Videot kryesore

Grupi i Bences
Grupi i Bences Gazeta Si 122 Shikime • 7 years më parë

Grupi i Bences

PD paralajmëron rikthimin tek protestat
PD paralajmëron rikthimin tek protestat Gazeta Si 39 Shikime • 7 years më parë

A do t’u rikthehet Partia Demokratike dhe aleatët e saj protestave për të kërkuar largimin e Edi Ramës? Kjo është pyetja që po i adresohet gjithnjë e më shumë zyrtarëve të opozitës dhe ai që paralajmëroi se protestat nuk do të jenë larg është Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve, Gazment Bardhi.

“Çdo mjet demokratik që sjell largimin e kësaj qeverie, përfshirë protestat popullore është mundësi reale për ditët në vijim. Nuk ka një datë konkrete për protestë. Kur të ketë një datë konkrete, ne do ta bëjmë publike. Është një vendim që merret nga Kryesia e partisë. Por, unë ju garantoj, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, që është një mjet demokratik, i cili nuk përjashtohet të aplikohet në ditët e ardhshme”, deklaroi Bardhi pas një takimi me strukturat e partisë në Vaun e Dejës.

Takimi ishte në kuadër të turit të takimeve me degët për të bërë një bilanc mbi zhvillimet politike të 2019 dhe caktimi i objektivave për 2020. Kryeobjektivi, sipas Bardhit mbetet i njëjtë dhe ai nuk ndryshon; largimi i Edi Ramës.

“Kjo qeveri e kapur në flagrancë në afera korruptive dhe në bashkëpunim me krimin, ka marrë peng të ardhmen e qytetarëve shqiptarë, ka marrë peng të ardhmen e të rinjve shqiptarë, duke detyruar pjesën dërrmuese të të rinjve të lënë vendin dhe të shkojnë në emigracion. Objektivi ynë politik për vitin 2020 është i njëjti objektiv që kemi pasur që në shkurt te vitit 2019”, deklaroi ai.

Bardhi akuzoi Ministrinë e Drejtësisë se ka bllokuar për 1 muaj e gjysmë kërkesën e prokurorisë për të verifikuar tek autoritetet italiane nëse kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Mark Babani është i dënuar apo jo për vjedhje matanë Adriatikut.

“Unë gjej rastin t’i bëj apel Prokurorisë së Përgjithshme të zbatojë ligjin, të mos zvarrisë procedurat dhe të nxjerrë përfundimet bazuar në të gjitha informacionet që disponon. Në dijeninë time, është duke pritur letërporosinë që ka dërguar në Itali. Dua të sqaroj opinionin publik se kjo letërporosi dhe vonesa që po shkaktohet, ka ardhur për shkak të bllokimit nga Ministria e Drejtësisë. Pra, prej një muaji e gjysëm, letërporosia e përgatitur nga Prokuroria e Përgjithshme nuk u është përcjellë autoriteteve italiane, duke sjellë zvarritje dhe duke lejuar një njeri në konflikt me ligjin, të ushtrojë funksion publik. Një hajdut i certifikuar, sot administron paratë e taksapaguesve të bashkisë së Vaut të Dejës”, tha ai.

Sterilizimi, Ahmetaj: Uli me mbi 23 përqind infeksionet post operatore
Sterilizimi, Ahmetaj: Uli me mbi 23 përqind infeksionet post operatore Gazeta Si 74 Shikime • 7 years më parë

Në harkun kohor të pak ditëve nga Ministria e Shëndetësisë dalin shifra të ndryshme mbi efektet pozitive të koncesionit të sterilizimit në uljen e numrit të infeksioneve pas operacioneve. E fundit që solli një shifër për të mbrojtur këtë koncesion ishte ministrja Ogerta Manastirliu.

“Reduktimi i infeksioneve post operatore është një fakt i përligjur, pasi nga vlerësimet që ne kemi bërë, edhe me Organizatën Botërore të Shëndetësisë ka një reduktim të infeksioneve post operatore nga 30 për qind, në 15.1 për qind që është me të vërtetë një vlerë”, deklaroi para mediave këtë të martë ministrja Manastirliu.

