Meta: Yuri Kim s'e ka me mua
Meta nuk komentoi deklaratat e Ambasadores Amerikane që kërkoi vazhdimin përpara me reformën në drejtësi dhe të ndalen lojërat e përpjekjet për “ta vrarë atë”.
“Nuk komentoj deklaratat apo qëndrimet të ambasadores. Ambasadorja ka të drejtë kur thotë stop këtyre lojërave. Kam 4 vjet që them stop lojërave me reformën në drejtësi. Vetëm për Ilir Metën nuk mund ta kishte ambasadorja, që ka pas vlerësimet më të mira formalisht dhe zyrtarisht. e kam takuar shumë herë ambasadoren, më shumë se ç’jam takuar me ambasadorë amerikanë dhe europianë për 4 vite. Unë nuk kam ndërhyrë asnjëherë për zgjedhjet në SHBA, e mbani mend deklaratën e bërë kundër atij tjetrit?! S’merrem me këto lojëra. Unë them që kjo është platforma dhe këtë platformë ja kam dorëzuar ambasadores. Lojërat nuk pushuan për ta kapur atë reformë edhe me Kushtetutë dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i thirri hajde këtu se kështu nuk vazhdohet dhe ju e dini se kush nuk erdhi (Edi Rama). Burimi i konfliktit është identifikuar për të gjithë botën demokratike dhe për të gjithë ata që janë të shqetësuar se vendi po shkon drejt një humnere”, deklaroi ai.