Videot kryesore

Enea Andrea në studion e "NBA Zone"
Enea Andrea në studion e "NBA Zone" Gazeta Si 61 Shikime • 9 muaj më parë

Ish basketbollisti dhe kolegu Enea Andrea, u nda krejt papritur nga jeta në moshën 54 vjeçare.

Pandemia e heshtur e rezistencës ndaj antibiotikëve
Pandemia e heshtur e rezistencës ndaj antibiotikëve Gazeta Si 47 Shikime • 6 muaj më parë

⁣Numri i jetëve të humbura në të gjithë botën për shkak të infeksioneve që janë rezistente ndaj medikamenteve që synojnë t’i trajtojnë ato mund të rritet me gati 70% deri në vitin 2050.

Ironia e Metës me zgjedhjet e 1982: Shijoni zgjedhjet socialiste
Ironia e Metës me zgjedhjet e 1982: Shijoni zgjedhjet socialiste Gazeta Si 84 Shikime • 7 years më parë

Presidenti Ilir Meta kujtoi përmes rrjeteve sociale se sipas dekretit që nxorri një ditë më parë, data kushtetuese për zgjedhjet vendore është 13 tetori. Për të nuk ka asnjë dilemë se vendimi i tij është në përputhje të plotë dhe të padiskutueshme me Kushtetutën dhe ligjet e tjera të vendit.

Përballë këmbënguljes së Kryeministrit për të zhvilluar zgjedhjet këtë të dielë, Meta këshillon qytetarët që, sipas tij, të mos bien pre e provokimeve dhe të shmangin dhunën në procesin e së dielës e cilëson një proces tërësisht partiak.

“Ju këshilloj ta merrni atë me qetësi e mençuri, dhe të mos bini pre e provokimeve, sepse ato u shërbejnë vetëm atyre që duan të legjitimojnë kapjen totale të shtetit dhe instalimin e një regjimi njëpartiak.T’i respektojmë dhe të mos konfrontohemi me të gjithë ata bashkëqytetarë që do të shkojnë në këto votime socialiste. Konfrontimi dhe dhuna nuk i shërben Shqipërisë dhe së ardhmes së saj europiane dhe sidomos bashkëjetesës sonë qytetare në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo komunitet dhe në të g jithë shoqërinë tonë”, shkruan Meta.

Presidenti nuk kursen ironizimin dhe postimin e tij me shkrim e shoqëron me një video-kronikë nga zgjedhjet e vitit 1982 në Shqipëri, proces që në kohën e regjimit pritej me këngë, daulle e valle.

“Ndoshta e teproj, por për t’i shijuar tamam votimet socialiste dhe për t’ju rikthyer qoftë dhe për 1 ditë asaj periudhë 45-vjeçare, shoqërojini me dajre e daulle si njëherë e një kohë. Ata vetë do votojnë, vetë do t’i numërojnë. Të gjithë shqiptarët së bashku, në mënyrë demokratike, të fshehtë, të lirë dhe të ndershme do të zgjedhin vetëm në 13 tetor 2019. Ndaj ju ftoj të ndiqni dhe këtë video për t’u çtensionuar sadopak në prag të kësaj fundjave interesante”, mbyll reagimin e tij Meta.

Rruga Mamurras Fushe Kruje.mp4
Rruga Mamurras Fushe Kruje.mp4 Gazeta Si 200 Shikime • 7 years më parë

Në segmentin Mamurras Fushë-Krujë pranë restorant "Vllaznia" ka trafik dhe rruga është mbushur me ujë, si rezultat i resheve te dendura. Ky eshte segmenti i rruges nacionale Tiranë-Shkodër.

Leon Çika, një dardhar-kelt.
Leon Çika, një dardhar-kelt. Gazeta Si 257 Shikime • 7 years më parë

E vërteta qëndron se, shumë besuan se qeveria ishte rrëzuar, kur fotografi, piktori e koleksionisti, Leon Çika, ndryshoi vitrinën e fotografive të ATSH-së në vitet ’80.

Depolitizimi, Rama zbulon çfarë i ka ofruar opozitës
Depolitizimi, Rama zbulon çfarë i ka ofruar opozitës Gazeta Si 68 Shikime • 6 years më parë

Mazhoranca nuk tërhiqet nga kushti i depolitizimit të administratës zgjedhore, duke u dhënë partive politike vetëm mundësinë e vëzhgimit të procesit të votimit dhe numërimit, por jo të vendimmarrjes. Kryeministri Edi Rama e përforcoi këtë qëndrim gjatë fjalës së mbajtur në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvend.

