Videot kryesore

protesta ecoalbania.mp4
protesta ecoalbania.mp4 Gazeta Si 57 Shikime • 7 years më parë

Organizata Eco Albania dhe ambinetalistë të tjerë janë bashkuar pranë kryeministrisë për të protestuar kundër shkatërrimit të natyrës, të cilën sipas tyre po e sjellin mbi të gjitha ndërtimet e HECE-ve në zonat e mbrojtura

Lagjja muze e Pogradecit
Lagjja muze e Pogradecit Gazeta Si 309 Shikime • 7 years më parë

Lagjja muze e Pogradecit

Momenti i mberritjes se Lukakut ne Milano
Momenti i mberritjes se Lukakut ne Milano Gazeta Si 80 Shikime • 7 years më parë

Momenti i mberritjes se Lukakut ne Milano

Video emisioni i Rai 3 per kanabisin.mp4
Video emisioni i Rai 3 per kanabisin.mp4 Gazeta Si 102 Shikime • 7 years më parë

Video e kronikës së dhënë në edicionin e lajmeve të televizionit italian Raitre (Rai 3) mbi një raport sekret të policisë italiane ku jepen edhe fotot përkatëse të fotografimit nga ajri. Sipas kësaj kronike mbjellja e kanabisit e farës vietnameze bëhet jo në parcela të mëdha masive, por të sipërfaqe të vogla.

Reforma Zgjedhore, Rama jep 24 orë afat
Reforma Zgjedhore, Rama jep 24 orë afat Gazeta Si 48 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama u përpoq që të shmangë komentet mbi ecurinë e bisedimeve me opozitën për reformën zgjedhore, megjithëse tha se ishte në dijeni të të gjithë procesit. Refuzimi për të komentuar propozimet e opozitës, Kryeministri e lidhi me përpjekjet e ndërkombëtarëve për të mundësuar konsensusin.

Megjithatë, Rama këmbëngul se mazhoranca do të qëndrojë brenda kornizave të rekomandimeve të bëra nga OSBE/ODIHR, sidomos tek depolitizimi i administratës publike dhe tek shtrirja e teknologjisë në procesin e votimit. Këto janë dy nga tre pikat ku ka ngecur dialogu, pasi opozita kërkon shtrirje 100 për qind të identifikimit biometrik të zgjedhësve.

“Ka një sugjerim të kthyer në një kërkesë që nga Bundestagu është përfshirë në dokumentin e Këshillit për një reformë zgjedhore mbi bazën e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, që do të votohet në Parlament. Mbi bazën e këtyre rekomandimeve, gjithçka që nuk është shkencë, ne jemi të hapur deri në fund për çdo gjë. Por, duke qenë se në këtë proces për të ndihmuar janë përfshirë edhe partnerë miq të Shqipërisë, nuk dëshiroj që të bëj komente para sesa të flasin dëshmitarët”, tha ai.

Kryeministri nënkuptoi se brenda 24 orëve do të mësohet nëse ndërmjetësuesit ndërkombëtarë do të jenë të suksesshëm në përpjekjet e tyre për marrëveshje apo jo. Ai i rezervoi vetes të drejtën për të folur më tepër për reformën zgjedhore pas disa orësh dhe me afat maksimal 24 orë.

“Pas disa orësh, maksimumi 24 orësh do të flas”, tha ai.

Afati përkon me mbledhjen e radhës të Këshillit Politik, që është thirrur pasditen e kësaj të marte në orën 17:00.

Rama iu përgjigj edhe kërkesave për ndryshim sistemi.

“Ata që mendojnë se ky sistem, ai sistem mund të bëjë mrekulli nuk është e vërtetë. Është thjesht çështje respektimi standardesh dhe garantimi standardesh. Ne për këtë kemi punuar dhe besoj e kemi bërë detyrën tonë dhe për këtë ka dëshmitarë”, deklaroi ai.

Kryeministri tha se ndjente keqardhje që në 2020 klasa politike shqiptare kishte ende nevojë për ndërhyrjen e ambasadave ndërkombëtarë për të diskutuar një çështje, që thotë se përcakton rregullaat e lojës.

“Duhej ta kishim bërë vetë këtë, por duke qenë se palët e tjera kanë nevojë për këtë element për garanci, nuk ka problem. u jam mirënjohës miqëve që janë përpjekur të na ndihmojnë duke lehtësuar procesin e komunikimit. Nuk bëj koment sot për këtë pasi mendoj që ka akoma të tjerë që duhet të flasin”, u shpreh ai.

Çështjet që qëndrojnë në mes të marrëveshjes

Mes dështimit dhe arritjes së konsensusit qëndrojnë tre çështje. E para lidhet me identifikimin biometrik të votuesve. Opozita kërkon që ky identifikim të zbatohet në të gjithë vendin, ndërsa socialistët propozojnë fillimisht një projekt pilot, që do të përfshijë deri në 10 për qind të elektoratit.

