Videot kryesore
Partia Demokratike ka ripublikuar një video përgjim të dosjes 184 në Dibër, për të treguar se prokurorja që mbylli dosjen e zgjedhjeve te kontestuara nga PD (Belina Zeneli) është bashkëshortja e kandidatit të propozuar nga primaret e Berishës, Premtim Kryemadhi
“Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është poshtërsi dhe tallje me dibranët dhe demokratët dibranë që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016.
Dy autorë të dyshuar për zjarrvënie në fshatin Kudhës në Himarë janë vendosur në pranga. Personat E. M., 44 vjeç dhe nipi i tij, A. L., 29 vjeç kishin marrë me qira një sipërfaqe pyjore për kullotë.
Duke pasur si qëllim rigjenerimin e saj, ata i kanë vënë zjarrin sipërfaqes pyjore. Për shkak të erës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke djegur dhjetëra hektarë.
Mesfushori shqiptar shënoi golin e dytë në humbjen 2-5 që Rizespor pësoi nga Fenerbahce në shtëpi. Ishte një ekzekutim perfekt i Laçit që befasoi portierin brazilian të miqve, Ederson Moraes. Ai u bë lojtari parë që mposhti brazilianin nga një goditje dënimi, pas Kieran Trippier (Gusht 2022; Newcastle vs Manchester City).
Përmbytjet në Durrës i kanë shtyrë qytetarët që të lëvizin
me mjete alternative duke qenë se me makina është bërë e pamundur.
Një nga qytetarët e ka gjetur zgjidhjen tek dërrasa e sërfit.
Ai është parë në rrugët e Durrësit duke lundruar mbi një dërrasë
sërfi dhe duke kaluar ujin me një lopatë.
Shpresa Bërdëllima ishte një emër i njohur për kinematografinë Shqiptare. Si një vajzë lozonjare në filmin “Vajzat me kordele të kuqe” e si një tjetër vajzë e vogël që përpiqej të ndryshonte mentalitetin e kohës, tek filmi “Përtej mureve të gurta”, Bërdëllima do të kujtohet si një aktorë tepër e veçantë për publikun shqiptar.
Nuk dihet se kur kanë qenë për herë të fundit kaçurrelat në kokën e deputetit Kristaq Papa, që hyri në Parlament pas braktisjes së mandateve nga ana e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Por, ajo që dihet, të paktën sipas vetë fjalëve të tij, është se “fëmrat në rininë e tij (pra kur kishte kaçurrela) pinin më shumë uiski e pije të shtrenjta sesa ujë”.
Me këto fjalë deputeti i Parlamentit shqiptar u përpoq të ilustrojë respektin që duhet të kishin burrat për gratë, në fjalën e vetme që ka mbajtur ndonjëherë në seancë plenare para kamerave, e që ndodhi pikërisht gjatë të enjtes që lamë pas.
Mbetet e paqartë nëse vetë Kristaq Papa e ka kuptuar apo jo, por me këtë gjuhë që ka përdorur, më shumë sesa ka mbrojtur femrat, ai i ka ofenduar ato.
Megjithatë, Papa nuk është hera e parë që bëhet burim humori në Kuvendin e Shqipërisë. Emri i tij u lakuar pas publikimit të CV-së me përvoja pune “kombëtare, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare”.
Me përfundimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk do të përfundojnë masat kufizuese të ndërmarra për mospërhapjen e infeksionit të koronavirusit, tashmë jo të bazuara tek aktet normative të Qeverisë, por tek ligji për sëmundjet infektive.
“Do të vijojnë të mbeten të ndaluara grumbullimet si rrezik i lartë për përhapjen e infeksionit, do të vijojë të mbetet karantinimi si rregull dhe do të jenë të gjitha masat në fuqi për të kufizuar përhapjen e këtij infeksioni. Strukturat e task forcës anti-COVID do të vijojnë të jenë në punë 24 orë me kapacitet të plotë në të gjithë territorin dhe çdo thyrje e rregullave do të konsiderohet kërcënim për shëndetin e popullatës”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Ministrja bëri publik edhe planin e autoriteteve për të përballuar fluksin e shtuar të të infektuarve.
“Ne jemi duke u përgatitur për fazën e dytë për të hapur spitalin e ish-kirurgjive në QSUT për të përballuar flukset në rritje dhe jemi gati duke përfunduar rekrutimin e stafit mjekësor dhe infermieror në këtë spital. Nëse do të kemi shtim të rasteve në terapi intensive do të rihapim Spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe në skenarin tjetër, nëse shifrat kalojnë këto kapacitete, do të shkojmë drejt hapjes së spitalin Covid 4 në aksin Tiranë-Durrës”, tha Manastirliu.
Po në këtë njoftim, Manastirliu njoftoi edhe rinisjen e transportit publik, si një vendim i Komitetit të Ekspertëve. Ajo tha se rinisja e këtij aktivitetit do të fillojë me masa dhe protokolle sigurie, ku si për pasagjerët, ashtu edhe për personelin do të jetë me detyrim mbajtja e maskës.