Videot kryesore

Manaj udhëheq Sivasspor
Manaj udhëheq Sivasspor Gazeta Si 75 Shikime • 2 years më parë

Sulmuesi shqiptar shënoi dy gola dhe shërbeu për dy të tjerë në raundin e 28 në Superligën turke.

Mesazhi i fundit zanor i Ilaria Sulës për familjen e saj para vrasjes
Mesazhi i fundit zanor i Ilaria Sulës për familjen e saj para vrasjes Gazeta Si 75 Shikime • 2 years më parë

⁣Mesazhi i fundit zanor i Ilaria Sulës për familjen e saj para vrasjes

Zbulohet laborator droge në Yzberisht me vlerë 500 mijë euro
Zbulohet laborator droge në Yzberisht me vlerë 500 mijë euro Gazeta Si 75 Shikime • 1 year më parë

⁣Zbulohet laborator droge në Yzberisht me vlerë 500 mijë euro

Basha video 30 gusht.mp4
Basha video 30 gusht.mp4 Gazeta Si 74 Shikime • 7 years më parë

Video e kryetarit te PD-se, Lulzim Basha ku akuzon Ramen per shpenzimet e luksit per udhetime e zyra

Negociatat, Gjermania e pavendosur! Merkel pret Ramën
Negociatat, Gjermania e pavendosur! Merkel pret Ramën Gazeta Si 74 Shikime • 7 years më parë

Para se të takohej me Edi Ramën, Merkel ka pritur në zyrë kreun e Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum. Me Krichbaum, veç takimit në Komitetin për Çështjet Europiane, Rama ka shkëmbyer një bisedë të shkurtër joformale para se të ulej në bisedimet me Kancelaren Merkel. Kreu për Çështjet Europiane në Bundestag është mbështetës i anëtarësimit të Shqipërisë, por nuk bën pjesë në listën e ligjvënësve gjermanë që kërkojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit tonë pa rezerva.

“Kokëfortësia” e Holandës për negociatat: Jo Shqipërisë, po Maqedonisë së Veriut
“Kokëfortësia” e Holandës për negociatat: Jo Shqipërisë, po Maqedonisë së Veriut Gazeta Si 74 Shikime • 7 years më parë

Ministri i Jashtëm holandez, Steff Blok hyri në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian me bindjen e qeverisë që përfaqëson se Shqipëria duhet ndarë nga Maqedonia e Veriut sa i takon çështjes së hapjes së negociatave.

“Holanda i qëndron mendimit se çdo vend duhet të gjykohet mbi meritat vetjake. Si Shqipëria, ashtu edhe Maqedonia e Veriut kanë bërë shumë përpjekje. Sa i takon Maqedonisë së Veriut ne mendojmë se ka një ligj të rëndësishëm që duhet të adoptohet, që është ligji për pavarësinë e prokurorisë dhe mendojmë që sapo të miratohet negociatat duhet të hapen. Për Shqipërinë, mendojmë se duhet ende të tregojë më shumë progres”, deklaroi kryediplomati holandez.

Negociatat kanë dalë në plan të tretë sa i takon agjendës së Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, pas Brexit dhe ndërhyrjes turke në Siri.

Mitsotaqis pret Ramën; në Athinë nis takimi mes dy Kryeministrave
Mitsotaqis pret Ramën; në Athinë nis takimi mes dy Kryeministrave Gazeta Si 74 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama ka nisur në Athinë takimin me homologun e tij grek, Qirjakos Mitsotaqis.

Pas pritjes protokollare në hyrje të godinës së Qeverisë greke dhe pas shtrëngimit të duarve dhe shkrepjes së fotove të rastit, dy Kryeministrit dhe delegacionet që i shoqëronin i janë drejtuar sallës së takimit.

Kryeministri Edi Rama shoqërohet nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe Këshilltari Endri Fuga, ndërsa Kryeministri grek, Mitsotaqis shoqërohej nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias dhe pjesëtarë të tjerë të stafit të tij.