Pika e dytë lidhet me depolitizimin e administratës zgjedhore, që është edhe një rekomandim i OSBE/ODIHR. Socialistët këmbëngulin tek kjo pjesë. PD dhe LSI nga ana tjetër janë tërhequr disi nga qëndrimi fillestar kundër këtij propozimi dhe duken të gatshëm që të japin konsensusin për të, por e kanë kushtëzuar depolitizimin e administratës me identifikimin biometrik 100 për qind.

Pika e tretë lidhet me Kolegjin Zgjedhor. Mazhoranca propozon që anëtarë të këtij kolegji të jenë vetëm gjyqtarët e Apelit që kanë kaluar procesin e vettingut, ndërsa opozita fillimisht propozoi që pjesë e këtij Kolegji të bëheshin gjyqtarë të të gjitha shkallave të gjyqësorit, edhe pa e kaluar vettingun.

Por, ditët e fundit opozita ka paraqitur një propozim të ri, sipas të cilit Gjykata Kushtetuese duhet të marrë kompetencat e Kolegjit Zgjedhor. Socialistët shprehin rezerva për këtë propozim dhe deklarojnë se ky propozim mund të kërkojë ndërhyrjen në Kushtetutë, pasi Kushtetuta i ka të përcaktuara kompetencat e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë, palët kanë rënë dakord për një mori çështjet të tjera, duke filluaar që nga kamerat në qendrat e votimit, aktivizimin e SPAK-ut në hetimin e krimit zgjedhor, imunitet penal ndaj personave që denoncojnë krimet zgjedhore, hapje e kutive të votimit me kërkesa të partive, kur ka dyshime të arsyeshme për mospërputhje numri votuesish me fletët e votimit, financimi në fushatë eleketorale dhe vendosja e një perimetri të gjerë sigurie rreth qendrave të votimit.

Drafti i PD e josh, opozita parlamentare bojkoton "Ligjet"
Drafti i PD e josh, opozita parlamentare bojkoton "Ligjet" Gazeta Si 59 Shikime • 6 years më parë

Komisioni i Ligjeve u mblodh për të diskutuar draftet dhe amendamentet e propozuara nga mazhoranca dhe opozita parlamentare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Rudina Hajdari kërkoi që mbledhja të shtyhet.

“Duhet ta shtyjmë këtë, sepse duhet të rakordohemi me opozitën jashtëparlamentare, kemi nesër një takim në këshillin politik dhe do të ishte e udhës të zhvillojmë atë takim dhe pas shqyrtimit të propozimit të opozitës jashtëparlamentare të bëjmë një takim tjetër. propozimi i opozites jashtëparlamentare preg shume nene të propozimeve sot”, u shpreh ajo.

Damian Gjiknuri e hodhi poshtë, duke thënë se Komisioni të vazhdojë punën me shqyrtimin e propozimeve të opozitës parlamentare dhe të mazhorancës, ndërsa për propozimin e PD-së ai të diskutohet në Këshill. Gjiknuri tha se halli i PD-së janë koalicionet.

Por, Myslim Murrizi u shpreh se veç koalicioneve, drafti i PD-së propozon edhe hapjen e plotë të listave.

Kjo është mbledhja e dytë e Komisionit me këtë temë. Kreu i Komisionit të Ligjeve tha se është bërë një draft i integruar mes propozimit të opozitës parlamentare dhe propozimit të Partisë Socialiste.

Manja kërkoi që opozita të tërhiqet nga ato nene që nuk kanë lidhje me ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut, mes të cilave është edhe propozimi për të kaluar në një sistem proporcional kombëtar.

Ky propozim është i Nismës Thurje, që në Kuvend është depozituar nga deputeti Ralf Gjoni.

Promo - Babai Im, Gazeta Si
Promo - Babai Im, Gazeta Si Gazeta Si 79 Shikime • 6 years më parë

⁣Promo - Babai Im, Gazeta Si

⁣Propozimi i Beqajt: Të marrim kapitenë turq për të drejtuar anijet
⁣Propozimi i Beqajt: Të marrim kapitenë turq për të drejtuar anijet Gazeta Si 65 Shikime • 6 years më parë

Parlamenti miratoi vitin e kaluar një ligj përmes të cilit u hoqi Tatimin mbi Vlerën e Shtuar mjeteve ujore që përdoren për qëllime turizmi, si jahtet. Por, pa u mbushur ende viti nga ky vendim, deputeti Ilir Beqaj thotë se Kodi Detar është bërë pengesë për zbatimin e këtij ligji dhe propozon ndërhyrjen.

