Videot kryesore

Tusk: Askush të mos ketë dyshime, Shqipëria meriton negociatat
Tusk: Askush të mos ketë dyshime, Shqipëria meriton negociatat Gazeta Si 89 Shikime • 7 years më parë

Dalja e përbashkët para mediave e Kryeministri Edi Rama dhe Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk pas takimit që zgjati pak më shumë se 40 minuta ishte e shkurtër dhe pa pyetje nga gazetarët. Megjithatë, koha ishte e mjaftueshme që në mesazhin e tij, kreu i KE-së të theksonte se Shqipëria meriton hapjen e negociatave.

Tusk kërkoi nga Shqipëria që të vazhdojë, sipas tij, përpjekjet e konsoliduara tashmë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe tha se nuk duhet të ketë më asnjë mëdyshje, as në Tiranë dhe as në vendet e Bashkimit Europian se Shqipëria meriton hapjen e negociatave me Bashkimin Europian në tetor.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama e falenderoi për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e integrimit për në BE dhe në shenjë mirënjohje i akordoi medaljen “Ylli i Mirënjohjes”.

As Rama dhe as Tusk nuk pranuan pyetje nga gazetarët. Presidenti i KE mbërriti në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut, ku u takua me Presidentin Stevo Pendarovski dhe Kryeministrin Zoran Zaev. Kryetemë e takimeve të tij në Shkup dhe Tiranë ishin negociatat, por agjenda e takimeve ndryshoi. Nëse në Maqedoninë e Veriut ai u takua me Presidentin vendas, në Shqipëria, Tusk e shmangu një takim të tillë.

Alvin shpetimi.mp4
Alvin shpetimi.mp4 Gazeta Si 59 Shikime • 7 years më parë

Momenti i shpetimit te vogelushit 11-vjeçar. Video është postuar nga presidenti Ilir Meta, i cili thekson se ishte nje akt i shumëpritur.

Në Durrës qytetarët ankohen për ndihmat
Në Durrës qytetarët ankohen për ndihmat Gazeta Si 79 Shikime • 7 years më parë

Durrësi mardhte mbrëmjen e së enjtes. Jo nga era e ftohtë dhe e shpejtë, as nga shiu që i lagte shpinën, barkun, këmbët dhe sytë qytetit të lashtë, por nga braktisja.

Pas luftës me Bajlozin e Zi, ashtu rreckosur, sakatuar, plagosur deri në palcë, pa shkëlqim dhe hijeshi, Durrësi është strukur nën vete, pa bijtë e tij, i lënë në qoshkë të vajtojë i vetëm.

Tek eci me makinë nëpër Vollgë, aty ku në pikun e sezonit turistik nuk ke vend të hedhësh as një kokërr mollë, ndjen frikë vetmie.

Të ngjan sikur i je futur në bark një qyteti të basdisur dhe të hedhur në plehra. Ndjen ftohtë dhe trishtim të thellë.

Gaia Viviani nxënëse në shkollën Nderkombetare Franceze te Tiranes
Gaia Viviani nxënëse në shkollën Nderkombetare Franceze te Tiranes Gazeta Si 181 Shikime • 7 years më parë

Mësimi nga shtëpia ka nisur. Në video shfaqet një nxënëse e kalsës së tretë që studion në në shkollën EFIT - Ecole Française International de Tirana duke zhvilluar mësimin në shtëpi përmes skype.

Prezantimi i Projektit të Teatrit të ri Kombëtar në Këshillin Bashkiak
Prezantimi i Projektit të Teatrit të ri Kombëtar në Këshillin Bashkiak Gazeta Si 94 Shikime • 6 years më parë

Gjatë prezantimit të projektit përmes një videoje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, vetë Erion Veliaj shkruan tekstualisht: “Një prezantim i detajuar për Këshillin Bashkiak lidhur me projektin e Teatrit të Ri Kombëtar, si dhe njoftimin e dy projektvendimeve të rëndësishme për biznesin e bareve dhe hotelerisë në Tiranë”.