Por, në fund të tetorit të vitit të kaluar, Arben Ahmetaj, në atë kohë kryetar i Komisionit të Ekonomisë, mbronte këtë koncesion, duke deklaruar një tjetër shifër për uljen e infeksioneve pas operacionale.

“Sterilizimi ka ulur me mbi 23 për qind numrin e infeksioneve post operatore. Këtë shifër e keni në ministri dhe mund ta kërkoni. Janë numra njerëzish”, deklaroi Ahmetaj i ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan.

Kjo deklaratë e tij nxiti Faktoje.al, një platformë mediatike që si mision i ka vënë vetes kategorizimin e deklaratave dhe premtimeve të politikanëve në “të vërteta”, apo “të rreme”, që të kërkojë një informacion zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me shifrën e infeksioneve post operatore.

“Faktoje” thotë se i kërkoi Ministrisë e Shëndetësisë informacion mbi numrin e infeksioneve post operatore nga viti 2014, një vit para se të hynte në fuqi kontrata koncesionare e sterilizimit, deri në vitin 2018. Në përgjigjen që ka marrë pas, “Faktoje” thotë se ministria ka deklaruar se nuk ka një regjistër për infeksionet spitalore post operacionale.

Ministria deklaron se shifrat bazohen tek studime të herëpashershme, por është e paqartë se si, ku dhe kur janë publikuar këto studime të kësaj ministrie dhe pyetja që mbetet pa përgjigje është se kë duhet të besojmë, 23 përqindëshin e Arben Ahmetajt, 15.1 përqindëshin e Ogerta Manastirliut, apo Ministrinë e Shëndetësisë si institucion, që thotë se nuk ka shifra fare?

Ndërkohë, koncesioni i sterlizimit ka përfunduar në SPAK, pas padisë penale të dorëzuar nga Nisma “Thurje”, që pretendon për një koncesion abuziv që rrit në shifra marramendëse koston e këtij shërbimi për buxhetin e shtetit. Sipas padisë, Nisma “Thurje” thotë se sipas kontratës së nënshkruar, privati kryen sterilizimin e një seti spitalor për 90 euro, ndërkohë që nëse ky shërbim do të kryhej nga shteti do të kushtonte 2.4 euro.

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka thirrur 12 persona duke filluar nga e hëna e 20 janarit, të cilët do të pyeten në lidhje me kontratën koncesionare të sterilizimit. I pari që dëshmoi ishte mjeku kirurg, Artan Koni, që përmes një video-mesazhi pretendon se sa e fryrë është kostoja e këtij shërbimi që ofrohet nga privati.

Ministrja Ogerta Manastirliu njoftoi këtë të martë se kontrata është rishikuar në javën e dytë të këtij muaji, pak ditë pasi është dorëzuar në SPAK padia ndaj këtij koncesioni.

“Një amendim i kësaj kontrate koncesionare ka ndodhur pikërisht në javën e dytë të këtij muaji duke reduktuar pagesat për mbi 64 mijë ndërhyrje për të gjithë kompleksitetet e ndërhyrjeve të mesme dhe të larta”, deklaroi ajo.

Megjithatë, në buxhetin e vitit 2020 ministria e Financave raporton se vlera e kontratës për koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale në salla rritet në 16.5 miliardë lekë nga 10 miliardë lekë që ishin raportuar në buxhetin e vitit 2018. Vlera e financimit për koncesionin e sterilizimit është rritur me 65 për qind në harkun e dy viteve. Koncesioni, i cili nisi në vitin 2015 dhe përfundon në vitin 2025.

Hijet e dyshimit ndaj tij u hodhën që në momentin që tenderin e fitoi një biznesmen i panjohur shqiptar, emigrant në Peruxhia, pronar i një agjencie ndërmjetësimi dhe një kompanie ndërtimi, i cili u përfol me lidhje të forta me Ilir Beqajn, në atë kohë ministër i Shëndetësisë.

