Videot kryesore
Gazeta Si ka siguruar një tjetër video nga momenti i vrasjes së 28-vjeçarit Klaudio Prendi. Në videon 16-sekondëshe shihet viktima që hyn te makina e tij “Mercedez Benz G Class” dhe direkt vjen makina e autorëve që ndalon pranë asaj të Prendit, kryen ekzekutimin dhe largohet.
Dalja javore e Presidentit Ilir Meta këtë të premte ishte më e shkurtër se herët e tjera. Kreu i shtetit bëri bilancin e aktivitetit të tij për javën që lamë, ndërsa foli edhe për pritshmëritë që ka nga Komisioni i Venecias sa i takon përplasjes për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese, procesin e integrimit dhe ngërçin e ri në Këshillin Politik.
Në lidhje me Venecian, Meta u shpreh i bindur në drejtësinë e vendimeve dhe veprimeve të tij.
“Asnjëherë nuk kam pritur Venecian për aktet e mia, sepse ato kanë qenë në përputhje me Kushtetutën dhe ne Kushtetutën e kemi bërë sipas rekomandimeve të Venecias. Nuk kam asnjë pritshmëri, por shpresoj që Venecia të ruaj integritetin e saj”, deklaroi ai.
Presidenti u pyet edhe për zhvillimet e fundit në Parlamentin Europian, ku u votua rezoluta që i kërkon Shqipërisë plotësimin e 15 kushteve para se të ndërmerret takimi i parë ndërqeveritar në kuadër të procesit të negociatave. Sipas Metës, këto zhvillime nuk janë të papritura dhe as të reja.
“Është një çështje e vjetër në kuptimin që kushtet janë aty prej vitesh, duke filluar me kryekushtin e parë dhe të pakalueshëm që është ai i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ka 4 vite përsëritet në mënyrë të vazhdueshme çështja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, hetimi për dosjet e zgjedhjeve parlamentare në Shijak dhe parlamentare në Dibër dhe duke vazhduar me elementë të tjerë, përfshirë edhe miratimin e reformës zgjedhore”, deklaroi Presidenti.
Meta tha se të hënën do të zhvillojë një takim me Zef Mazin, i emëruar si kryenegociator nga Shqipëria për bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Europian. Presidenti komentoi deklaratat e Kryeministrit Edi Rama, që ka shprehur hapur pakënaqësinë për marrëveshjen zgjedhore të nënshkruar në Këshillin Politik, duke u kthyer thuajse 3 dekada pas në kohë, tek Presidenti i fundit komunist.
“Kur dëgjoj këto deklarata nuk më mbetet gjë tjetër veçse të kem pak nostalgji për ish-Presidentin komunist, Ramiz Alia që shtyu zgjedhjet në vitin 1991 për t’i dhënë mundësi opozitës që të merrte pjesë në zgjedhje”, u shpreh ai.
Njëgol i shkëlqyer nga Medon Berisha për Lecce-n në transfertën e humbur (3-2) në Udine. Mesfushori shqiptar tregoi mjeshtërinë e tij në ekzekutim në 59' dhe festoi me Ramadanin, por miqtë ishin të pafat duke pësuar golin dhe golin e tretë.
Socialistët miratuan në Komisionin e Ligjeve ndryshimin e kontratës që zgjat me 13 vjet koncesionin e Aeroportit të Rinasit, pas blerjes së këtij të fundit nga ana e kompanisë “Kastrati”.
Pyetjes së deputetëve të Komisionit të Ligjeve se përse ky ndryshim kontrate me zgjatjen e afatit të saj bëhet në këtë periudhë, ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit, Belinda Balluku iu përgjigj duke thënë se nuk bëhej fjalë për favorizimin e një kompanie, por se tani ishte krijuar mundësia ligjore për të ndërhyrë.
Zgjatjen e koncesionit, ministrja e justifikoi edhe me pandeminë, që sipas saj ka zhytur këtë sektor në krizë që do të ketë ndikim deri në 10 vitet e ardhshme.
“Shtyrja është mirëanalizuar, si nga ana financiare, ashtu edhe nga ana juridike, duke marrë parasysh edhe pandeminë, e cila ka futur në ngrirje, apo në negativitet të plotë financiar këtë industri për minimalisht për 7-10 vitet e ardhshme”, tha Balluku.
Sipas Ballukut, shteti shqiptar ka forcuar pozitat nga ana ligjore në këtë koncesion, duke përcaktuar se investimi i kompanisë private do të jetë rreth 100 mln euro.
“Përveç të mirave ekonomike që do të kenë qytetarët, në këtë koncesion kemi edhe investimin fillestar, pasi ishte një koncesion që investimi fillestar nuk ishte shprehur kurrë. Kemi pasur një kontratë që nuk thoshte se sa ishte investimi i koncesionarit”, tha Balluku.
Ministrja zbuloi gjatë fjalës së saj para Komisionit të Ligjeve se kompania “Kastrati” ka shfaqur interes për blerjen e këtij koncesioni, duke kërkuar edhe pasqyrat financiare të një auditimi që iu krye këtij koncesioni gjatë periudhës kur zotërohej nga kompania kineze “Everbright”.
Sipas Ballukut, “Kastrati” është zotuar që të kryejë të gjitha investimet që refuzoheshin nga kinezët me arsyetime ligjore dhe kostot financiare,