Rama ndodhet në kryeqytetin greke për të marrë pjesë në punimet dyditore të samitit mes vendeve të Bashkimit Europian me vendet e Ligës Arabe.

J'ACCUSE.mp4
J'ACCUSE.mp4 Gazeta Si 74 Shikime • 7 years më parë

“J’Accuse” flet për një rast të famshëm gjyqësor të fundviteve ‘800, por denoncon intolerancën e sotme. Është një makineri përbaltjeje që nuk kursen askënd (mbi të gjitha regjisorin)

Banori lagja 5.mp4
Banori lagja 5.mp4 Gazeta Si 74 Shikime • 7 years më parë

Banori qe jeton ne lagjen 5 te Durresit ankohet per mos dhenien e ndihmave dhe abuzime

Fshati prane Dubait.mp4
Fshati prane Dubait.mp4 Gazeta Si 74 Shikime • 7 years më parë

Nje fshat prane Dubait, ne Emiratet e Bashkuara Arabe po perpihet dalengadale nga rera e shkretetires. Ai eshte kthyer ne nje destinacion te preferuar per fotografet dhe influencuesit e Instagramit.

Rama: Njerëzit nuk hanë shifra, por ekonomia në rrugë të mbarë
Rama: Njerëzit nuk hanë shifra, por ekonomia në rrugë të mbarë Gazeta Si 74 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama është i bindur se ekonomia shqiptare është në përmirësim të vazhdueshëm. Ai nuk citoi shifra, por iu referua shifrave për të argumentuar këtë bindje në Forumin Ekonomik të Tiranës, që mban punimet këtë të enjte në Shqipëri.

“Njerëzit nuk hanë statistikat dhe shifrat dhe natyrisht njerëzit me të drejtë nuk duan të krahasohen me pikën ku ishin dje, por me pikën ku duan të jenë nesër. Por, kjo nuk është punë e thjeshtë. Në fjalimin e përgatitur nga stafi im ka shumë shifra dhe në çdo shifër ne kemi pasur përmirësime. Kemi normën më të ulët të papunësisë për 25 vite, që Banka Botërore, e cilëson si histori suksesi”, deklaroi ai.

Kryeministri hodhi poshtë edhe kritikat që e lidhin uljen e papunësisë me emigracionin.

“Njerëz që e ndjekin këtë përmes medias, do të thonë se papunësia është ulur sepse popullata është ulur dhe njerëzit janë larguar. Por nuk është kështu, sepse përqindja e papunësisë nuk vjen nga numri i personave që jetojnë tani në Shqipëri, por bazohen në të gjithë popullsinë. Nëse marrim parasysh njerëzit që jetojnë në vend sot, kjo shifër do të ishte akoma më ulët”, vijoi Rama.

Kreu i Qeverisë foli për rritje të investimeve të huaja, megjithëse pranoi se klima e të bërit biznes ka nevojë për përmirësim.

“Investimet e huaja, kemi nevojë që të kemi shumë më tepër, por faktikisht kemi progres, rritje të investimeve të huaja. Por, le të mos flasim për arritjet, por për sfidat. E kuptojmë që duhet të përmirësojmë klimën e biznesit dhe kemi nevojë të përmirësojmë sjelljen dhe kapacitetin e administratës tonë dhe kemi një nevojë specifike për të përmirësuar atë pjesë të administratës që lidhet drejtpërdrejtë me veprimtarinë e biznesit”, u shpreh ai.

Mes masave, që Rama thotë se do të përmirësojnë klimën dhe që si objektiv për realizimin e tyre vendosi 2020, përmendi digjitalizimin e shërbimeve dhe fiskalizimin e ri, që do të heqë kasat fiskale aktuale për t’i lënë vendin një sistemi të ri.

