Pelikula at Animasyon

PD: Tërmeti nxorri në pah vjedhjen e 1 mln eurove me dy shkolla
PD: Tërmeti nxorri në pah vjedhjen e 1 mln eurove me dy shkolla Gazeta Si 14 Mga view • 6 taon kanina

Përfaqësues të Partisë Demokratike vizituan dy shkollat e fshatrave Borizanë dhe Thumanë për t’i sjellë ato si shembuj të korrupsionit dhe vjedhjes me tenderat, duke akuzuar për këtë si pushtetin qendror, ashtu edhe atë vendor.

“Tërmeti i 26 nëntorit ka nxjerrë në pah tërmetin e vjedhjes dhe korrupsionit me fondet publike nga qeveria dhe Bashkia e Krujës. Dy shkolla janë shkatërruar plotësisht në Thumanë dhe Borizanë, por dokumentet për tenderat përkatës janë zhdukur nga sistemi”, thotë PD.

Albana Vokshi, Çlirim Gjata dhe Dashamir Hidraliu, sekretari i degës së PD në Krujë, i cili humbi motrën dhe nipin në një nga pallatet e shembur në Thumanë deklaruan se pasojat e tërmetit të vjedhjes me shkollat e fëmijëve janë mbi 1 milionë euro të zhdukura.

PD akuzon se Qeveria nxitoi që të zhdukte gjurmët e vjedhjes, duke prishur me shpejtësi dy shkollat dhe bashkë me inertet e tyre ka zhdukur edhe dokumentet e tenderave. PD i kërkon prokurorisë të mos vonojë hetimin për 1 milion eurot e zhdukura, për këdo që, sipas saj ka vjedhur dhe ka vënë në rrezik jetët e mbi 700 nxënësve dhe mësuesve.

Ligji për fenë në Mal të Zi, grushte në Parlamentin serb
Ligji për fenë në Mal të Zi, grushte në Parlamentin serb Gazeta Si 25 Mga view • 6 taon kanina

Parlamenti serb u bë arenë dhune mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës mbi reagimin e qeverisë serbe për ligjin e fesë të miratuar në Mal të Zi.

Deputetë opozitarë mbanin në duar pankarta kritikuese ndaj mungesës së përgjigjes nga ana e qeverisë serbe ndaj Malit të Zi për këtë ligj.

Ligji në fjalë kundërshtohet nga Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Turqia prezanton makinën e parë “Made in Turkey”, Erdogan: Realizuam ëndrrën
Turqia prezanton makinën e parë “Made in Turkey”, Erdogan: Realizuam ëndrrën Gazeta Si 57 Mga view • 6 taon kanina

Presidenti turk, Recep Taip Erdogan prezantoi këtë të premte jo pa krenari makinën e parë plotësisht “Made in Turkey”. Bëhet fjalë për realizimin e një projekti 60-vjeçar për të prodhuar plotësisht në vend një makinë turke.

Gjatë fjalës së prezantimit të makinës, Erdogan tha se Turqia nuk synon vetëm tregun vendas, por të shndërrohet në një eksportues global, duke filluar që nga Europa. Pikërisht me këtë objektiv dhe me faktin që Europa po u drejtohet gjithnjë e më shumë makinave elektrike, prodhuesit turq menduan që në prezantim të shpalosnin një model të tillë.

“Këtu jemi që të gjithë dëshmitarë të bërjes realitet të ëndrrës 60-vjeçare turke. Kur ta shohim këtë makinë nëpër rrugët e të gjithë botës, atëherë mund të themi se e kemi arritur objektivin tonë”, deklaroi Presidenti Erdogan.

Fjalimi i tij u pasua me parakalimin e një modeli “SUV” të kuq dhe një gri me logon “TOGG”, sipas konsorciumit që ka sponsorizuar këtë nismë. Erdogan u zotua se brenda vitit 2022 e gjithë Turqia do të ketë të ngritur infrastrukturën për karikimin e makinave elektrike.

