Videot kryesore

Gazeta Si
26 Shikime · 2 years më parë

Ceremonia e prehjes së tre oficerëve të policisë në “Varrezat e Dëshmorëve”

Gazeta Si
23 Shikime · 2 years më parë

Janë rreth 200 ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë që janë dorëhequr, ose shkarkuar nga komisionet e vettingut me akuzat e fshehjes së pasurisë, deklarim i pjesshëm, ose deklarim i rremë i tyre.

Për këto vepra, Kodi Penal parashikon parashkrimin, pra pushimin e ndjekjes penale pas një afati të caktuar kohor. Kësaj i mëshoi në konferencën për shtyp ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

“Ka afate për ushtrimin e ndjekjes penale. Po t’u referohemi këtyre afateve, për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurive, për shkak të mos hetimit, rrezikojnë të parashkruhet ndjekja penale. Për çfarë e bëmë vetingun ne? Thjesht një proces për të pushuar disa gjyqtar dhe prokurorë? Jo. Vettingu duhej që qytetarët të kishin besim te drejtësia", tha Manja.

Ministri kërkoi veprimin si nga SPAK, ashtu edhe nga prokuroritë e zakonshme, që një pjesë të këtyre akuzave i kanë në juridiksion, para se afatet të parashkruhen dhe ky grup ish-gjyqtarësh dhe ish-prokurorësh, që sipas Manjës, janë bërë miliarderë të mos i shpëtojnë drejtësisë prej mosveprimit.

Por, çfarë parashikon Kodi Penal? Kodi thotë se nuk mund të bëhen ndjekje penale kur nga kryerja e veprës deri në çastin e marrjes së personit si të pandehur kanë kaluar tre vjet për kundërvajtjet penale që parashikojnë dënim gjer në dy vjet burgim dhe dy vjet për kundërvajtjet penale që parashikojnë dënim me gjobë.

Akuza për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurive nga nëpunësve dënohet me gjobë ose burgim deri në tre vjet. Vettingu është në vitin e pestë të tij. Kjo do të thotë se për gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar në dy vitet e para të tij nuk mund të ketë ndjekje penale për deklarim të rremë, apo fshehje pasurie, megjithëse ata ende mund të hetohen për korrupsion.

Ministri Manja tha se 179 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar për deklarim të rremë, fshehje pasurie dhe mungesë të burimeve financiare për pasuritë e krijuara dhe 51 të tjerë kanë dhënë dorëheqjen për shkak të procesit të vettingut.

Gazeta Si
35 Shikime · 2 years më parë

Përgjimet, trafikantët e barnave narkotike shkëmbejnë paratë dhe dokumentet

Gazeta Si
48 Shikime · 2 years më parë

Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e së premtes në zonën e Astirit pas një aksioni të Forcave Operacionale të Policisë së Shtetit.

Efektivët e policisë kanë qenë që të gjithë civilë, ndërsa në një moment tre personat e arrestuar janë përpjekur që t’u largohen, por pa mundur.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë në lidhje me këtë rast dhe as të dhëna për personat e ndaluar.

Gazeta Si
26 Shikime · 2 years më parë

Kryeministri Edi Rama tha se mes aplikimeve për subvencionim të naftës nga ana e fermerëve ka fiktivitet.

Duke iu referuar shifrës prej më shumë se 50 mijë aplikimesh, kreu i Qeverisë ngriti pikëpyetjen se sa traktorë kanë në këtë vend.

“Ka një gjë, na ka ardhur kjo bashkë me dobësinë se sot në mëngjes folëm me ministren për këtë, që kërkesa për naftë është rritur eksponencialisht. Kemi vajtur mbi 50 mijë që duan naftë. Kjo është e mirë në një aspekt, por ka një problem në një aspekt tjetër. Është e mirë sepse na çon drejt formalizimit, por ka një problem që nëse këtu mbi 50 mijë fermerë duan naftë, po më fal sa traktorë dhe sa mekanizatorë ka ky vend, se nuk del llogaria. Pra, ka një shkallë fiktiviteti”, tha Rama.

