Videot kryesore

Hapet qendra ndërkombëtare e studimit dhe mbrojtjes së Vjosës
Hapet qendra ndërkombëtare e studimit dhe mbrojtjes së Vjosës Gazeta Si 92 Shikime • 6 years më parë

Në Tepelenë është ngritur qendra kërkimore ndërkombëtare “Vjosa Research Center Fritz Schiemer”, që synon të ndërgjegjësojë dhe promovojë ruajtjen e atij që konsiderohet lumi i fundit i egër i Europës.

Qendra do të mbajë emrin e profesorit austriak, Fritz Schiemer për ndër të kontributit të dhënë prej tij për promovimin dhe ruajtjen e vlerave të rralla natyrore të këtij lumi.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj qendre morën pjesë Presidenti Ilir Meta, vetë profesori austriak, Fritz Schiemer, kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, studiues, ambientalistë dhe aktivistë që janë rreshtuar kundër ndërtimit të HEC-eve në këtë lum.

Qëndra do të shërbejë edhe për studentët shqiptarë dhe të huaj si laborator studimi dhe është e pajisur edhe me dhoma fjetjeje.

Aktualisht, gazeta “Si” mëson se ka disa projekte ndërkombëtare, kryesisht austriake dhe nga universitete dhe qëndra kërkimore të huaja, por që kanë mbetur pezull për shkak të pandemisë së koronavirusit.

⁣Besimtarët myslimanë nisin të martën agjerimin, urimi i kreut të KMSH-së
⁣Besimtarët myslimanë nisin të martën agjerimin, urimi i kreut të KMSH-së Gazeta Si 68 Shikime • 6 years më parë

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar të gjithë besimtarët myslimanë se Muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e nesërme, e martë, më 13 prill 2021.

Ky është viti i dytë radhazi që besimtarët myslimanë nga e gjithë bota përgatiten për këtë muaj të shenjtë në kushtet e diktuara nga Covid 19.

Përmes një mesazhi për të gjithë besimtarët, kryetari KMSH-së, Bujar Spahiu, uron një agjërim të lehtë, me shpresën se do të jetë muaji i faljes, mirëkuptimit, dashurisë dhe paqes.

“Të dashur qytetarë, motra e vëllezër, nesër, më 13 prill, është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit. Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ju përcjellë urimet më të sinqerta që ky Ramazan të jetë muaji i mëshirimit të ndërsjellë me njëri-tjetrin, muaji i faljes dhe mirëkuptimi, muaji i ngritjes morale dhe shpirtërore, për përballimin me sukses të sfidave në të cilat ndodhemi dhe ato që na presin. Ju ftojmë të jemi më solidare me familjet në nevojë, t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit në punë të mbarë”, - thotë Spahiu.

Kreu i KMSH-së, uron që ky muaj, “të jetë i faljes, mirëkuptimit, dashurisë, unitetit dhe paqes. Duke ju uruar muajin e Ramazanit më lejoni t’ju dëshiroj një agjërim të lehtë, pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju dhe familjet tuaja”, - thotë ai.

Një grup ushtarët rusë është vetëdorëzuar me justifikimin që kanë 3-4 ditë pa bukë
Një grup ushtarët rusë është vetëdorëzuar me justifikimin që kanë 3-4 ditë pa bukë Gazeta Si 105 Shikime • 5 years më parë

Një grup ushtarët rusë është vetëdorëzuar me justifikimin që kanë 3-4 ditë pa bukë

Tre Tenoret
Tre Tenoret Gazeta Si 135 Shikime • 4 years më parë

Koncerti Tre Tenoret

Armë, municion dhe bombola me sprajt irritues, kapet në Morinë 45-vjeçari çek
Armë, municion dhe bombola me sprajt irritues, kapet në Morinë 45-vjeçari çek Gazeta Si 40 Shikime • 3 years më parë

⁣Armë, municion dhe bombola me sprajt irritues, kapet në Morinë 45-vjeçari çek

Festa e titullit të 34 për Bayern
Festa e titullit të 34 për Bayern Gazeta Si 39 Shikime • 1 year më parë

⁣Gjigandët bavarezë kthyen Bundesliga-n në Mynih. Një festë e përbashkët për titullin e parë të Kane në vitin e fundit të Muller me fanellën e Bayern.

