Mga nangungunang video

Bayern fiton titullin e 34 në Bundesliga
Bayern fiton titullin e 34 në Bundesliga Gazeta Si 77 Mga view • 2 taon kanina

Dy javë nga fundi i sezonit 2024-2025, Bayern kthehet në fronin e Bundesliga-s

Rama: Paratë për rindërtimin do t'i nxjerr nga dheu
Rama: Paratë për rindërtimin do t'i nxjerr nga dheu Gazeta Si 73 Mga view • 7 taon kanina

Kryeministri Edi Rama flet për pritshmëritë nga donacionet e Konferencës së Donatorëve për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Deti” përfundon në Hagë, Rama: Ramë dakord me Greqinë
“Deti” përfundon në Hagë, Rama: Ramë dakord me Greqinë Gazeta Si 81 Mga view • 6 taon kanina

⁣Shqipëria dhe Greqia do t’u drejtohen gjykatave ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen e kufirit detar.

Kjo është dakordësia e arritur mes dy vendeve e njoftuar këtë të martë nga Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.

“Kemi rënë dakord që këtë çështje ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare. Së bashku, Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për të vendosur pikat mbi I në bazë të ekspertizës dhe të drejtës ndërkombëtare të detit”, njoftoi Kryeministri Edi Rama.

Nikos Dendias e konfirmoi këtë.

“Marrëveshja për t’iu drejtuar Hagës mbështetet në vullnetin e dy vendeve për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve”, u shpreh ai.

Kryediplomati grek tha gjithashtu se është rënë dakord që dy vende të rishikojnë marrëveshjen e ’96-ës, njohur si traktati i miqësisë mes dy vendeve dhe u zotua se do t’i jepet zgjidhje edhe çështjes së ligjit të luftës.

“Ramë dakord që të rishikojmë marrëveshjen e ’96 dhe ramë dakord që kjo marrëveshje ka nevojë për thellim dhe të bëjmë një marrëveshje të re. Tani kemi referuar çështjen e ligjit të luftës, është anakronizëm, edhe këtë do ta zgjidhim së bashku”, tha Dendias.

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga Greqia që të trajtojë shqiptarët që jetojnë atje, ashtu sikundër trajton Shqipëria minoritetin grek.

“Nuk është një çështje e Greqisë çështja e të drejtave të minoriteti grek në Shqipëri, është edhe e jona gjithashtu. Nëse duam standarde dhe të drejta për minoritetin nuk e bëjmë se do Greqia, por është në nderin e Shqipërisë, por e njëjta gjë vlen edhe për shqiptarët që jetojnë në Greqi”, tha ai.

⁣“Metalurgjiku” i 17 Majit
⁣“Metalurgjiku” i 17 Majit Gazeta Si 108 Mga view • 6 taon kanina

Politika ka ndezur motorët për 25 prillin dhe përmes nxehtësisë së punës së tyre, përveç premtimeve ekonomike e sociale, premton edhe të “shkrijë skrap”. “Lojën” e hapi Kryeministri Edi Rama, që në konferencën e përjavshme për mediat dha “thelbin”, sipas tij, të marrëveshjes me Lulzim Bashën më 17 maj 2017.

“Çuarja për skrap e LSI ishte praktikisht projekt i përbashkët me Bashën, por i tradhtuar nga ai. Basha e ka tradhtuar projektin, sepse ishte ai që e ndau me demokratët domosdoshmërinë për ta çuar LSI për skrap. Ishte ai që u betua se s’do ketë më matrapazllëqe me LSI e Sh.P.K, dhe sot është thjesht një aksioner në Sh.P.K-në e katër ortakëve, ku ai është ortak minorance, sepse kryesor është Saliu dhe Ilir Meta. LSI është projekt që duhet zhbërë. Besoj se LSI është një sistem që duhet çmontuar komplet”, deklaroi Kryeministri.

Basha u kundërpërgjigj po në një konferencë me gazetarët. “Pohimin” e Ramës nuk e mohoi.