Beqaj, që ishte relator në nismën e heqjes së TVSH-së për jahtet thotë se ka identifikuar nga ankesat e operatorëve turistikë në këtë treg disa pengesa, si tarifa doganore të ndryshme e mjeteve lundruese të trupëzuara dhe ato me fryrje, shtetësia e kapitenit dhe procedura e zhdoganimit të këtyre mjeteve lundruese.

Aktualisht, Kodi Detar i Shqipërisë përcakton se licencë kapiteni u jepet vetëm shtetasve shqiptarë, ose shtetasve të një vendi anëtar të Bashkimit Europian.

“Kjo e kufizon shumë rrethin e kandidatëve të mundshëm për të drejtuar këto anije në kushtet kur prej vitesh në Shqipëri ne nuk kemi më një shkollë që të përgatisë kapitenë anijesh shqiptarë.

Beqaj thotë se mungesën e kapitenëve për të drejtuar anijet po e vuan edhe industria e peshkimit.

“Nëse rrijmë me kufizimin e vendeve të BE, ata janë më të kushtuteshëm dhe ky problem është edhe me industrinë e peshkimit”, tha Beqaj.

Ilir Beqaj propozon që gjeografia të zgjerohet me listën e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

“Kam bërë këtë propozim duke e zgjeruar gjeografinë me vendet anëtare të OECD, vende që kanë një strukturë administrative që mund t’u besojmë dhënien e licencës. Turqia, si shembull, ka një industri blu mjaft të zhvilluar, në turizëm, peshkim”, deklaroi ai.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në thelb tha se nuk ishte kundër ndërhyrjeve në Kodin Detar, por kërkoi kohë për shkak se ishte në pritje të ekspertizës nga ana e Bashkimit Europian për të ndërhyrë në të gjithë Kodin Detar.

Megjithatë, në lidhje me hapjen e tregut për kapitenë të huaj, MIE kërkoi që të bëhet kujdes dhe të mbrohen kapitenët shqiptarë të paktën tek anijet tregtare me flamuj shqiptarë.

“Mendoj që përsa kohë bëhet fjalë për anije tregtare shqiptare, mendoj që kapitenët shqiptarë të kenë mundësi punësimi të paktën për anijet me flamuj shqiptarë. Nëse ne do ta hapim, atëherë do të mbulohet tregu me kapiteni që janë shtetas të huaj”, deklaron eksperti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Elson Thana.

Diskutimet u bënë në mbledhjen e kësaj të hëne të Komisionit të Ligjeve, ku pati edhe një përplasje mes zv.ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Etjen Xhafaj me kreun e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Xhafaj tha se Komisioni i kishte refuzuar pjesëmarrjen në Komision të drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Detar, Paulin Ndreu. Por, Ulsi Manja tha se kush merr pjesë në mbledhjet e Komisionit e përcakton ministria dhe jo Komisioni.

⁣KQZ nuk pengon dot të infektuarit me Covid që të votojnë
⁣KQZ nuk pengon dot të infektuarit me Covid që të votojnë Gazeta Si 43 Shikime • 5 years më parë

Nëse një i infektuar me Covid paraqitet në qendrën e tij të votimit, komisionerët i gjejnë emrin dhe pasi kryejnë të gjitha procedurat që lidhen me identifikimin dhe regjistrimin do ta lënë atë të votojë pa asnjë pengesë.

Burime të Gazetës Si nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thonë se nuk është në tagrin e këtij institucioni që të gjurmojë personat e infektuar me Covid dhe t’u imponojë atyre zbatimin e akteve ligjore në fuqi për izolimin e karantinimin, që rrjedhimisht e përjashton këtë kategori nga e drejta për të votuar më 25 prill.

“KQZ është roje vetëm për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të respektimit të Kodit Zgjedhor dhe të akteve të nxjerra nga vetë KQZ”, thonë burimet.

Ky qëndrim u konfirmua tërthorazi edhe nga Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, kur u pyet në lidhje me vendimin e Komitetit Teknik për të karantinuar emigrantët që kthehen në Shqipëri.

“Në procesin e votimit, anëtarët e Komisionit të Qendrës së Votimit nuk doktorë nuk bëjnë vlerësimin e askujt nëse duhet të paraqitet apo të mos paraqitet në qendrat e votimit. Kush paraqitet në qendrën e votimit do të lejohet që të votojë”, deklaroi Celibashi.

Burimet shtojnë se deri më tani nuk kanë asnjë listë emërore me emra të personave të infektuar me Covid.

“Së pari, edhe nëse do ta kishim një listë të tillë ligjshmëria e saj, përsa na takon ne (KQZ) si institucion do të ishte e dyshimtë. Së dyti, lista të tilla janë dinamike, sepse një person që mund të jetë sot pjesë e saj, s’është nesër pasi mund të rezultojë negativ në testet anti-Covid”, sqarojnë burimet.