“Gjatë këtij viti do të kemi rezultate të rëndësishme me digjitalizimin e shërbimeve. Plani ynë është që brenda 2020 të kemi 95 për qind të shërbimeve të digjitalizuara. Ne sot nuk kemi transparencë sa u takon transaksioneve nga biznesi në biznes dhe kemi vetëm një raport brenda 24 orëve nga biznesi me klientët. Kjo do të thotë se ka shumë hije në këtë veprimtari. Me programin e fiskalizimit do të shohim çdo sekondë të veprimtarive online dhe e gjithë veprimtaria do të shkojë në një server që do të jetë nën monitorimin e administratës fiskale. Kjo do të sigurojë nivel fantastik transparence dhe do të parandalojë në një masë të madhe keqadministrimin nga administrata”, tha ai.

Kryeministri premtoi gjithashtu edhe ngritjen e një sistemi gjurmimi të produkteve, që do të nisë me produktet e akcizës dhe do të vazhdojë me produktet ushqimore, ujin e pijshëm dhe barnat.

Strakosha shijon vendin e parë, Memushaj realizon një gol të rrallë
Strakosha shijon vendin e parë, Memushaj realizon një gol të rrallë Gazeta Si 74 Shikime • 7 years më parë

Polemikat e shtyrjes së ndeshjes Juventus-Inter në Itali vazhdojnë të jenë të shumta, me akuza dhe kundërakuza mes drejtuesve zikaltër, atyre bardhezi dhe Ligës. Data zyrtare për këtë ndeshje nuk është fiksuar ende dhe po ashtu nuk dihet, nëse do të luhet me apo pa tifozë. Në anën tjetër, Lacio ka marrë kryesimin pas fitores 2-0 ndaj Bolonjës.

Një moment shumë special për ekipin e Tomas Strakoshës dhe Igli Tares, të cilët besojnë te titulli kampion. Juventusi dhe Interi kanë ndeshje më pak, por sigurisht që kanë edhe më shumë presion psikologjik, ndërsa te Lacio atmosfera është shumë e qetë. Sezoni u nis me objektivin për të siguruar një vend në Champions, por tashmë të gjithë besojnë se titulli nuk është më një ëndërr. Strakosha edhe ndaj Bolonjës ishte një ndër më të mirët në fushë me disa pritje vendimtare, ndërkohë që në ndonjë rast u ndihmua edhe nga VAR-i. Portieri i Kombëtares ka një shans të mirë për t’u shpallur kampion i Italisë këtë sezon. Do të ishte vërtet diçka e bukur për të, një arritje historike.
Një fundjavë e bukur ishte kjo që lamë pas edhe për mesfushorin Ledian Memushaj, autor i një goli fantastik që i dha fitoren Peskarës ndaj Askolit. Vlojati goditi bukur me të djathtën nga një pozicion diagonal, duke i dhënë topit një trajektore të paarritshme për portierin kundërshtar. Peskara, me këtë fitore, i largohet zonës së rënies dhe pretendon të futet në “play-off”.

Një tjetër futbollist i Kombëtares që luan në Itali dhe që ka bërë paraqitje të mirë, është kapiteni Elseid Hysaj. Ai ishte titullar në fitoren 2-1 të Napolit ndaj Torinos, madje sakrifikoi për skuadrën, duke luajtur në krahun e majtë të mbrojtjes. Mbrojtësi Berat Gjimshiti mungoi në fitoren tenisitike 2-7 të Atalantës në fushën e Leçes. Për kuqezinjtë e Italisë ishte përgjithësisht një fundjavë më fat.

Nxënëses i ra të fikët, drejtorja e ZA: Është shtatzënë
Nxënëses i ra të fikët, drejtorja e ZA: Është shtatzënë Gazeta Si 74 Shikime • 7 years më parë

Prindërit e nxënësve të gjimnazit “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit, ku një ditë më parë u helmuan 60 gjimnazistë kanë hyrë me forcë në ambientet e shkollës këtë të enjte duke penguar mësimin.

Ata kërkojnë garanci për jetën dhe shëndetin e fëmijëve të tyre, pasi edhe mëngjesin e sotëm dy gjimnazistë shfaqen probleme me frymëmarrjen si pasojë e helmimit, pasi një nxënëse u dërgua në urgjencë në gjendje të fikti.