Kryeministri foli në një aktivitet të organizuar me ekspertë dhe studentë të Universitetit Bujqësor, ku tha se fiktiviteti do të adresohet përmes teknologjisë së dronëve dhe të vëzhgimit nga hapësira. Këtu iu rikthye çështjes së dy satelitëve, që tha se janë vonuar për çështje procedurash ndërsa shprehu bindjen se brenda vitit do ta mbajë këtë premtim.

Një tjetër masë që do të adresojë këtë fiktivitet, sipas Ramës, do të jetë kërkesa për dokumentacione shtesë për fermerët.

“Naftën do ta marrësh, por do të sjellësh faturat tani. Nuk do të mjaftojë vetëm që unë po kërkoj naftë se kam këtë tokën këtu, por do të vijnë edhe faturat dhe raporti që ti ke marrë naftën dhe ke shitur, pra ke prodhuar dhe ke shitur”, u shpreh Rama.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Teknologjisë së Informacionit, në shkallë vendi janë rreth 68 mijë traktorë dhe makineri të tjera bujqësore.

Gazeta Si
33 Shikime · 2 years më parë

100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA e përshëndeti përmes një video-mesazhi të shkurtër edhe Presidenti i SHBA, Joe Biden.

“Dërgoj urimet më të përzemërta për miqësinë jetëgjatë të SHBA-ve, ndërsa festojmë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona. Kur SHBA-të mbrojtën pavarësinë e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore u krijua një miqësi e përhershme e popujve tanë, një dashuri e përbashkët për lirinë dhe vlerat e demokracisë të cilat nuk u thyen kurrë edhe në dekadat e diktaturës”, tha Presidenti Biden.

Ai premtoi se SHBA do të vazhdojë që të qëndrojë në krah të Shqipërisë, për të forcuar demokracinë, shtetin ligjor dhe luftuar korrupsionin.

“Në të ardhmen SHBA-të do të vazhdojnë që të qëndrojnë pranë Shqipërisë, ndërsa vendi forcon institucionet demokratike, lufton korrupsionin dhe përmbushi udhëtimin për t’iu bashkuar BE. Uroj që dy kombet të vazhdojnë të ndërtojnë gjithçka kemi arritur së bashku dhe të ofrojmë një të ardhme më shpresëdhënëse për fëmijët tanë”, mbylli mesazhin e tij, Presidenti Biden.

Ndërkohë, në fjalën e shkurtët që mbajti vetë, Ambasadorja Yuri Kim tha se SHBA ka të njëjtën vendosmëri e mbështetje për sovranitetin e popullit shqiptar, siç kishte një shekull më parë.

“SHBA kurrë nuk është lëkundur nga besimi në një Shqipëri të pavarur dhe sovrane. Ne kurrë nuk kemi lejuar që të lëkundemi në besimin që kemi ndaj jush. Ne jemi krenar që mbështetëm aplikimin tuaj në NATO. Krenar që jemi partner në Këshillin e Sigurimit dhe sërish krenar që t’u mbështesim edhe në integrimin e BE-së. Nuk jemi lëkundur kurrë për mbështetjen e sovranitetit të popullit shqiptar”, tha Ambasadorja.

Gazeta Si
25 Shikime · 2 years më parë

Kuvendi u mblodh të enjten në seancën e jashtëzakonshme për të miratuar ndryshimet në Qeveri, por në këtë seancë nuk mbeti pa u cekur edhe kërkesa e Autoritetit të Dosjeve për të ndryshuar ligjin dhe hapur rrugë verifikimit të dosjes me inicialet I.M., apo dosje të tjera të politikanëve të lartë.

Enkelejd Alibeaj mirëpriti nismën e Autoritetit të Dosjeve.

