Videot kryesore
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 41-vjeçarit, Leart Keka në qytetin e Vlorës, mbrëmjen e së shtunës.
Mësohet se viktima ka qenë një person me precedentë penalë, pasi ishte dënuar më herët me 10 vite burg për veprën penale të vjedhjes me pasojë vdekjen, të kryer në bashkëpunim. Tetë persona janë shoqëruar në polici, pas vrasjes së Kekës dhe janë marrë në pyetje për ngjarjen.
Ngjarja e rëndë kriminale ndodhi pranë kishës Ortodokse në Vlorë dhe në vendngjarje janë gjetur 28 gëzhoja, çka do të thotë se në drejtim të viktimës është zbrazur një karikator kallashnikovi. 41-vjeçarin e kanë prekur 6 plumba në trup dhe në kokë. Autorëve u janë dashur më pak se 12 minuta që me makinën e tyre tip ‘Audi' me targa italiane të largohen nga qyteti i Vlorës për ta djegur mjetin në aksin Kotë - Sevaster.
Oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar sërish në shtëpinë e Berishës, për t'i kominikuar paraqitjen në seancën gjyqësore. Mësohet se ato kanë qëndruar disa minuta dhe janë larguar nga banesa.
Berisha akuzohet për korrupsion pasiv për çështjen e privatizimit tw ish-kompleksit “Partizani”.
17 nëntor shënon
79-vjetorin e çlirimit të Tiranës nga ushtria gjermane në vitin 1944. Në këtë
ditë, komunistët kanë përkujtuar diktatorin Enver Hoxha, duke vendosur lule
pranë pankartave me fotografitë e tij dhe të tjerave që shkruajnë “Lavdi
shqiptarit të madh”.