Dalja ose jo në votime e persona të infektuar me Covid mbetet në dorë të vullnetit të tyre dhe bashkë me të edhe të gatishmërisë që kanë për t’u përballur me pasojat ligjore, që shkojnë në gjoba deri në 700 mijë lek.

Shqipëria numëron aktualisht rreth 25 mijë të infektuar aktivë. Deri të dielën, kur do të votohet kjo shifër pak pritet që të luhatet. Pjesa dërrmuese e kësaj kategorie janë persona me të drejtë vote, që e përkthyer në mandate deputetësh mund të jetë përcaktuese për dy deri në tre të tillë.

⁣Voton Basha: Të tregojmë vlerat tona unike me të cilat do të përmbysim regjimin Rama-Doshi
⁣Voton Basha: Të tregojmë vlerat tona unike me të cilat do të përmbysim regjimin Rama-Doshi Gazeta Si 47 Shikime • 5 years më parë

I pari nga kandidatët ka votuar kryetari aktual, Lulzim Basha. Në deklaratën e shkurtër të dhënë për gazetarët pasi ka hedhur votën, ai u bëri thirrje anëtarëve të Partisë Demokratike që të marrin pjesë në proces.

“Të tregojmë vlerat tona unike! Vlerat e zgjedhjes së kryetarit sipas parimit një anëtar një votë. Me këto vlera e kemi nisur betejën për ndryshimin për Shqipërinë dhe për shqiptarët, me këto vlera do ta çojmë deri në fund, deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi”, tha ai.

FISKALIZIMI
FISKALIZIMI Gazeta Si 86 Shikime • 5 years më parë

Fiskalizimi

Demokratët mbushin stadiumin “Air Albania” për Kuvendin e Berishës
Demokratët mbushin stadiumin “Air Albania” për Kuvendin e Berishës Gazeta Si 28 Shikime • 5 years më parë

⁣Demokratët mbushin stadiumin “Air Albania” për Kuvendin e Berishës

WhatsApp Video 2021-12-18 at 9
WhatsApp Video 2021-12-18 at 9 Gazeta Si 26 Shikime • 5 years më parë

Berisha tek selia e PD

WhatsApp Video 2022-01-08 at 1
WhatsApp Video 2022-01-08 at 1 Gazeta Si 37 Shikime • 5 years më parë

Berisha marshim pas protestes

Momenti i arrestimit me pistoletë në brez të Ramazan Rrajës nga forcat speciale
Momenti i arrestimit me pistoletë në brez të Ramazan Rrajës nga forcat speciale Gazeta Si 145 Shikime • 3 years më parë

⁣Momenti i arrestimit me pistoletë në brez të Ramazan Rrajës nga forcat speciale

Kandidati socialist Benet Beci shpallet fitues i zgjedhjeve lokale në Bashkinë Shkodër
Kandidati socialist Benet Beci shpallet fitues i zgjedhjeve lokale në Bashkinë Shkodër Gazeta Si 76 Shikime • 3 years më parë

⁣Kandidati socialist Benet Beci shpallet fitues i zgjedhjeve lokale në Bashkinë Shkodër

Tifozët e Beshiktashit dhunohen në mes të Tiranës
Tifozët e Beshiktashit dhunohen në mes të Tiranës Gazeta Si 65 Shikime • 3 years më parë

⁣Tifozët e Beshiktashit dhunohen në mes të Tiranës

Seanca për Fredi Belerin, në Gjykatën e Posaçme shkon edhe Vangjel Dule
Seanca për Fredi Belerin, në Gjykatën e Posaçme shkon edhe Vangjel Dule Gazeta Si 60 Shikime • 3 years më parë

⁣Seanca për Fredi Belerin, në Gjykatën e Posaçme shkon edhe Vangjel Dule

"Biznes familjar" në oborrin e shtëpisë, zbulohen 50.8 kg kanabis në Dimal
"Biznes familjar" në oborrin e shtëpisë, zbulohen 50.8 kg kanabis në Dimal Gazeta Si 94 Shikime • 3 years më parë

"'Biznes familjar" në oborrin e shtëpisë, zbulohen 50.8 kg kanabis në Dimal

Përrmbytje në Tiranë
Përrmbytje në Tiranë Gazeta Si 30 Shikime • 3 years më parë

⁣⁣Cikloni Ciaran ka mbërritur në Shqipëri. Meteorologët thonë se shpejtësia e erës në veri ka mbërritur deri në 40 km në orë. Në zonat e tjera shpejtësia e erës lëviz nga 30 deri në 35 km në orë.

Showing 133 out of 136