Videot kryesore

perplasje lleshaj spahia ne spital.mp4
perplasje lleshaj spahia ne spital.mp4 Gazeta Si 225 Shikime • 7 years më parë

Ministri i Brendshem, Sander Lleshaj debaton me ish-deputetin e PD, Bardh Spahia ne ambientet e Spitalit te Traumes ne Tirane. Debati ndodhi gjate kohes se vizites se Lleshajt te policet e plagosur

Video e publikuar nga PD per shitblerjen e votes
Video e publikuar nga PD per shitblerjen e votes Gazeta Si 112 Shikime • 7 years më parë

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka denoncoi edhe me anë të një videoje, atë që ai e quajti blerje e votës nga ana e përfaqësuesve të PS-së në Tiranë.

Premtimi i ish-ministrit Damian Gjiknuri për Aeroportin e Vlorës
Premtimi i ish-ministrit Damian Gjiknuri për Aeroportin e Vlorës Gazeta Si 128 Shikime • 7 years më parë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk ka hapur ende garën për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Megjithatë, Albcontrol ka hapur garën për masterplanin të navigimit ajror të këtij aeroporti.

Fondi i limit i vënë në dispozicion është 198 milionë lekë. Tek shtojca e specifikimeve teknike, Albcontrol kërkon përgatitjen, rishikimin dhe dorëzimin e konceptit të kullës që do të ndërtohet në aeroportin e vlorës, kërkesat teknike të detajuara për ndërtimin e kësaj kulle dhe masterplanin e zhvillimit navigacional si dhe studimin e fizibilitetit për shërbimet navigacionale që do të kryhen në këtë aeroport.

Lloji i procedurës së prokurimit është hapur me mjete elektronike dhe afati i fundit është data 11 shtator i këtij viti. Hapja e këtij tenderi nga Albcontrol nuk do të thotë se do të nisë puna për ndërtimin e kullës, apo masterplanit të navigimit për Aeroportin e Vlorës, por sinjalizon se puna për ndërtimin e këtij aeroporti pritet të nisë brenda disa muajve.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi në muajin prill hapjen e garës për ndërtimin e kësaj vepre pas dështimit të negociatave me një konsorcium prej tre kompanishë turke, për këtë aeroport.

Puna për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës duhej të niste në qershor të vitit 2018. Në janar të këtij viti, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë në atë kohë, Damian Gjiknuri doli para mediave për të njoftuar kalimin me procedurë të përshpejtuar në qeveri të projektligjit që u hapte dritën jeshile negociatave me konsorciumin e kompanive turke.

Qershorin 2018 si afat e dha Kryeministri Edi Rama, ndërsa vetë Gjiknuri foli me bindje se brenda atij viti punimet do të nisnin. Por, punimet nuk nisën as në qershor dhe as me mbylljen e 2018, madje nuk kanë nisur ende. Arsyet e mosnisjes së tyre, Kryeministri Edi Rama i shpjegoi gjatë një takimi elektoral për zgjedhjet e qershorit në zonën e Finiqit, ku premtonte një tjetër aeroport.

“Nuk dua të jap data dhe afate, sepse e mësova dhe unë që data dhe afate jep vetëm për punët që i ke të gjitha në dorë, pasi kur është fjala për partnerë të tjerë siç është rasti i Aeroportit të Vlorës, që kishim të bënim me partner të tjerë, sado seriozë dhe pastaj negociatat nuk dolën me sukses, sepse ne donim një kontratë më të avantazhua. Atëherë s’po jap data dhe afat, por po ju them se pa asnjë diskutim brenda mandatit të Kristaqit këtu aeroporti do ketë nisur nga puna kantier real. Dëshira ime dhe puna që do bëjmë është që ta përfundojmë. Po më mirë të jemi të kujdesshëm dhe po përfundoi para afatit do na doni më shumë. Më mirë të na doni më shumë kur të përfundojë para afatit sesa të rrudhni buzët më shumë nëse shkelet afati”, tha Rama.

