Videot kryesore

Briken Calja duke u stervitur
Briken Calja duke u stervitur Gazeta Si 142 Shikime • 7 years më parë

Peshengritesi Briken Calja duke u stervitur ne prag te kampionatit europian.

Luanët e dëmtuar të “Safari Park” pengohen për t’u larguar nga Shqipëria
Luanët e dëmtuar të “Safari Park” pengohen për t’u larguar nga Shqipëria Gazeta Si 134 Shikime • 7 years më parë

Rikthehet vëmendja tek kafshët e dëmtuara të "Safari Park". Që prej skandalit të publikuar kafshët u zhvendosën në kopshtin zoologjik të Tiranës. Ndërkohë që kafshët e tjera i’u gjetën vende strehimi, për luanët ende nuk është zgjidhur kjo çështje. Sipas gazetës "Daily Mail" luanët jetojnë ende në kushte jo të mira në kopshtin zoologjik në Tiranë. Ata janë të mbyllur në kafaze të vegjël, larg njëri-tjetrit dhe në gjendje të rënduar psikologjike.
Këtë denoncim të gazetës e mbështet edhe Ioana Dungler drejtoresha e “Four Paws” organizata ndërkombëtare e bamirësisë së kafshëve, që mori përsipër shpëtimin e kafshëve nga kopshti privat në Fier.

Rama për Veliajn: Jemi ne, pa është ai!
Rama për Veliajn: Jemi ne, pa është ai! Gazeta Si 88 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën e premte me një kafe-takim me banorë të njësisë bashkiake numër 11 në Tiranë. Në këtë takim, ashtu si edhe në takimet e tjera të këtij lloji në Tiranë, kreu i Qeverisë shoqërohej nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Negociatat, Gjermania e pavendosur! Merkel pret Ramën
Negociatat, Gjermania e pavendosur! Merkel pret Ramën Gazeta Si 72 Shikime • 7 years më parë

Para se të takohej me Edi Ramën, Merkel ka pritur në zyrë kreun e Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum. Me Krichbaum, veç takimit në Komitetin për Çështjet Europiane, Rama ka shkëmbyer një bisedë të shkurtër joformale para se të ulej në bisedimet me Kancelaren Merkel. Kreu për Çështjet Europiane në Bundestag është mbështetës i anëtarësimit të Shqipërisë, por nuk bën pjesë në listën e ligjvënësve gjermanë që kërkojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit tonë pa rezerva.

Bushati duke folur per negociat me BE dhe marredheniet me Greqine
Bushati duke folur per negociat me BE dhe marredheniet me Greqine Gazeta Si 92 Shikime • 7 years më parë

Tre sfidat e BE që do të përcaktojnë raportin me Ballkanin Perëndimor: 1. Arkitektura e sigurisë europiane në kushtet krizës së besimit tek multilateralizmi; 2. Efektet e ‘divorcit’ Brexit dhe vështirësia për një ‘martesë’ të re; 3. Roli e influenca e BE si fuqi botërore

WhatsApp Video 2022-01-08 at 1
WhatsApp Video 2022-01-08 at 1 Gazeta Si 33 Shikime • 5 years më parë

RENEA NE PD

Protesta e shqiptarëve në Londër kundër deklaratave diskriminuese të autoriteteve britanike
Protesta e shqiptarëve në Londër kundër deklaratave diskriminuese të autoriteteve britanike Gazeta Si 49 Shikime • 4 years më parë

⁣Protesta e shqiptarëve në Londër kundër deklaratave diskriminuese të autoriteteve britanike

Breshër i pazakontë në sezonin veror në disa zona të vendit
Breshër i pazakontë në sezonin veror në disa zona të vendit Gazeta Si 56 Shikime • 3 years më parë

⁣Breshër i pazakontë në sezonin veror në disa zona të vendit

Tensione dhe përplasje fizike mes deputetëve në Kuvend, opozita bllokon foltoren
Tensione dhe përplasje fizike mes deputetëve në Kuvend, opozita bllokon foltoren Gazeta Si 36 Shikime • 3 years më parë