Aksident i trefishtë, 7 të plagosur në rrugën Tiranë-Fushë Krujë, disa në gjendje të rëndë
Aksident i trefishtë, 7 të plagosur në rrugën Tiranë-Fushë Krujë, disa në gjendje të rëndë Gazeta Si 73 Shikime • 6 years më parë

Një aksident u rëndë rrugor i ndodhur në orët e pasdites së të dielës na aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë ka lënë të plagosur të paktën 7 persona, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në aksident janë përfshirë tre automjete, një tip Volksëaggen Touran me targa AA492PY, një autobus tip Mercedes Benz me targë AA358DG dhe një autoveturë tjetër AA722NT.

Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë ndërprerja e beftë e rrugës e njërit prej automjeteve, që ka pasuar përplasjen e të tre makinave.

Dëshmitarë në vendngjarje njoftojnë gazetën “Si” se ambulancat janë vonuar për të mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pak kohë trupat e personave të plagosur kanë mbetur të në pritje të ambulancave nga Tirana, pasi ambulancat e Krujës nuk kishin mbërritur ende në vendin e ngjajres.

Të plagosurit janë nisur në drejtim të Spitalit Ushtarak për një mjekim më të specializuar, ndërkohë që aksidenti ka shkaktuar trafik të madh për minuta me radhë në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë.

ushtria me blinda.mp4
ushtria me blinda.mp4 Gazeta Si 51 Shikime • 6 years më parë

Forcat e Armatosura të ushtrisë kanë zbritur në çdo lagje të Tiranës për të monitoruar në bashkëpunim me policinë e shtetit respektimin e rregullave të situatës COVID-19 nga qytetarët. Për çdo qytetar që do të konstatohet se nuk respekton oraret dhe rregullat e vendosura, tashmë të bëra publike do të veprohet përmes masave administrative, pra gjobave. Autokolonat me makinat e ushtrisë risjellin imazhet e një kohe lufte, por që në fakt këtë herë është përballë një armiku të pabukshëm, koronavirusit.

Viti i ri shkollor, plani i MASR: Presim orientim nga task forca anti-Covid
Viti i ri shkollor, plani i MASR: Presim orientim nga task forca anti-Covid Gazeta Si 41 Shikime • 6 years më parë

Ministria e Arsimit nuk ka një strategji konkrete në lidhje me vitin e ri shkollor, nëse do të zhvillohet nëpër banka, apo do të jetë në distancë. Përmes një video-mesazhi, ministrja Besa Shahini tha se institucioni që ajo drejton është i përgatitur për çdo skenar, por se vendimi final i takon Komitetit të Ekspertëve.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini, nëpërmjet një video-mesazhi është shprehur mbi çështjen e fillimit të ri shkollor duke nënvizuar se vendimi mbi skenarin e tij do të merret nga Task-Forca për Koronavirusin në varësi të ecurisë së pandemisë:

“Ne, stafi i MASR, agjencitë tona vartëse, disa nga drejtorët e shkollave, disa nga mësuesit, jemi duke bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. Në korrik, kemi ndërtuar edhe një draft-udhëzues me skenarë të mundshëm për fillimin e vitit të ri shkollor duke synuar gjithmonë që të kthehemi në bankat shkollore. Por, nëse këtë, do ta bëjmë me orar të plotë, me orar të pjesshëm apo duke e kombinuar edhe me mësim në kushte shtëpie, këtë vendim e merr Task-Forca për Koronavirusin kur të jemi më afër datës së fillimit të vitit të ri shkollor në varësi të situatës me përhapjen e koronavirusit të ri”, deklaroi Shahini.

Ministrja tha se po mbikëqyren me kujdes përvojat nga vendet e tjera.

“Gjermania, tashmë i ka hapur shkollat, por ka qenë e detyruar t’i mbyllë disa për shkak të shpërndarjes së virusit. Turqia ka vendosur të mos i hapë shkollat, por të punojë vetëm në kushte shtëpie fillimisht. Ndërsa Shqipëria do ta marrë këtë vendim kur të jemi më afër datës së fillimit të vitit të ri shkollor”, cilëson ajo.

