Lajme
Drama "Pese Stinet e Armikut te Popullit" drama kosovare ne Tirane
Drama "5 stinet e armikut te popullit" sukses ne Teatrin Kombetar
Drama "5 stinet e armikut te popullit" ne Teatrin Kombetar Tirane
Alban Skënderaj lë muzikën, një derë e re hapet për të…
Shembja e shkolles ne Bubq, e dëmtuar nga tërmeti
Rama ne zyren e OSBE-se duke folur per fjalimin qe do te mbaje ne konferencen e sotme, ku Shqiperia merr kryesimin e OSBE
Forcat Xheniere bejnë shpërthimin e komanduar te objektit katërkatësh ne zonen e Shkozetit.
Kryeministri Edi Rama pranoi se “ndonjëherë standardet e sigurisë së ndërtimit” nuk respektohen as kur bëhet fjalë për një godinë ky mësojnë mbi 900 të mitur.
Rama inspektoi dëmet e tërmetit në Spitallë të Durrësit së bashku me komisionerin e Bashkimit Europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç. Zyrtari i BE-së foli me habi kur pa gjendjen e shkollës 9-vjeçare “Neim Babameto”.
“Kjo është godinë e re”, tha ai.
“Epo e di...ndonjëherë standardet e ndërtimit nuk respektohen”, iu përgjigj Rama.
Këshilla e 3 grupeve ekspertësh që kanë parë nga afër strukturën e kësaj shkolle është shembja dhe më pas rindërtimi.
Kjo shkollë është rikonstruktuar pas vitit 2016. Deri para tërmetit në të mësonin rreth 960 nxënës.
Prokuroria e Krujës ka marrë prova materiale nga pallatet e shembura në qytezën e Thumanës për hetimet e nisura kryesisht për tragjedinë e 26 nëntorit, pas dyshimeve se godinat që u morën jetën 26 qytetarëve në këtë zonë nuk plotësonin kushtet teknike të sigurisë edhe para tërmetit.
Si prova prokuroria po sekuestron materiale interte, kryesisht trarë betoni dhe kollona.
Një kamion u ngarkua me porosi të prokurorisë me këto prova materiale nga një fadromë që ndodhej në vendngjarje.
Sekuestrimi i provave u bë në prani të disa oficerëve të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Krujës dhe ekspertë të Komisariatit të këtij qyteti.
Një rast i veçantë në basketbollin amerikan. Hjuston është përpara 102-89 dhe përpiqet ta administrojë lojën ndaj San Antonios, që në mesin e periodës së tretë është 22 pikë prapa. Harden ngadalëson hapat dhe pastaj zhyt topin në kosh. Topi hyn dhe pastaj, për një lëvizje të pazakontë të rrjetës, del. Ylli i Rokets hutohet dhe për një moment kujton se ka humbur dypikëshin më të lehtë të karrierës, pastaj sheh në ekran dhe kupton që topi ka hyrë në kosh dhe rezultati shkon 104-89. Vetëm se për arbitrat topi nuk ka hyrë kurrë në kosh dhe në fund ndeshja është fituar nga San Antonio Spërs 135-133, pas dy shtesave.
Qeverita flet për rreth 12 mijë persona jashtë banesave të tyre për shkak të tërmetit. Më shumë se gjysma e tyre vijojnë të mbeten të strehuar nëpër çadra, ndërsa pjesa tjetër nëpër hotele, banesa sociale dhe ambiente të tjera publike e private.
"Strehimi ka shkuar 12 mijë persona që janë akomoduar në hotele, çadra, qendra sociale, palestra, etj. 4 mijë persona janë në hotele, 254 në palestra, 6.5 mijë në çadra, 395 në qendra sociale, 769 në Kosovë dhe 436 në akomodime të tjera. Përsa i takon dëmeve, në 26 shkolla me 10300 nxënës janë me dëme, 15 në Durrës, 2 në Lezhë dhe 9 në Tiranë. Nga objektet 656 janë inspektuar në Durrës, 242 të pabanueshme, 27 për t'u prishur. Në qarkun Tiranë janë 525 pallate të dëmtuara dhe 3921 banesa dhe 146 biznese”, deklaroi ministri Bledi Çuçi.
Çuçi tha se këtë të mërkurë nis dhënia e lejeve përkatëse në zonat e goditura në Durrës, Lezhë dhe Kurbin për ndërhyrjet në godinat që janë dëmtuar, por që mund të riparohen. Ai foli për 20 godina të shembura deri më tani, ku 12 janë në qytetin e Durrësit dhe 8 në zonën e Thumanës.
Sipas të dhënave të përditësuara të Qeverisë, pjesa më e madhe e personave dhe familjeve që ndodhen ende nëpër çadra janë në zonat rurale mes Durrësit, Tiranës dhe Lezhës. Për këtë arsye, zv.Kryeministri Erjon Braçe kërkoi që vëmendja tani të përqëndrohet në këto zona.
"E gjithë vëmendja të përqendrohet te zonat rurale për shkak edhe të motit. Të dërgohen çadra dimërore. Banorët e Krujës dhe Vorës të strehohen në Tiranë në banesa me qira”, tha ai.
Braçe vlerësoi punën e ekspertëve në vlerësimin e sigurisë së godinave. Ai tha se për pjesën më të madhe të ndërtesave të kontrolluara prej tyre, ekspertët kanë dhënë siguri.
Për vlerësimin e dëmeve, është bërë një punë shumë e mirë deri tani, ekspertët kanë dhënë siguri për një pjesë të madhe. Edhe në këtë aspekt, zv.Kryeministri kërkoi që vëmendja të zhvendoset tek zonat rurale, pasi siç tha, kanë mbetur mbrapa në vlerësimin e dëmeve.