“Autoriteti i Dosjeve nuk e ka të drejtën e nismave ligjore, megjithatë sa herë që ka kërkesa për ndryshime ligjore, duhet të jetë fillimi e instalimi i një procedure të re që çdo nismë të diskutohet”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Taulant Balla nga ana tjetër shprehu gatishmërinë e socialistëve për të vepruar sa më shpejt dhe ndryshuar ligjin ashtu siç e kërkon Autoriteti i Dosjeve.

“Shpresoj që edhe zoti Alibeaj ta mbajë fjalën deri në fund, por ne si grup parlamentar i Partisë Socialiste jemi gati që të votojmë ndryshimet, edhe në Kodin Zgjedhor siç i propozon Autoriteti i Dosjeve”, deklaroi ai.

Në vazhdën e këtij qëndrimi, deputetëve të grupit parlamentar socialist u është lënë porosia që të jenë në gatishmëri, pasi Kuvendi mund të mblidhet sërish në një seancë të jashtëzakonshme, qoftë kjo edhe në muajin gusht, muaji zyrtar i pushimeve, për të miratuar këto ndryshime.

Autoriteti i Dosjeve ka propozuar shfuqizimin e pikës 4 të nenit 29 të ligjit për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Sipas Autoritetit, ky nen pengon atë që të verifikojë politikanët e lartë që janë të pajisur me certifikata pastërtie figure nga dy komisionet Mezini e Bezhani në fund të viteve ’90 dhe fillim të viteve 2000.

Propozimi tjetër është ndërhyrja në Kodin Zgjedhor që të detyrojë kandidatët për zgjedhje vendore e qendrore që të dorëzojnë formularët e pastërtisë së figurës pranë këtij autoriteti 70 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Gazeta Si
38 Shikime · 2 years më parë

72 Shikime · 2 years më parë

⁣Me veshje kamuflazhi, momenti i arrestimit të dy çekëve në uzinën ushtarake të Poliçanit në Berat

Gazeta Si
27 Shikime · 2 years më parë

⁣Ilaçe kontrabandë me vlerë 70 mijë euro, arrestohen çifti i farmacistëve në Sarandë

Gazeta Si
86 Shikime · 2 years më parë

⁣Arrestimi i Ilir Pajës pas 5 vjetësh në arrati, i dënuar me 25 vite burg në Itali

Gazeta Si
15 Shikime · 1 year më parë

⁣Prokurori Altin Dumani prezantohet zyrtarisht si kreu i ri i SPAK

Gazeta Si
10 Shikime · 1 year më parë

⁣Për shkak të flakadanëve dhe tymueseve të hedhura në fushë nga tifozët e të dyja skuadrave, ndeshja u ndërpre dy herë.

Gazeta Si
29 Shikime · 1 year më parë

⁣Xhevit Sinani në Gjykatën e Elbasanit i akuzuar për vrasjen e gruas dhe të vëllait në
Gramsh

Gazeta Si
30 Shikime · 1 year më parë

⁣SHBA, policët qëllojnë për vdekje mbi një person me këmbë të gjymtuara

Gazeta Si
35 Shikime · 1 year më parë

Spoti PD proteste 11 shkurt

Gazeta Si
39 Shikime · 1 year më parë

⁣Ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi nxjerrin nga rrënojat një fëmijë pas 30 orësh

Gazeta Si
33 Shikime · 1 year më parë

⁣Forcat e policisë krijojnë kordonin para Kryeministrisë pak minuta para nisjes së protestës së opozitës

Gazeta Si
49 Shikime · 1 year më parë

⁣Pamjet tragjike të aksidentit te mbikalimi i TEG-ut, ku humbën jetën 3 persona

Gazeta Si
34 Shikime · 1 year më parë

⁣Përleshje në vendin e shenjtë, pamjet e dhunës në xhaminë Al Aksa në Jeruzalem

Showing 6 out of 13