Videot kryesore

Sekuestrohen armë dhe municione në Tiranë, arrestohet një 45-vjeçar
Sekuestrohen armë dhe municione në Tiranë, arrestohet një 45-vjeçar Gazeta Si 102 Shikime • 4 years më parë

⁣Sekuestrohen armë dhe municione në Tiranë, arrestohet një 45-vjeçar

Nis viti i ri akademik mes mësimit dhe bojkotit
Nis viti i ri akademik mes mësimit dhe bojkotit Gazeta Si 101 Shikime • 4 years më parë

⁣Studentët tek Universiteti i Historisë dhe Filologjisë

Lënda narkotike e sekuestruar nga autoritetet shqiptare dhe agjencitë e huaja ligjzbatuese
Lënda narkotike e sekuestruar nga autoritetet shqiptare dhe agjencitë e huaja ligjzbatuese Gazeta Si 71 Shikime • 3 years më parë

⁣Lënda narkotike e sekuestruar nga autoritetet shqiptare dhe agjencitë e huaja ligjzbatuese

Yllka Mujo
Yllka Mujo Gazeta Si 105 Shikime • 3 years më parë

⁣Yllka Mujo në performancën "Medalioni i hënës"

Dokumentari Alexander
Dokumentari Alexander Gazeta Si 180 Shikime • 3 years më parë

⁣Dokumentari Alexander nga Ardit Sadiku

Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli shkon sërish në SPAK
Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli shkon sërish në SPAK Gazeta Si 64 Shikime • 3 years më parë

⁣Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli shkon sërish në SPAK

'Hedhje me kokë' në fushën e përmbytur
'Hedhje me kokë' në fushën e përmbytur Gazeta Si 44 Shikime • 3 years më parë

⁣Që Saranda është më shumë qyteti i notarëve sesa i futbollistëve, këtë pak a shumë të gjithë e dinim. Por së fundmi, një video e lezetshme është shpërndarë nga klubi i Butrintit të Sarandës në Facebook. Gjatë stërvitjes, dy prej lojtarëve të ekipit kanë vendosur ta shijojnë edhe motin me shi, duke bërë “hedhje me kokë” në fushën e përmbytur.

Përgatitjet për protestën e 20 shkurtit
Përgatitjet për protestën e 20 shkurtit Gazeta Si 130 Shikime • 3 years më parë

Përgatitjet për protestën e 20 shkurtit

Korçë, merr fund arratia e Bledar Trëndafilit, arrestohet një muaj pasi leu me benzinë dhe i vuri fl
Korçë, merr fund arratia e Bledar Trëndafilit, arrestohet një muaj pasi leu me benzinë dhe i vuri fl Gazeta Si 94 Shikime • 2 years më parë

⁣Pas një muaji në arrati, është vënë në pranga Bledar
Trëndafili, autori i ngjarjes së rëndë të 31 Gushtit, ku pasi e leu me benzinë,
i vuri flakën bashkëshortes së tij me të cilën ishte në proces divorci.

Vrasja e Klaudio Prendit në Tiranë, ekspertët këqyrin makinë "G Class" të viktimës
Vrasja e Klaudio Prendit në Tiranë, ekspertët këqyrin makinë "G Class" të viktimës Gazeta Si 112 Shikime • 2 years më parë

⁣Vrasja e Klaudio Prendit në Tiranë, ekspertët këqyrin makinë "G Class" të viktimës

Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi paraqitet në SPAK
Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi paraqitet në SPAK Gazeta Si 90 Shikime • 2 years më parë

⁣Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi paraqitet në SPAK

Lando Norris vendos "Pole Position" në Garën e Australisë
Lando Norris vendos "Pole Position" në Garën e Australisë Gazeta Si 66 Shikime • 2 years më parë

Kampionia e Bot⁣ës n⁣ë fuqi, Mclaren, do t⁣ë niset nga rradha e par⁣ë n⁣ë Gar⁣ën e Australis⁣ë n⁣ë Formula 1. Lando Norris dhe Oscar Piastri ndiqen nga Max Verstappen n⁣ë vendin e 3.

Me pranga si të policisë dhe pushkë në “Audi”, arrestohet i riu në Valias
Me pranga si të policisë dhe pushkë në “Audi”, arrestohet i riu në Valias Gazeta Si 50 Shikime • 1 year më parë

⁣Me pranga si të policisë dhe pushkë në “Audi”, arrestohet i riu në Valias

Shqipëria U21 grumbullohet në Tiranë
Shqipëria U21 grumbullohet në Tiranë Gazeta Si 39 Shikime • 1 year më parë

N⁣ën drejtimin e trainerit Alban Bushi, filluan p⁣ërgatitjet edhe kuqezinjt⁣ë e vegj⁣ël q⁣ë do t⁣ë luajn⁣ë ndaj Gjermanis⁣ë dhe Zvicr⁣ës.

