Videot kryesore

Momenti i arrestimit të Ragip Gilës, autorit të vrasjes së dyfishtë në Shkodër
Momenti i arrestimit të Ragip Gilës, autorit të vrasjes së dyfishtë në Shkodër Gazeta Si 48 Shikime • 11 muaj më parë

⁣Momenti i arrestimit të Ragip Gilës, autorit të vrasjes së dyfishtë në Shkodër

Hoti gjen golin e parë në Turqi
Hoti gjen golin e parë në Turqi Gazeta Si 41 Shikime • 9 muaj më parë

Dardani Engjëll Hoti ishte heroi i Umraniyespor në fitoren ndaj Sivasspor. Atij ju deshën 2' në raundin e 11 për golin e vetëm të ndeshjes.

Pandemia e heshtur e rezistencës ndaj antibiotikëve
Pandemia e heshtur e rezistencës ndaj antibiotikëve Gazeta Si 40 Shikime • 4 muaj më parë

⁣Numri i jetëve të humbura në të gjithë botën për shkak të infeksioneve që janë rezistente ndaj medikamenteve që synojnë t’i trajtojnë ato mund të rritet me gati 70% deri në vitin 2050.

Negociatat, Hahn optimist: Shpresojmë para vjeshtës
Negociatat, Hahn optimist: Shpresojmë para vjeshtës Gazeta Si 110 Shikime • 7 years më parë

Komisioni Europian do të paraqesë në fund të muajit maj rekomandimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn e konfirmoi këtë dhe thotë se nuk e ka humbur shpresën se Këshilli Europian do të vendosë pozitivisht para pushimeve të verës.

Por, kur vjen puna për progresin, Hahn thekson më fort atë të bërë nga Shkupi, ndërsa për Tiranën vlerëson reformën në drejtësi.

Vdes në ring boksieri argjentinas, rihapet diskutimi për boksin
Vdes në ring boksieri argjentinas, rihapet diskutimi për boksin Gazeta Si 118 Shikime • 7 years më parë

Vdes në ring boksieri argjentinas, rihapet diskutimi për boksin

Takim me arinjtë polar në kufijtë e Arktikut
Takim me arinjtë polar në kufijtë e Arktikut Gazeta Si 89 Shikime • 7 years më parë

Takim me arinjtë polar në kufijtë e Arktikut

Mitsotaqis pret Ramën; në Athinë nis takimi mes dy Kryeministrave
Mitsotaqis pret Ramën; në Athinë nis takimi mes dy Kryeministrave Gazeta Si 70 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama ka nisur në Athinë takimin me homologun e tij grek, Qirjakos Mitsotaqis.

Pas pritjes protokollare në hyrje të godinës së Qeverisë greke dhe pas shtrëngimit të duarve dhe shkrepjes së fotove të rastit, dy Kryeministrit dhe delegacionet që i shoqëronin i janë drejtuar sallës së takimit.

Kryeministri Edi Rama shoqërohet nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe Këshilltari Endri Fuga, ndërsa Kryeministri grek, Mitsotaqis shoqërohej nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias dhe pjesëtarë të tjerë të stafit të tij.

Rama ndodhet në kryeqytetin greke për të marrë pjesë në punimet dyditore të samitit mes vendeve të Bashkimit Europian me vendet e Ligës Arabe.

Helmimi i nxënësve në Fier
Helmimi i nxënësve në Fier Gazeta Si 64 Shikime • 6 years më parë

Helmimi i nxënësve në Fier, përfundojnë 20 nxënës në spital

Minutë pas minute, rastet e individëve të prekur me Koronavirus nëpër shtete të ndryshme të botës
Minutë pas minute, rastet e individëve të prekur me Koronavirus nëpër shtete të ndryshme të botës Gazeta Si 48 Shikime • 6 years më parë

Në këtë video mund të shihni se si ka qënë ritmi i përhapjes së Koronavirusit në botë.

Covid-19, 9 raste të reja dhe kaq të shëruar në 24 orët e fundit
Covid-19, 9 raste të reja dhe kaq të shëruar në 24 orët e fundit Gazeta Si 53 Shikime • 6 years më parë

Për të dytën ditë me radhë numri i rasteve të reja me të infektuar me Covid-19 nuk kalon 10 persona. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 raste të reja dhe po 9 persona konsiderohen të shëruar.