“Është kaq i lodhur që çfarë thotë sot, nuk thotë nesër. Sa herë do ta kapni duke gënjyer, shumë shpejt do të thotë të njëjtën gjë në darkë, në mëngjes do ta përgënjeshtrojë. Nuk mban më Rama! Është e shkuara! Ka mbaruar, ndaj nuk po merrem më me të. Tani do të merremi me të ardhmen. Në të ardhmen koalicioni që do të drejtoj me LSI dhe partitë e tjera, hapi i parë është largimi i Ramës dhe më pas do të nisim zbatimin e planit tonë të punës, që do të sjellë normalizim, shanse dhe mirëqenie për çdo shqiptar. Nuk kam premtuar dhe premtoj mrekulli, por marr angazhime”, u përgjigj ai.

Përgjigje dha edhe Monika Kryemadhi.

“Prandaj shikojmë një Kryeministër në ikje që turfullon me orë të stërzgjatura në televizion. I la dhe televizionet pa reklama, sepse ka dy orë e gjysmë që vetëm flet, i falimentoi më shumë se ç’janë dhe cili është programi i vetëm që ai ka? Me atë që kemi dëgjuar në 8 vjet; programi politik i Rilindjes dhe i Edi Ramës ka qenë: ‘Të çojmë LSI-në për skrap’. Ky program i tij ka dështuar, po shkon për skrap për vete", tha ajo.

Protesta e PD për fatin e vulës te Gjykata e Lartë
Protesta e PD për fatin e vulës te Gjykata e Lartë Gazeta Si 71 Mga view • 3 taon kanina

⁣Protesta e PD për fatin e vulës te Gjykata e Lartë

Peshq mes plehrave, pamje nga fundi i detit Mesdhe (VIDEO)
Peshq mes plehrave, pamje nga fundi i detit Mesdhe (VIDEO) Gazeta Si 170 Mga view • 8 taon kanina

Televizioni “France 2” ka realizuar një dokumentar, në të cilin kamerat e një nëndetëse për herë të parë kanë filmuar fundin e Detit Mesdhe, në thellësinë 2200 metra.

Protesta e opozitës, pamje me dron
Protesta e opozitës, pamje me dron Gazeta Si 124 Mga view • 7 taon kanina

Protesta e nente kombetare e thirrur nga opozita e pare nga lart.

Bugajski hour.mp4
Bugajski hour.mp4 Gazeta Si 58 Mga view • 7 taon kanina

Intervista e analistit amerikan Edward P Joseph, njohes i mire i çështjeve te Ballkanit dhënë për Janus Bugajski në televizonin shtetëror të Kosovës, RTK

Supergoli i brazilianit Richarlison kundër Serbisë në "Katar 2022"
Supergoli i brazilianit Richarlison kundër Serbisë në "Katar 2022" Gazeta Si 68 Mga view • 4 taon kanina

Supergoli i brazilianit Richarlison kundër Serbisë në "Katar 2022"

Hoti gjen golin e parë në Turqi
Hoti gjen golin e parë në Turqi Gazeta Si 45 Mga view • 1 taon kanina

Dardani Engjëll Hoti ishte heroi i Umraniyespor në fitoren ndaj Sivasspor. Atij ju deshën 2' në raundin e 11 për golin e vetëm të ndeshjes.

Vrasja e dy oficerëve në Trieste, Policia e Shtetit ceremoni përpara Ambasadës Italiane
Vrasja e dy oficerëve në Trieste, Policia e Shtetit ceremoni përpara Ambasadës Italiane Gazeta Si 157 Mga view • 7 taon kanina

Shqipëria është solidarizuar sot me Policinë italiane,në shenjë respekti për policët italianë qe dhanë jetën në krye të detyrës, në Trieste të Italisë. Policia e Shtetit organizoi paraditen e sotme një ceremoni para Ambasadës Italiane në Tiranë, duke mbajtur drejtqëndrim dhe për një minutë kanë mbajtur ndezur sirenat e Policisë.

Basha: Pakti i 5 qershorit u prish, Rama më ofroi postin e Kryeministrit, ai president
Basha: Pakti i 5 qershorit u prish, Rama më ofroi postin e Kryeministrit, ai president Gazeta Si 65 Mga view • 6 taon kanina

Partia Demokratike e konsideron të prishur marrëveshjen e 5 qershorit, pas qëndrimit të fundit të Edi Ramës për të hapur listat, e ndaluar koalicionet parazgjedhore.

