Videot kryesore
Fjala para mediave pak para nisjes së samitit të Presidentëve të rajonit, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u karakterizua nga një lapsus. Thaçi po u shpjegonte gazetarëve përmbajtjen e një bisede, siç tha, shumë të hapur me Kryeministrin Edi Rama një ditë më parë duke shtuar se temë kishte qenë edhe mundësia e heqjes së tërësore të kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, gjatë orëve të mëngjesi ka mbërritur në ambientet e gjykatës së Shkodrës. Mësohet se seanca në ngarkim të ish-deputetit do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Të gjithë kolegët e tij e tij, së bashku me mbështetës të opozitës, janë mbledhur për të mbështetur ish deputetin. Në prani të gjykatës janë edhe forca të policisë, mes tyre dhe efektive të FNSH.
Sipas organizatorëve, “Rama ik” ishte rezultati i vërtetë i zgjedhjeve të 30 qershorit. Opozita thotë se shqiptarët e bojkotuan Kryeministrin Edi Rama dhe 85 për qind e tyre nuk morën pjesë në atë që e cilëson farsë zgjedhore, e zgjedhje moniste.
Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Edi Rama se vecc kapjes së institucioneve të lidhura drejtpërdrejtë me shtetin, po shtrin ndikimin e tij edhe tek organizma të biznesit, si Dhoma e Tregtisë dhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.
Policia nisi ditën e premte arrestimet e protestuesve të Unazës së Re, duke argumentuar se kishin hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, që sipas uniformave blu kanë ashpërsuar dënimet për bllokimin e rrugëve.