Videot kryesore

‘Paqe në San Siro’, Inter dhe Juventus ndajnë nga një pikë
‘Paqe në San Siro’, Inter dhe Juventus ndajnë nga një pikë Gazeta Si 88 Shikime • 7 years më parë

Kryendeshja e javës së 34-të të Serisë A mes Interit dhe Juventusit është mbyllur në barazim 1-1. Derbi i Italisë, ka qenë një reklamë e vërtetë për futbollin italian, duke një futboll shumë intensiv për gjatë gjithë 90 minutave.

Me udhëzime të reja, kombëtarja fokusohet te Moldavia
Me udhëzime të reja, kombëtarja fokusohet te Moldavia Gazeta Si 96 Shikime • 7 years më parë

Humbja me Islandën në atë formë la një shije shumë të keqe tek të gjithë. Edhe futbollistët në prononcimet e tyre pas ndeshjes u shpreh shumë të zhgënjyer për rezultatin. Por duke nisur nga pasditja e së dielës ekipi i Rejas zbritur në fushën stërvitore në qytetin e Durrësit.

Ndalimi i koalicionet, PD: Rama shkel dy nene të marrëveshjes së 5 qershorit
Ndalimi i koalicionet, PD: Rama shkel dy nene të marrëveshjes së 5 qershorit Gazeta Si 44 Shikime • 6 years më parë

Partia Demokratike thotë se ndryshmet kushtetuese të propozuara nga opozita parlamentare dhe të mbështetura edhe nga socialistët, shkelin në të paktën dy nene marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik të 5 qershorit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi doli në një konferencë për shtyp ku tha se ndryshimet në nenin 68 të Kushtetutës cenojnë dakordësimin në nenin 19 të marrëveshjes së arritur në Këshillin Politik.

“Drafti i dakordësuar dhe firmosur nga palët, që Edi Rama thotë se do ta miratojë pa ndryshime. parashikon se “partitë pjesëtare të koalicionit të garojnë me lista shumëmërore të veçanta”. Pra, marrëveshja, jo vetëm lejon koalicionet parazgjedhore, por u jep mundësinë partive politike brenda një koalicioni të garojnë me lista të veçanta”.Thuhet shprehimisht se “Për partitë pjesëtare të koalicionit që garojnë me lista shumemërore të veçanta numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se gjysma e numrit të mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy”, deklaroi Bardhi.

Neni tjetër që shkelet nga ndryshimet kushtetuese, sipas Bardhit është neni 36 i marrëveshjes së nënshkruar mes palëve.

“Ku thuhet shprehimisht se “në rastin kur është shteruar lista e kandidatëve të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë”. Siç duket qartë, e zezë mbi të bardhë: PS ka rënë dakord dhe ka firmosur që jo vetëm të vazhdohet me koalicionet parazgjedhore, por gjithashtu që një parti politike, pjesë e një koalicioni parazgjedhor, të paraqesë listën e vet të veçantë”, shtoi Bardhi.

Vetë Kryeministri Edi Rama thotë se pakti me opozitën parlamentare nuk cenon draftin e arritur në Këshillin Politik me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe zotohet që ta votojë atë në Parlament pa asnjë ndryshim, ashtu sicc është rënë dakord.

⁣Pacientët e Covid-4 me bar-kafe
⁣Pacientët e Covid-4 me bar-kafe Gazeta Si 93 Shikime • 6 years më parë

Pamje të kuruara, pastërti, krevate bosh me pajisje anësore në pamje të parë moderne. Këto janë pamjet që ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përçoi një ditë më parë përmes rrjeteve sociale.

Ishte spitali Covid-4. Mjekë dhe infermierë bëhen protagonistë në klipin pak më të shkurtër se 4 minuta. Ata shpjegojnë se si janë kushtet, si priten pacientët e infektuar në këtë spital etj, etj.

