Mga nangungunang video

Jamarbër Malltezi merret i pandehur nga SPAK për dosjen "Partizani"
Jamarbër Malltezi merret i pandehur nga SPAK për dosjen "Partizani" Gazeta Si 114 Mga view • 2 taon kanina

⁣Jamarbër Malltezi merret i pandehur nga SPAK për dosjen "Partizani"

Kosovë, aksion kundër krimit në veri, plagosen 3 policë
Kosovë, aksion kundër krimit në veri, plagosen 3 policë Gazeta Si 134 Mga view • 7 taon kanina

Tre efektivë të Policisë së Kosovës të plagosur dhe mbi 20 persona të arrestuar është bilanci i deritanishëm i operacionit të beftë të ndërmarrë nga ana e autoriteteve të Prishtinës në Mitrovicën Veriore në orët e para të ditës së martë.

Drama e tërmetit, e mitura nxirret e pajetë nga rrënojat e pallatit në Durrës
Drama e tërmetit, e mitura nxirret e pajetë nga rrënojat e pallatit në Durrës Gazeta Si 97 Mga view • 7 taon kanina

Fillimisht banorët e më vonë edhe forcat e policisë dhe grupet e emergjencës e humbën betejën me kohën për të nxjerrë një 2-vjeçare të gjallë nga rrënojat e një pallati të shembur në Lagjen Nr.18 të qytetit të Durrësit.

Beteja me kohën nisi pak minuta pas rënies së tërmetit me fuqi 6.4 Rihter. Por, për orë më radhë as qytetarët dhe as grupet e emergjencës nuk kishin me vete pajisje termike për të identifikuar pozicionin e personave nën rrënoja dhe as qen për të nuhatur personat që kërkonin ndihmë.

Pas mesditës në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e ushtrisë me pajisje termike si dhe qen nuhatës. Nga ky moment nuk u desh shumë që të identifikohej pozicioni i 35-vjeçares Diena Meçja, së bashku me vajzën e saj. Fatkeqësisht, grupet e shpëtimit kanë nxjerrë të pajetë vogëlushen, ndërkohë që 35-vjeçarja është ende nën rrënoja dhe grupet e shpëtimit po vazhdojnë punën për nxjerrjen e saj.

Diena ishte larguar nga shtëpia e saj pas lëkundjes së tërmetit që ra rreth orës 3:00 të natës dhe ishte vendosur tek shtëpia e babait të saj, Ajetit. Por, këtu tërmeti i dytë ka qenë fatal. Godina është shembur plotësisht. Vetë Ajet Meçja ka dalë nga rrënojat me plagë të lehta rreth 10 minuta pas rënies së tërmetit dhe menjëherë ka kërkuar ndihmë për vajzën dhe mbesën e tij.

Amerikanët boshatisin supermarketet
Amerikanët boshatisin supermarketet Gazeta Si 58 Mga view • 7 taon kanina

Fenomenti i zbrazjes së supermarketeve nga paniku i koronavirusit ka kapërcyer Oqeanin Atlantik.

Sa më shumë shtetet të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe administrata federale e Donald Trump forcojnë masat e sigurisë, aq më shumë duket se shtohen dozat e panikut mes qytetarëve amerikanë.

Në disa zona është vënë re fenomeni që shoqëroi masat drastike të ndërmarra nga qeveria italiane për parandalimin e përhapjes së virusit, që u shoqërua në disa rajone veriore të vendit me dyndje njerëzish nëpër supermarkete dhe boshatisje kryesisht të sektorëve ushqimorë dhe të higjienës.

I njëjti fenomen është vënë re edhe në Amsterdam të Holandës.

⁣Një tjetër video shton “misteret” mbi gjendjen shëndetësore të Erdogan
⁣Një tjetër video shton “misteret” mbi gjendjen shëndetësore të Erdogan Gazeta Si 96 Mga view • 5 taon kanina

Një lajm që qarkulloi fillimisht përmes Ëhats App në Turqi ditën e martë tregonte se Presidenti turk, Recep Taip Erdogan ishte shtruar në spital pasi ka pësuar një ishemi.

Sipas lajmi, gjendja shëndetësore e Presidentit ishte e rënduar, ndërsa autoritetet po përpoqen që ta mbajnë të fshehtë këtë fakt.

Lajmi u përforcua pas postimit në rrjetet sociale të një videoje, ku Presidenti turk shfaq vështirësi për të ecur. Videoja është shpërndarë nga një deputet i opozitës së Partisë Republikane e qendrës së djathtë.