Mbetet e paqartë nëse problemet e dy të rinjëve janë pasojë e helmimit me spraj ditën e mërkurë, apo ambientet e shkollës janë të paajrosura ende dhe me gjurmë të gazit që dyshohet se është përdorur nga dy adoleshentë me inicialet A.M. dhe A.H., që të dy 15-vjeç.

Por, drejtorja e Zyrës Arsimore të Fierit, Yllka Beci thotë se vajza në fjalë nuk kishte humbur ndjenjat për shkak të helmimit, por për një tjetër arsye. “A mund të them një gjë si nënë, si prind, si motër jashtë kamerave?! Vajza është shtatzënë”, deklaroi ajo.
Ndërkohë, ndaj dy të adoleshentëve që dyshohet se përdorën gazin helmues policia ka nisur procedimet penale. Burime të gazetës “Si” pohojnë paraprakisht se nga dëshmitë e para të dhëna prej tyre edhe në prani të psikologut 15-vjeçarët fillimisht e kanë mohuar autorësinë, ndërsa më pas e kanë pranuar duke deklaruar se gjithçka e kanë bërë me shaka dhe të pavetëdijshëm për pasojat që mund të shkaktonte spraji helmues që kanë hedhur në drejtim të bashkëmoshatarëve të tyre.

31 vjeçari me koronavirus flet nga infektivi: Jam i shqetësuar për të afërmit
31 vjeçari me koronavirus flet nga infektivi: Jam i shqetësuar për të afërmit Gazeta Si 74 Shikime • 7 years më parë

31 vjeçari i konfirmuar mesnatës e kaluar me koronavirus pas një udhëtimi i në Milano, është shprehur sot tejet i shqetësuar për trajtimin e tij në Spitalin e Infektivit në Tiranë.

Peticioni: Teatri ku ishte, siç ishte! Institucionet kanë rënë, fjalën e ka sheshi!
Peticioni: Teatri ku ishte, siç ishte! Institucionet kanë rënë, fjalën e ka sheshi! Gazeta Si 74 Shikime • 6 years më parë

Qindra qytetarë iu përgjigjen thirrjes së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe të opozitës dhe dolën në protestë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në të njëjtin vend ku janë organizuar edhe dy protestat e mëparshme.

Në këtë protestë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatri ka dalë me një peticion me dy kërkesa.

“Së pari, të ndërtojmë teatrin aty ku ishte, ashtu siç ishte dhe së dyti kërkojmë nga drejtësia të zbardhë sulmin terrorist që u krye mbi artistët dhe qytetarët dhe intelektualët. Kemi pamjet si tërhiqen zvarrë intelektualët, sepse donin të mbronin kulturën dhe dinjitetin”, deklaroi gjatë fjalës para të pranishmëve, regjisori Robert Budina.

Budina lexoi edhe një deklaratë të AMT-së ku përsëritet se shembja e teatrit është shembje e themeleve të demokracisë dhe një akt i mirëfilltë terrorist.

“Teatri Kombëtar u sulmua me një akt të mirëfilltë terrorist, me njërëz të armatosur dhe me mjete të rënda goditën ndërtesën me qytetarë brenda në godinë. Është rastësi që sot nuk kemi viktima nga ky akt terrorist. Pas kësaj ngjarjeje qytetarët vërshuan në rrugë për të ndaluar këtë masakër ndaj kulturës, pronës publike dhe të drejtave të njeriut dhe u përballën me dhunën joproporcionale të policisë”, thuhet në deklaratë.

AMT ka dorëzuar dy padi në SPAK kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe zyrtarëve të tjerë të pushtetit vendor, por pak besim ka tek drejtësia e re.

“Këtu drejtësia ka marrë fund! Kontrata me shtetin është thyer! Qytetarët në mëshirë të fatit, në gjendje natyrore primitive ku forca është i vetmi mjet veprimi dhe komunikimi. Pse mbërritëm deri këtu? Sepse kanë rënë institucionet! Tani fjalën e keni ju, e ka sheshi. Nëse nuk ka një reagim të shpejtë nga drejtësia e re, qytetarët legjitimohen të mbrojnë veten dhe pasuritë e tyre me të gjitha format”, vijon deklarata.