Gjithçka duket në rregull, madje aq në rregull sa në tabelën e orientuese të vendosur në katin e parë lexon edhe shigjetën me orientimin “Bar-Kafe”. Me gjasë do të jetë një shërbim i shtuar për pacientët e Covid, që nuk e kanë pasur këtë “luks” tek Covid-1, Covid-2, apo Covid-3.

Sipas sqarimit të Ministrisë së Shëndetësisë, të gjithë ata që do të shtrohen në spitalin Covid-4 janë persona të infektuar që më parë janë trajtuar në Covid-1, 2 dhe 3, por që kanë ende nevojë për mbikëqyrje.

⁣Përgjimet e italianëve, Rama "mbron" Metën e Bashën
⁣Përgjimet e italianëve, Rama "mbron" Metën e Bashën Gazeta Si 103 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama doli në konferencë për shtyp me temë bujqësinë, por përballë pyetjeve të gazetarëve foli gjatë edhe për përgjimet e anti-mafias italiane dhe akuzat e hedhura për përfshirjen e “Ndraghetas” në Shqipëri.

Ai i quajti “tymnaja të neveritshme të hedhura nga opozita dhe mediet, që sipas Ramës, citojnë në mënyrë selektive përfundimet e prokurorisë italiane. Sipas këtyre përfundimeve, Rama thotë se hetuesit italianë thonë se mafia italiane dështoi në përpjekjet e saj për zgjerimin e aktivitetit në Shqipëri.

"Nuk do të them për këtë duhet të flasë drejtësia, sepse në këtë rast ka folur qartësisht duke dhënë konkluzion ekipi italian he po ua lexoj për të thënë pse është turp për të gjithë ju që në vend te merreni me fakte, bëni dezinformim. Në konkluzion, citoj prokurorinë italiane, pas më shumë se një viti udhëtimesh në Tiranë dhe bisedimesh me njeri-tjetrin për investimet që do të bëheshin në Shqipëri ata dështuan totalisht dhe i vetmi investim është një dyqan i vogël, që në vitin 2018, sipas bilanceve të publikuara në QKB ka shitur mallra për 5 milionë lekë të reja dhe humbi në fund të atij viti rreth 400 mijë lekë të reja, ndërsa në vitin 2019 siguroi 4 milionë lekë të ardhura dhe 1.8 milionë lekë humbje”, tha Rama.

Kryeministri thotë se nuk ka asnjë provë dhe se përgjimet e anti-mafias italiane po përdoren për qëllime politike.

“Kjo për mua është një provë spektakolare e katandisë së opozitës dhe të mediave. Nuk e imagjinoj dot që të merret kohë nga koha e njerëzve për t'iu hedhur në fytyrë këtë lloj gjelle kuturbuese budallallëku dhe poshtërsie.. Është një mënyrë më e ulët se s'ka për të kërkuar avantazhe duke 'ia bërë nënë këtij vendi' përsëri, si gjithmonë”, deklaroi ai.

Në përgjimet e palës italiane përmendet edhe emri i Ilir Kullës, këshilltar i Presidentit Ilir Meta. Rama nënkuptoi se përmendja e emrit nuk e bën fajtor.

“Ju e dini se sa i gatshëm jam ta mbroj Metën aty ku nuk mbrohet, por nëse përmendet aty me emër dhe mbiemër, nëse këshilltari i tij që njihet si tregtar lajmesh të rreme, e provuar nga gjykata italiane për t’i bërë nënë vendit këtu, është aty, unë kam të njëjtin qëndrim edhe për ata; po pastaj? Ata mund të kenë njohje direkte me ata njerëz, po pastaj? Prokuroria italiane e ka dhënë këtë konkluzion. Nuk ka fakte dhe as prova”, deklaroi ai.

Në “mbrojtje” mori edhe Bashën.

“Ai deputet dihet që është mik i Lulzim Bashës dhe PD dhe lidhjet e këtyre njerëzve janë me të djathtën. Po pastaj?! Çfarë duhet të them unë që Lulzim Basha priste këta njerëz që i çonin mafiozët dhe u jepte fjalën që do të ndihmonte mafiozët?! S’e them dot kurrë!”, tha Rama.

