Videot kryesore
Portreti i Zonjës ishte një nga veprat më të kërkuara të artit në botë para se të gjendej e mbyllur në një mur të galerisë moderne të artit Ricci Oddi në qytetin verior të Piacenzas, Itali, e njëjta galeri nga e cila humbi.
Prindërit e nxënësve të gjimnazit “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit, ku një ditë më parë u helmuan 60 gjimnazistë kanë hyrë me forcë në ambientet e shkollës këtë të enjte duke penguar mësimin.
Ata kërkojnë garanci për jetën dhe shëndetin e fëmijëve të tyre, pasi edhe mëngjesin e sotëm dy gjimnazistë shfaqen probleme me frymëmarrjen si pasojë e helmimit, pasi një nxënëse u dërgua në urgjencë në gjendje të fikti.
Mbetet e paqartë nëse problemet e dy të rinjëve janë pasojë e helmimit me spraj ditën e mërkurë, apo ambientet e shkollës janë të paajrosura ende dhe me gjurmë të gazit që dyshohet se është përdorur nga dy adoleshentë me inicialet A.M. dhe A.H., që të dy 15-vjeç.
Por, drejtorja e Zyrës Arsimore të Fierit, Yllka Beci thotë se vajza në fjalë nuk kishte humbur ndjenjat për shkak të helmimit, por për një tjetër arsye. “A mund të them një gjë si nënë, si prind, si motër jashtë kamerave?! Vajza është shtatzënë”, deklaroi ajo.
Ndërkohë, ndaj dy të adoleshentëve që dyshohet se përdorën gazin helmues policia ka nisur procedimet penale. Burime të gazetës “Si” pohojnë paraprakisht se nga dëshmitë e para të dhëna prej tyre edhe në prani të psikologut 15-vjeçarët fillimisht e kanë mohuar autorësinë, ndërsa më pas e kanë pranuar duke deklaruar se gjithçka e kanë bërë me shaka dhe të pavetëdijshëm për pasojat që mund të shkaktonte spraji helmues që kanë hedhur në drejtim të bashkëmoshatarëve të tyre.
Me përfundimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk do të përfundojnë masat kufizuese të ndërmarra për mospërhapjen e infeksionit të koronavirusit, tashmë jo të bazuara tek aktet normative të Qeverisë, por tek ligji për sëmundjet infektive.
“Do të vijojnë të mbeten të ndaluara grumbullimet si rrezik i lartë për përhapjen e infeksionit, do të vijojë të mbetet karantinimi si rregull dhe do të jenë të gjitha masat në fuqi për të kufizuar përhapjen e këtij infeksioni. Strukturat e task forcës anti-COVID do të vijojnë të jenë në punë 24 orë me kapacitet të plotë në të gjithë territorin dhe çdo thyrje e rregullave do të konsiderohet kërcënim për shëndetin e popullatës”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Ministrja bëri publik edhe planin e autoriteteve për të përballuar fluksin e shtuar të të infektuarve.
“Ne jemi duke u përgatitur për fazën e dytë për të hapur spitalin e ish-kirurgjive në QSUT për të përballuar flukset në rritje dhe jemi gati duke përfunduar rekrutimin e stafit mjekësor dhe infermieror në këtë spital. Nëse do të kemi shtim të rasteve në terapi intensive do të rihapim Spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe në skenarin tjetër, nëse shifrat kalojnë këto kapacitete, do të shkojmë drejt hapjes së spitalin Covid 4 në aksin Tiranë-Durrës”, tha Manastirliu.
Po në këtë njoftim, Manastirliu njoftoi edhe rinisjen e transportit publik, si një vendim i Komitetit të Ekspertëve. Ajo tha se rinisja e këtij aktivitetit do të fillojë me masa dhe protokolle sigurie, ku si për pasagjerët, ashtu edhe për personelin do të jetë me detyrim mbajtja e maskës.
Endri Dumani ishte njëri prej fëmijëve të rikthyer nga kampi Al Hol në Siri me avionin e fluturimit të Kryeministrit Edi Rama nga Libani për në Tiranë.
Në Shqipëri, ai u prit nga e ëma dhe familjarë të tjerë të tij.
Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet rrëzoi kërkesat e PD, LSI dhe të kandidatit të pavarur të Lëvizjes Vetëvendosje, Kreshnik Merxhani për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës.