“Depolitizimi i komisioneve është i domosdoshëm, sepse nuk mendoj që ligji bëhet sot për nesër”, deklaroi ai.

Rama hodhi poshtë arsyetimin e opozitës se depolitizimi i procesit është i pamundur për shkak të politizimit të vetë administratës publike. Veç kësaj ai foli edhe për garancitë që i jep opozitës për paanshmërinë e komisionerëve apartiakë.

Kryeministri tha se 67 për qind e rreth 9 mijë punonjësve me status e shërbimit civil nën varësinë e pushtetit ekzekutiv janë në detyrë që para 2013-ës dhe më pas shpjegoi në vija të trasha ofertën socialiste për opozitën. Ai i ofroi opozitës që të drejtojë procesin e trajnimit të komisionerëve apartiakë, përveç garancive ligjore që jepen në propozim.


“16.500 komisionerë na duhen me formulën e 3 komisionerëve për çdo qendër votimi. Të trajnohen dhe ta ndjekë vetëm PD trajnimin e tyre dhe në fund të hidhet shorti. Në fund dalin njerëzit, për të garantuar zgjedhjet. Është vënë detyruese që kujt i del emri që të shkojë në qendrën e votimit, 48 orë para hidhet shorti dhe i thuhet që të paraqitet në qendrën e votimit filan. Nëse nuk paraqitet, hiqet nga puna dhe humbet të drejtën për të hyrë në punë shteti për të gjithë jetën dhe nëse kapet duke bërë ndonjë gjë tjetër ndiqet edhe penalisht”, u shpreh ai.

Garancia tjetër e ofruar nga Rama është sistemi i kamerave në çdo qendër votimi, një propozim i Partisë Demokratike i pranuar nga socialistët dhe katër vëzhgues, dy të opozitë dhe dy të mazhorancës, por që përjashtohen nga procesi i vendimmarrjes.

“Do të kemi kamera në çdo qendër votimi dhe veç tyre, edhe shumica dhe opozita, që duhet ta gjejmë kush është, kanë nga dy monitorë specialë që të rrijnë atje nga fillimi deri në fund. Ata mund të shkruajnë gjithçka që shohin keq dhe ta çojnë tek KQZ dhe KZAZ dhe nëse rezulton se kërkesa e tyre është e drejtë hetohet”, tha Rama.

Gazeta Si -
Gazeta Si - Gazeta Si 83 Shikime • 6 years më parë

⁣Gazeta Si -

Niveli i prurjeve në lumin Vjosa përmbyti disa zona në Fier dhe Vlorë
Niveli i prurjeve në lumin Vjosa përmbyti disa zona në Fier dhe Vlorë Gazeta Si 91 Shikime • 5 years më parë

⁣Niveli i prurjeve në lumin Vjosa përmbyti disa zona në Fier dhe Vlorë

Tiranë, në vijat e bardha të këmbësorëve kalojnë njëherazi edhe automjetet
Tiranë, në vijat e bardha të këmbësorëve kalojnë njëherazi edhe automjetet Gazeta Si 106 Shikime • 4 years më parë

Tiranë, në vijat e bardha të këmbësorëve kalojnë njëherazi edhe automjetet

⁣Sali Berisha dhe Ilir Meta nënshkruajnë marrëveshjen para elektorale për zgjedhjet lokale
⁣Sali Berisha dhe Ilir Meta nënshkruajnë marrëveshjen para elektorale për zgjedhjet lokale Gazeta Si 104 Shikime • 4 years më parë

⁣Sali Berisha dhe Ilir Meta nënshkruajnë marrëveshjen para elektorale për zgjedhjet lokale

Atmosfera në Liverpool pas kualifikimit të Shqipërisë në finale.
Atmosfera në Liverpool pas kualifikimit të Shqipërisë në finale. Gazeta Si 61 Shikime • 3 years më parë

⁣Albina dhe Familja
Kelmendi kanë shkëlqyer me interpretimin, vokalin dhe performancën e tyre në
skenën e Liverpool me këngën ‘Duje’. I gjithë interpretimi ishte i kompletuar deri
në detaje edhe me veshjet e familjes Kelmendi që plotësonin të gjithë skenën që
për disa minuta ishte ‘Kuq e Zi’.

Gazetasi.al ka
siguruar disa video të shqiptarëve që kërcejnë dhe brohorasin njëzëri me Albina
Kelmendin pas kualifikimit të Shqipërisë për në finale.

