Videot kryesore
Një makinë e transportit të vlerave monetare ka rënë pre e grabitjes brenda Aeroportit të Rinasit. Mësohet se autorët e grabitjes kanë qenë me një makinë pa targa dhe me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Pas grabitjes raportohet se ka pasur shkëmbim zjarri dhe dyshohet për një të vdekur dhe të plagosur. Firma private që transportonte lekët është kompania private e sigurisë “Nazeri”. Ndërkohë nuk dihet ende sasia e parave që janë grabitur, por shuma përflitet se është rreth 1,5 milionë euro.
Shitësit historik të lajthive të “Olimpico”-s i ishte ndaluar hyrja në stadium për shkak të mungesës së licencës dhe ai kishte shpërthyer në lot përpara kangjellave. Pas apelit të tifozëve të dy skuadrave armike dhe gjithë qytetit, të dielën pritet të rikthehet në shkallët e stadiumit...
Për të arrestuarit, Basha tha se opozita nuk do të lejojë asnjë prej tyre që të mbahet i arrestuar, duke shtuar se tanimë nuk ka një rrugë të mesme për të zgjedhur.
“Kurrë nuk ka qenë më e qartë dhe e kthjellët zgjedhja! O me juntën, o me popullin e bashkuar për liri dhe demokraci”, shtoi ai.
Sipas organizatorëve, “Rama ik” ishte rezultati i vërtetë i zgjedhjeve të 30 qershorit. Opozita thotë se shqiptarët e bojkotuan Kryeministrin Edi Rama dhe 85 për qind e tyre nuk morën pjesë në atë që e cilëson farsë zgjedhore, e zgjedhje moniste.
Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Edi Rama se vecc kapjes së institucioneve të lidhura drejtpërdrejtë me shtetin, po shtrin ndikimin e tij edhe tek organizma të biznesit, si Dhoma e Tregtisë dhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.