Videot kryesore

Masat për Covid-19, policia aksion në gjithë vendin
Masat për Covid-19, policia aksion në gjithë vendin Gazeta Si 46 Shikime • 6 years më parë

Policia aksion per Covid-19

Ligjet miratojnë hapjen e listave, koalicionet ndalohen praktikisht...por jo ligjërisht
Ligjet miratojnë hapjen e listave, koalicionet ndalohen praktikisht...por jo ligjërisht Gazeta Si 60 Shikime • 6 years më parë

Mbledhja e përbashkët e Këshillit të Legjislacionit dhe e Komisionit të Ligjeve miratoi në unanimitet me pak ndryshime, por pa cekur në thelb tre propozimet e opozitës parlamentare për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë, parashikimi për koalicionet zgjedhore dhe pragu elektoral.

Ndryshimi i parë lidhej me propozimin e opozitës parlamentare që të përcaktohej që në nenin 68-të të Kushtetutës ndalimi i koalicioneve parazgjedhore. Relatorja socialiste, Klotilda Bushka tha se ky përcaktim kishte marrë një kuptim pezhorativ dhe se vetë hapja e listave nënkuptonte automatikisht ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

“Fjalia që ishte në nenin e mëparshëm që ndalohen koalicionet zgjedhore ka një konotacion shumë negativ. Kështu që vetëm fjalia “se kush e ka të drejtën që të paraqesë një kandidat” është e mjaftueshme dhe nuk ka nevojë për dublim. Listat e hapura me koalicionet parazgjedhore siç jemi mësuar t’i kemi deri më sot nuk shkojnë dot bashkë”, deklaroi Bushka.

Me këtë formulim koalicionet parazgjedhore nuk ndalohen me ligj, por vetëm praktikisht.

“Lista do të ishte pambarim e pamundur për organet e menaxhimit zgjedhor, që të menaxhonin një sistem të tillë”, tha Bushka.

Aksident ne Fushe- Kruje
Aksident ne Fushe- Kruje Gazeta Si 91 Shikime • 6 years më parë

Aksident ne Fushe-Kruje, arrestohet autori, perfundon ne spital efektivi i policise

Mbështetësit e Berishës në hollin kryesor të selisë së PD
Mbështetësit e Berishës në hollin kryesor të selisë së PD Gazeta Si 31 Shikime • 5 years më parë

⁣ Mbështetësit e Berishës në hollin kryesor të selisë së PD

Protestuesit konfrontohen me policinë pranë Gjykatës së Lartë
Protestuesit konfrontohen me policinë pranë Gjykatës së Lartë Gazeta Si 66 Shikime • 4 years më parë

⁣Protesta vijoi përgjithësisht e qetë, por përplasjet sporadike me policinë nuk munguan, si në rastin kur u njoftua shpërndarja e tubimit, kur një grup protestuesish u përplasën me uniformat blu në kryqëzimin e Unazës me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Protestuesit u përpoqën që të bllokojnë qarkullimin në këtë kryqëzim, por nuk janë lejuar nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Arrestohen zjarrëvënësit në Himarë
Arrestohen zjarrëvënësit në Himarë Gazeta Si 95 Shikime • 3 years më parë

⁣Dy autorë të dyshuar për zjarrvënie në fshatin Kudhës në Himarë janë vendosur në pranga. Personat E. M., 44 vjeç dhe nipi i tij, A. L., 29 vjeç kishin marrë me qira një sipërfaqe pyjore për kullotë.
Duke pasur si qëllim rigjenerimin e saj, ata i kanë vënë zjarrin sipërfaqes pyjore. Për shkak të erës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke djegur dhjetëra hektarë.

Zbulohet një "shtëpi bari" në Vlorë, në pranga 37 vjeçari
Zbulohet një "shtëpi bari" në Vlorë, në pranga 37 vjeçari Gazeta Si 63 Shikime • 3 years më parë

⁣Zbulohet një "shtëpi bari" në Vlorë, në pranga 37 vjeçari

Avioni rrëzohet në Kazakistan, 42 të vdekur dhe 25 të mbijetuar
Avioni rrëzohet në Kazakistan, 42 të vdekur dhe 25 të mbijetuar Gazeta Si 77 Shikime • 2 years më parë

⁣Avioni rrëzohet në Kazakistan, 42 të vdekur dhe 25 të mbijetuar

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai paraqitet në SPAK për herë të dytë brenda 9 muajsh
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai paraqitet në SPAK për herë të dytë brenda 9 muajsh Gazeta Si 77 Shikime • 2 years më parë

⁣Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai paraqitet në SPAK për herë të dytë brenda 9 muajsh

Loshaj zhbllokon fitoren ndaj Corum
Loshaj zhbllokon fitoren ndaj Corum Gazeta Si 38 Shikime • 11 muaj më parë

Kapiten dardan i Istanbulspor sh⁣ënoi golin e dyt⁣ë sezonal n⁣ë Lig⁣ën e par⁣ë turke, n⁣ë fitoren e vendasve n⁣ë raundin e 6.