Turqia është aktualisht një eksportuese e madhe e makinave në Europë, por bëhet fjalë për marka të huaja që kanë ngritur kryesisht fabrika montimi dhe prodhimi pjesësh dytësore në këtë vend, si Ford, Fiat Chrysler, Renault, Toyota dhe Hyundai.

Kompania “TOGG” thotë se prodhimi do të nisë me pesë modele të ndryshme, ndërsa Qeveria turke ka prenotuar 30 mijë automjete brenda vitit 2035.

Erdogan bëri për herë të parë publik planin për të ndërtuar një makinë plotësisht “Made in Turkey” në vitin 2017. Afati i vendosur ishte viti 2021, por konsorciumi i kompanive më të mëdha turke e realizoi këtë dy vite para afatit.

Konsorciumi i quajtur “Turkey Automobile Initiative Group” (TOGG) u themelua në 2018 nga pesë grupet më të mëdha industriale turke, si Anadolu Group, BMC, Kok Group, Turkcell dhe Zorlu Holding.

Drejtori ekzekutiv është ish-kreu ekzektiv i Bosch, Gurcan Karakas dhe shefi operacional Sergio Rocha, që më parë ka mbajtur postin e drejtorit ekzekutiv të General Motors Korea. Synimi është që brenda 13 viteve të prodhohen 175 mijë makina, me një kosto që shkon në rreth 3.7 miliardë dollarë.

Bateritë e lodrave mund të vrasin fëmijët nëse gëlltiten, kështu që mbajini sa më larg tyre
Bateritë e lodrave mund të vrasin fëmijët nëse gëlltiten, kështu që mbajini sa më larg tyre Gazeta Si 266 Mga view • 6 taon kanina

Bateritë e vogla të lodrave mund të vrasi fëmijët nëse i gëlltitin, paralajmërojnë mjekët në Shërbimin Kombëtar të Shëndetit në Londër.
Stephen Powis, një mjek bën thirrje prindërve që të jenë vigjilentë në prag festash dhe të shmangnin lodrat që kanë bateri të vogla. Ato gjenden kudo, në dritat e festave, lodrat e ndryshme, telekomandat e të tjerë. Këto bateri janë sa një monedhë dhe mund të kalojnë kollaj në fyt, e më pas të shkaktojnë hemorragji të brendshme dhe më pas vdekjen në më pak se dy orë.

Basha: Qeveria, afera korruptive mbi rrënojat e tërmetit
Basha: Qeveria, afera korruptive mbi rrënojat e tërmetit Gazeta Si 49 Mga view • 6 taon kanina

Takimet me banorët e Thumanës të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit e kanë bindur akoma më fort Lulzim Bashën se vendi ndodhet në një krizë të thellë të gjithanëshme, që si zgjidhje të vetme, sipas tij, ka largimin e Edi Ramës.

Kreu i PD-së përcolli këto fjalë përmes video-mesazhit nga makina e tij, që tha se ishte në kthim nga Thumana.

“Vendi është në një krizë të thellë humanitare, ekonomike, sociale, politike dhe kushtetuese. Rruga për ta zgjidhur këtë krizë duhet të nisë me përpjekjet e të gjithë shqiptarëve pa dallime partiake, për të patur një qeveri të përgjegjshme. Një qeveri e cila ndihmon në kapërcimin e pasojave të tërmetit dhe bën gati të gjitha masat dhe të gjitha instrumentet për t’u ardhur në ndihmë njerëzve të goditur kaq rëndë dhe për të ndalur rrokullisjen e ekonomisë kombëtare, në një greminë edhe më të thellë. Nga zgjidhja e krizës politike, kalon edhe zgjidhja e krizës ekonomike, kalon edhe shpëtimi i dhjetëra mijëra familjeve të cilat ndodhen si asnjëherë në mëshirën e fatit”, deklaroi kreu i PD.