Në lidhje me këto përgjime një mbrëmjen e së hënës ka reaguar edhe ambasada italiane në Shqipëri, duke bërë thirrje që çështja t’i lihet në dorë drejtësisë. SPAK nga ana tjetër ka deklaruar se po të hënën do të vihej në kontakt me autoritetet italiane për këtë çështje.

Fillesa e përgjimeve janë pas një operacioni të antimafias italiane, ku u ekzekutuan 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove në kuadër të grupit mafioz "Ndrangheta". Aksioni pasoi një periudhë disavjeçare përgjimesh, që datojnë prej 2016-ës. Mes përgjimeve janë edhe telefonatat mes disa të arrestuarve për investime në Shqipëri.

⁣Krahasimi i Ramës: Ne me plan veprimi, ata me program KÇK
⁣Krahasimi i Ramës: Ne me plan veprimi, ata me program KÇK Gazeta Si 93 Shikime • 5 years më parë

Akuzave të opozitës së nuk ka një program qeverisës për vendin, Kryeministri Edi Rama iu përgjigj duke prezantuar më në hollësi atë që e quan “Plan veprim 2030” për pagat, taksat dhe biznesin dhe duke akuzuar programin e Partisë Demokratike si të parealizueshëm dhe tufë premtimesh për vota.

“Plani ynë është program qeverisës, programi i tyre elektoral një menu dëshirash të miletit që ta hajë kush ta hajë, si gjithmonë në të gjitha etapat dhe ndeshjet zgjedhore në këto 30 vite. Ne e themi në planin tonë të veprimit atë që do të bëjmë dhe kohën kur do ta bëjmë. Ne kemi një program qeverisës për të jetësuar premtimet në 2030, ata thonë gjithçka për elektorat anë e kënd. Shembulli perfekt është ulim kontributet dhe rrisim pensionet; joshje elektorale me premtime kap ça të kapësh në votime”, deklaroi Kryeministri.

Në këndvështrimin e Ramës shqiptarët e kanë shumë të thjeshtë të zgjedhin më 25 prill.

“Përballë shqiptarët kanë një vizion për Shqipërinë e vitit 2030 dhe një program elektoral i njëjtë si sot e 30 vite. Ne kemi plan veprimi 2021-2025, ndërsa programi i tyre elektoral mbështet nga e njëjta nevojë në 30 vite, nevoja për pushtetin si qëllim në vetvete dhe jo si mjet për realizimin e qëllimeve të mëdha kombëtare dhe shoqërore”, tha ai.

Në peshore vendosi edhe taksën progresive dhe propozimin për taksën e sheshtë 9 për qind që qëndron si një nga shtyllat e programit të Partisë Demokratike.

“Taksa e sheshtë është rreziku më i madh për ata që paguhen nën 1.2 mln lek në muaj. Bëni kujdes me taksën e sheshtë 9 për qind të propozuar nga KÇK. Do të duhet të paguajnë për shtetin më shumë se ç’paguajnë sot nga paga e tyre falë taksimit progresiv”, tha ai.

Rama kërkon votën edhe përmes bilancit të reformave të ndërmarra. Ai thotë se vetëm Partia Socialiste është në gjendje që të ndërmarrë reformat e vështira që duhet të ishin kryer shumë vitë më paarë.

“Reforma e energjisë, reforma administrative e territoriale, reforma e shërbimeve për qytetarët përmes revolucionit digjital, reforma e pronës që është futur në rrugë të drejtë përmes ligjit të ri për pronën mbështetur qartësisht edhe nga Strasburgu, reforma e reformave, ajo e drejtësisë që ka hapur më në fund shtegun e daljes nga kthetrat e gjykatave të korruptuara nga paraja e zezë dhe interesat e lidhura me politikën”, u shpreh Kryeministri.