“Me aktin e sotëm, Edi Rama ka hedhur në erë marrëveshjen e 5 qershorit…”, tha Rama.

Ai i kërkoi Ramës të reflektojë, ndërsa nuk dha përgjigje (edhe pse u pyet disa herë) se cili do të jetë hapi konkret i PD-së nëse Rama kalon paketën e dytë për zgjedhjet, kësaj here me opozitën parlamentare.

Basha nënvizoi disa herë gjatë konferencës se diskutimi dhe problemi nuk është për listat e hapura, por për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Basha për herë të parë foli edhe për një ofertë politike nga njerëzit e Edi Ramës ndaj tij pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare

“Pazar kërkoi, por pazar nuk mori e nuk do të marrë…”, tha ai. Por cila ishte oferta?

“Për një muaj e gjysmë Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij, pothuajse çdo ditë me të njëjtin mesazh, ti kryeministër unë president vetëm të heqim koalicionet. Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit. Për këtë besoj nuk ka nevojë të zgjatem sepse është në fund në ikje dhe bëmat e gjëmat e tij i njeh çdo kush. Rama merakoset vetëm për pushtetin e tij.

Ky ka qenë mesazhi i tij, heqim koalicionet dhe ti kryeministër e unë president. Kështu e sheh Rama politikën si një pazar i ndyrë, si një lojë me porta të vogla për të vjedhur dhe zhvatur shqiptarët siç ka bërë në këto shtatë vite e gjysmë. Kryeministri në ikje nuk e prek dot Kushtetutën me 122 deputetë, nga të cilët gjysma nuk përfaqëson askënd përveç se paratë e Taulant Ballës dhe favoret me të cilat janë blerë dhe shitur. Çdo hap në këtë drejtim është fund i marrëveshjes së 5 qershorit ”, tha Basha.

Me lëvizjen e fundit të Ramës, Basha tha se ranë dorezat, por edhe maskat.

“Ranë dorezat sepse shqiptarët e kanë të qartë se Edi Rama ka vetëm një frikë dhe tmerr- koalicionin opozitar dhe zgjedhjet me koalicionin opozitar përballë. Ndërsa maskat ranë, sepse, deri tani, kishte vënë alibi për këtë kërkesë, një grup njerëzish që nuk përfaqësojnë asnjë parti të opozitësh, njerëz që në në këtë sallë u blenë si gjë e gjallë me para të thata në dorë, me leje ndërtimi me premtime për tu nxjerrë njerëz nga burgu dhe lloj-lloj dallavaresh të tjera. Janë mall i blerë nga Edi Rama, ose siç i quajnë deputete të kafes së parlamentit, ballaopozita, në tërësinë e saj, se ka edhe përjashtime, u përdor si mish për top dhe doli kundër interesave elementare që mund të ketë një individ, një I pavauir, një parti e vogël. Ishin ata që propozuan heqjen e koalicioneve, kur, në fakt janë ata më të interesuarit për koalicionet. Propozuan rritjen e pragut, kur dihet se pragu sa më i ulët favorizon partitë e vogla…”, tha ai.

Basha nënvizoi se nuk ka kuptim që për Kodin Zgjedhor duhet konsensus me opozitën, ndërsa për Kushtetutën nuk duhet.

Manastirliu në kuvend
Manastirliu në kuvend Gazeta Si 78 Mga view • 6 taon kanina

⁣Manastirliu në kuvend flet per keshillimet psikologjike.