Ndërkohë, zëdhënësi i Erdogan, Fahretin Altun postoi po në rrjetet sociale një video kur Presidenti turk del nga makina e tij në gjendje të mirë shëndetësore.

“Besoni miqtë, trembu nga armiqtë”, shkroi Altun në videon shoqëruese.

Në lidhje me shëndetin e Erdogan prej javësh qarkullojnë lajme nga më të ndryshmet në mediat ndërkombëtare, ndërkohë që në Turqi këto lajme mohohen vazhdimisht. Pjesë e mohimit janë edhe fushatat e arrestimeve dhe nisjes së proceseve gjyqësore ndaj personave që përhapin, sipas autoriteteve “lajme të rreme” mbi shëndetin e Presidentit.

Vetëm të mërkurën, prokurorët turq njoftuan nisjen e procedimeve për të paktën 30 persona që kishin shpërndarë në Tëitter dhe rrjetet e tjera sociale “lajme të rreme për gjendjen shëndetësore të Erdogan”.

Erdogan u kthye në Turqi të dielën nga Roma, ku mori pjesë në samitin e G20, duke anuluar fluturimin për në Glasgoë për të marrë pjesë në punimet e samitit të klimës COP26. Ndryshimi i agjendës nuk u komentua zyrtarisht, por jozyrtarisht mediat turke thanë se shkak ishte bërë refuzimi i palës britanike për të pranuar protokollin e sigurisë së Presidentit turk.

Në një tjetër lajm që qarkulloi të mërkurën thuhej se shkak i këtij ndryshimi ka qenë pikërisht gjendja shëndetësore e Presidentit turk.

Zef Hila, kandidati i “BF” në Vaun e Dejës, uron socialistin Kristian Shkreli për fitoren
Zef Hila, kandidati i “BF” në Vaun e Dejës, uron socialistin Kristian Shkreli për fitoren Gazeta Si 103 Mga view • 3 taon kanina

Zef Hila, kandidati i “BF” në Vaun e Dejës, uron socialistin Kristian Shkreli për fitoren

Përplasje te Bregu i Lumit
Përplasje te Bregu i Lumit Gazeta Si 114 Mga view • 8 taon kanina

Konfrontim ka pasur jo vetëm me banorët, por edhe me ish-deputetët që shkuan në mbështetje të tyre. Policia ka goditur ish-deputetët e opozitës, Endrit Braimllari dhe Klevis Balliu. Ky i fundit ka denoncuar, edhe veprimin ku një punonjës policie ka qëlluar një vajzë, e cila protestonte që të mos i merrnin telefonin. Edhe në aksionin e disa ditëve më parë ka pasur tension dhe konfrontime fizike.

Dekreti i Metës, Rama: E kisha parashikuar
Dekreti i Metës, Rama: E kisha parashikuar Gazeta Si 111 Mga view • 7 taon kanina

Kryeministri Edi Rama thotë se e kishte parashikuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit si datë zgjedhjes.

E rrethuar nga flakët, thirrja për ndihmë e koalas (Video)
E rrethuar nga flakët, thirrja për ndihmë e koalas (Video) Gazeta Si 93 Mga view • 7 taon kanina

E rrethuar nga flakët dhe me tymin e lëshuar prej tyre që i mbushte mushkëritë, një koala u zvarrit në një pemë gjysmë të djegur dhe prej andej lëshonte thirrjet për ndihmë për t’i shpëtuar ferrit që e rrethonte.

Me këtë përshkrim një grua australiane e identifikuar më vonë me emrin Toni rrëfeu për mediat vendase sesi u gjend përpara një dileme; ose të sfidonte flakët duke rrezikuar edhe jetën e vet dhe të shpëtonte koalan, ose të qëndronte në distancë dhe të shihte sesi flakët merrnin jetën e kafshës së gjorë.

Mes të parës dhe të dytës triumfoi e dytë dhe një pjesë nga veprimi heroik i gruas është filmuar nga partneri i saj, që qëndroi në distancë.

Në videon që qarkullon në internet shihet koala që në përpjekje për t’u ikur flakëve dhe tymit kalon në anën tjetër të një rruge. Por, as në anën tjetër situata nuk është më e mirë. Nga lëvizjet e kafshës shihet se shpuza e lënë pas nga flakët po i digjte këmbët, ndërkohë që më herët flakët kishin lënë gjurmë edhe në gjysmën e trupit të saj.