Ai paralajmëron se mbi rrënojat e tërmetit, Qeveria po përgatit të tjera afera korruptive.

“Jemi në një krizë humanitare, me përmasa të plota, e cila vetëm sa do të thellohet, sepse shteti nuk po vepron. Qeveria dhe kryeministri e kanë mendjen tek parada mediatike, propaganda dhe po bëjnë gati të ngrenë mbi rrënojat e tërmetit një tjetër megaaferë korruptive, vjedhje, zhvatje dhe grabitje. Kjo është sot emergjenca e vërtetë kombëtare e vendit”, thotë ai.

Basha thotë se po kthehej nga një takim ku për dy orë ishte takuar me shumë familje, që janë në gjendje të mjerueshme dhe të harruar krejtësisht nga shtetit.

“Pas një zallamahie propagande ata janë krejtësisht të harruar, të braktisur, ndërkohë që ftohja e motit dhe shirat i kanë nxjerrë jashtë përdorimit çadrat prej plastmasi, apo çadrat verore me të cilat janë pajisur një pjesë prej tyre”, vijon ai.

Panorama e paraqitur nga Basha është më shumë se e zymtë.

“Dëshpërimi mbretëron kudo, varfëria është thelluar dhe tashmë ka nisur një pasojë tjetër e tmerrshme e kësaj krize humanitare. Ka shumë fëmijë të sëmurë, ka shumë të moshuar në nevojë për kujdes mjekësor për të cilët kanë nevojë por të cilët e kanë plotësishtë të pamundur të marrin çdo shërbim aty ku janë apo të zhvendosen drejt spitaleve të Krujës, Tiranës apo të Laçit”, thotë ai.

Basha thotë se kjo është gjendja e harresës dhe e braktisjes totale të shtetit prej kartoni, e shtetit të babëzisë dhe korrupsionit që është rrëzuar kohë para se tërmeti të rrëzonte shtëpitë e banorëve të Thumanës, Durrësit, Kurbinit dhe zonave të tjera të goditura rëndë.

Krishtlindje, mesazhi i Janullatos për shqiptarët
Krishtlindje, mesazhi i Janullatos për shqiptarët Gazeta Si 41 Mga view • 6 taon kanina

Krishtlindje, mesazhi i Janullatos për shqiptarët

Video / Pitoni shndërrohet nga predator në pre
Video / Pitoni shndërrohet nga predator në pre Gazeta Si 37 Mga view • 6 taon kanina

Një piton pa përvojë e pa veten nga predator në pre në një duel të trefishtë me një grup çakejsh dhe një vjedulle.

Video është filmuar në Chobe Park të Botsvanës në muajin nëntor nga Roselyne Kerjosse, 60 vjeç, që ato ditë ishte pjesë e një grupi turistësh që po vizitonin botën e egër afrikane.

60-vjeçarja thotë në përshkrimin e videos së publikuar në rrjetet sociale, se në fillim ishte pitoni ai që sulmoi vjedullën të cilën e kishte rrethuar me trupin e tij dhe po e mbyste ngadalë.

“Fatmirësisht për vjedullën një grup çakejsh u përfshinë në aksion. Njëri prej tyre u përpoq të përfitonte duke sulmuar vjedullën. Sulmi i tij shpërqëndroi pitonin që ngadalë lëshoi prenë”, thotë ajo.

Nga pamjet e publikuara ky ishte edhe gabimi i pitonit, që nga predator e shndërroi në viktimë. Vjedulla dhe çakejtë iu vërsulën dhe pamjet mbyllen me gjarpërin që nuk tregon më shenja jete, duke përfunduar në vakt i ndarë përgjysmë për vjedullën dhe çakejtë.

