Videot kryesore
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mbrojti punën e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës në përballimin e protestës së mbrëmjes së të shtunës të thirrur nga opozita. Ai tha se falë profesionalizmit dhe durimit, forcat e sigurisë ja dolën mbanë që të mbrojnë institucionet dhe rendin kushtetues. Lleshaj pranoi se arrestimi me forcë i Sait Dollapit ishte i gabuar, por e cilësoi episod prej pak sekondash humbjeje durimi që nuk mund të mbulojë histerinë e zjarrit real dhe verbal që u derdh mbi institucionet dhe forcat e rendit.
Për organizatorët e protestës, ministri i Brendshëm tha se janë të njëjtët autorë të dhunës ndaj institucioneve dhe qytetarëve në vitet 1997, 1998 dhe në 2011, duke kujtuar trazirat e ’97, grushtin e shtetit të 1998 dhe vrasjen e katër protestuesve më 21 janar para Kryeministrisë në 2011.
“Qeveria e Noriegës bllokoi radarët. Nga shtatë radarë vetëm tre në funksion. Dhe nga e gjithë ajo që kemi denoncuar, ditën që narkoministri fliste këtu, trageti nga Durrës nisej i shoqëruar para dhe mbrapa nga dy skafe, të cilat kapeshin për bukuri në radarë por nuk shiheshin nga sytë e mëndjes të atyre që ishin përpara, sepse urdhëri ishte “t’i lëmë të kalojnë”. Njëri u kap në brigjet Italiane, ai që kishte tre ton nuk dihet se ç’u bë”, deklaronte Berisha në 2017.
Meta nuk komentoi deklaratat e Ambasadores Amerikane që kërkoi vazhdimin përpara me reformën në drejtësi dhe të ndalen lojërat e përpjekjet për “ta vrarë atë”.
“Nuk komentoj deklaratat apo qëndrimet të ambasadores. Ambasadorja ka të drejtë kur thotë stop këtyre lojërave. Kam 4 vjet që them stop lojërave me reformën në drejtësi. Vetëm për Ilir Metën nuk mund ta kishte ambasadorja, që ka pas vlerësimet më të mira formalisht dhe zyrtarisht. e kam takuar shumë herë ambasadoren, më shumë se ç’jam takuar me ambasadorë amerikanë dhe europianë për 4 vite. Unë nuk kam ndërhyrë asnjëherë për zgjedhjet në SHBA, e mbani mend deklaratën e bërë kundër atij tjetrit?! S’merrem me këto lojëra. Unë them që kjo është platforma dhe këtë platformë ja kam dorëzuar ambasadores. Lojërat nuk pushuan për ta kapur atë reformë edhe me Kushtetutë dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i thirri hajde këtu se kështu nuk vazhdohet dhe ju e dini se kush nuk erdhi (Edi Rama). Burimi i konfliktit është identifikuar për të gjithë botën demokratike dhe për të gjithë ata që janë të shqetësuar se vendi po shkon drejt një humnere”, deklaroi ai.
Ministria e Financave pranon mundësinë që pagesat për shkak të humbjes së proceseve gjyqësore në gjykatat ndërkombëtare të Arbitrazhit të shkojnë deri në 450 milionë euro dhe thotë se në buxhetin e vitit të ardhshëm ka të parashikuara pagesat e këtyre vendimeve, kur ato të jenë të jenë përfundimtare.
“Ne me transparencë të plotë kemi publikuar të gjitha rastet që janë në Arbitrazh. Është Avokatura e Shtetit institucioni që merret me procedurat e Arbitrazhit dhe në përfundim të procedurave totale i drejtohet Ministrisë së Financave me shkresë që të nisë pagesa”, tha para Komisionit të Ligjeve, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj.
Ministrja shpjegoi se kjo nuk do të thotë se të gjitha këto pagesa do të kryhen në 2022, por paratë janë vënë në dispozicion për të qenë në gjendje që në rastin hipotetik të humbjes së proceseve gjyqësore ky institucion të jetë gati për t’i paguar.
“Arsyeja pse ne i publikojmë këto vendime, që janë në proces dhe që i kemi pjesë të projektbuxhetit si kontigjencë janë për përgjegjshmërinë që kemi ne si Ministri e Financave, që në rast se do të materializohet 1,2, 3 apo do të përfundojë në total procesi i këtyre proceseve të Arbitrazhit ne t’i përfshijmë në buxhet në rastin më të parë”, tha ajo.
Deklarata e ministres u bë gjatë mbrojtjes së projektbuxhetit para Komisionit të Ligjeve, si përgjigje ndaj pyetjeve të ngritura nga deputetët e opozitës. Mes këtyre pyeteve, opozita ngriti shqetësimin për gjashtë çështje që ndodhen në Arbitrazh, që nga Becchetti, Valeria Srl, Actor e Copri, Dondi e Cubotta, Arca Energy dhe Kurum, pretendimet e të cilave në total shkojnë rreth 450 milionë euro.
Partia Socialdemokrate (PSD) protestoi kundër kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, duke hedhur flakadanë që krijuan tym të madh pranë një hoteli në Prishtinë, ku ajo po mbante takim me shoqërinë civile. Më pas aktivistët kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Policia arrestoi disa prej anëtarëve të kësaj partie, e cila nuk përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës, mes tyre edhe kryetarin Dardan Molliqaj.
Pas "Arenës Kombëtare" (Tiranë), "Elbasan Arenës" (Elbasan), "Loro Boriçit" (Shkodër ) dhe "Kuksi Arena" në Kukës, futbolli shqiptar ka një tjetër impiant moderrn në qytetin e Rrogozhinës. Në inagurim morën pjesë Presidenti i FSHF, Armando Duka dhe ai i Egnatias, Agim Demrozi.
Edhe pse jemi zyrtarisht në stinën e pranverës, reshjet e dëborën
janë rikthyer këtë të mërkurë.
Në qarkun e Korçës janë regjistruar reshje të pakta bore,
kryesisht në aksin Boboshticë –Dardhë.
Në pjesë të tjera të qarkut nuk raportohen reshje bore.
Reshjet e borës janë parashikuar që të zgjasin deri në darkën
e të enjtes ndërkohë që e premtja do sjellë reshje shiu.
Sirenat e serbëve që sinjalizojnë tubimin në sheshin qendror të qytetit dëgjohen në Mitrovicën e Veriut, ku forcat speciale ROSU të Kosovës kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e elementëve të dyshuar si pjesë e grupeve kriminale dhe kontrabandimit të mallrave.
Aksioni ngjalli reagime në Beograd. Vuçiç foli për operacion për spastrim etnik, ndërkohë që Haradinaj u përgjigj duke deklaruar se aksioni ishte i shtrirë në të gjithë territorin e Kosovës dhe synon vendosjen e ligjit dhe shtetit ligjor.