Fill pasi e largon në një distancë sigurie nga zjarri, çifti që e shpëtoi i ofron për të pirë ujë dhe i lag djegiet e shkaktuara nga zjarri. Mediat australiane thonë se çifti e dorëzoi koalan në një spital veterinar, ku kafsha po merr mjekim për djegiet e pësuar.

Uellsi Jugor në Australi është përfshirë prej ditësh nga zjarre masive, që këtë vit mbërritën shumë më herët. Flakët kanë lënë pesë persona të vdekur dhe kanë shkatërruar me qindra hektarë pyll, që shërbente si habitat i koalave.

Barbados vs Grenada (Shell Caribbean Cup 1994)
Barbados vs Grenada (Shell Caribbean Cup 1994) Gazeta Si 160 Mga view • 7 taon kanina

Barbados vs Grenada (Shell Caribbean Cup 1994)

Tregoi videon e një nëne me pistoletë për të mbrojtur policinë, kërkohet dorëheqja e Veliut
Tregoi videon e një nëne me pistoletë për të mbrojtur policinë, kërkohet dorëheqja e Veliut Gazeta Si 90 Mga view • 6 taon kanina

Në përpjekje për të mbrojtur veprimet e Policisë së Shtetit, që ushtroi dhunë ndaj një 15-vjeçari që kishte shkelur rregullat e ndalim-qarkullimit dy javë më parë, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu duket se i ka shtuar më shumë telashe vetes.

Veliu paraqiti para Komisionit të Sigurisë një video të dy grave, njëra prej të cilave është me pistoletë në dorë. Ai tha se “nuk po e tregonte këtë video për të marrë në mbrojtje policinë, por për të treguar se nga ç’familje mbërrinte adoleshenti 15-vjeçar”.

“Do iu shfaq një video të mamasë së tij, që të shikoni se nga çfarë familje vjen. Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë. Për të thënë se nga çfarë familje vjen. Jo se dua të mbroj policinë, por duhet të jemi realistë dhe të ftohtë në gjykim Duhet të kemi parasysh se çfarë përfaqëson ai djali”, deklaroi Veliu para deputetëve të Komisionit.

Ajo që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk sqaroi ishte se videoja që ai tregoi ishte shkëputur nga prapaskenat e xhirimit të një filmi, ku mamaja e 15-vjeçarit, Zaida Çobo ka marrë pjesë si aktore.

Vetë Zaida Çobo e sqaroi më vonë këtë pjesë, madje në rrjetet sociale qarkulluan edhe vide-fragmente nga roli i saj në filmin në fjalë.

Deklarata e Veliut shkaktoi furtunë në internet, ku kreu i Policisë së Shtetit u akuzua se “i bëri gjyqin publik një familjeje” dhe për “rrëmim në jetën personale të një nëne”, që nuk ishte as e kërkuar dhe as e dyshuar për ndonjë krim.

Nga aktivistë e deri tek studiues të shkencave politike në vendin tonë dënuan deklaratën dhe kërkuan dorëheqjen e Veliut.

“Drejtori i Policisë fyeu, denigroi dhe cenoi jetën private të një 15 vjecari. Ai mori në mbrojtje dhunuesit e tij. Shfaqja e drejtorit Veliu ishte jo etike, jo ligjore, jo demokratike. Ai duhet të kërkojë ndjesë familjes dhe publikut. Nëse jo ai meriton reagim & largim sa më parë”, shkruan drejtori i Institutit për Studime Politike, Afrim Krasniqi.

Dorëheqjen e kërkoi edhe Partia Demokratike.

“Sipas këtij qëndrimi kriminal, nëse Ardi Veliut nuk i pëlqej çfarë bëj unë apo ti, atij i lind e drejta të na rrahë fëmijët, pastaj të gërmojë në jetën tonë private, të vjedhë fotot dhe videot tona në rrjetet sociale, siç ka bërë me ato të nënës së djalit, të sajojë me to një histori dhe, në fund, ta bëjë atë publike për të na dhunuar e për të na poshtëruar përsëri”, deklaroi ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri.

⁣Shqipëria në samitin me BE për pandeminë, integrimin, afganët dhe...Ballkani i Hapur
⁣Shqipëria në samitin me BE për pandeminë, integrimin, afganët dhe...Ballkani i Hapur Gazeta Si 83 Mga view • 5 taon kanina

Ka nisur në dita e parë e punimeve të Forumit Strategjik të Bled në Slloveni, ku Shqipëria përfaqësohet me Kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Samiti me udhëheqësit e Bashkimit Europian mbahet me fokus te integrimi i rajonit në BE, sfidat me të cilat po përballet, përfshirë këtu Covid dhe koordinimi i përgjigjes ndaj pandemisë, ndërsa një deklaratë e Miroslav Lajçak duket se do të përfshijë në këto diskutime edhe nismën “Ballkani i Hapur”.

