Videot kryesore
Qendërmbrojtësi dardan i Napoli-t shënoi golin e dytë në transfertën ndaj Lazio-s në kryeqytet. Për momentin, kampionët në fuqi janë në vendin e dytë me 37 pikë e një ndeshje më pak. Ndërsa për Rrahmanin, ky ishte goli i parë sezonal.
Më 11 prill të 1985 vdiq Enver Hoxha. Vdekja e diktatorit pasoi disa ditë zie kombëtare dhe vajtimet kolektive publike me hir dhe pahir zgjatën deri më 15 prill, ditë kur u varros. Sot, 34 vite më vonë ato ngjarje shihen si një ndër aktet e fundit të tragji-komedisë komuniste shqiptare.
Një efektive e Forcave të Armatosura shqiptare ka humbur jetën në Letoni, si pasojë e shpërthimit të një mine. Bëhet fjalë për efektiven Zarife Hasanaj. Nga shpërthimi i minës kanë mbetur të plagosur edhe dy efektivë të tjerë, gjithashtu pjesë të Forcave të Armatosura, Major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.
Simboli i qytetit të Parisit, Kulla Eifel, festoi mbrëmjen e djeshme historinë 130 vjetorin e saj me një shfaqe spektakolare të mundësuar nga drita të shumta.
Në mbrëmje së bashku me fillimin e festivalit të Kanës, nisi edhe shfaqja e dritave të mëdha, të cilat u montuan nga profesionistë. Shfaqja do të vazhdojë deri të premten, për të kujtuar historitë e këtij simboli.
Tre efektivë të Policisë së Kosovës të plagosur dhe mbi 20 persona të arrestuar është bilanci i deritanishëm i operacionit të beftë të ndërmarrë nga ana e autoriteteve të Prishtinës në Mitrovicën Veriore në orët e para të ditës së martë.