⁣Tensione dhe përplasje fizike mes deputetëve në Kuvend, opozita bllokon foltoren

debati Bardhi Acka tek media
debati Bardhi Acka tek media Gazeta Si 55 Shikime • 3 years më parë

Debati Bardhi-Acka tek komisioni i Medias

Shënon Daku, fiton Rubin Kazan
Shënon Daku, fiton Rubin Kazan Gazeta Si 33 Shikime • 11 muaj më parë

Sulmuesi kuqezi gjeti golin e 7 në javën e 8 të kampionatit rus. Pas këtij suksesi, Rubin Kazan renditet në vendin e 5 me 14 pikë pas 4 fitoreve, 2 barazimeve dhe 2 humbjeve.

Asllani siglon barazimin e parë të Hoffenheim
Asllani siglon barazimin e parë të Hoffenheim Gazeta Si 45 Shikime • 11 muaj më parë

Sulmuesi 23 vjeçar dardan shënoi golin e 4 sezonal duke u renditur në vendin e 3 mes shënuesve më të mirë të sezonit në Bundesliga.

Gjysmëfinalet e Kupës, Kukësi me Skënderbeun, Tirana peshkon Luftëtarin
Gjysmëfinalet e Kupës, Kukësi me Skënderbeun, Tirana peshkon Luftëtarin Gazeta Si 110 Shikime • 7 years më parë

Është hedhur në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit shorti për fazën gjysmë finale të Kupës së Shqipëri. Nga golat e tërhequra nga sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku dhe shefi i sektorit të garave, Lysien Nurishmi, janë vënë përballë Tirana me Luftëtarin dhe Skënderbeu me Kukësin.

1 mld dollarë dëme nga tërmeti, Merkel pret Ramën në Berlin
1 mld dollarë dëme nga tërmeti, Merkel pret Ramën në Berlin Gazeta Si 93 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama u takua në Berlin me Kancelaren gjermane Angela Merkel. Sipas një postimit të Ramës një ditë më parë, tema kryesore e këtij takimi ka qenë programi i rindërtimit në vigjilje të konferencës së donatorëve, që BE organizon për këtë temë më 17 shkurt në Bruksel.

Institucionet shqiptare nuk kanë publikuar ende zyrtarisht një faturë për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, por gjatë vizitës në Itali, Kryeministri Edi Rama tha se bëhet fjalë për një dëm prej 1 miliard dollarë.

Opozita brenda dhe jashtë parlamentit i përgjigjet Ramës
Opozita brenda dhe jashtë parlamentit i përgjigjet Ramës Gazeta Si 69 Shikime • 6 years më parë

Opozita parlamentare reagoi ndaj sulmeve të kryeministrit Edi Rama, i cili e akuzoi opozitën se po bëhet palë me ata që kundështojnë aktin kundër KÇK-së. Deputeti Myslim Murrizi iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë se “dy nga ministrat e tij të brendshëm janë ortakë me ato që janë subjekte të OFL-së.

“Dy ministrat e tu të Brendshëm, kampioni yt dhe ai tjetri, janë ortakë të subjekteve të OFL-së, janë kapur në përgjime me ta. Pse nuk i shkon ajo biondja me syze në shtëpinë e tyre t’u trokasë. Pate dhe hallin e ministres së Drejtësisë se ta paska sharë krushku yt. Lëri krushqit se merren vesh vetë”, tha Murrizi.

Deputeti i opozitës, Andi Përmeti i ka lëshuar batuata thumbuese Edi Ramës, duke i thënë se “sot në seancë foli si kryeministër, pasi është xhelozuar ngaqë Basha u bashkua me Metën, duke i ikur marrëveshjes që kishte”. Nga ana tjetër, demokratja Rudina Hajdari u shpreh se krimi i organizuar ka rritje dhe se është shtuar numri i vrasjeve. “Rama është mjeshtri i bërjes së reklamave, pasi nxjerr çdo ditë zëdhënësen e OFL-së, për të mbuluar ngjarjet e rënda që ndodhin në Shqipëri”, tha Hajdari.