BE përfaqësohet në këtë samit nga Komisioneri për Zgjerimin, OIiver Varhelyi dhe i dërguari i posaçëm i BE për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Një ditë më parë, në një deklaratë për Radio Europa e Lirë, Lajçak e cilësoi nismën “Ballkani i Hapur” si të pashëndetshme për rajonin.

Nga pamjet e shpërndara nga Kryeministria në pritjen para nisjes së këtij samiti, Kryeministri Edi Rama shfaqet duke u takuar me Komisionerin Varhelyi, Miroslav Lajçak, Kryeministri hungarez, Viktor Orban dhe atë grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ndërkohë, Vuçiç, Rama dhe Zaev u takuan së bashku pasditen e së martës. Ishte Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç që postoi në rrjetet sociale një foto nga ky takim, duke shkruar: “Me dy miq të mirë në Samitin e Bledit nën hijen e Ballkanit të Hapur”.



Veç integrimit dhe pandemisë, Shqipëria mund të ngrejë në këtë takim edhe çështjen e refugjatëve afganë dhe të kërkojë më shumë ndërgjegjësim nga vendet e BE.

Në ditën e parë të takimit do të diskutohet pandemia, transformimi i gjelbërt dhe digjitalizimi në kuadër të procesit të zgjerimit të BE.

Në këto takime pritet që të diskutohet edhe për çështjen e hapjes formale të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në pranverë, Bullgaria vendosi veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke djegur edhe Shqipërinë, pasi udhëheqësit e unionit kërkuan mosndarjen e dy vendeve.

Diskutimet mund të shërbejnë si njësi matëse e pulsit të Brukselit në lidhje me këtë temë, të stërzvarritur deri më tani. Jozyrtarisht Shqipëria nuk ka kërkuar ndarjen nga Maqedonia e Veriut, por përballë një vetoje tjetër të mundshme bullgare në samitet e vjeshtës të udhëheqësve të BE-së, nuk është çudi që Qeveria shqiptare të kërkojë ndarjen.

Sinjalin e dha Kryeministri Edi Rama në intervistën e fundit të dhënë për agjencinë italiane të lajmeve, ANSA. “Është e çuditshme dhe e pashpjegueshme që ëndrra europiane e Shqipërisë të mbahet e bllokuar nga vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut”, tha ai.

Takimet e Sllovenisë i paraprijnë samitit të tetorit mes BE dhe Ballkanit Perëndimor. Nga ky samit mund të kuptohet më shumë në lidhje me vendimmarrjen e Brukselit sa i takon hapjes formale të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Donte të vriste politikanët, momenti i ndalimit të 36-vjeçarit Antonio Leka nga Lezha
Donte të vriste politikanët, momenti i ndalimit të 36-vjeçarit Antonio Leka nga Lezha Gazeta Si 105 Mga view • 4 taon kanina

⁣Donte të vriste politikanët, momenti i ndalimit të 36-vjeçarit Antonio Leka nga Lezha

Me pranga në duar dhe i buzëqeshur, Safet Bajri mbërrin në drejtorinë e Policisë së Tiranës
Me pranga në duar dhe i buzëqeshur, Safet Bajri mbërrin në drejtorinë e Policisë së Tiranës Gazeta Si 122 Mga view • 2 taon kanina

⁣Me pranga në duar dhe i buzëqeshur, Safet Bajri mbërrin në drejtorinë e Policisë së Tiranës

Operacioni kundër 'Ndragheta'-s, shqiptarët e arrestuar me të shkuar kriminale
Operacioni kundër 'Ndragheta'-s, shqiptarët e arrestuar me të shkuar kriminale Gazeta Si 69 Mga view • 12 buwan kanina

⁣Operacioni kundër 'Ndragheta'-s, shqiptarët e arrestuar me të shkuar kriminale

Heqja e taksave për biznesin dhe rritja e pagave, Rama: S’janë elektorale, por fryte të reformave
Heqja e taksave për biznesin dhe rritja e pagave, Rama: S’janë elektorale, por fryte të reformave Gazeta Si 83 Mga view • 6 taon kanina

Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë akuzat se masat për rritjen e pagave për mësuesit dhe mjekët dhe masat e tjera lehtësuese të ndërmarra për biznesin, veçanërisht për biznesin e vogël kanë prapavijë elektorale.