Rama këshillon Bashën: Mos u bëj si Berisha
Rama këshillon Bashën: Mos u bëj si Berisha Gazeta Si 41 Shikime • 5 years më parë

Kuvendi u mblodh në seancë plenare me disa çështje të rëndësishme për të diskutuar, që nga dekrete të Presidentit për kthim ligjesh, te kandidaturat e anëtarëve të Autoritetit të Konkurrencës, deri te komisionet hetimore.

Por, një episod që përfshiu Lulzim Bashën dhe Eduard Shalsin që në fillim të seancës përcaktoi diskursin mes Bashës dhe Ramës. Përplasja nisi kur deputeti i PD, Luçiano Boçi kërkoi fjalën për procedurë, kërkesë që u refuzua nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Në vend të tij ajo ja dha fjalën kreut të Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi.

Shalsi e nisi fjalën duke qortuar deputetët e opozitës që po flisnin nga vendi. “Keni një zakon të tmerrshëm, durimi për të dëgjuar. Është çështje edukate. Nëse nuk do të jeni në gjendje të duroni, të mësoni, prandaj jeni katandisur kështu”, tha ai.

Kjo shkaktoi reagimin e ashpër të Lulzim Bashës. “Pushoni mor plehra. Ta kërcas kokës. Dilni flisni këtu si derra. Hajdut! Plehër! Gjysma juaj duhet të jetë në burg! Je bërë uturaku i atij sipër (Ramës). Fundërrinë! Plehrë! Qelbësirë!”, tha Basha.

Përgjigjen nuk e mori nga Shalsi, por nga Kryeministri Edi Rama, që u shfaq “i zhgënjyer” nga fjalori i Bashës. Rama e këshilloi Bashën që të mos imitojë Sali Berishën.

“Mos hy në garë me atë të foltores duke e bërë gojën qenef, se në atë fushë është më i mirë ai se ty, se ai është origjinali, ti je kopja. Për qenefe ai është botërisht qenefi i Shqipërisë. Mos bëj konkurrencë qenef me qenef se nuk je. Si ai nuk bëhesh dot dhe nuk bëhesh kurrë. Ngrihu në lartrësinë e flokëve të krehura me kujdes dhe buzëqeshjes. Je i dalluar se i fsheh mirë ato që mendon, por të paktën jo me gojë. Nuk mund të bëhesh ti goja më shthurur e këtij Parlamenti. Për mua njëherë që të konsideroj mik, këto janë zhgënyese”, tha Rama.

Kryeministri akuzoi se gjuha e përdorur mund të jetë edhe e kushtëzuar nga përplasja e brendshme në PD me Sali Berishën. “Ai është halli yt! E di që e ke hall, por ne nuk ta zgjidhim dot. Atë hall zgjidhe vetë”, tha Rama.

Basha u kundërpërgjigj duke deklaruar se Berisha nuk është halli i tij, por është halli i Edi Ramës.

“E ka mendjen te dikush tjetër dhe flet për dikë tjetër. Zemra i rreh, por ustait që ja ka kaluar në të gjitha nuk i është afruar asnjëherë për gjërat e mira, por ça ka pas gjëra të këqia dhe vese ja ka kaluar me shumëfish”, tha Basha.

Konflikti në Velipojë nisi 2 javë më parë, xhaxhai i autorëve të dyshuar, Frroku akuzon shtetin
Konflikti në Velipojë nisi 2 javë më parë, xhaxhai i autorëve të dyshuar, Frroku akuzon shtetin Gazeta Si 88 Shikime • 2 years më parë

⁣Konflikti në Velipojë nisi 2 javë më parë, xhaxhai i autorëve të dyshuar, Frroku akuzon shtetin

Afrimi i gushtit shkakton trafik të rënduar në hyrje të Lezhës
Afrimi i gushtit shkakton trafik të rënduar në hyrje të Lezhës Gazeta Si 129 Shikime • 7 years më parë

Reshjet e shiut gjatë natës dhe shtimi i lëvizjeve në drejtim të bregdetit ka shkaktuar anomali përgjatë orëve të paradites së të hënës në akset kryesore rrugore në veri të vendit. Karvani me makina të bllokuara në trafik u zgjat nga mbikalimi i Fushë-Krujës deri pranë Urës së Milotit.