AMT ka depozituar dy kallëzime në SPAK, ku akuzohen institucione dhe drejtues në nivel qendror e vendor për shpërdorim detyre dhe deri “vrasje e mbetur në tentativë”, pasi në momentin e nisjes së shembjes së godinës së teatrit, brenda saj kishte ende protestues.

“Akuzojmë drejtpërdrejtë, Kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun, nënkryetarin e bashkisë, ministren e Kulturës, drejtorin e TK, drejtorët e bashkisë, këshilltarët, të gjithë titullarët që me veprimet dhe mosveprimet e tyre prodhuan ngjarjen kriminale të 17 majit”, thonë artistët.

Shqipëria, thotë AMT, është futur në një spirale dhune dhe paligjshmërie që mund të degjenerojë në përplasje civile. Si hap të parë për të qetësuar situatën, artistët kërkojnë ndalimin e të gjitha punimeve në truallin e Teatrit Kombëtar.

Grupi i artistëve dhe i aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë mirëpritur mbështetjen e ofruar nga partitë opozitare, por gjatë protestës së të hënës nuk pranuan asnjë emër që nuk kishte lidhje me teatrin që të ngjitej në podium.

Megjithatë, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi në deklaratat e dhëna për mediat kanë përsëritur mbështetjen për protestat e AMT-së. Basha e cilëson shembjen e teatrit si tejkalim i vijës së kuqe dhe shpallja e aktit të luftës nga ana e Edi Ramës. Ai akuzon Ramën dhe Veliaj se janë peng i pazareve të pista me krimin.

Ndërkohë, pak orë para protestës së radhës, Presidenti Ilir Meta përmes postimi në mbrojtje të protestave pas prishjes së Teatrit Kombëtar thotë se të gjithë duhet të jemi të bashkuar deri në fund për të mbrojtur Kushtetutën.

“Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë! Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj! Kurajë qytetare dhe solidaritet! Demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet! Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë europiane”, tha Meta.

Më herët, gjatë ditës gjykata liroi protestuesit e ndaluar gjatë protestës së të hënës, mes të cilëve edhe drejtuesin e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi.

Londra e Parisi të mbërthyera nga protestat e “Black Lives Matter”
Londra e Parisi të mbërthyera nga protestat e “Black Lives Matter” Gazeta Si 74 Shikime • 6 years më parë

Londra është shndërruar në kryeqendrën e protestave “Black Lives Matter”, që fillimisht shpërthyen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas vdekjes së George Floyd në duart e një polici amerikan.

Në kryeqytetin anglez, lëvizja po përdoret për të shënjestruar monumentet, bustet e statujat e shumta që lidhen me të shkuarën kolonialiste të Mbretërisë së Bashkuar. Një pjesë e protestuesve kanë bërë thirrje përmes rrjeteve sociale që t’i shkatërrojnë këto monumente.

Në një pjesë të tyre ja kanë dalë mbanë, duke hedhur në tokë monumente të udhëheqësve britanikë të epokës koloniale dhe mbështetës të skllavërisë. Por, beteja prej dy ditësh është përqëndruar në sheshin “Trafalgar”, aty ku ndodhet edhe statuja e Winston Churchill.

Disa ditë më parë, monumenti i Kryeministrit që udhëhoqi Britaninë e Madhe në mposhtjen e nazizmit u vandalizua nga një shkrim “Churchill ishte racist!”. Ky shkrim nuk është krejt i pabazuar. Churchill është autor i disa dhënieve kontradiktore dhe me bazë raciste. Ai ka deklaruar se i urrente njerëzit me “sytë e tërhequr”, duke iu referuar aziatikëve dhe indianët i cilësonte si “kafshë menjëherë pas gjermanëve”. Po ashtu, Churchill e ka pranuar se “nuk mendonte se njerëzit me ngjyrë mund të kishin aftësi, efikasitet dhe zgjuarsi të njëjtë me njerëzit e bardhë”.