Ndaj këtyre qëndrimeve ka replikuar kryeministri Edi Rama. “Dëgjova një gjë këtu “që është shumë e rëndësishme se si e marrin nga njëri-tjetri”; “je i shqetësuar në fytyrë” tha ky parafolësi, “je mërzitur” tha ai tjetri “të ka marrë dashurinë tënde”... Por ti do ta kuptosh që je njësoj me të, ndaj Luli shkon lule më lule se të gjitha lulet janë njësoj. Pse të rrijë me një lule?! E kupton çfarë i bëre Lulit duke u përpjekur ta mbrosh? Por ai nuk shkon lule më lule, ai është thjesht ku rafsha mos u vrafsha e varet se ku bie. Kur bie në duar të mira siç ra tek unë, i bien të mira që nuk i kupton se i vijnë ata e i thonë të ka marrë në qafë”, theksoi Rama. Ndërsa u shpreh se opozita po luan rolin e figurantit, duke u vënë nën shërbim të Metës.

“Si mundet që një opozitë dhe të bëhet servis i Kinostudios Shqipëria e re për të mbështetur Vojo Amerikanin?! E keni parë filmin Debatiku. Ishin dy që mblidhnin figurantë që të bëhej vrasja e Colit në një skenë me pleq me plaka dhe në fund vihet ajo muzika që fitoi Coli, pavarësisht se vdiq. E keni parë filmin Debatiku, ku eshte ajo shprehja “na e vranë colin o none”. Kanë qenë dy personazhe që e braktisën nga të parët rrugën e revolucionit demokratik kur panë që revolucionin e mori në dorë kush vinte nga ana tjetër. Mblidhnin figurantë këta, e kishin mbushur rrugën që të bëhej vrasja e Colit mes pleqve e plakave. Po si mund të katandiset PD në këtë farë feje? Damiani do ulet, madje ai ka qenë ulur, ata erdhën u ulën, ne themi pse rrinë në këmbë për të bërë figurantin? Nejse...”, tha Rama. Sakaq kryeministri përjashtoi mundësinë e mbajtjes së zgjedhje të parakohshme, ndërsa sulmoi deputeten Hajdari se nuk kishte ide dhe se nuk e di se në “cilat lëndina e vila shëtit dhe e sheh dhe flet këtu për krimin e organizuar që ka lulëzuar”.

Kryeministri më pas është larguar nga seanca, por fjalimi i tij e detyroi opozitën të reagonte sërish. “Ai ikën gjithmonë. Zoti Rama, mesa duket, do t’ia falë tradhtinë dashurore Bashës, por është xheloz nga përdorimi i Bashës nga Ilir Meta. Atij i vjen keq se vetë e ka përdorur Bashën në mënyrën më të keqe të mundshme në vitin 2017, por ai harron se për këtë populli nuk do t’ia falë kurrë atyre, sepse ata janë njësoj Rama-Meta, Basha-Meta. Këta janë treshe dhe duhen larguar”, theksoi Përmeti.

PD: 10 gënjeshtrat e Ramës. Erdhe nga Aleanca e Qelbësirave

Partia Demokratike reagoi ndaj sulmeve të kryeministrit Edi Rama ndaj opozitës, duke theksuar se është bërë palë për të mbrojtur kriminelët nga anti-KÇK-ja. “Gjoja u revoltua me ata nuk mbrojnë të ashtuquajturin ligj anti-KÇK, por vetë erdhi në pushtet me Aleancën e Qelbësirave dhe të Kriminelëve. Thotë se opinioni mbështet 72% të ashtuquajturin ligj anti-KÇK, por nuk tregon se 87% nuk beson se qeveria do ta zbatojë ligjin kundër krimit. Gjoja vajtoi për vajzat e trafikuara, por bëri deputetë 2 trafikantë vajzash, Arben Ndokën, Mark Frrokun dhe kryebashkiak një përdhunues, Elvis Roshin. Bën sikur po lufton krimin e organizuar, por banda e Avdylajve është e regjistruar me Vangjush Dakon, që blejnë vota për Edi Ramën për t’i bërë surprizë 10 deputetë në Durrës”, tha PD në një reagim zyrtar.