Krujë-Kontroll masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Krujë-Kontroll masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Gazeta Si 76 Shikime • 6 years më parë

Krujë-Kontroll masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Pika 9 e platformës së Ilir Metës
Pika 9 e platformës së Ilir Metës Gazeta Si 68 Shikime • 6 years më parë

9- Çdo ndryshim ligjor ose kushtetues që lidhet me reforma me reformën në drejtësi duhet të bëhet vetëm përmes konsensusit unanim të Këshillit Politik.

⁣Rama: Nuk bëj politikë, më votoni për Shqipërinë
⁣Rama: Nuk bëj politikë, më votoni për Shqipërinë Gazeta Si 53 Shikime • 5 years më parë

Kryesocialisti Edi Rama u kërkon qytetarëve që të lënë menjanë ndasitë e tifozllëkun dhe të votojnë për Shqipërinë më 25 prill, që sipas tij, vetëm Partia Socialiste mund ta bëjë.

“Kjo që po bëj unë nuk është politikë, por thjesht dhe vetëm thirrja për t’i lënë mënjanë ndasitë, për t’i lënë mënjanë tifozllëkun dhe përçarjen dhe për të menduar si ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë ku fëmijët të mos jenë krenarë vetëm për historinë, për bukuritë e natyrës, për traditën familjare, për mikpritjen, për nënën dhe për babën, po të jenë krenarë për kushtet e shtëpisë”, deklaroi kryesocialisti gjatë fjalës së mbajtur në një takim elektoral në Përrenjas.

Alternativën përballë, Rama e sheh si kërcënim, jo personalisht për të, por për të gjithë qytetarët. Ai ftoi biznesin e vogël që sipas tij, të mos gënjehet me premtimin për taksën e sheshtë.

“Thonë që do të rikthejnë taksën e sheshtë. Atëherë unë u them sipërmarrësve të vegjël, si ka mundësi, taksën e keni sot zero, TVSH-në e keni sot zero, doni taksën e sheshtë 9%? Për çfarë? Jeni demokratë, nuk po ju them të bëheni socialistë, po ju them që në 25 prill të mendoni si shqiptarë, si familjarë, si njerëz që interesin e vendit dhe interesin e tyre e bëjnë bashkë dhe nuk bien pre e interesave të politikës të njërit apo tjetrit”, tha ai.

Rama u ndal edhe në Librazhd, ku kërkoi votëbesimin për mandatin e tretë si e vetmja rrugë për Shqipërinë.

⁣Tabaku thërret Konkurrencën në Parlament për rritjen e çmimit të bukës
⁣Tabaku thërret Konkurrencën në Parlament për rritjen e çmimit të bukës Gazeta Si 95 Shikime • 5 years më parë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku kërkoi që Komisioni i Ekonomisë të thërrasë për dëgjesë brenda kalendarit të punimeve 3-javore Autoritetin e Konkurrencës për të shpjeguar rritjen e çmimit të bukës, si dhe rritjen e çmimeve në përgjithësi, sipas saj.

“Besoj që kemi çështje të ndjeshme për të diskutuar dhe besoj kam mbështetjen edhe të kolegëve socialistë përveç të PD për të thirrur Autoritetin e Konkurrencës për rritjen e çmimit të miellit dhe bukës brenda një dite, marrja e një nisme për një hetim në treg pa dalë në një konkluzion dhe raport nga Autoriteti i Konkurencës dhe situata e krijuar në përgjithësi me rritjen e çmimeve na detyron që të jemi të përgjëgjshëm dhe Autoriteti i Konkurrencës të në bëjë një prezantim pse u rrit mielli brenda ditës, të na japë një prezantim mbi situatën e përgithshme të rritjes së çmimeve”, tha Tabaku.