Seferi shërben, Bodrumspor merr kreun
Seferi shërben, Bodrumspor merr kreun Gazeta Si 38 Shikime • 1 year më parë

Këtë javë nuk shënoi por dha dy asist. Taulant Seferi konfirmohet sërish si një nga lojtarët kryesorë të Bodrumspor që pas fitores në transfertë, merr kreun e klasifikimit.

Bovillë, aty ku e ka burimin jeta e Tiranës
Bovillë, aty ku e ka burimin jeta e Tiranës Gazeta Si 331 Shikime • 7 years më parë

Bovillë, aty ku e ka burimin jeta e Tiranës

A i ngjan sistemi arsimor shqiptar atij finlandez?
A i ngjan sistemi arsimor shqiptar atij finlandez? Gazeta Si 67 Shikime • 7 years më parë

Video tregon se pse sistemi arsimor finlandez eshte i shendetshem per femijet

Raportimi i Varhelyi në PE, nga reforma zgjedhore tek anti-KÇK
Raportimi i Varhelyi në PE, nga reforma zgjedhore tek anti-KÇK Gazeta Si 61 Shikime • 6 years më parë

Një grup eurodeputetësh të së djathtës europiane kërkuan prej Komisionerit të Zgjerimit, Oliver Varhelyi detaje se në çfarë faze ishte plotësimi i kushteve të vendosura nga ana e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Pyetjet u bënë gjatë një seance të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, ku një pjesë e eurodeputetëve ishin të pranishëm fizikisht në sallë dhe pjesa tjetër përmes lidhjeve online ngritën shqetësimet e tyre.

Komisioneri i Zgjerimit tha se dy ishin çështjet e rëndësishme që po diskutohen aktualisht. Të parën renditi reformën zgjedhore dhe të dytën ligjin antishpifje, që u ngrit si shqetësim nga eurodeputeti suedez, David Lega. Në lidhje me paketën antishpifje, Varhelyi thotë se kishte marrë premtimin e Qeverisë shqiptare për të mos miratuar asnjë rregullore që mund të bjerë ndesh me atë se çfarë do të rekomandojë Komisioni i Venecias.

“Po, ne e kemi një plan për plotësimin e 15 pikave para se mbledhjes ndërqeveritare për negociatat dhe po punojmë me autoritetet shqiptare. Ka një progres në këtë drejtim dhe jam shpresëplotë se do të kemi një progres edhe domethënës në vazhdim. Janë dy çështje, reforma zgjedhore dhe e dyta ligji antishpifje. Kam marrë sinjale pozitive nga Qeveria shqiptar që nuk ka asnjë interes që të vazhdojë me rregulla që mund të cenojnë lirinë e medias dhe të shprehjes dhe që shkojnë përkundër rekomandimeve që do të japë Komisioni i Venecias”, deklaroi ai.

Në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Komisioneri tha se vijojnë të mbeten një problem shqetësues për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por për Shqipërinë vlerësoi si mjaft pozitiv ligjin për bllokimin e pasurive të krimit të organizuar, miratuar në kuadër të paketës anti-KÇK.

Që ky ligj të jetë i suksesshëm, Varhelyi thotë se nevojitet bashkëpunimi i vendeve anëtare të Bashkimit Europian me Shqipërinë, pasi janë pikërisht këto vende ku krimi i organizuar shqiptar ka aktivitetin e tij më të madh.

“Nëse e shihni Shqipërinë, një ligj bllokimi asetesh kriminale u adoptua, ku çdo kriminel i akuzuar për krim të organizuar duhet të provojë menjëherë burimin e pasurisë. Kjo kërkon edhe bashkëpunimin e vendeve anëtare të BE”, deklaroi ai.

Sa i takon korrupsionit, Varhelyi deklaroi se ai mbetet një problem që kërkon vëmendje të vazhdueshme, për të gjitha vendet e rajonit.

Komisioneri u pyet gjithashtu mbi mundësinë që plani i rimëkëmbjes ekonomike post Covid-19 i Bashkimit Europian të zgjerohet edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai nuk e përjashtoi këtë si mundësi, por e mbetet për t’u vendosur në një periudhë të mëvonshme. “Është mirë që e njëjta krizë të luftohet me të njëjtat masa”, u shpreh Varhelyi.

Një tjetër shqetësim i eurodeputetëve ishte emigracioni. Komisioneri tha se BE po punon me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për reformimin e sistemit të arsimor në mënyrë që të përafrohet me standardet e Bashkimit Europian dhe të përgatisë e përshtasë më mirë me nevojat e tregut të rinjtë e rajonit.