Bugajski hour.mp4
Bugajski hour.mp4 Gazeta Si 13 Mga view • 6 taon kanina

Intervista e analistit amerikan Edward P Joseph, njohes i mire i çështjeve te Ballkanit dhënë për Janus Bugajski në televizonin shtetëror të Kosovës, RTK

Qeni drejton zjarrfikësit tek shtëpia në flakë e të zotit
Qeni drejton zjarrfikësit tek shtëpia në flakë e të zotit Gazeta Si 23 Mga view • 6 taon kanina

Videoja e një qeni besnik që drejton zjarrfikësit në drejtim të shtëpisë në flakë të të zotit është përhapur me shpejtësi në internet.

Bëhet fjalë për pamje të regjistruar në vitin 2010 në një zonë të Alaskës, por akti i qenit besnik ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve në rrjetet sociale, sidomos në Tëitter.

Në këto pamje të publikuara, qeni shquhet para makinës së zjarrfikëses duke i orientuar ata nëpër rrugët dredharake të mbuluara nga dëbora në Alaskë, drejt e tek banesa e të zotit. Fatmirësisht, nga flakët pronari i qenit pësoi vetëm djegie të lehta.

Në dëshminë që dha më pas, ai deklaronte atëherë se kjo ishte edhe falë qenit të tij, që doli menjëherë të kërkojë ndihmë.

PD: Dëshmitë e banorëve, Qeveria e paaftë të menaxhojë pasojat e tërmetit
PD: Dëshmitë e banorëve, Qeveria e paaftë të menaxhojë pasojat e tërmetit Gazeta Si 37 Mga view • 6 taon kanina

Partia Demokratike thotë se qeveria e Edi Ramës ka dështuar totalisht t’u japë strehë mijëra njerëzve, banesat e të cilëve janë dëmtuar rëndë nga tërmeti.

Në këtë rezultat, opozita mbërrin pas dëshmive që thotë se janë mbledhur prej përfaqësuesve të saj, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj dhe Xhemal Gjunkshi në zonën e Sukthit dhe të Ishmit, ku rezulton se banorët e fshatit janë më të braktisurit.

“Askush nuk ka ardhur të na shohë” është përgjigja që jep secili prej tyre, kur pyeten se çfare ndihme u ka dhënë qeveria apo pushteti lokal. Më e keqja është se shtëpitë e pabanueshme dhe të rrezikshme nuk kanë asnjë vlerësim nga autoritetet. Dëshmitë e banorëve te Sukthit dhe të Ishmit provojnë paaftësinë e qeverisë për të menaxhuar situatën, kur po bëhet një muaj nga tërmeti i 26 nëntorit”, thotë PD.

Protestuesit kërkojnë largimin e Vuçiç nga Tirana: Kosova, zemra e Shqipërisë
Protestuesit kërkojnë largimin e Vuçiç nga Tirana: Kosova, zemra e Shqipërisë Gazeta Si 75 Mga view • 6 taon kanina

Dhjetëra protestues janë mbledhur sërish sot në Tiranë kundër pjesëmarrjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në samitin e Minishengenit.

Ndërkohë që pritet të nisë takimi kokë më kokë, mes kryeministrit Zoran Zaev,presidentit malazez Milo Gjukanovic , Vuçiç dhe Ramës, protestuesit e Lëvizjes Vëtëvendosje dhe anëtarë të shoqërisë civile u mblodhëmn me pankarta duke kërkuar largimin e presidentit serb nga Tirana.

“Kosova, zemra e Shqipërisë”, “Rama ik”, “Turp, turp”, “Edvin tradhtar”, janë disa nga thirrjet e protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë.
Protestat janë ndezur edhe më shumë nga deklaratat e Vuçiç, i cili ka mohuar masakrën e Reçakut duke thënë se disa nga viktimat aty ishin pjesëtar të UÇK-së. Presidenti serb e ka quajtur masakrën e Reçakut, të njohura nga gjithë bota ‘krim të fabrikuar’.