Rastet e reja janë identifikuar në dy vatra që konsiderohen të nxehta sa i përket infeksionit. Pesë janë në Tiranë dhe katër të tjerat janë në rrethin e Krujës. Instituti i Shëndetit Publik tha se këto raste ishin të vetmet që rezultuan pozitivë nga 245 testime që ishin kryer në 24 orët e fundit.

Në total, numri i të infektuarve aktivë, ISHP tha se janë 263, ku vetëm 33 prej tyre janë të shtruar në spital. Nga pjesa që është shtruar në Spitalin Infektiv dhe në Spitalin Shefqet Ndroqi shtatë pacientë janë në terapi intensive.

Numri i rasteve të përgjithshme me Covid-19 në Shqipëri shkoi në 782, ndërsa persona që konsiderohen si të shëruar janë 488 të shëruar.

Rama-Basha zhvendosin betejën në fshat
Rama-Basha zhvendosin betejën në fshat Gazeta Si 50 Shikime • 6 years më parë

Edi Rama dhe Lulzim Basha pasqyruan krejt ndryshe gjendjen e fermerëve dhe të tregtarëve të fruta-perimeve në takimet që zhvilluan këtë të mërkurë në pak kilometra distancë nga njëri-tjetri. Kryeministri u ndal në tregun agro-ushqimor të Divjakës dhe tek një fermë e mbarështimit të lopëve në zonë, ndërsa kryedemokrati tek tregu agro-ushqimor i Rrogozhinës.

I shoqëruar nga kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Kryeministri vizitoi një pikë grumbullimi fruta-perimesh në Divjakë, që me financimet e BE-së në kuadër të programit IPARD ka zgjeruar kapacitetet dhe modernizuar ambientet.

Rama e solli si këtë rast si udhërrëfyes të transformimit të fshatit dhe orientimit të tregut drejt marrëdhënieve privat-privat.

Pas kësaj vizite, po në shoqërinë e ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca Kryeministri Edi Rama u zhvendos në një fabrikë të prodhimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, që me mbështetjen e fondeve IPARD të Bashkimit Europian ka zgjeruar me një të tretën kapacitetin e prodhimit, me mbi 1 mijë kokë lopë.

Edhe këtë rast, Kryeministri e solli si shembull se më shumë sesa vullneti për punë i fermerëve me rëndësi të madhe është orientimi dhe përfshirja në një zinxhir prodhimi e tregtimi më të madh dhe më të sigurtë. Shembullin e orientoi duke pyetur sipërmarrësin e fabrikës.

Por, pak kilometra më në veri, Lulzim Basha bënte një panoramë krejt tjetër nga ajo e Edi Ramës. I ndalur në tregun agro-ushqimor të Rrogozhinës, Basha akuzoi Qeverinë se ashtu si mijëra biznese dhe qytetarë të tjerë ka lënë në mëshirë të fatit edhe fermerët, duke mos ofruar ndihmën e nevojshme financiare për të përballuar krizën e Covid19.

“E vërteta nuk është turp. Turp është për atë që lekët e taksave tuaja ua çon oligarkëve e nuk ua jep ju. Kur vjen dita që t’ju ndihmojë, shteti i merr lekët dhe ia çon oligarkëve, jep tendera e koncensione. Ka lënë gjithë popullin në mjerim”, deklaroi Basha.

Veç Ramës dhe Bashës deklarata kundërshtuese me njëri-tjetrin dhanë edhe fermerët me të cilët ata u takuan. Sipërmarrësit me të cilët u takua Rama në Lushnje u shprehën të kënaqur në lidhje me punën e bërë, investimet në infrastrukturë dhe ndihmën e marrë dhe problematikat kryesore i lidhën përgjithësisht me mungesën e kulturës dhe mentalitetit të fermerit për t’iu bashkuar një zinxhiri prodhimi dhe tregtimi më të madh e që i garanton shitjen.

Të kundërtën shprehën fermerët dhe tregtarët me të cilët u takua Lulzim Basha në Rrogozhinë.