Sipas deputetës së Partisë Demokratike, rritja e çmimit të miellit dhe të bukës nuk varet nga faktorë të jashtëm, ashtu sikundër kanë deklaruar importuesit dhe shoqatat e prodhimit të bukës.

“Kjo është një situatë që nuk varet nga faktorë të jashtëm, por që varet nga faktorë të brendshëm, prandaj brenda këtyre tre javëve të thërrasim Autoritetin e Konkurrencës dhe të hetojmë se çfarë ka ndodhur në treg dhe të jepen sugjerime nëse do të jetë e nevojshme”, u shpreh deputetja e PD.

Kjo ishte mbledhja e parë e Komisionit të Ekonomisë dhe i vetmi komision ku puna vijoi normalisht, me deputetët e opozitës në sallë dhe ata të mazhorancës online. Kreu i Komisionit të Ekonomisë nënkuptoi se kërkesa e Tabakut për të futur në programin trejavor raportimin e Konkurrencës nuk do të pranohet.

“Ka një procedurë sa u takon kërkesave për punimet dhe rendin e ditës që çdo deputet mund ta ndjekë”, u shpreh ai.

⁣Rama viziton Thaçin në qelitë e Hagës
⁣Rama viziton Thaçin në qelitë e Hagës Gazeta Si 86 Shikime • 4 years më parë

Kryeministri Edi Rama ka vizituar në dhomat e paraburgimit të Hagës ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama ka publikuar një video të shkurtër nga momenti i mbërritjes atje duke e shoqëruar me një shënim po të shkurtër. “Për vizitë tek Presidenti Thaçi”, shkruan ai.

Kryeministri nuk jep më tepër detaje për qëllimin e vizitës dhe diskutimet, përveç asaj që thotë në mbishkrimin e videos së publikuar.

Por, vizita mbërrin në një kohë që Prokuroria e Specializuar ka paraqitur tri kategori ndryshimesh në aktakuzën ndaj Thaçit dhe ish-udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Akuzat e reja kanë të bëjnë për krime të pretenduara në dy qendra ndalimi në Suharekë dhe një qendër ndalimi në Gjilan.

“Kategoria e parë përbëhej nga dy qendra ndalimi në Komunën e Suharekës, ku anëtarët e UÇK-së kanë kryer krime të përndjekjes, të burgosjes apo të ndalimit arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim çnjerëzor, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë”, tha ai.

“Kategoria e dytë kishte të bënte me dy incidente të përndjekjes dhe vrasjes së paligjshme të kryera në një qendër ndalimi në Komunën e Gjilanit dhe modifikimin e kohës kur ka ndodhur kjo.

Po ashtu, Prokuroria e Specializuar ka përfshirë në akuzën e re, dyshimin për përfshirje të drejtpërdrejt në krime të Thaçit.

“Dhe kategoria e tretë përbëhej nga dy incidente për pjesëmarrje personale të akuzuarit në krimet e kryera”, tha Guillou.

Gjatë seancës nuk u lexuan akuzat e reja, por gjyqtari tha se të njëjtat do të publikohen online.

Gjatë 10 majit, pritet që para Dhomave të Specializuara të paraqiten edhe Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët së bashku me Thaçin, kanë një aktakuzë të përbashkët për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ngeci në kanionet e Gramshit, momenti kur RENEA shpëton 43-vjeçarin mes shkëmbinjve
Ngeci në kanionet e Gramshit, momenti kur RENEA shpëton 43-vjeçarin mes shkëmbinjve Gazeta Si 108 Shikime • 4 years më parë

⁣Ngeci në kanionet e Gramshit, momenti kur RENEA shpëton 43-vjeçarin mes shkëmbinjve

Përplasje në Pogradec, tensione në KZAZ
Përplasje në Pogradec, tensione në KZAZ Gazeta Si 163 Shikime • 7 years më parë

Përplasje në Pogradec, tensione në KZAZ

Shpresë për negociatat, Conte pret Ramën në Romë
Shpresë për negociatat, Conte pret Ramën në Romë Gazeta Si 94 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama u ndal këtë të premte në Romë, ku shtrëngoi duart për herë të dytë brenda pak javëve me homologun italian, Giuseppe Conte, që ishte në Tiranë tre ditë para vendimmarrjes së Këshillit Europian për negociatat.