Nga Gjipeja n+½ Santa Quaranta, ku t+½ huajt pushtojn+½ gjiret
Nga Gjipeja n+½ Santa Quaranta, ku t+½ huajt pushtojn+½ gjiret Gazeta Si 120 Shikime • 7 years më parë

Nga Gjipeja, Santa Quaranta. Të huajt pushtojnë gjiret

banoret e thumanes i ankohen metes.mp4
banoret e thumanes i ankohen metes.mp4 Gazeta Si 75 Shikime • 7 years më parë

banoret e kenetes i ankohen Metes

video teatri.mp4
video teatri.mp4 Gazeta Si 29 Shikime • 7 years më parë

Pese stinet e armikut te popullit, drama kosovare ne Teatrin Kombetar te Prishtines

Di Maio: Në Ballkan luhet e ardhmja e BE
Di Maio: Në Ballkan luhet e ardhmja e BE Gazeta Si 44 Shikime • 6 years më parë

Konferencës së Donatorëve në Bruksel i parapriu një mëngjes pune, që Kryeministri Edi Rama thotë se u organizua nga ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio në mbështetje të hapjes së negociatave të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë.

Kryediplomati italian tha në fjalën e tij se në Ballkanin Perëndimor nuk është në lojë vetëm besueshmëria, por edhe vetë e ardhmja e Bashkimit Europian si aktor dhe faktor global.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se çfarë është në lojë, përfshi edhe besueshmërinë e BE si aktor global. Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor mbetet investimi ynë kyç për të përforcuar paqen, stabilitetin, pajtimin dhe zhvillimin në Europë”, deklaroi ai.

Di Maio u kujtoi të pranishmëve se hapja e negociatave është vetëm fillimi i një procesi të vështirë dhe jo përfundimi i këtij procesi. Këtë ai e sheh si kurorëzim të përpjekjeve të vendeve anëtare që prej muajit dhjetor për të transformuar dhe çuar përpara procesin e zgjerimit përmes miratimit të metodologjisë së re për këtë qëllim.

“Shtetet anëtare dhe Komisioni janë angazhuar në një përpjekje të përbashkët për të çuar më tej procesin e zgjerimit dhe për të rivendosur besimin e ndërsjellë mes BE dhe Ballkanit Perëndimor dhe për të konfirmuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian”, deklaroi ministri i Jashtëm italian.

Udhëzuesi, si të merrni vërtetimin për të hapur biznesin të hënën
Udhëzuesi, si të merrni vërtetimin për të hapur biznesin të hënën Gazeta Si 88 Shikime • 6 years më parë

Bizneset që janë përfshirë në listën e publikuar në e-Albania dhe që mund të hapen nga dita e hënë, duhet që brenda 24 orëve të printojnë dhe vendosin në ambientet e ushtrimit të aktivitetit të tyre një vërtetim të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Vërtetimi është javor dhe ai shërben nga data 20 deri më 26 prill dhe merret vetëm një herë. Pronarët, apo menaxherët e bizneseve në fjalë duhet ta shkarkojnë dhe më pas printojnë këtë vërtetim.

Gjenerimi i vërtetimit kryhet përmes identifikimit me anë të llogarisë së biznesit në e-Albania me anë të NIPT-it, ku pas hyrjes shfaqet shërbimi “vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur”. Bizneset që nuk kanë një llogari në e-Albania duhet ta hapin atë në mënyrë që të tërheqin vërtetimin.

Në momentin që klikohet tek butoni “Përdor” i shërbimit për vërtetimin e aktivitetit ekonomik të hapur shfaqet automatikisht mesazhi nëse subjekti lejohet, ose jo të hapë qepenat në këtë periudhë. Më pas, përmes butonit “Dërgo” vërtetimi shkon po automatikisht në adresën e postës elektronike të biznesit që është regjistruar në e-Albania.

Ndërkohë, bashkë me vërtetimin u vihet në kujtesë të gjitha bizneseve që të respektojnë protokollet e sigurisë, si distanca, maskat, dorezat dhe dezinfektantët.

Ndodh edhe kështu! Ruçi e pret nga kamera e vet, Myslim Murrizi shfaqet te kamera e Korab Litës
Ndodh edhe kështu! Ruçi e pret nga kamera e vet, Myslim Murrizi shfaqet te kamera e Korab Litës Gazeta Si 78 Shikime • 6 years më parë

Mbledhjet e Komisioneve të Kuvendit po zhvillohen online si masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Por, edhe në distancë deputetët duket se e kanë të vështirë që të respektojnë këto masa.

Në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, të zhvilluar paraditen e kësaj të mërkure, Myslim Murrizi nuk iu shfaq Gramoz Ruçit nga kamera e vet, por nga kamera e Korab Litës, për të njoftuar caktimin e këtij të fundit si relator të nismës së opozitës për ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Vendimi i Murrizit “tingëllon” si me pahir, pasi vetë Lita i thotë: “Jo jo! Shko ti mor burrë!”. Megjithatë, Myslim Murrizi këmbëngul dhe Gramoz Ruçi pranon Korab Litën si relator të grupit parlamentar demokrat Korab Litën.