“Shitjet në treg kanë rënë gjysmë për gjysmë. Është krizë e thellë, e hedhim prodhimin që nuk shitet. Asnjë ndihmë nuk kemi marrë”, thanë ata, duke akuzuar drejtpërdrejtë Qeverinë se i ka braktisur në ditët e tyre më të vështira.

Situatë kaotike në Kakavijë
Situatë kaotike në Kakavijë Gazeta Si 66 Shikime • 6 years më parë

Situatë kaotike në Kakavijë

Rama refuzon ftesën e Metës: Debatin bëje me Monikën
Rama refuzon ftesën e Metës: Debatin bëje me Monikën Gazeta Si 40 Shikime • 6 years më parë

Edi Rama foli për afro dy orë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Peshën kryesore të fjalimit të mbajtur u mundua që ta përqëndrojë tek projektet dhe premtimet për mandatin e tretë qeverisës, por minuta të mira u kushtoi edhe kundërshtarëve politikë.

Ajo që ra në sy është se thuajse gjatë të gjithë fjalimit “kurseu” Lulzim Bashën dhe u përqëndrua më fort tek Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Fillimisht Metës i refuzoi ftesën për debat.

“Hajde në debat thotë Meta, Luli thotë në debat, Monika thotë në debat vetëm saliu nuk më do në debat. Iliri të bëjë debatin me Monikën kush është kryetari i LSI-së. Të dalë të bëjë debatin, se që iliri punon për LSI fshehurazi ky është fakt. Pasi të mundë Monikën në debat, pastaj të bëjë debatin me Lulin kush është kryetar i opozitës. Pasi të ketë fituar debatin me Lulin dhe të bëhet kryetar i opozitës dhe pastaj shohim”, tha Rama.

Tonet e përdorura ndaj LSI-së ishin një deja-vu e fushatës zgjedhore të 2017-ës, duke e quajtur “kancer”.

“Ajo është një organizatë që funksionon vetëm me një parim, njësoj si qelizat e kancerit që shtohen vetëm për ta vdekur organizmin që kapin. Me LSI nuk ka mundësi të behet më shumë seç kemi bërë në mandatin e parë. Unë nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë më parë. Kam qenë partizan i bashkimit me LSI dy herë. Mund të kishim bërë shumë më tepër gjëra dhe kemi dhënë atë që qoftë PS, qoftë PD është detyruar të japë kur je në koalicion me LSI, një pjesë të shpirtit”, u shpreh ai.

Më pas ironizoi edhe letrën e drejtuar nga Ilir Meta Asamblesë së PS-së, në të cilën e quan Ramën “refugjat”. “Ajo që më ka bërë përshtypje është që Ilir Meta thotë që juve më keni marrë mua refugjat dhe më keni bërë Kryeministër. Kjo është shprehje që në thelb tregon se sa i do Meta emigrantët”, vijoi Rama.

Meta e sfidoi më herët që të paraqesë një provë të vetme që është takuar me persona që janë subjekte të OFL-së. Rama tha se video nuk ka, por është i sigurtë që takimi ka ndodhur.

“Iliri do video, se është mësuar me video. Unë me video nuk merrem, por është e sigurtë që President në botë dhe në Shqipëri, as Saliu, as ka për të pasur më që dergjet skutave për të bërë fushatë kundër qeverisë për zgjedhjet e ardhshme. Kjo është e sigurtë. Kë takon ai nëpër skuta, ai e di vetë. Fakti që futet nëpër skuta, nëpër kthesa e mbikalime për të rrëzuar qeverinë sikur të ishte më i votuari dhe i kërkuari nga populli opozitar, është në vetvete kriminal”, u shpreh Rama.

Rama: Skavica shpëton Shkodrën nga përmbytja e HEC-eve
Rama: Skavica shpëton Shkodrën nga përmbytja e HEC-eve Gazeta Si 106 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se pavarësisht menaxhimit të mirë të Kaskadës së Drinit, përmbytjet në zonën e Shkodrës nuk mund të shmangen përsa kohë nuk është ndërtuar hidrocentrali i Skavicës.