Sindi Breshani 1
Sindi Breshani 1 Gazeta Si 111 Shikime • 6 years më parë

Sindi Breshani sjell diktaturën përmes lojërave virtuale

⁣Dhoma Amerikane e Tregtisë për Amnistinë Fiskale: Lë hapësira për pastrimin e parave
⁣Dhoma Amerikane e Tregtisë për Amnistinë Fiskale: Lë hapësira për pastrimin e parave Gazeta Si 114 Shikime • 4 years më parë

Dhoma Amerikane e Tregtisë nuk ka një opinion përfundimtar në lidhje me nismën e Qeverisë për amnistinë fiskale e penalë, por thotë se nga një vëzhgim paraprak i draftit, ai lë hapësira për pastrimin e parave të pista.

“E dimë që ka një draft së fundmi, që është futur në konsultimin publik. Ky është draft, duam pak më tepër kohë për ta analizuar. Megjithatë, drafti ekzistues ka ndryshime nga draftet e mëparshme, por ndryshimet nuk janë thelbësore. Problemet kanë qenë në 2-3 parime. Së pari, krijon hapësira për pastrimin e parave dhe për të bërë evazion fiskal”, deklaroi në konferencën vjetore me gazetarët, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço.

Dhoma thotë se do ta mbështesë nismën nëse ajo merr dritën jeshile nga partnerët ndërkombëtarë.

“Nëse ligji ka marrë aprovimin dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, strukturave si FMN, BE, apo MoneyVal atëherë edhe ne do ta mbështesnim. Shqetësimet tona janë shumë serioze në lidhje me këtë ligj dhe lidhen me konkurrencën e pandershme dhe hapësirave që ky ligj krijon”, vijoi Jaço.

Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë, Shqipëria duhet të përqëndrohet në luftën kundër korrupsionit, sidomos me tenderat. Këtu, Jaço tha se do t’i propozohet Kuvendit një paketë ligjore, që synon parandalimin e korrupsionit.

“Paketa nuk ka shkuar për miratim në Parlament. Ne mendojmë që duhet çuar në Parlament. Është me rëndësi që të kemi një efekt parandalues të akteve korruptive kur ndodhin. Fokusi kryesor ka qenë me efekt prapaveprues, por ajo që vendet e avancuara kanë është parandalimi. Është propozim për të cilin grupet e punës po punojnë”, tha Presidenti i AmCham.

Problematik, sipas Dhomës, është edhe kuadri ligjor i prokurimeve publike, që lë hapësira për abuzime, korrupsion e spekulime. Jaço propozon që i gjithë kuadri ligjor ekzistues për tenderat duhet të reformohet me synim thjeshtimin e procedurave dhe përfshirjen sa më pak të administratës shtetërore.

Dhoma u shfaq kritike edhe për projektligjin për tatimin e të ardhurave, që sipas Jaços nuk përmbush tre nga katër parimet kryesore që propozon Dhoma Amerikane e Tregtisë.

“Kemi vënë re që ka shpenzime të pranuara që janë jashtë strukturave të fiskalitetit. Ka një kontradiktë. Ligji mund të ketë një qëllim të mirë, por kjo është periudha që të konsultohet. Draft ligji nuk përmbush tre nga katër kriteret tona kryesore, s’përmbush standardet e kontabilitetit ndërkombëtar, nuk nxit formalizimin e ekonomisë dhe nuk përmbush elementin e konkurrueshmërisë”, tha ai.

Jaço kërkoi që të kufizohen pagesat me para në dorë, që sipas tij do të forconte luftën kundër pastrimit të parave. Dhoma mendon gjithashtu se ligji për konsultimin publik duhet të ndryshojë për të zgjatur afatet, ndërsa problematikën në këtë ligj nuk e lidh me përmbajtjen e tij, por me moszbatimin.

