë në mandatin e parë, duke e mesatarizuar çmimin e energjisë elektrike për të gjithë në 9.5 lek kilovati.

Momenti i shpëtimit të tre turistëve çekë që u bllokuan mes zonës së Thethit dhe Valbonës
Momenti i shpëtimit të tre turistëve çekë që u bllokuan mes zonës së Thethit dhe Valbonës Gazeta Si 82 Shikime • 4 years më parë

⁣Momenti i shpëtimit të tre turistëve çekë që u bllokuan mes zonës së Thethit dhe Valbonës

Mjeshtri i violines, Hetem Qerimaj
Mjeshtri i violines, Hetem Qerimaj Gazeta Si 109 Shikime • 4 years më parë

⁣Mjeshtri i violines, Hetem Qerimaj

Atentati ndaj Arjan Ndojt, arrestohen 5 persona, shpallen në kërkim 4 të tjerë
Atentati ndaj Arjan Ndojt, arrestohen 5 persona, shpallen në kërkim 4 të tjerë Gazeta Si 133 Shikime • 4 years më parë

⁣Atentati ndaj Arjan Ndojt, arrestohen 5 persona, shpallen në kërkim 4 të tjerë

Atmosfera në Liverpool pas kualifikimit të Shqipërisë për në finalen e Eurovizion.
Atmosfera në Liverpool pas kualifikimit të Shqipërisë për në finalen e Eurovizion. Gazeta Si 73 Shikime • 3 years më parë

⁣Albina dhe Familja
Kelmendi kanë shkëlqyer me interpretimin, vokalin dhe performancën e tyre në
skenën e Liverpool me këngën ‘Duje’. I gjithë interpretimi ishte i kompletuar deri
në detaje edhe me veshjet e familjes Kelmendi që plotësonin të gjithë skenën që
për disa minuta ishte ‘Kuq e Zi’.

Festivali Folklorik
Festivali Folklorik Gazeta Si 98 Shikime • 3 years më parë

⁣Grupet artistike të qarkut të Fierit në
Festivalin Folklorik

Sherr në Kavajë mes dy grupeve, arrestohet i riu që dhunoi 44-vjeçarin në makinë
Sherr në Kavajë mes dy grupeve, arrestohet i riu që dhunoi 44-vjeçarin në makinë Gazeta Si 68 Shikime • 3 years më parë

⁣Sherr në Kavajë mes dy grupeve, arrestohet i riu që dhunoi 44-vjeçarin në makinë

Studentët e Mjekësisë protestojnë kundër "kontratës së detyrueshme" pas diplomimit
Studentët e Mjekësisë protestojnë kundër "kontratës së detyrueshme" pas diplomimit Gazeta Si 76 Shikime • 3 years më parë

⁣Studentët e Mjekësisë protestojnë kundër "kontratës së detyrueshme" pas diplomimit

Zbukurimet për festat në Sarande
Zbukurimet për festat në Sarande Gazeta Si 53 Shikime • 3 years më parë

⁣Magjia e festave të Fundvitit ka përfshirë edhe qytetin bregdetar të Sarandës, duke e renditur tregun e Krishtlindjeve ndër më të mirët në Europë.

‘Mirë se vjen zoti Blinken’, Tirana bëhet gati të presë sekretarin amerikan të Shtetit
‘Mirë se vjen zoti Blinken’, Tirana bëhet gati të presë sekretarin amerikan të Shtetit Gazeta Si 74 Shikime • 3 years më parë

⁣Në Tiranë kanë nisur përgatitjet edhe për
mikpritjen e sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Në rrugët ku do të kalojë Blinken janë
vendosur flamuj shqiptarë dhe amerikanë. Ndërsa në Fakultetin Politeknik është vendosur
një banderolë e zyrtarit të lartë amerikan, me mbishkrimin “Mirë se vjen zoti
Blinken”.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj futet në SPAK
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj futet në SPAK Gazeta Si 82 Shikime • 2 years më parë

⁣Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj futet në SPAK

Showing 28 out of 30