Ishte në kërkim pasi vrau gruan, 55-vjeçari hap zjarr kundër policisë dhe vetëvritet
Ishte në kërkim pasi vrau gruan, 55-vjeçari hap zjarr kundër policisë dhe vetëvritet Gazeta Si 86 Shikime • 3 years më parë

⁣Ishte në kërkim pasi vrau gruan, 55-vjeçari hap zjarr kundër policisë dhe vetëvritet

Rafael Duamena dhe bashkeshortja e tij
Rafael Duamena dhe bashkeshortja e tij Gazeta Si 70 Shikime • 3 years më parë

⁣Rafael Duamena dhe bashkeshortja e tij

Gjobiti turisten gjermane, bëri 'selfie' dhe i kërkoi Instagramin, pezullohet polici në Le
Gjobiti turisten gjermane, bëri 'selfie' dhe i kërkoi Instagramin, pezullohet polici në Le Gazeta Si 79 Shikime • 2 years më parë

⁣Gjobiti turisten gjermane, bëri 'selfie' dhe i kërkoi Instagramin, pezullohet polici në Lezhë

Digjen dy automjete në Vlorë,  ngjarja dyshohet e qëllimshme
Digjen dy automjete në Vlorë, ngjarja dyshohet e qëllimshme Gazeta Si 61 Shikime • 2 years më parë

⁣Digjen dy automjete në Vlorë, ngjarja dyshohet e qëllimshme

Kombëtarja në Angli
Kombëtarja në Angli Gazeta Si 63 Shikime • 2 years më parë

Kuqezinjtë udhëtuan pasditen e sotme drejt Londrës, ku pas më pak se 48 orësh do të luajnë ndaj "Tre Luanëve", të parën eleminatore drejt botërorit amerikan.

Sherr për pronën te 'Rruga e Elbasanit', 4 persona dhunojnë dy bashkëpronarët
Sherr për pronën te 'Rruga e Elbasanit', 4 persona dhunojnë dy bashkëpronarët Gazeta Si 110 Shikime • 1 year më parë

⁣Sherr për pronën te 'Rruga e Elbasanit', 4 persona dhunojnë dy bashkëpronarët

Shqiptari hidhet në lumë dhe shpëton biznesmenin italian që po mbytej
Shqiptari hidhet në lumë dhe shpëton biznesmenin italian që po mbytej Gazeta Si 50 Shikime • 11 muaj më parë

⁣Një i ri shqiptar në Itali ka bërë një akt të jashtëzakonshëm trimërie dhe humanizmi. Elton Zefi, 32 vjeç, nuk hezitoi as për një sekondë kur pa një makinë të zhytet në ujërat e kanalit Battaglia në Padova. Ai u hodh menjëherë në ujë dhe arriti t’i shpëtojë jetën një biznesmeni 85-vjeçar, i cili rrezikonte të mbytej brenda automjetit të tij.
Ngjarja ndodhi të enjten, më 20 nëntor, pak pas orës 11:00. Giuseppe Salvalajo, një sipërmarrës i njohur padovan dhe themelues i një kompanie të specializuar në restaurime arkitektonike, humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanal për arsye ende të paqarta. Automjeti nisi të fundosej me shpejtësi, ndërsa Salvalajo mbeti i bllokuar brenda, në gjendje shoku.
Në atë çast, Elton Zefi, i cili atë ditë festonte ditëlindjen, pa skenën dramatike dhe u hodh menjëherë në ujë, bashkë me një tjetër burrë që ndodhej aty pranë dhe e shpëtuan 85-vjeçarin nga vdekja e sigurt.

Rrëzimi i Colturi-t në zbritjen e parë
Rrëzimi i Colturi-t në zbritjen e parë Gazeta Si 29 Shikime • 9 muaj më parë

Lara Colturi u rr⁣ëzua n⁣ë zbritjen e par⁣ë dhe u eleminua nga gara e Slalomi-t, t⁣ë diel⁣ën n⁣ë Kranjska Gora.

Skënder Hita merr zyrtarisht drejtimin si kreu i ri i Policisë së Shtetit
Skënder Hita merr zyrtarisht drejtimin si kreu i ri i Policisë së Shtetit Gazeta Si 40 Shikime • 6 muaj më parë

⁣Skënder Hita merr zyrtarisht drejtimin si kreu i ri i Policisë së Shtetit

Showing 13 out of 17