电影与动画
Kryeministri Edi Rama falenderoi qytetarët, që siç thotë kanë mirëkuptuar dhe zbatuar masat ekstreme kufizuese të vendosura si masë parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit.
Përmes një videomesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale dhe të filmuar nga shtëpia e tij në Surrel, Kryeministri thotë se rastet e shkeljeve të kufizim-lëvizjeve në Durrës dhe Tiranë janë mjaft të pakta e sporadike.
“Do të jetë një luftë e gjatë dhe do të na duket shekullore, për ne që nuk jemi mësuar të rrimë mbyllur në shtëpi”, thotë Rama.
Për ata që shkelin masat e ndërmarra, sidomos duke qarkulluar me automjete, Kryeministri paralajmëroi humbjen e përhershme të lejes së qarkullimit rrugor.
Rama thotë gjithashtu se kufizimi i lëvizjeve dhe mbyllja në shtëpi është e vetmja rrugë. “Nëse nuk duam që të shkojmë si cjapi tek kasapi, sepse nëse nuk duam të bëhemi bashkëfajtorë në lëndimin apo larg qoftë në humbjen e jetës së të afërmve tanë, ne duhet të qëndrojmë në këtë rrugë duke luftuar pa pushim me forcat e zakoneve të jetës tonë”, deklaron ai.
Në mungesë të një shpjegimi shkencor bindës mbi prejardhjen e koronavirusit të ri teoritë që gëlojnë se nga mbiu virusi që ka shkaktuar pandemi në të gjithë botën dalin edhe përtej Tokës.
Një astrobiolog britanik ka hedhur së fundmi idenë se koronavirusi i ri është alien. Ai thotë se virusi është impotuar në tokë nga një meteor që goditi Kinën në provincën Hubei në muajin tetor të vitit të kaluar.
Profesori Chandra Wickramasinghe nga Qendra e Astrobiologjisë në Buckingham thotë se shpërthimi i meteorit shpërndau në hapësirë “copëza virale”.
“Shpërthimi i beftë i koronavirusit të ri me gjasa ka një lidhje me hapësirë. Dy janë hipotezat e guximshme që hedh Ëickramasinghe. E para, thotë ai, është që virusi të jetë bartur për vite me radhë nga meteori në hapësirë dhe e dyta që meteori ta ketë marrë atë nga rrymat ajrore në pjesën e sipërme të atmosferës së Tokës, për ta përplasur në Kinë.
Meteori në fjalë goditi Kinën veri-lindore në datën 11 tetor të 2019-ës.
“Ne e vlerësojmë shumë seriozisht mundësinë që shpërthimi në sipërfaqen e tokës të ketë hedhur në atmosferë triliarda copëza virale, që më pas u përhapën në formën e pluhurit karbinik.
Teorinë e tij, profesor Ëickramasinghe e përforcon me rastësinë se shpërthimi i parë i epidemisë u vu re pikërisht në rajonin më të afërt të populluar pranë vendit ku ra meteori.
Por, si i mbijetoi koronavirusi i ri nxehtësisë prej mijëra gradë celcius që është shpërthyer si pasojë e fërkimit të meteorit me atmosferën e Tokës? Astrobiologu Wickramasinghe e shpjegon edhe këtë.
“Forma bazë e virusit ka mbijetuar në bërthamen e meteorit, që është shkatërruar gjatë përplasjes. Përplasja e ka ndihmuar virusin që të çlirohet në hapësirë. Ne besojmë se agjentë të panumërt infektues janë në gjendje që t’u mbijetojnë kushteve ekstreme të hapësirës dhe që hyjnë në Tokë përmes troposferës. Këta agjentë, besojmë ne, kanë shkaktuar në të shkuarën epidemi të shumta mes njerëzve”, thotë ai.
Megjithatë, pjesa më e madhe e ekspertëve e hedhin poshtë këtë teori. Ata thonë se nëse koronavirusi i ri do të ishte një agjent alien për Tokën, atëherë ai nuk do të kishte ngjashmërinë e madhe që ka me viruset e tjera të së njëjtës familje, si SARS-i, apo MERS-i.
Policia e Shtetit dhe Policia Ushtarake kanë shtuar kontrollet në postblloqet e ngritura. Në të gjitha rrugët hyrëse të Tiranës ndalohen të gjitha automjetet, si pjesë e vendimeve për të identifikuar persona që mund të jenë kthyer në 2 javët e fundit nga Italia, apo Greqia. Ngujimi i këtyre personave është i detyrueshëm dhe nëse shkelet ky urdhër, atëherë gjoba mund të shkojë deri në 5 mijë euro.
Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar edhe 8 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, duke e çuar kështu numrin e të prekurve deri më tani 23.
Në njoftimin e Ministrisë thuhet se nga rastet e reja, 2 janë në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Rrogozhinë dhe 3 në Tiranë.
Mira Rakaçolli, zëvendësministrja e Shëndetësisë, njoftoi gjithashtu se 5 prej rasteve ndodhen në Spitalin Infektiv në Tiranë dhe gjendja e tyre është e stabilizuar, ndërsa tjetër janë vetë izoluar në shtëpi.