Fushë-Krujë, digjet autovetura
Fushë-Krujë, digjet autovetura Gazeta Si 87 Shikime • 7 years më parë

Fushë-Krujë, digjet autovetura

Rrafshohet lokali Kokedhimes Panorma.mp4
Rrafshohet lokali Kokedhimes Panorma.mp4 Gazeta Si 64 Shikime • 7 years më parë

Pamjet e IKMT per prishjen e lokalit te pronarit qe shkaktoi nje konflikt me disa turiste nga Spanja

Njerëzit vinin dhe më jepnin shpresë
Njerëzit vinin dhe më jepnin shpresë Gazeta Si 109 Shikime • 7 years më parë

Njerëzit vinin dhe më jepnin shpresë. Një futboll ndryshe

Protesta e Fermerëve të Lushnjes
Protesta e Fermerëve të Lushnjes Gazeta Si 50 Shikime • 7 years më parë

Fermerët e Lushnjes konfrontohen me policinë

SHBA shtrëngon lakun, 5 ditë kohë për të përmbyllur reformën zgjedhore
SHBA shtrëngon lakun, 5 ditë kohë për të përmbyllur reformën zgjedhore Gazeta Si 53 Shikime • 6 years më parë

Se çfarë është diskutuar në bisedën me dyer të mbyllura mes Lulzim Bashës dhe Yuri Kim në selinë e Partisë Demokratike pak persona mund të jenë në dijeni, por në publik kreu i opozitës dhe kryediplomatja amerikane në Tiranë lanë të kuptohej se biseda është përqëndruar vetëm tek reforma zgjedhohre.

Ambasadorja Kim kërkoi që politika t’i përmbahet zotimit që u ka bërë shqiptarëve për përmbylljen e kësaj reforme brenda 31 majit.

“Diskutimi ynë ishte përqëndruar për të vendosur për të ardhmen dhe jo për të shkuarën. Në veçanti folëm për rëndësinë e rolit të udhëheqësve politikë për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, ashtu siç kanë premtuar për të përmbyllur reformën zgjedhore brenda 31 majit. Ky nuk është afat i vendosur nga SHBA, apo nga ndonjë faktor tjetër ndërkombëtar. Ky është afati i vendosur prej atyre vetë”, deklaroi Ambasarorja.

Nga 31 maji na ndajnë pak ditë dhe për gjetjen e një marrëveshjeje mes palëve në Këshillin Politik janë disa çështje të nxehta, për të cilat të paktën publikisht, socialistët dhe demokratët kanë shfaqur diferenca të mëdha. Pikërisht për këtë, Kim thotë se opozita ka një detyrë shumë të vështirë përpara, por u shpreh e inkurajuar nga mesazhi që kishte marrë nga Lulzim Basha për të përmbyllur këtë reformë.

Vetë Lulzim Basha falenderoi ambasadoren amerikane për mbështetjen që i ka dhënë reformës zgjedhore dhe u zotua se vullneti i opozitës për të përmbyllur brenda afateve këtë reformë dhe çuar vendin në zgjedhje të reja të lira dhe të ndershme sa më parë nuk ndryshon.

“Është përparësi e opozitës dhe shqiptarëve që t’u drejtohen kutive të votimit dhe të zgjedhin me vullnetin e lirë të pandikuar nga krimi dhe shit-blerja e votës. Ne do të bëjmë gjithçka që brenda 31 majit reforma të ketë përfunduar dhe gjithçka që të garantojmë vullnetin politik për të zbatuar ligjin, që është problemi numër një i zgjedhjeve në Shqipëri”, tha Basha.

Si Ambasadorja, ashtu edhe kryetari i PD-së shmangën komentet e mëtejshme dhe mbetet e paqartë nëse mes tyre janë diskutuar tema të tjera, siç është ajo e reformës në drejtësi, reformë e cila duket se ka rindezur përplasjet mes selisë së Rrugës së Elbasanit dhe Presidentit Ilir Meta.

Kryebashkiaku i Tepelenës: Të mbrojmë bukurinë e Vjosës
Kryebashkiaku i Tepelenës: Të mbrojmë bukurinë e Vjosës Gazeta Si 83 Shikime • 6 years më parë

Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peci kërkoi mbrojtjen e Vjosës gjatë përurimit të Qendrës Kërkimore Ndërkombëtare "Vjosa Research Center".

⁣Video - Autori i plagosjes në Durrës: S’ishte politike! Keqardhje për deklaratat e Bashës
⁣Video - Autori i plagosjes në Durrës: S’ishte politike! Keqardhje për deklaratat e Bashës Gazeta Si 93 Shikime • 6 years më parë

Ndriçim Jonuzi, njeriu i shpallur në kërkim nga policia si autor i plagosjes së ndodhur në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së hënës, ka reaguar përmes një video-mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, ku mohon se pas këtij sulmi qëndrojnë motive politike.