“Çështja e Kaskadës së Drinit lidhet edhe me një mungesë objektive, qyshse Kaskada është ndërtuar; mungesa e Skavicës. Ndërtimi i Skavicës, që ne e kemi futur në proces dhe do të jetë realitet në mandatin e ardhshëm do të mbyllë kapitullin e frikës nga shkarkimet e hidrocentraleve, por deri sa të jetë Skavica e aty, që është rezervuari ujëmbledhës dhe balancuesi i Kaskadës, për të mos lejuar që asnjë pikë uji të shkarkohet, por çdo pikë uji të kthehet në energji, sfida e menaxhimit është sfida kryesore dhe ne e kemi fituar këtë herë sfidën e menaxhimit, falë ndjekjes së procedurave dhe falë vëmendjes 24 orë në 24 të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe aftësisë profesionale të drejtorit të KESH, Benet Beci”, deklaroi Rama.

Ndërkohë, ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi tha se Qeveria nuk e ka ende një vlerësim për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet. Për këtë, ajo tha se duhet pritur edhe pak ditë. Ajo që vlerësoi Ekonomi ishte se kanalet kulluese nuk kanë shkaktuar dëme në tokat bujqësore, duke e argumentuar këtë me investimet e bëra në pastrimin e tyre dhe hidrovore.

“Ne duhet të kemi durim kur ka situata të tilla, se duhet të kalojnë 2 javë që të vlerësohet dëmi. Ne kemi 0 dëmtime nga kanalet kulluese, largim të ujërave në kanalet e larta dhe 0 argjinatura të dëmtuara. Në pikun e reshjeve kishim 88342 ha të përmbytur, ndërsa mbrëmë sipërfaqja aktuale në ujë është 3340 ha dhe pritet që të lirohet”, tha ministrja.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se reshjet ishin dyfish në krahasim me përmbytjet e 2010-ës dhe se situata ishte kërcënuese nga Drini deri në Vjosë, por dëmet, sipas tij ishin shumë më të vogla.

"Këtë herë patëm kërcënime shumë të mëdha dhe situatë që mund të vinte edhe si herët e tjera. Kujtojmë se Vjosa është një kërcënim konstant. Ne kemi pasur më shumë se dyfish reshje në janar 2021 sesa në vitin 2010 sipas të gjitha shifrave zyrtare. Diferencë akoma më e madhe është vënë re edhe për shtëpitë me dëme në elektroshtëpiake apo edhe dëmet në bagëti", deklaroi Peleshi.

Meta përshëndet me dorë Kryemadhin pas votimit
Meta përshëndet me dorë Kryemadhin pas votimit Gazeta Si 74 Shikime • 5 years më parë

Kryemadhi votoi e para, Presidenti Meta fill pas tij

Policia shtrin në tokë një person të shpallur në kërkim
Policia shtrin në tokë një person të shpallur në kërkim Gazeta Si 77 Shikime • 5 years më parë

⁣Policia shtrin në tokë një person të shpallur në kërkim

Spanjë, Ardi Veliu paralajmëron goditjen e pasurive të trafikantëve të drogës
Spanjë, Ardi Veliu paralajmëron goditjen e pasurive të trafikantëve të drogës Gazeta Si 69 Shikime • 5 years më parë

⁣Spanjë, Ardi Veliu paralajmëron goditjen e pasurive të trafikantëve të drogës

Vrasja e ish-policit në Laç, në gusht 2020 iu bë atentat djalit në mes të rrugës
Vrasja e ish-policit në Laç, në gusht 2020 iu bë atentat djalit në mes të rrugës Gazeta Si 136 Shikime • 5 years më parë

⁣Vrasja e ish-policit në Laç, në gusht 2020 iu bë atentat djalit në mes të rrugës

Zbulohet "shtëpia e barit’ e pajisur me llamba për rritjen e kanabisit në Durrës
Zbulohet "shtëpia e barit’ e pajisur me llamba për rritjen e kanabisit në Durrës Gazeta Si 71 Shikime • 5 years më parë

⁣Zbulohet "shtëpia e barit’ e pajisur me llamba për rritjen e kanabisit në Durrës

video-qafe-shtama2
video-qafe-shtama2 Gazeta Si 49 Shikime • 5 years më parë

⁣Siç shihet edhe nga këto foto e video, e gjithë rruga Krujë-Qafë Shtamë është e ngrirë nga akulli dhe në të duken qartë edhe shenjat e gomave që kanë lënë automjetet që kanë rr

Showing 28 out of 31