Zëvendësministrja ka deklaruar se shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 është kjo:
Tiranë – 16 raste
Durrës – 3 raste (njëra prej të cilave ka ndërruar jetë)
Lushnjë – 1 rast
Elbasan – 2 raste
Rrogozhinë – 1 rast
Në njoftim thuhet se të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë. Ndërsa rastet e reja të Durrësit janë pacientët që kanë pasur kontakt në spital me të moshuarën që ndërroi jetë një ditë më parë.
“Do të vijojmë me gjurmimin e rasteve. Numri i personave në vetizolim është 18. Numri i personave në vetëkarantimim është 134,” thuhet më tej në njoftim.
Prej kësaj të mërkure, ushtria i është bashkuar Policisë së Shtetit si ndihmë në misionin për të ndjekur në terren zbatimin e masave kufizuese të vendosura nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
“Sot del në rrugë një formacion i përbashkët i Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake që do të organizojnë postblloqe për kontrolle të automjeteve dhe do të ndalojnë dhe verifikojnë nëse në automjet ka të ardhur nga Italia dhe Greqia në 14 ditët e fundit, të cilët ndalohen të dalin nga shtëpia për 14 ditë nga ardhja e tyre”, deklaroi Rama,.
Për të gjithë shkelësit e këtij urdhri, Kryeministri njoftoi penalitetin.
“Kush prej tyre do të kapet në rrugë, do të dënohet me 5 mijë euro gjobë dhe do të ndalohet të largohet nesër pa ikjes së epidemisë nëse nuk do të ketë paguar gjobën”, tha ai.
Kryeministri Edi Rama kërkoi nga të gjithë qytetarët disiplinë, përgjegjshmëri dhe vetëngujim për të përballuar përhapjen e koronavirusit në vend.
“Korona sprapset vetëm më disiplinë dhe përgjegjshmëri. Të gjithë ata që nuk duhet të dalin për nevoja të domosdoshme të mos dalin nga shtëpia. Zbatoni këshillat e autoriteteve shëndetësore, sa më të disiplinuar të jemi sot, sa më shumë të shtrëngohemi sot me këto masa, aq më pak telashe do të kemi nesër. Të vetërrethohemi për disa javë me muret e izolimit nga kontaktet e përditshmërisë tonë”, vijoi mesazhin e tij kreu i Qeverisë.
75 vjeçarja nga Durrësi e cila është konfirmuar me koronavirus eshte tentuar te dergohej ne Tirane. Ajo eshte futur ne ambulancen e spitalit, por se mesohet se e moshuara eshte rifutur ne pavion, pasi nuk e përballonte udhëtimin.
Kryebashkiaku i Barit, Antonio Decaro u përlot gjatë një video-transmetimi të drejtpërdrejtë nëpër rrjetet sociale, ku shfaqej duke shëtitur në rrugët e boshatisura të qytetit që drejton dhe prezantonte masat e marra kundër koronavirusit.
“Në këto vite kemi bërë shumë sakrifica në mënyrë që të gjallërojmë këtë qytet, që të tërheqim shumë turistë...Jam i sigurtë që do t’ia dalim mbanë. Duhet të kemi besim. Tani është koha që të respektojmë rregullat e vendosura e që na vijnë nga kabina e regjisë (Qeveria), sepse sa më shumë të respektojmë rregullat, aq më shpejt do të vendosim me shpatulla për muri këtë situatë emergjence”, deklaron ai ndër të tjera.
Decaro prezantoi përmes videos në fjalë qytetin e boshatisur, me lokalet dhe dyqanet që kanë respektuar orën 18:00 për t’u mbyllur, ndërsa në rrugë ndjehen edhe sirenat e policisë vendore që janë vënë në qarkullim për të mbikëqyrur zbatimin e masave të kufizimit të lëvizjes.
Disa fëmijë që jetojnë në Itali kanë gjetur mënyrën më të mirë për t'i bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin rrugëve. Ata i kanë ndryshuar tekstin të këngës së grupit italian Richi e Poveri, të titulluar " Sarà perché ti amo". Dy djem e dy vajza i kërkojnë që kenë kujdes.
Shqipëria konfirmoi dy raste me koronavirus. Sipas autoriteteve “pacienti 0” në vendin tonë është një 28-vjeçar që është rikthyer në atdhe më 26 shkurt nga qyteti i Firences në Itali, ku mendohet se është infektuar.
Ai ka ardhur me automjet përmes rrugëve tokësore dhe në Shqipëri është futur nga pika e kalimit kufitar të Muriqanit, ndërsa ka infektuar edhe babain e tij, 54 vjeç.
Dy të infektuarit janë banorë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë dhe Ministria e Shëndetësisë tha se ka identifikuar 14 persona si kontakte të para të tyre. Si masë paraprake për parandalimin e përhapjes së virusit, autoritetet kanë dezinfektuar edhe një aktivitet biznesi familjar që dy personat zotëronin në kryqytet.
Në mungesë të një vaksine të certifikuar dhe në mes të amullisë së informacioneve për kurat e patestuara kundër koronavirusit, këshilla numër një e Organizatës Botërore të Shëndetësisë është higjiena sanitare.
Theksi i këshillës është veçanërisht larja e shpeshtë e duarve me sapun, madje për këtë OBSH ka publikuar edhe një video-manual sesi duhet të lahen duart.