Basha i kërkoi dorëheqjen, Rama: Mbetem timonieri i Qeverisë
Basha i kërkoi dorëheqjen, Rama: Mbetem timonieri i Qeverisë Gazeta Si 57 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetet sociale, duke i ironizuar njëherësh edhe opozitën mbi kërkesat e saj për dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Duke shfrytëzuar një ngjarje të një kompanie private të telefonisë mobile të aplikimit të teknologjisë së rrjetit 5G, Rama hipën në një makinë në dukje të autokomanduar, ku në vend të “timonierit” bën narratorin.

“Me timon pa timon shoferi jon osht kampion” thotë ajo kënga e vjetër, ndërsa këtu jam unë që i jap makinës pa prek timon me dorë”. Duke e cilësuar si të rëndësishmë këtë investim, kryeministri shkruan ky revolucion do të transformojë rrënjësisht çdo sektor, nga ekonomia tek financat dhe energjia, nga bujqësia tek shëndetësia dhe arsimi, duke bërë të mundur të paimagjinueshmen jo në shekujt, po në vitet që vijnë.

Në videon prej tre minutash, Rama që ka pranuar se nuk di të ngasë makinën se s’ka patentë nuk i ka kursyer lojërat e fjalëve dhe thumbimet në adresë të opozitës.

“Sa mirë do të ishte sikur të kishte edhe makina e qeverisë një drejtim automatik, por për këtë nuk ka mundësi...Kështu që për drejtimin e Qeverisë, timoni mbetem unë, mbetet si të thuash njeriu, por për këtë periudhë njeriu jam unë”, sqaron Rama.

“Kur thosha që erdhi dita që makinat të ecin vetë dhe që unë nuk kam nevojë të marr patentën nuk më besonte njeri. Tani shikojeni se si erdhi dita, s’ka ardhur akoma tamam, por ky është vetëm fillimi dhe nuk keni parë gjë akoma”, vijoi më tej ai.

Video e postuar prej Kryeministrit në një aktivitet jozyrtar mbërrin pak orë pasi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i përsëriti kërkesën për dorëheqje dhe zgjedhje të parakohëshme.

1 mld euro dëme nga tërmeti, Merkel pret Ramën në Berlin
1 mld euro dëme nga tërmeti, Merkel pret Ramën në Berlin Gazeta Si 74 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama u takua në Berlin me Kancelaren gjermane Angela Merkel. Sipas një postimit të Ramës një ditë më parë, tema kryesore e këtij takimi ka qenë programi i rindërtimit në vigjilje të konferencës së donatorëve, që BE organizon për këtë temë më 17 shkurt në Bruksel.

Institucionet shqiptare nuk kanë publikuar ende zyrtarisht një faturë për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, por gjatë vizitës në Itali, Kryeministri Edi Rama tha se bëhet fjalë për një dëm prej 1 miliard euro.

Depolitizimi, Rama zbulon çfarë i ka ofruar opozitës
Depolitizimi, Rama zbulon çfarë i ka ofruar opozitës Gazeta Si 64 Shikime • 6 years më parë

Mazhoranca nuk tërhiqet nga kushti i depolitizimit të administratës zgjedhore, duke u dhënë partive politike vetëm mundësinë e vëzhgimit të procesit të votimit dhe numërimit, por jo të vendimmarrjes. Kryeministri Edi Rama e përforcoi këtë qëndrim gjatë fjalës së mbajtur në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvend.

“Depolitizimi i komisioneve është i domosdoshëm, sepse nuk mendoj që ligji bëhet sot për nesër”, deklaroi ai.

Rama hodhi poshtë arsyetimin e opozitës se depolitizimi i procesit është i pamundur për shkak të politizimit të vetë administratës publike. Veç kësaj ai foli edhe për garancitë që i jep opozitës për paanshmërinë e komisionerëve apartiakë.

Kryeministri tha se 67 për qind e rreth 9 mijë punonjësve me status e shërbimit civil nën varësinë e pushtetit ekzekutiv janë në detyrë që para 2013-ës dhe më pas shpjegoi në vija të trasha ofertën socialiste për opozitën. Ai i ofroi opozitës që të drejtojë procesin e trajnimit të komisionerëve apartiakë, përveç garancive ligjore që jepen në propozim.