“(Rama) Flet për të burgosur që do të vuajnë me 41 bis, por Agim Kajmaku shëtit i lirë në mes të Tiranës dhe Edi Rama vazhdon ta majmë me tendera publikë. “Vajton” për 28 kriminelë të liruar nga gjykatat, por nuk thotë se ata u liruan me firmën e drejtorëve të tij të burgut dhe kryebashkiakëve të tij garantë. Deklaroi se për herë të parë po preken të paprekshmit, por deri tani nuk është konfiskuar asnjë pasuri domethënëse e krimit të organizuar. Tha se pasuritë e politikanëve janë të kontrolluara, por nuk tha se ku i gjeti ai 2 milionë euro për të ndërtuar vilën luksoze në Surrel. Shpalli dashurinë për shqiptarët, por në 7 vjet vetëm i ka vjedhur, u ka rritur taksat dhe i ka burgosur”, thuhet në reagimin e PD-së. Më pas kryedemokrati Lulzim Basha, postoi në rrjetet sociale një video me të ish-kryebashkiakë dhe ish-deputetë socialistë (si Arben Ndoka, Mark Frroku, Elvis Roshi etj), të cilët u bënë subjekte të ligjit të Dekriminalizimit.

Komisioni “Meta” mbyll hetimet. Brenda javës raporti paraprak
Komisioni “Meta” mbyll hetimet. Brenda javës raporti paraprak Gazeta Si 61 Shikime • 6 years më parë

Pas një ndërprerjeje 3-mujore, Komisioni Hetimor Parlamentar i ngritur nga socialistët për të hetuar veprimtarinë e Presidentit Ilir Meta u mlbodh këtë të hënë, ku në rend të ditës është marrja në dorëzim dhe shqyrtimi i opinionit të Venecias në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Që në fillim të kësaj mbledhjeje, deputetit Halit Valteri tha se Komisioni është bërë “shto ujë e shto miell” dhe akuzoi mazhorancën se e ka zgjatur qëllimisht mandatin e tij për ta aktivizuar e mbledhur sa herë që ka përplasje me Presidentin Ilir Meta.

Kreu i këtij Komisioni, Ulsi Manja tha se puna e Komisionit është drejt përfundimit. “Ne do të shqyrtojmë opinionin e Venecias, do të hartojmë një raport dhe më pas në mbledhjet e radhës do të miratojmë këtë raport dhe t’ja paraqesim Parlamentit në seancë plenare”, tha Manja.

Manja tha se raporti do të jetë gati brenda datës 18 korrik, që do të thotë se në datën 23, ose 30 korrik, kur janë dy seancat e fundit plenare të Kuvendit do të shqyrtohet edhe raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar të ngritur për të hetuar veprimtarinë e Ilir Metës.

Në fund të seancës, Ulsi Manja dha se me marrjen e opinionit të Venecias të datës 19 qershor është shteruar procesi i marrjes së provave të hetimit ndaj veprimtarisë së Presidentit, ndërsa relatorë për hartimin e raportit paraprak u caktuan Klotilda Bushka nga socialistët dhe Halit Valteri nga opozita.

Administrimi, shqyrtimi dhe interpretimi i këtij opinioni pritet që të jetë edhe faza përfundimtare e këtij Komisioni, të ngritur një vit më parë në kulmin e përplasjes Presidencë-Kuvend, që nisi me dekretin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe u bë “tërkuzë” me përplasjet për radhën e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Për çështjen e 30 qershorit Venecia ka gjetur tejkalim kompetencash nga ana e Presidentit të Republikës, por në opinionin e saj thotë se shkeljet nuk justifikojnë një vendim kaq ekstrem sa shkarkimin e Ilir Metës. Ndërkohë, për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, Venecia i dha së fundmi të drejtë Presidentit në përplasjen për radhën e tyre.