Video e zgjedhjes së kreut të SPAK
Video e zgjedhjes së kreut të SPAK Gazeta Si 30 Mga view • 6 taon kanina

Video e zgjedhjes së kreut të SPAK, Arben Kraja

Video/ “Është një zog? Një avion? Jo, është Kristiano Ronaldo”
Video/ “Është një zog? Një avion? Jo, është Kristiano Ronaldo” Gazeta Si 34 Mga view • 6 taon kanina

Juventusi fitoi 1-2 ndaj Sampdorias dhe tani është shkëputur 3 pikë nga Interi, por me një ndeshje më shumë se zikaltrit. Ishte një fitore e vështirë për kampionët në fuqi të Italisë, e vulosur nga golat e Paulo Dibalës dhe Kristiano Ronaldos.

Ishte pikërisht goli i portugezit që mori gjithë vëmendjen për mënyrën e ekzekutimit. Një kërcim prej 71 centimetrash nga toka dhe një goditje me kokë në lartësinë 2.56 metra për të çuar në rrjetë topin e krosuar nga Aleks Sandro. Edhe më surprizuese ishte koha e qëndrimit në ajër e portugezit, 1.5 sekonda. Një veprim ateltik i jashtëzakonshëm nga kampioni i Juventusit, një ekzekutim që ka bërë xhiron e botës në pak minuta. Komentet dhe reagimet kanë qenë të shumta dhe nga më të ndryshmet.

Nuk mund të qëndronte pa thënë fjalën e saj motra e CR7, Katia Aveiro, mjaft entuziaste për atë gol të vallait të saj. Në rrjetet sociale ajo ka bërë një batutë, duke cituar Supermenin. “Është një zog? Është një avion? Jo, është Kristiano që kërcen mbi gjithë mbrojtësit për të mposhtur Sampdorian! Impresionuese!” – shkruan Katia në Instagram. Ajo është gjithmonë aktive në rrjetet sociale dhe gjithmonë është e para që mbron vallanë sa herë që ka kritika për të.

Ekstradohet 34-vjeçari nga Puka
Ekstradohet 34-vjeçari nga Puka Gazeta Si 33 Mga view • 6 taon kanina

Interpoli, ekstradohet 34-vjeçari nga Puka

Protesta e gazetarëve
Protesta e gazetarëve Gazeta Si 14 Mga view • 6 taon kanina

Paketa antishpifje në parlament, gazetarët në protestë

media (1).mp4
media (1).mp4 Gazeta Si 17 Mga view • 6 taon kanina

“Last Christmas” mbush 35 vjeç, video rikthehet në versionin e restauruar

Shpjegimi i hedhjes se te dhenave.mp4
Shpjegimi i hedhjes se te dhenave.mp4 Gazeta Si 38 Mga view • 6 taon kanina

Video e plotesimit te formularit online te demeve nga termeti, i prezantua rnga ministri i Bujqesise

Frika nga tërmeti, qytetarët dalin të tmerruar nga lokali në Durrës
Frika nga tërmeti, qytetarët dalin të tmerruar nga lokali në Durrës Gazeta Si 17 Mga view • 6 taon kanina

Frika nga lëkundjet e vazhdueshme apo një tërmet tjetër shkatërrimtar vazhdon të përndjekë shumë qytetarë, sidomos në Durrës, aty ku në 26 nëntor edhe u shënuan edhe dëmet më të mëdha.

Basha ne durres 14 dhjetor.mp4
Basha ne durres 14 dhjetor.mp4 Gazeta Si 41 Mga view • 6 taon kanina

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është rikthyer Thumanës, zonës së prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Basha duke inspektuar banesat e dëmtuar i ka kerkuar banoreve qe te mos jetojnë aty, pasi iu rrezikohet jeta.

shembja ubt.mp4
shembja ubt.mp4 Gazeta Si 51 Mga view • 6 taon kanina

Forcat xhenierët e ushtrisë që ndihmuan forcat e IKMT-së të shembin me eksploziv ndërtesën e dëmtuar. Ky u realizua me ane te nje shperthimi te kontrolluar

Showing 47 out of 48