Në fund të mesazhit të saj, Shahini thotë se MASR do të vendosë për strategjinë që do të ndjekë në momentin e parë që do të marrë orientimin nga task-forca e ngritur për koronavirusin.

⁣Policia i shfaqet në takim, Kryemadhi: Mos u bëni ushtarë të Taulantit
⁣Policia i shfaqet në takim, Kryemadhi: Mos u bëni ushtarë të Taulantit Gazeta Si 121 Shikime • 5 years më parë

Gjatë takimeve prezantuese të programit të LSI-së në qytetin e Elbasanit, Monika Kryemadhit iu paraqitën edhe forca të Policisë së Shtetit për t’i komunikuar gjobën e radhës për shkelje të masave anti-Covid.

Gjatë diskutimit të shkurtër, efektivët e policisë i njoftojnë kryetares së LSI-së se kishte shkelur rregullin e mosgrumbullimit të më shumë se 10 vetave. Kryemadhi i thotë se përballë kanë 7 vetë dhe jo 10, ndërsa ironizon duke deklaruar se pse në kafe lejohen.

Kryemadhi sfidon efektivët që të vendosin gjobën, që më pas paralajmëron se do ta ankimojë në Gjykatën Administrative.

“Vendosni gjobën dhe i drejtohemi Gjykatës Administrative. Merruni me bandat këtu njëherë, pastaj hajdeni na vendosni gjoba për maskat”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së akuzoi policinë se në këtë rast është përdorur nga Taulant Balla, deputet i PS-së i Qarkut të Elbasanit.

“Mos u bëni ushtarë as të Taulantit dhe as të ushtarëve të Taulantit”, iu drejtua Kryemadhi.

Kjo nuk është hera e parë që Kryemadhi gjobitet për shkelje të masave anti-Covid, por është hera e parë pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, që tha se policia nuk do të tolerojë më as Presidentin, as ministrat, as PS e as opozitën për këto shkelje.

⁣Rama: Vera na gjen në normalitet, pa kufizime
⁣Rama: Vera na gjen në normalitet, pa kufizime Gazeta Si 78 Shikime • 5 years më parë

Kryeministri Edi Rama premton se sezoni turistik do ta gjejë vendin pa masa kufizuese dhe të hapur plotësisht për turistët nga e gjithë bota.

"Hotelet, restorantet, klubet, çdo plazh e çdo mal i Shqipërisë do të jenë të hapura pa masa kufizuese", thotë ai.

Kreu i Qeverisë shpërndau këtë të diel një spot të shkurtër në rrjetet sociale, ku thotë se Shqipëria siguroi vaksina kundër Covid kundrejt të gjitha parashikimeve.

Spoti është i ngjashëm me atë të publikuar disa ditë më parë e të lexuar nga aktori Robert Ndrenika me ndryshimin se këtë herë Rama është vetë narratori.

Cristiano Ronaldo “injoron” Coca-cola”, preferon ujin
Cristiano Ronaldo “injoron” Coca-cola”, preferon ujin Gazeta Si 98 Shikime • 5 years më parë

⁣Gjatë një konference për shtyp, ylli i futbollit Cristiano Ronaldo ka mënjanuar dy shishe Coca-Cola që i kishte në tavolinë duke marrë një shishe ujë ndërkohë që thotë “drink water”.

Banorët e ‘5 Majit’ bllokojnë rrugën, kundërshtojnë shembjen e banesave
Banorët e ‘5 Majit’ bllokojnë rrugën, kundërshtojnë shembjen e banesave Gazeta Si 42 Shikime • 5 years më parë

⁣ Banorët e ‘5 Majit’ bllokojnë rrugën, kundërshtojnë shembjen e banesave

video-1639298948
video-1639298948 Gazeta Si 45 Shikime • 5 years më parë

Permbytje ne Vlore e Fier

19 vite më parë, kur Rama dëshmonte me megafon në një komision hetimor
19 vite më parë, kur Rama dëshmonte me megafon në një komision hetimor Gazeta Si 85 Shikime • 4 years më parë

Kur të dalë para komisionit hetimor për incineratorët, Edi

Rama do të rikthehet në një sallë të tillë dhe i marrë si dëshmitarë thuajse 20
vite pas komisionit “Olldashi”.