Këto zhvillime, por edhe mungesa e Gjykatës Kushtetuese, që ka fjalën e fundit të shkarkimit ose jo të Presidentit duket se kanë tërhequr socialistët nga ideja për të propozuar shkarkimin e Metës. Sinjali është dhënë pak kohë më parë nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

“Shkarkimi i Presidentit të Republikës nuk ka qenë qëllim në vetvete. Komisioni Hetimor parlamentar i iniciuar nga 55 deputetë është një komision që po vijon punën. Ka pasur në objekt të punës hetimore disa çështje të rëndësishme. Opinioni lidhur me çështjen e emërimeve ne Kushtetuese e thotë qartë se ka një vakuum në lidhje me aktin e presidenti duke mos i ofruar mundësi betimi një anëtari për t’u votuar në Kushtetuese. Komisioni i Venecias është i qartë në këtë pikë”, deklaroi Balla në konferencën për shtyp të thirrur pas publikimit të opinionit përfundimtar të Venecias.

Tërheqjen e përforcon së fundmi edhe Ulsi Manja, kryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar. Ai flet për një reflektim të të gjitha institucioneve që kanë në dorë procesin e plotësimit të Gjykatës Kushtetuese, pa qenë në gjendje që të japë një përgjigje nëse në fund do të kërkohet shkarkimi, apo jo i Metës.

“Nëse i referoheni opinionit final të Komisionit të Venecias lidhur me Gjykatën Kushtetuese ka një reflektim institucional të palëve për të zhbllokuar Gjykatën Kushtetuese si një nga kriteret e vendosura për hapjen e neogciatave me Bashkimin Europian dhe kur them ka reflektim do të thotë KED, Kuvendi dhe Presidenti, nën frymën e atij opinion dhe atyre rekomandimeve do të duhet të bëjnë funksionale Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Manja në një intervistë për Report TV.

Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar veprimtarinë e Ilir Metës u ngrit më 11 korrik të 2019, ku objekti i tij ishte vetëm shqyrtimi i dekretit për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Presidenti Meta ka dalë vetëm në një rast para këtij Komisioni, duke e mbrojtur vendimin se përmes këtij akti kishte shmangur një konflikt social në vend dhe se zgjedhjet monopartiake cenonin parimin e të drejtës për të zgjedhur nga qytetarët.

Pas përplasjes për radhën e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, socialistët zgjeruan objektin e këtij Komisioni edhe me këtë çështje. Afati i Komisionit Hetimor përfundon më 30 korrik dhe deri më tani socialistët nuk kanë nënkuptuar në asnjë moment se mund të vendosin zgjatjen e veprimtarisë së tij edhe me 3 muaj të tjerë.

qeveria ne Dubai
qeveria ne Dubai Gazeta Si 98 Shikime • 6 years më parë

qeveria ne Dubai

“Prespa”, Rama takohet me Reeker
“Prespa”, Rama takohet me Reeker Gazeta Si 71 Shikime • 5 years më parë

Forumi i Prespës ka takuar edhe njëherë tjetër Edi Ramën me Albin Kurtin. Dy Kryeministrat janë përshëndetur me njëri-tjetrin në prani edhe të kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Nga pamjet e shkurtra filmike të shpërndara për mediat, shihet Kurti që vjen i fundit dhe gjen të ulur në tavolinë Edi Ramën me Ali Ahmetin dhe shoqëruesit përkatës në pjesëmarrjen e këtij forumi.

Ndërkohë, në një tjetër video, Kryeministri i Shqipërisë shfaqet duke komunikuar me ndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Philip Reeker.

Reeker merr pjesë gjithashtu në këtë forum, që synon të nxisë dialogun mes vendev të rajonit si e vetmja rrugë për zhvillim. Para mbërritjes në Ohër, zyrtari i DASH pati një ndalesë të shkurtër në Tiranë, ku nga politika u takua vetëm me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, por jo me Presidentin Ilir Meta.

Policia, aksion për parandalimin e krimeve mjedisore
Policia, aksion për parandalimin e krimeve mjedisore Gazeta Si 85 Shikime • 5 years më parë

⁣ Policia, aksion për parandalimin e krimeve mjedisore

Basha në Durrës, hedh simbolikisht "karrigen e pushtetit"
Basha në Durrës, hedh simbolikisht "karrigen e pushtetit" Gazeta Si 95 Shikime • 4 years më parë

⁣Basha në Durrës, hedh simbolikisht "karrigen e pushtetit"

Showing 121 out of 165