Jonuzi shprehet se nuk është krenar për çfarë ka bërë, por nga ana tjetër kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me politikën. Ai shpjegon se sherri ka nisur pas provokimit të të rinjve teksa Jonuzi po kalonte në rrugë, ndërsa ata i kishin zënë rrugën një të njohuri të tij, i cili ishte bashkë me të ëmën duke shkuar për të çelur iftarin. Tahiri thotë se ai vetëm u ka thënë ‘Hape rrugën, se sheh që ke një nënë aty me shami?!’.

Më tej, ai shprehet i zhgënjyer nga deklaratat e kreut të PD Lulzim Basha, që e cilësoi si militant të PS. 40-vjeçari shprehet se në fakt ai ka qenë gjithë jetën militant i PD-së dhe se nuk i vjen mirë që Basha i ka hedhur poshtë gjithë ato sakrifica për PD-në. Ai zë me radhë të gjithë ish-kryetarët e ministra të PD me të cilët ka punuar ndër vite, derisa vjen në vitin 2017 ku ka hapur lokalin e tij për simpatizantët e PD. Por jo vetëm kaq, Jonuzi tregon se Lulzim Basha ka qenë në lokalin e tij i cili në 2017 ishte kthyer në një bazë të PD-së për 1 muaj me radhë.

Sekretari i Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni i cili u plagos mbrëmjen e së hënës me armë zjarri. Ai ka deklaruar se sherri me Ndriçim Jonuzin ka nisur për një vend parkimi.

Autori i cili është shpallur në kërkim Ndriçim Jonuzi ka pretenduar se makina e 27 –vjeçarit i kishte bllokuar rrugën. “Jonuzi me ka ofenduar, u konfliktuam fillimisht fizikisht e pastaj ai nxori armën”, ka deklaruar Okshtuni.

Bledar Okshtuni u plagos me armë zjarri nga Ndriçim Jonuzin. Fillimisht ata janë konfliktuar verbalisht, ndërsa më pas Jonuzi është futur brenda zyrës së PD-së, e cila ndodhet në qendër të qytetit dhe ka qëlluar më armë zjarri në drejtim të 27-vjeçarit duke e plagosur këtë të fundit në këmbë.

Ndërkohë në kërkim nga policia janë shpallur edhe Markel Shtylla dhe Dorian Troplini.

Basha: Ja kompanitë me të cilat Rama ndan paratë
Basha: Ja kompanitë me të cilat Rama ndan paratë Gazeta Si 79 Shikime • 5 years më parë

⁣Basha: Ja kompanitë me të cilat Rama ndan paratë

Me arsenal armësh dhe kanabis në makinë, pranga katër të rinjve në Tropojë
Me arsenal armësh dhe kanabis në makinë, pranga katër të rinjve në Tropojë Gazeta Si 116 Shikime • 5 years më parë

⁣Me arsenal armësh dhe kanabis në makinë, pranga katër të rinjve në Tropojë

⁣I akuzuar për përdhunim në Greqi, 45-vjeçari Spartak Dyrmishi i dorëzohet policisë në Kakavijë
⁣I akuzuar për përdhunim në Greqi, 45-vjeçari Spartak Dyrmishi i dorëzohet policisë në Kakavijë Gazeta Si 135 Shikime • 4 years më parë

⁣I akuzuar për përdhunim në Greqi, 45-vjeçari Spartak Dyrmishi i dorëzohet policisë në Kakavijë

Përmbytje në Tiranë
Përmbytje në Tiranë Gazeta Si 45 Shikime • 3 years më parë

⁣Cikloni Ciaran ka mbërritur në Shqipëri. Meteorologët thonë se shpejtësia e erës në veri ka mbërritur deri në 40 km në orë. Në zonat e tjera shpejtësia e erës lëviz nga 30 deri në 35 km në orë.

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës 'detyrim paraqitje'
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës 'detyrim paraqitje' Gazeta Si 83 Shikime • 2 years më parë

⁣Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës 'detyrim paraqitje'

Makina futet mes tifozëve në Barcelonë
Makina futet mes tifozëve në Barcelonë Gazeta Si 61 Shikime • 1 year më parë

13 të plagosur pas një incidenti mes tifozëve në prag të derbit mes Espanyol dhe Barcelonës në La Liga.

Muriqin shënon, Mallorca fiton
Muriqin shënon, Mallorca fiton Gazeta Si 61 Shikime • 1 year më parë

Gjithcka n⁣ë transfert⁣ën e Seviljes ku sulmuesi dardan startoi p⁣ërmbysjen e miqve n⁣ë fitoren 1-3 ndaj vendasve.

Showing 11 out of 12