Shqetësimin për mungesën e ndërhyrjes në zonat rurale e ka ngritur në ditët e fundit edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai këmbënguli në planin me tri pika të paraqitur nga opozita, ku është aktivizimi i 500 inxhinierëve për të vlerësuar dëmet, përmbylljen e procesit me shpejtësi dhe anulimin e 150 mln eurove kontrata koncesionare dhe devijimin e këtyre fondeve tek njerëzit në nevojë.
Debati mes ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe drejtorit të Urbanistikës dhe banorëve për pallatet e dëmtuara. Ministri e akuzon drejtorin se po përhap panik.
Kryetari i PD, Lulzim Basha qëndroi në një familje në Kamberas në njësinë administratrive Manëz. Në oborrin e banesës së dëmtuar, prindërit i rrëfyen Bashës se mbanin prej 8 ditësh në makinë fëmijën 8-muajsh, pasi nuk kishin asnjë zgjidhje tjetër.
Ndihma e vetme që kjo familje kishte marrë, sipas prononcimit të tyre, ishte nga vullnetarët. Basha kërkoi që të merren masa menjëherë për strehim e kësaj familje dhe të familjeve të tjera që jetojnë në kushte të mjera në çadra.
PD thotë se pak pasi Basha u largua nga Manza banorët njoftuan se tek kampi i çadrave kanë shkuar përfaqësues të njësisë bashkiake dhe u kanë thënë të transferohen në një fushë kalçeto, gjë që është refuzuar nga banorët. Banorët thanë se atyre u është premtuar se do të sjellin kontenierë nga Fieri ku të strehohen, ide të cilën, PD thotë se e propozoi kryetari i Partisë Demokratike.
PD thotë gjithashtu se strukturat shtetërore reagojnë pas apelit të Bashës. “Pra zgjidhjet e propozuara nga shefi i opozitës janë përdorur si zgjidhje për familjet e dëmtuara nga tërmeti”, thotë PD.
Momenti i shembjes së kontrolluar të pallatit në zonën e plazhit në Durrës. Forcat e ushtrisë së xhenios kanë realizuar në mënyrë të komanduar pallatin që rrezikonte, duke realizuar një shpërthim të telekomanduar.
Forcat xheniere ne Durrës po përgatiten te realizojne shperthimin e telekomanduar te një pallati 5 katesh ne zonen e plazhit ne Durres
Natalia Guitler është një sportiste profesioniste e futbollit në rërë. Në videon e saj të fundit tregohet duke mbajtur topin me gjoks, sëbashku me një kolegen e saj.
Kryeministri Edi Rama komenton dorëheqjen e Valbona Sako si kryebashkiakes së Durrësit, pas deklaratës së bërë se “duhet të jemi të kënaqur me 50 viktima”. Ai sulmoi mediat që po hedhin helme.
Babai i Xhesika Biqukut, 20-vjeçares nga Kombinati që ndërroi jetë këtë të shtunë në Spitalin e Traumës pas plagëve të marra nga tërmeti i kërkoi ndihmë Kryeministrit Edi Rama vetëm pak para se të merrte vesh lajmin e keq.
Ai u takua me Kryeministrin gjatë vizitës së këtij të fundit në zonën e Kombinatit paraditen e kësaj të shtune. Në komunikimin me kreun e Qeverisë, ai e njofton se e ka vajzën në gjendje të rëndë në spital dhe se mjekët italianë i kishin premtuar transferimin në Itali menjëherë sapo vajza të përmendej pak. Për të siguruar këtë, babai i Xhesikas i kërkon Kryeministrit që të ndërhyjë që kjo të ndodhë.
Situata e vështirë në vendin tonë për shkak të tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, që shkaktoi dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur, ka sjellë reagimin edhe të botës së sportit, kryesisht me mesazhe sensibilizimi dhe inkurajimi, por edhe me ndihmë në vlerë monetare, siç kanë bërë lojtarët e Kombëtares.
Disa nga lojtarët e Kombëtares në aktivitet këtë fundjavë, nuk kanë qëndruar pasivë. Ata kanë dhënë mesazhe inkurajimi simbolike. Malaga e Keidi Bares dhe Armando Sadikut, për shembull, ka zbritur në fushë para ndeshjes me Numacian me fanella të bardha me mbishkrimin: “Pray for Albania” (Lutu për Shqipërinë). Të dy lojtarët kuqezi ishin titullarë në këtë ndeshje, që u mbyll në barazim, 0-0.
Kuqezinj të tjerë, Myrto Uzuni, Jon Mersinaj dhe Enis Çokaj, të cilët luajnë në Kroaci me Lokomotivën e Zagrebit, kanë pasur fanella të bardha me flamurin shqiptar poshtë uniformës së ekipit të tyre. Të njëjtën gjë ka bërë edhe kosovari Lirim Kastrati, edhe ai titullar në fitoren e thellë 4-0 ndaj Goricës, si dhe Indrit Tuci, i aktivizuar si zëvendësues. Uzuni dhe Kastrati shëuan në këtë ndeshje dhe festuan duke treguar fanellën me flamurin kuqezi. Vlen të veçohet fakti se klubi i Lokomotivës së Zagrebit ia ka dedikuar fitoren Shqpërisë. “Ua dedikojmë këtë fitore të madhe miqve tanë të dashur nga Shqipëria”. Ky ishte postimi i bërë në rrjetet sociale nga klubi kroat.
Qindra qytetarë të Tiranës kanë ndezur qirinj në Sheshin Skënderbej në nderim të 49 viktimave të shkaktuara nga tërmeti në Durrës dhe Thumanë.