Vendimi është marrë me shumicë votash, 3 me 2, ku dy anëtarëve të propozuar nga Partia Socialiste i është bashkuar edhe Ilirjan Rusjmali, ndërsa pro kërkesave për pavlefshmëri kanë votuar anëtarët e propozuar nga PD, Ledio Braho dhe Elvis Çefa.
Ky është vendimi i parë i KAS në lidhje me kërkesat për pavlefshmëri të zgjedhjeve, ndërkohë që të tjera kërkesa e pretendime janë ngritur nga PD e LSI, që kërkojnë pavlefshmëri të zgjedhjeve deri edhe në 8 qarqe të tjera të vendit.
Kundër këtij vendimi të KAS, PD, LSI dhe kandidati i pavarur i Vetëvendosjes kanë afat 5-ditor për ta ankimuar në Kolegjin Zgjedhor. Ky i fundit është organi që jep vendimin përfundimtar të formës së prerë për ankimimet e këtij lloji.
Kryeministri Edi Rama kërkoi bashkëpunimim e mjekëve dhe punonjësve të tjerë në sistemin shëndetësor që të parandalohet, ajo që ai e quajtu ‘përpjekje për të legalizuar korrupsionin’ në shëndetësi.
“Duhet të biem dakord të bashkë së bashku dhe pa ekuivoke se këdo brenda sistemit të dënojmë atë që kërkon të legalizojë ryshfetin. Kjo nuk negociohet!”, tha Rama.
Kryeministri nuk përmendi ndonjë rast specifik, por së fundmi zhvilluan një protestë dyditore mjekët e Spitalit të Traumës që kërkonin lirimin e dy kolegëve të tyre të akuzuar për korrupsion. Në protestën e tyre, këta mjekë përdorën fjalën “bakshish”, ndërsa propozuan që në hyrje të çdo spitali të vendoset një kuti ku qytetarët të lënë “bakshishet”.
Rama mori pjesë gjatë përurimit të nisjes së punimeve për Maternitetin e ri “Geraldinë”, që siç tha ai synohet që të jetë gati për 2 vjet. Kryeministri premtoi rritje rroge deri në 40 për qind për punonjësit e shëndetësisë dhe një skemë vlerësimi e shpërblimi sipas performancës për mjekët.
Një atentat me armë zjarri ndaj Gentian Bejtjas ka ndodhur në zonën e Niklës në Fushë-Krujë. Së bashku me të ka mbetur i plagosur edhe shoku i tij, Klodian Stafuka.
Dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak në kryeqytet për të marrë ndihmë mjekësore.
Prania e një grupi fëmijësh në sektorin e publikut të sallës së seancave plenare të Kuvendit ndërpreu përkohësisht përplasjet mes Ramës nga njëra anë dhe Bashës e Berishës në anën tjetër.
Hyrja e fëmijëve në sallë kapi pa përgatitur Ramën, që ishte duke folur.
“Çfarë janë ata kalamaj? Në qoftë se ata janë fëmijë, atëherë ne kemi detyrën të respektojmë ata. Unë personalisht do të ndaloj tani fjalën sepse hynë disa fëmijë atje dhe është mirë të respektohen ata fëmijët.
Fëmijë i pashë, por thashë se mos për shembull kanë hyrë gabimisht. Nëse kanë ardhur për të na ndjekur ne, ne duhet të ndjekim ata. Po e ndërpres këtu dhe do ta vazhdoj kur të dalin fëmijët”, tha Rama.
Teksa po ulej, bëri edhe disa batuta. “Xhaxhi Fatmiri po flet është ai atje në fund. Keni edhe xhaxhi Lulin aty. Erdhi dhe gogoli, dilni këtej tashi t’ju tregoj se kush është“. Kreu i qeverisë u ul, ndërkohë që Lindita Nikolla ndërpreu seancën për disa minuta deri kur përfundoi vizita e fëmijëve.
Pas kësaj, Rama nga njëra anë dhe Berisha e Basha nga ana tjetër iu rikthyen ‘normalitetit’ të seancave plenare pa fëmijë.
Atletja shqiptare ka nisur ditën e enjte të shkruajë historinë duke u bërë atletja e parë që kalon Otranton me not për të mbërritur në Vlorë. Udhëtimi mendohet se zgjat 35 deri në 40 orë.