Durrës, qytetarët votojnë për kandidatin për kryebashkiak
Durrës, qytetarët votojnë për kandidatin për kryebashkiak Gazeta Si 79 Mga view • 5 taon kanina

⁣Durrës, qytetarët votojnë për kandidatin për kryebashkiak

Senca e miratimit te projektbuxhetit nen per nen 2024
Senca e miratimit te projektbuxhetit nen per nen 2024 Gazeta Si 71 Mga view • 3 taon kanina

Seanca e miratimit nen per nen te projektbuxhetit 2024

Dëshmorët bashkojnë Ramën dhe Metën, Presidenti: Të mbrojmë lirinë!
Dëshmorët bashkojnë Ramën dhe Metën, Presidenti: Të mbrojmë lirinë! Gazeta Si 58 Mga view • 7 taon kanina

Për shkak të pandemisë së koronavirusit politika përkujtoi pa shumë bujë 5 Majin, Ditën e Dëshmorë. Ilir Meta, Edi Rama dhe Gramoz Ruçi vendosën bashkë kurora me lule në Monumentin “Nëna Shqipëri”, ndërsa Lulzim Basha kreu të njëjtën gjë veçmas tyre.

Në këtë përkujtimore mungonin qytetarët, apo përfaqësues të shoqatave të dëshmorëve. Të vetmit që shoqëruan politikën në këtë 5 Maj ishin gazetarët. Meta, Rama dhe Ruçi mbërritën rreth orës 10 tek Varrezat “Dëshmorët e Kombit”, 30 minuta pas Lulzim Bashës.

Pas vendosjes së kurorave me lule, Rama dhe Ruçi shmangën komentet për gazetarët, ndërsa i vetmi që foli ishte Presidenti Ilir Meta. Ai u pyet në lidhje me përplasjen me Ardian Dvoranin dhe deklaratën e fundit të kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që thotë se Presidenti nuk ka tagër që të kërkojë përfundimin e mandatit të tij në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Meta e shmangu përgjigjen.

“Sot është Dita e Dëshmorëve! Është dita e nderimit tonë për ata që kanë dhënë jetën dhe gjithçka për vendin tonë, kështu që është një ditë për të shprehur jo vetëm përulësi ndaj veprës së tyre, por edhe për të përshëndetur familjarët dhe pasardhërist e tyre. Është një ditë për t’u angazhuar që Shqipëria e lirë dhe demokratike të realizohet plotësisht”, deklaroi ai.

Megjithatë, Presidenti e përçoi një mesazh të tërthortë në një kohë kur shumë nga liritë e qytetarëve janë kufizuar për shkak të gjendjes së fatkeqësisë naatyrore.

“Kjo është ditë kur ata na ftojne në sakrificën sublime dhe mos të bëhemi mendjelehtë. Kjo është dita e dëshmorëve, e heronjve, e martirëve që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe pavarësinë, të cilët na ftojnë me sakrificën e tyre më sublime që mos të bëhemi mendjelehtë dhe te marrim lirinë dhe pavarësinë si të dhëna përgjithmonë”, tha ai.

Komentin për mediat e shmangu më herët edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kreu i demokratëve vendosi lule në monumentin “Nënë Shqipërëi” dhe vendosi lule në nderim të Azem Hajdarit, Feti Voglit, që ra në Afganistan disa vite më parë dhe të Skerdilajt Llagamit, i rënë në luftën për çlirimin e Kosovës.

Ngjarje e frikshme në sheshin "Skënderbej"
Ngjarje e frikshme në sheshin "Skënderbej" Gazeta Si 103 Mga view • 6 taon kanina

⁣Një incident i pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në sheshin Skëndërbej. Një makinë është futur me shpejtësi në zonë duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Ermonela Jaho dhe Placido Domingo
Ermonela Jaho dhe Placido Domingo Gazeta Si 86 Mga view • 5 taon kanina

⁣Ermonela Jaho dhe Placido Domingo në Teatrin e ri te Operes dhe Baletit

Flet vajza e biznesmenit të grabitur: U tmerruam, nuk e dija nëse e kisha babin gjallë!
Flet vajza e biznesmenit të grabitur: U tmerruam, nuk e dija nëse e kisha babin gjallë! Gazeta Si 87 Mga view • 5 taon kanina

⁣Flet vajza e biznesmenit të grabitur: U tmerruam, nuk e dija nëse e kisha babin gjallë!

Incidente në Tiranë, mes policisë dhe tifozëve të Fejnordit
Incidente në Tiranë, mes policisë dhe tifozëve të Fejnordit Gazeta Si 115 Mga view • 4 taon kanina

⁣Incidente në Tiranë, mes policisë dhe tifozëve të Fejnordit

Showing 35 out of 169