Ligjet miratojnë hapjen e listave, koalicionet ndalohen praktikisht...por jo ligjërisht
Ligjet miratojnë hapjen e listave, koalicionet ndalohen praktikisht...por jo ligjërisht Gazeta Si 56 Shikime • 6 years më parë

Mbledhja e përbashkët e Këshillit të Legjislacionit dhe e Komisionit të Ligjeve miratoi në unanimitet me pak ndryshime, por pa cekur në thelb tre propozimet e opozitës parlamentare për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë, parashikimi për koalicionet zgjedhore dhe pragu elektoral.

Ndryshimi i parë lidhej me propozimin e opozitës parlamentare që të përcaktohej që në nenin 68-të të Kushtetutës ndalimi i koalicioneve parazgjedhore. Relatorja socialiste, Klotilda Bushka tha se ky përcaktim kishte marrë një kuptim pezhorativ dhe se vetë hapja e listave nënkuptonte automatikisht ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

“Fjalia që ishte në nenin e mëparshëm që ndalohen koalicionet zgjedhore ka një konotacion shumë negativ. Kështu që vetëm fjalia “se kush e ka të drejtën që të paraqesë një kandidat” është e mjaftueshme dhe nuk ka nevojë për dublim. Listat e hapura me koalicionet parazgjedhore siç jemi mësuar t’i kemi deri më sot nuk shkojnë dot bashkë”, deklaroi Bushka.

Me këtë formulim koalicionet parazgjedhore nuk ndalohen me ligj, por vetëm praktikisht.

“Lista do të ishte pambarim e pamundur për organet e menaxhimit zgjedhor, që të menaxhonin një sistem të tillë”, tha Bushka.

Atentati në Pogradec/ Zbardhet ngjarja, dy në pranga
Atentati në Pogradec/ Zbardhet ngjarja, dy në pranga Gazeta Si 82 Shikime • 6 years më parë

Atentati në Pogradec/ Zbardhet ngjarja, dy në pranga

Rama mesazh BE: S’ka krim shqiptar
Rama mesazh BE: S’ka krim shqiptar Gazeta Si 49 Shikime • 6 years më parë

⁣Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi forumin ekonomik “Europa Park” në Mynih të Gjermanisë për të përçuar një mesazh drejtuar Bashkimit Europian.

“Nuk ka krim shqiptar, krimi i organizuar është ndërkombëtar. Si është e mundur që të dhënat për kriminalitetin janë të shkëputura? Në Holandë shqiptarët tashmë janë bërë gjëja më e keqe. Një gazetë me titull të madh se një bandë shqiptarësh ishte shkatërruar. 9 ishin arrestuar, 3 holandezë, një belg, dy nga Polonia, dikush nga Maroku dhe në të ishin dy shqiptarë 65-vjeçarë që ruanin magazinat ku kultivohej droga, por për politikën ishte mirë që ta paraqiste si bandë shqiptare”, tha Rama.

Kryeministri kërkoi nisjen sa më parë të negociatave.
“Ne jemi të verbuar nga dashuria për Europën dhe ajo na thotë se do të martohet me ne, por si mund të martohemi kur Europa nuk na flet?! Negociatat janë gjëja më e rëndësishme për vendet tona. Anëtarësimi do të vijë për pasojë të tyre. T’u privosh vendeve këtë instrument është pa kuptim”, u shpreh ai.

Sa i takon pjesës ekonomike, Rama ftoi investitorët gjermanë që të investojnë në Shqipëri, duke u premtuar se vendi ka një legjislacion mjaft joshës, krah të lirë pune dhe pozicion strategjik gjeografik.

“Ne mendojmë se kemi një legjislacion mjaft të favorshëm dhe jemi të mirëpozicionuar sa u takon burimeve natyrore. Jemi i vetmi vend në rajon që furnizohet plotësisht me energji të pastër, në të njëjtën kohë jemi pjesë e një hapësire ku kalon gazsjellësi TAP. Jemi një vend mjaft i mirë për të gjithë ata që duan të zhvillojnë prodhimin për shkak të kostos së punës, që është mjaft konkurruese. Jemi të bindur që ofrojmë një mjedis joshës për kompanitë që duan të investojnë”, u shpreh ai.