Komisioni hetimor i kërkuar nga PD në 2003-n e akuzonte Ramën,

në atë kohë kryetar i Bashkisë së Tiranës, për shpërdorime të fondeve gjatë kohës
që drejtonte Ministrinë e Kulturës.


Edhe ai komision hetimor, si të gjithë komisionet hetimore

parlamentare në vend u shoqërua me debate të forta mes socialistëve dhe
demokratëve, ndërsa në fund nuk u prodhua asnjë raport i përbashkët.


Rama nuk e refuzoi ftesën për të dëshmuar në komisionin “Olldashi”

në 2003 dhe në paraqitjen e tij u shfaq edhe me megafon me thirrjet “Dua të dëgjohem”.
Para komisionit “Tabaku” Rama paraqitet me një tjetër status dhe ndoshta
megafoni nuk do ta shoqërojë këtë herë.

Policia në aksion për të ndëshkuar “kamikazët” e rrugës, 15 të arrestuar
Policia në aksion për të ndëshkuar “kamikazët” e rrugës, 15 të arrestuar Gazeta Si 70 Shikime • 4 years më parë

⁣Policia në aksion për të ndëshkuar “kamikazët” e rrugës, 15 të arrestuar

Rama në Hagë të Holandës, pas pritjes nga shefi i NATO-s Jens Stoltenberg
Rama në Hagë të Holandës, pas pritjes nga shefi i NATO-s Jens Stoltenberg Gazeta Si 57 Shikime • 3 years më parë

⁣Rama në Hagë të Holandës, pas pritjes nga shefi i NATO-s Jens Stoltenberg

Video nga ndertimi i kulles tek ish-gropa e Ajdin Sejdise
Video nga ndertimi i kulles tek ish-gropa e Ajdin Sejdise Gazeta Si 86 Shikime • 3 years më parë

⁣Video nga ndertimi i kulles tek ish-gropa e Ajdin Sejdise

Zjarri në Tiranë një pallat merr përmasa gjigante
Zjarri në Tiranë një pallat merr përmasa gjigante Gazeta Si 63 Shikime • 3 years më parë

⁣Zjarri në Tiranë një pallat merr përmasa gjigante

Militantët e Hamasit rrëmbejnë dhe ekzekutojnë të rinjtë gjatë masakrës në festival
Militantët e Hamasit rrëmbejnë dhe ekzekutojnë të rinjtë gjatë masakrës në festival Gazeta Si 60 Shikime • 3 years më parë

⁣Militantët e Hamasit rrëmbejnë dhe ekzekutojnë të rinjtë gjatë masakrës në festival

Marshim sensibilizues kundër kancerit të gjirit
Marshim sensibilizues kundër kancerit të gjirit Gazeta Si 63 Shikime • 3 years më parë


Marshojmë sot për një kauzë të fortë, marshojmë për luftën kundër kancerit të gjirit.”
Me këtë slogan marshuan sot qytetarët në Sheshin “Nënë Tereza”, duke dhënë një mesazh të fortë për rëndësinë që ka kontrolli për të parandaluar kancerin e gjirit.

Një pemë e rrëzuar në kryeqytet pas stuhisë "Ciaran"
Një pemë e rrëzuar në kryeqytet pas stuhisë "Ciaran" Gazeta Si 45 Shikime • 3 years më parë

⁣Një pemë e rrëzuar në kryeqytet pas stuhisë "Ciaran"

Ish-kryebashkiaku socialist i Fierit, BaftjarZeqo në SPAK
Ish-kryebashkiaku socialist i Fierit, BaftjarZeqo në SPAK Gazeta Si 51 Shikime • 3 years më parë

⁣Ish-kryebashkiaku socialist i Fierit, BaftjarZeqo në SPAK

Showing 131 out of 136