Paralajmërimi i protestuesve të “Black Lives Matter” se mund t’i drejtohen edhe monumentit të Winston Churchill aktivizoi grupet e djathta, përfshirë edhe ato të ekstremit të djathtë që të dalin në kundërprotestë për të mbrojtur këtë monument, megjithëse më herët autoritetet e kishin izoluar në një kuti metalike gjigante.

Mes dy grupeve të protestuesve u vendosën forcat e policisë në mes, megjithëse përplasjet nuk u shmangët dot. Autoritetet britanike njoftojnë se të paktën 6 persona, që të gjithë qytetarë kanë mbetur të lënduar nga plagët e marra dhe janë shoqëruar në spital për mjekim.

Bota përfshihet nga protesta “BLM”.

Në Europën kontinentale epiqendra e protestave është Parisi. Mijëra protestues dolën në rrugë e sheshe për të kërkuar drejtësi jo vetëm për vdekjen e George Floyd në SHBA, por edhe të viktimave me origjinë afrikane që kanë vdekur në duart e policisë franceze.

Edhe këtu nuk munguan përplasjet, megjithëse jo në përmasat e regjistruar në Londër. Protestës iu kundërvunë grupet ekstremiste të djathta, me sloganin “Kundër racizmit të bardhë”.


Protesta pati edhe në Melburne, Tokio, Pragë, Zvicër dhe në qytete të tjera botërore.

Zgjedhorja, Rama "flirton" me opozitën parlamentare
Zgjedhorja, Rama "flirton" me opozitën parlamentare Gazeta Si 74 Shikime • 6 years më parë

“Përderisa jemi në gjendje që të shkëmbejmë me batuta miqësore me njëri-tjetrin, besoj jemi në gjendje që të mos e trajtojmë njëri-tjetrin në kushtet kur disa këtu i ka sjellë fuqia engjëllore dhe disa të tjerë djalli vetë. Në fund të ditës mendoj që jemi mjaftueshmërisht të rritur për të mos mbetur dyerve të ambasadave, kur vjen puna për t’u marrë vesh për gjëra që duhet t’i zgjidhim këtu dhe nga ana tjetër, që kur jemi këtu për të mos e dhënë përditë shembullin që pa ambasada ne nuk funksionojmë dot”, tha Rama.

Digjet fabrika e përpunimit të drurit në Fushë Krujë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Digjet fabrika e përpunimit të drurit në Fushë Krujë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme Gazeta Si 74 Shikime • 6 years më parë

Digjet fabrika e përpunimit të drurit në Fushë Krujë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Rama: Koka e korrupsionit nuk janë politikanët
Rama: Koka e korrupsionit nuk janë politikanët Gazeta Si 74 Shikime • 6 years më parë

⁣Ambasadorja amerikane në Tiranë njohu përpjekjet e autoritetet shqiptare në luftën kundër korrupsionit, por duke folur në konferencën e prezantimit të raportit të GRECO-s për antikorrupsioni, Yuri Kim tha se vendi përballet ende me një mal me probleme.
“Në lidhje me korrupsioni ka një mal me probleme në Shqipëri dhe përpjekjet e bëra pas reformës në drejtësi nuk duhen marrë si deklarata fitoreje”, u shpreh Kim.
Kryediplomatja amerikane tha se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për të çrrënjosur korrupsionin, por kërkoi nga Qeveria që të tregojë më shumë vullnet për t’u anuar nga ana e qytetarëve. Kim foli përmendi që nga korrupsioni më i rëndomtë në zyrat e shtetit, deri tek format më të ndërlikuara të tij me fryrjen e vlerës së tenderave.
“Një nga mënyrat për të çrrënjosur korrupsionin është të punosh në emër të qytetarëve dhe jo në emër të interesave të ngushta. Qytetarët kanë nevojë që paratë e tyre të investohen për përmirësimin e jetës së tyre. Të gjitha qeveritë vuajnë nga një nivel korrupsioni, por qeveritë mund të dënojnë ata që bëjnë korrupsion. Policia, prokurorët dhe gjyqtarët e pavarur janë thelbësorë për një qeverisje të mirë. Do të ketë gjithmonë aktorë të këqinj, por qeveritë duhet t’i dënojnë duke treguar që qeveria është në krahun e njerëzve”, tha ambasadorja.
Edhe Kryeministri Edi Rama i mëshoi reformës në drejtësi si mekanizmi që do të luftojë korrupsionin. Por, ai e cilësoi të gabuar perceptimin se koka e korrupsionit në Shqipëri janë politikanët.
“Koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët. Nuk kanë qenë politikanët, pavarësisht se kanë qenë pjesë. Koka ka qenë gjykatësit dhe prokurorët që kanë garantuar pandëshkueshmërinë në këtë sistem. Po të mos kishin qenë këta, nuk do të kishin qenë as korrupsioni spektakolar dhe nganjëherë edhe vrastar i politikanëve. Nëse nuk vendoset në themel të drejtësisë kurbani i korrupsionit 30-vjeçar, që është fiks tek korporata që vettingu po e shpërbën, por nuk mjafton, atëherë ngrehina nuk do të qëndrojë dhe historia do të përsëritet dhe do të përsëritet keq”, tha Rama.