“16.500 komisionerë na duhen me formulën e 3 komisionerëve për çdo qendër votimi. Të trajnohen dhe ta ndjekë vetëm PD trajnimin e tyre dhe në fund të hidhet shorti. Në fund dalin njerëzit, për të garantuar zgjedhjet. Është vënë detyruese që kujt i del emri që të shkojë në qendrën e votimit, 48 orë para hidhet shorti dhe i thuhet që të paraqitet në qendrën e votimit filan. Nëse nuk paraqitet, hiqet nga puna dhe humbet të drejtën për të hyrë në punë shteti për të gjithë jetën dhe nëse kapet duke bërë ndonjë gjë tjetër ndiqet edhe penalisht”, u shpreh ai.

Garancia tjetër e ofruar nga Rama është sistemi i kamerave në çdo qendër votimi, një propozim i Partisë Demokratike i pranuar nga socialistët dhe katër vëzhgues, dy të opozitë dhe dy të mazhorancës, por që përjashtohen nga procesi i vendimmarrjes.

“Do të kemi kamera në çdo qendër votimi dhe veç tyre, edhe shumica dhe opozita, që duhet ta gjejmë kush është, kanë nga dy monitorë specialë që të rrijnë atje nga fillimi deri në fund. Ata mund të shkruajnë gjithçka që shohin keq dhe ta çojnë tek KQZ dhe KZAZ dhe nëse rezulton se kërkesa e tyre është e drejtë hetohet”, tha Rama.

Promo - Babai Im, Gazeta Si
Promo - Babai Im, Gazeta Si Gazeta Si 83 Shikime • 6 years më parë

⁣Promo - Babai Im, Gazeta Si

WhatsApp Video 2021-01-10 at 11
WhatsApp Video 2021-01-10 at 11 Gazeta Si 70 Shikime • 6 years më parë

Permbytje ne Fushe-Kruje

WhatsApp Video 2022-01-08 at 12
WhatsApp Video 2022-01-08 at 12 Gazeta Si 32 Shikime • 5 years më parë

Noka protestuesve

Dita e Verës, nisin festimet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë
Dita e Verës, nisin festimet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë Gazeta Si 69 Shikime • 4 years më parë

⁣Dita e Verës, nisin festimet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë

⁣SHBA zgjat në 10 vite vlefshmërinë e vizave turistike e të biznesit për shqiptarët
⁣SHBA zgjat në 10 vite vlefshmërinë e vizave turistike e të biznesit për shqiptarët Gazeta Si 102 Shikime • 4 years më parë

Vizat turistike dhe ato të biznesit që shtetasit shqiptarë marrin për në SHBA do të kenë afat 10-vjeçare, jo më 3-vjeçar sa është aktualisht. Lajmi është dhënë nga Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Hyrja në fuqi e këtij ndryshimi fillon me vizat e reja që do të lëshohen pas datës 1 prill.

“Çdo vite e më shumë shqiptarë po vizitojnë SHBA, ashtu si gjithnjë e më shumë amerikanë po vizitojnë Shqipërinë. Tashmë do të bëjmë më të lehtë për shqiptarët të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Amerikë, të shohin vendin tonë dhe të ndërtojnë marrëdhënie biznesi. Duke filluar nga data 1 prilli, vlefshmëria e një vize të re, turistike apo biznesi zgjatet nga tre në dhjetë vjet”, tha Ambasadorja Yuri Kim.

Kushtet dhe rregullat e tjera për këto dy kategori vizash mbeten të pandryshuara, duke filluar që nga qëndrimi maksimal për një afat prej 6 muajsh në SHBA, deri te rregulli që me këto viza nuk mund të sigurohet as qëndrim i përhershëm, as vende pune.

“Ju do të keni mundësi të udhëtoni për në SHBA në bazë të ligjeve dhe rregullave përkatëse pa pasur nevojë që të rinovoni vizën tuaj deri në vitin 2032. Vendimi i SHBA p[ër të zgjatur vlefshmërinë e vizës në dhjetë vite pasqyron faktin që shqiptarët gjithnjë e më shumë po ndjekin rregullat kur vizitojnë SHBA. Shpresoj të gjejmë ende më shumë mënyra për të afruar shqiptarët dhe amerikanë së bashku”, deklaroi Ambasadorja Kim.

Prej 2014-s, çdo shtetas shqiptarë që përfitonte një vizë turistike, apo biznesi për në SHBA e kishte atë me afat 3-vjeçar.

WhatsApp Video 2023-07-13 at 1
WhatsApp Video 2023-07-13 at 1 Gazeta Si 73 Shikime • 3 years më parë

Autobusi i Vllaznise ndalet ne rruget e Belfastit, pasi nje eprson kercenon me vetevrasje

Zjarri i madh shkrumbon fabrikën e bojërave në autostradën Tiranë-Durrës
Zjarri i madh shkrumbon fabrikën e bojërave në autostradën Tiranë-Durrës Gazeta Si 72 Shikime • 3 years më parë

⁣Zjarri i madh shkrumbon fabrikën e bojërave në autostradën Tiranë-Durrës

Showing 137 out of 166