Kreu i Qeverisë theksoi se masat lehtësuese për biznesin dhe rritja e pagave për mjekët dhe mësuesit janë produkt i reformave të ndërmarra, që sipas tij, tani po japin frytet e veta.

“Këto masa, duke filluar nga ligji i korrikut, kur ne e bëmë realitet zerimin e taksave, të tatim-fitimit dhe të TVSH-së për biznesin e vogël si asnjë vend tjetër në rajon, nuk ka të bëjë me fushatën elektorale. Nuk është se ne u kujtuam sot, por janë fryte që merren sot pas një pune të gjatë, sepse janë masa që nuk mund të bëheshin kurrë, as mendoheshin 4 vite më parë, apo 7 vite më parë kur u përballëm me të gjithë atë gropë të zezë në llogaritë e shtetit dhe atë mal të madh me borxhe për kompanitë”, u shpreh Rama.

Kryeministri foli gjatë një aktiviteti ku prezantoi tre programe për nxitjen e punësimit, veçanërisht të shtresës së personave që kanë humbur vendet e tyre të punës për shkak të pandemisë.

Rama tha gjithashtu se Shqipëria u godit më pak në sektorin e punësimit nga kriza e Covid-19, ndërsa përsëriti premtimin për rritjen e pagave për mjekët dhe mësuesit.

Kryeministri u shpreh se Qeveria është duke realizuar edhe objektivin për rritjen e pagës minimale në 300 mijë lek të vjetra.

“Po shkojmë drejt realizimit drejt vendosjes së pagës minimale 300 mijë lek, për të mos pasur më paga nën këtë shifër, sidomos në sektorin e manifakturës”, u shpreh ai.

Rrezikojmë sërish karantinën, Rama: Duhet të ndryshojmë sjellje
Rrezikojmë sërish karantinën, Rama: Duhet të ndryshojmë sjellje Gazeta Si 71 Mga view • 6 taon kanina

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se vendi mund t’i rikthehet karantinës nëse shifrat vazhdojnë me ritmet e tre ditëve të fundit dhe kërkoi nga qytetarët dhe bizneset që t’u përmbahen protokolleve të sigurisë për të mos u mbyllur sërish.

“Nëse vazhdojmë kështu dhe nuk ndryshojmë sjellje, të gjithë menjëherë dhe nëse numrat e të shtruarve vazhdojnë të rriten dhe rritet edhe numri i atyre që kanë nevojë për atë tubin e frymëmarrjes, atëherë me keqardhje, por realisht nuk do të kemi çfarë të bëjmë dhe do të duhet të rifillojmë nga e para”

⁣Superstërvitja e NATO-s në Shqipëri nis të martën
⁣Superstërvitja e NATO-s në Shqipëri nis të martën Gazeta Si 72 Mga view • 6 taon kanina

Paraditen e së martës do të fillojë stërvitja më e madhe e udhëhequr nga SHBA dhe NATO, e pagëzuar me emrin “Defender Europe 21”.

Ceremonia e nisjes së kësaj stërvitjeje do të mbahet rreth orës 09:30 në Portin e Durrësit dhe do të transmetohet përmes faqes zyrtare të Facebook të Komandës së Ushtrisë Amerikane për Europën dhe Afrikën.

Në Portin e Durrësit kanë zbarkuar prej ditësh tashmë mjetet ushtarake, logjistike dhe trupat amerikane dhe të vendeve të tjera anëtare të Aleancës, që do të përfshihen në këtë mega-trajnim.

"Nga porti i Durrësit ku vazhdon me ritëm zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane. Gjithçka gati për të çelur stërvitjen e përbashkët më të madhe, të zhvilluar në Shqipëri, nga ushtria amerikane dhe forcat tona të armatosura në kuader te NATO, Defender Europe 21", deklaron ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Manovrat Defender-Europe këtë vit kanë përfshirë rreth 28,000 forca amerikane, aleate dhe partnere nga 27 vende për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në më shumë se 12 shtete, nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkan.

Tre Tenoret per Ukrainen
Tre Tenoret per Ukrainen Gazeta Si 105 Mga view • 4 taon kanina

⁣Tre Tenoret per Ukrainen, koncert ne TKOB

Përgatitjet për protestën e 20 shkurtit
Përgatitjet për protestën e 20 shkurtit Gazeta Si 130 Mga view • 3 taon kanina

Përgatitjet për protestën e 20 shkurtit

Showing 36 out of 169