Të gjithë e kemi një kushëri me partinë tjetër
Të gjithë e kemi një kushëri me partinë tjetër Gazeta Si 74 Shikime • 6 years më parë

Pasi Erion Veliaj “gjeti” kushëririn e parë të Lulzim Bashës, që u anëtarësua në Partinë Socialiste, pak më shumë se një muaj më vonë, Lulzim Basha “zbuloi” kushëririn e dytë të Edi Ramës që nuk do të votojë Partinë Socialiste.

Në të dyja rastet, kushërinjtë shfaqen të zhgënjyer dhe besimhumbur tek të afërmit e tyre politikanë. Qëllimi duket i qartë; për të treguar se kundërshtari ka humbur besimin tek njerëzit e tij dhe kur themi njerëzit e tij, jo tek militantët besnikë të partisë, por tek njerëzit me lidhje gjaku.

“S'të voton as gruaja, as lagjja, as rrugica madje! Kur ju them unë që këta s'bëjnë dot as votat e shtëpisë, jo më të qytetit ku s'ngulën një gozhdë. Basha nuk gëzon as besimin e familjarëve. Djali i xhaxhait të tij i bashkohet PS-së Nj. 8”, deklaronte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pas lajmit se kushëriri i parë i Lulzim Bashës kishte marrë teserën e anëtarësimit në PS.

“Familja e tij janë oligarkët! Familja ime jeni ju!”, i drejtohej Lulzim Basha një qytetari në Vlorë, që iu prezantua si kushëriri i dytë i Edi Ramës e të cilin e akuzonte se i kishte marrë pronat për t’ja dhënë oligarkëve.

Kjo është merkato e deritanishme e “kushërinjve”, një garë se kush i merr kujt më shumë kushërinj që mund të rezultojë si flakë kashte që nuk shkon dot përtej prodhimit të lajmit të ditës. Fenomeni i kësaj parafushate elektorale, ku politika po “zbulon” kushërinjtë që mendojnë ndryshe më shumë mund të sjell humor, sidomos në rrjetet sociale, sesa vota më 25 prill.

Mund të ndodhë që “kështu t’i dojë mushka drutë” dhe kështu po i ofron politika, që në të gjitha sondazhet është në nivelin më të ulët të besimit që gëzon tek qytetarët. Madje, ajo nuk besohet më për premtimet që jep as nga biznesi, të paktën sipas një sondazhi të realizuar nga Konfindustria.

E me besimin e humbur te qytetarët dhe humbjen e besimit në vetvete se mund të bëhet e besueshme në sy të qytetarëve, ajo po luan me karta që për shqiptarët nuk duhet të përbënin lajm, se fundja të gjithë e kemi nga një kushëri/të afërm që mendon politikisht ndryshe nga ne e ndaj s’duhet tw habitemi pse tw tillw kanw edhe Rama, edhe Basha!

Showing 95 out of 96