Tre Tenoret per Ukrainen
Tre Tenoret per Ukrainen Gazeta Si 105 Shikime • 4 years më parë

⁣Tre Tenoret per Ukrainen, koncert ne TKOB

Festivali Folklorik ne Gjirokaster
Festivali Folklorik ne Gjirokaster Gazeta Si 112 Shikime • 3 years më parë

⁣Festivali Folklorik ne Gjirokaster, nata e dyte

Operacioni ‘Brothers’, arrestohen dy vëllezër që tregtonin droga të forta në Tiranë
Operacioni ‘Brothers’, arrestohen dy vëllezër që tregtonin droga të forta në Tiranë Gazeta Si 83 Shikime • 3 years më parë

⁣Operacioni ‘Brothers’, arrestohen dy vëllezër që tregtonin droga të forta në Tiranë

Goli i Klaus Gjasulës kundër Kroacisë në Euro 2024
Goli i Klaus Gjasulës kundër Kroacisë në Euro 2024 Gazeta Si 95 Shikime • 2 years më parë

⁣Goli i Klaus Gjasulës kundër Kroacisë në Euro 2024

Thirrje anti-shqiptare në stadium, Kosova braktis ndeshjen në Rumani
Thirrje anti-shqiptare në stadium, Kosova braktis ndeshjen në Rumani Gazeta Si 90 Shikime • 2 years më parë

⁣Thirrje anti-shqiptare në stadium, Kosova braktis ndeshjen në Rumani

Falsifikonin dokumente, goditet grupi kriminal nga Shqipëria dhe Kosova
Falsifikonin dokumente, goditet grupi kriminal nga Shqipëria dhe Kosova Gazeta Si 63 Shikime • 2 years më parë

⁣Falsifikonin dokumente, goditet grupi kriminal nga Shqipëria dhe Kosova

Rroca protagonist për Ankara Keçiörengücü
Rroca protagonist për Ankara Keçiörengücü Gazeta Si 67 Shikime • 2 years më parë

⁣Futbollisti shqiptar shënoi dy gola dhe shërbeu për një të tretë në fitoren e javës së 33 në Ligën e parë turke.

Bënte thirrje për dhunë në TikTok, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Bënte thirrje për dhunë në TikTok, arrestohet 24-vjeçari në Durrës Gazeta Si 50 Shikime • 1 year më parë

⁣Bënte thirrje për dhunë në TikTok, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Hasani shënon golin e 7 sezonal në Turqi
Hasani shënon golin e 7 sezonal në Turqi Gazeta Si 45 Shikime • 1 year më parë

Florent Hasani eviton humbjen e Boluspor në transfertën ndaj Istanbulspor. Gjithçka në pjesën e dytë pas një topi të marrë në zonë dhe kalibrimit të saktë të Hasanit.

RENEA operacion në Vlorë kundër grupeve kriminale
RENEA operacion në Vlorë kundër grupeve kriminale Gazeta Si 60 Shikime • 8 muaj më parë

⁣RENEA operacion në Vlorë kundër grupeve kriminale

Del video, shqiptari masakrohet në burgjet e Greqisë
Del video, shqiptari masakrohet në burgjet e Greqisë Gazeta Si 237 Shikime • 8 years më parë

Sulmi në burgun e Koridhallos në Greqi ku ka humbur jetën gjatë një përleshje shqiptari

Hakerat izraelit përgjuan botën përmes Whatsup-it
Hakerat izraelit përgjuan botën përmes Whatsup-it Gazeta Si 135 Shikime • 7 years më parë

Whatsupp një prej programeve më të përdorura në mbarë botën, ka rënë pre e hakerave izraelit, gjatë ditëve të fundit. Programi i cili përdoret nga 1.5 miliardë njerëz në mbarë botën, tregoi se hakerat ishin në gjendje të instalonin një softuer të veçantë në telefonat Android dhe Iphone, duke bërë të mundur përgjimin e mesazheve dhe bisedave.
Kodi dëmtues, i zhvilluar nga kompania izraelite NSO Group, mund të transmetohet edhe nëse përdoruesit nuk i përgjigjeshin telefonatave të rreme që dërgonte kompania.

Vijojnë zjarret në Dropull, terreni paumundëson shuarjen e flakëve
Vijojnë zjarret në Dropull, terreni paumundëson shuarjen e flakëve Gazeta Si 100 Shikime • 7 years më parë

Vijojnë zjarret në Dropull, terreni paumundëson shuarjen e flakëve

Showing 28 out of 83