Komisioneri foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe idenë e shkëmbimit të territoreve. Këtij skenari i la derën hapur pak ditë më parë edhe vetë Përfaqësuesi për Politikën e Jashtme të BE-së, Josep Borrell. Por, disa eurodeputetë anëtarë të Komitetit të Punëve të Jashtme të PE-së e cilësuan si të rrezikshme këtë ide dhe kërkuan nga Brukseli që ta kundërshtojë me forcë.

Me një gjuhë diplomatike, vetë Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi nuk u rreshtua me asnjërën palë. Ai e cilësoi çështje dytësore shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Parësore, sipas tij mbetet rikthimi i palëve në tryezën e bisedimeve.

“Është një çështje dytësore që nuk ka asnjë kuptim që të diskutohet për ndryshim kufijsh, përsa kohë nuk kemi asnjë palë në tryezë, ndaj prioritet duhet të jetë rifillimi i dialogut dhe më pas faza tjetër për gjetjen e një marrëveshjeje. Shkëmbim territoresh, ose jo nuk është një çështje emergjence, por thjesht ndalon çdo dialog me kuptim”, u përgjigj ai.

⁣Propozimi i Beqajt: Të marrim kapitenë turq për të drejtuar anijet
⁣Propozimi i Beqajt: Të marrim kapitenë turq për të drejtuar anijet Gazeta Si 135 Shikime • 6 years më parë

Parlamenti miratoi vitin e kaluar një ligj përmes të cilit u hoqi Tatimin mbi Vlerën e Shtuar mjeteve ujore që përdoren për qëllime turizmi, si jahtet. Por, pa u mbushur ende viti nga ky vendim, deputeti Ilir Beqaj thotë se Kodi Detar është bërë pengesë për zbatimin e këtij ligji dhe propozon ndërhyrjen.

Beqaj, që ishte relator në nismën e heqjes së TVSH-së për jahtet thotë se ka identifikuar nga ankesat e operatorëve turistikë në këtë treg disa pengesa, si tarifa doganore të ndryshme e mjeteve lundruese të trupëzuara dhe ato me fryrje, shtetësia e kapitenit dhe procedura e zhdoganimit të këtyre mjeteve lundruese.

Aktualisht, Kodi Detar i Shqipërisë përcakton se licencë kapiteni u jepet vetëm shtetasve shqiptarë, ose shtetasve të një vendi anëtar të Bashkimit Europian.

“Kjo e kufizon shumë rrethin e kandidatëve të mundshëm për të drejtuar këto anije në kushtet kur prej vitesh në Shqipëri ne nuk kemi më një shkollë që të përgatisë kapitenë anijesh shqiptarë.

Beqaj thotë se mungesën e kapitenëve për të drejtuar anijet po e vuan edhe industria e peshkimit.

“Nëse rrijmë me kufizimin e vendeve të BE, ata janë më të kushtuteshëm dhe ky problem është edhe me industrinë e peshkimit”, tha Beqaj.

Ilir Beqaj propozon që gjeografia të zgjerohet me listën e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

“Kam bërë këtë propozim duke e zgjeruar gjeografinë me vendet anëtare të OECD, vende që kanë një strukturë administrative që mund t’u besojmë dhënien e licencës. Turqia, si shembull, ka një industri blu mjaft të zhvilluar, në turizëm, peshkim”, deklaroi ai.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në thelb tha se nuk ishte kundër ndërhyrjeve në Kodin Detar, por kërkoi kohë për shkak se ishte në pritje të ekspertizës nga ana e Bashkimit Europian për të ndërhyrë në të gjithë Kodin Detar.

Megjithatë, në lidhje me hapjen e tregut për kapitenë të huaj, MIE kërkoi që të bëhet kujdes dhe të mbrohen kapitenët shqiptarë të paktën tek anijet tregtare me flamuj shqiptarë.

“Mendoj që përsa kohë bëhet fjalë për anije tregtare shqiptare, mendoj që kapitenët shqiptarë të kenë mundësi punësimi të paktën për anijet me flamuj shqiptarë. Nëse ne do ta hapim, atëherë do të mbulohet tregu me kapiteni që janë shtetas të huaj”, deklaron eksperti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Elson Thana.

Diskutimet u bënë në mbledhjen e kësaj të hëne të Komisionit të Ligjeve, ku pati edhe një përplasje mes zv.ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Etjen Xhafaj me kreun e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Xhafaj tha se Komisioni i kishte refuzuar pjesëmarrjen në Komision të drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Detar, Paulin Ndreu. Por, Ulsi Manja tha se kush merr pjesë në mbledhjet e Komisionit e përcakton ministria dhe jo Komisioni.

jeta e nates ne Tirane
jeta e nates ne Tirane Gazeta Si 192 Shikime • 5 years më parë

⁣jeta e nates ne Tirane

Showing 30 out of 84