Vizita mbërrin pas nismës së ndërmarrë nga Italia për të rihapur në nëntor çështjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Këshilli Europian do të mblidhet në nëntor për të diskutuar çështjet e organizimit të brendshëm të institucioneve të Bashkimit Europian pas zgjedhjeve të majit për PE. Pikërisht duke shfrytëzuar këtë mbledhje, Italia ka propozuar që në agjendë të përfshihet edhe çështja e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Italia ishte njëri prej vendeve që mbështeti më fort hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe një prej zërave më qortues ndaj qëndrimit bllokues të Presidentit francez, Emmanuel Macron.

Vizita në Romë mbërrin gjithashtu edhe pas takimit që Kryeministri Edi Rama pati me homologun grek, Qiriakos Mitsotaqis në Athinë.

Kënga labe në kohën e koronavirusit
Kënga labe në kohën e koronavirusit Gazeta Si 72 Shikime • 6 years më parë

Izolimi për shkak të koronavirusit nuk e ka penguar ansamblin këngës labe, “Cipini”, që i është përshtatur karantinës dhe duke shkrirë tradicionale me teknologjinë vjen me një këngë kushtuar koronavirusit.

Kënga është një mesazh ndërgjegjësues drejtuar qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë distancimin social, duke mos u tunduar nga pranvera që të fton për të dalë.

Anëtarët e grupi këndojnë në distancë për të sjellë “Këndojmë bashkë, por jo të braktisur”. Kënga është shpërndarë në rrjetet sociale edhe nga Kryeministri Edi Rama.

⁣E bukur dhe e rrezikshme! Kur llava “përqafon” detin në La Palma
⁣E bukur dhe e rrezikshme! Kur llava “përqafon” detin në La Palma Gazeta Si 97 Shikime • 5 years më parë

Ajo që shkencëtarët i druheshin ndodhi. Llava e vullkanit që shpëërtheu më 19 shtator në ishullin La Palma “përqafoi” Atlantikun.

Eventi ndodhi mbrëmjen e së martës dhe shkencëtarët paralajmërojnë për një efekt zinxhir reaksionesh dhe bëjnë apel për banorët e mbetur në ishullin La Palma dhe të tjerë në grupin e ishujve Kanarie që të tregojnë kujdes dhe të mos i afrohen vullkanit dhe sidomos zonës ku llava po derdhet në det.

Sipas shkencëtarëve, llava e nxehtë me mijëra gradë celcius kur bie në kontakt me ujërat e ftohta të Atlantikut shkakton një reaksion që çliron në atmosferë gazra toksikë, në gjendje që të irritojnë sytë, mushkëritë e lëkurën dhe nëse ekspozimi ndaj këtyre gazrave është për një kohë të gjatë mund të shkaktohet edhe vdekja.

Kontakti i llavës me ujërat e kripura të oqeanve shkarkon në atmosferë mes të tjerash edhe acid hidroklorik dhe avuj të nxehtë toksikë.

Ish-kryetari Basha në Kuvend si deputet i thjeshtë, takon kolegët e grupit të PD
Ish-kryetari Basha në Kuvend si deputet i thjeshtë, takon kolegët e grupit të PD Gazeta Si 69 Shikime • 4 years më parë

Ish-kryetari Basha në Kuvend si deputet i thjeshtë, takon kolegët e grupit të PD

Showing 14 out of 139