Ceremonia e pritjes së Ramës nga Erdogan në Ankara
Ceremonia e pritjes së Ramës nga Erdogan në Ankara Gazeta Si 76 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar shpesh drejt Turqisë, në takime zyrtare dhe jozyrtare me Presidentin turk, Recep Taip Erdogan.

Por, vizita e fundit dyditore në Ankara duket se do të ketë një tjetër rëndësi në marrëdhëniet mes dy vendeve. Treguesi i parë për këtë është ceremonia e pritjes e organizuar nga Erdogan në kompleksin Presidencial.

Videot e kësaj ceremonie u publikuan fillimisht nga Erdogan në profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale. Për thuajse 9 minuta aty tregohen rojet e nderit me kuaj, që shoqërojnë automjetin e Kryeministrit Rama.

Më pas vazhdohet me himnet e të dyja vendet dhe parakalimi para bandës muzikore të gardës turke të republikës dhe ushtarëve të veshur me uniforma ushtarake ndër vite, duke filluar që me Perandorinë Osmane.

Rama: Skavica shpëton Shkodrën nga përmbytja e HEC-eve
Rama: Skavica shpëton Shkodrën nga përmbytja e HEC-eve Gazeta Si 99 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se pavarësisht menaxhimit të mirë të Kaskadës së Drinit, përmbytjet në zonën e Shkodrës nuk mund të shmangen përsa kohë nuk është ndërtuar hidrocentrali i Skavicës.

“Çështja e Kaskadës së Drinit lidhet edhe me një mungesë objektive, qyshse Kaskada është ndërtuar; mungesa e Skavicës. Ndërtimi i Skavicës, që ne e kemi futur në proces dhe do të jetë realitet në mandatin e ardhshëm do të mbyllë kapitullin e frikës nga shkarkimet e hidrocentraleve, por deri sa të jetë Skavica e aty, që është rezervuari ujëmbledhës dhe balancuesi i Kaskadës, për të mos lejuar që asnjë pikë uji të shkarkohet, por çdo pikë uji të kthehet në energji, sfida e menaxhimit është sfida kryesore dhe ne e kemi fituar këtë herë sfidën e menaxhimit, falë ndjekjes së procedurave dhe falë vëmendjes 24 orë në 24 të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe aftësisë profesionale të drejtorit të KESH, Benet Beci”, deklaroi Rama.

Ndërkohë, ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi tha se Qeveria nuk e ka ende një vlerësim për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet. Për këtë, ajo tha se duhet pritur edhe pak ditë. Ajo që vlerësoi Ekonomi ishte se kanalet kulluese nuk kanë shkaktuar dëme në tokat bujqësore, duke e argumentuar këtë me investimet e bëra në pastrimin e tyre dhe hidrovore.

“Ne duhet të kemi durim kur ka situata të tilla, se duhet të kalojnë 2 javë që të vlerësohet dëmi. Ne kemi 0 dëmtime nga kanalet kulluese, largim të ujërave në kanalet e larta dhe 0 argjinatura të dëmtuara. Në pikun e reshjeve kishim 88342 ha të përmbytur, ndërsa mbrëmë sipërfaqja aktuale në ujë është 3340 ha dhe pritet që të lirohet”, tha ministrja.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se reshjet ishin dyfish në krahasim me përmbytjet e 2010-ës dhe se situata ishte kërcënuese nga Drini deri në Vjosë, por dëmet, sipas tij ishin shumë më të vogla.

"Këtë herë patëm kërcënime shumë të mëdha dhe situatë që mund të vinte edhe si herët e tjera. Kujtojmë se Vjosa është një kërcënim konstant. Ne kemi pasur më shumë se dyfish reshje në janar 2021 sesa në vitin 2010 sipas të gjitha shifrave zyrtare. Diferencë akoma më e madhe është vënë re edhe për shtëpitë me dëme në elektroshtëpiake apo edhe dëmet në bagëti", deklaroi Peleshi.

Vjosa del jashtë kontrollit! Përmbytje në Vlorë e Fier
Vjosa del jashtë kontrollit! Përmbytje në Vlorë e Fier Gazeta Si 62 Shikime • 5 years më parë


Vjosa ka dalë nga shtrati duke përmbytur qindra hektarë tokë në zonën e Fierit dhe të Vlorës dhe duke shkaktuar probleme në qarkullim. Situata është kritike në mjaft zona, ndërsa pjesë të aksit të vjetër që lidh Fierin me Vlorën janë plotësisht nën ujë.

Në Vlorë situata është edhe më dramatike. Vjosa ka përmbytur disa shtëpi në fshatin Fitore të njësisë së Novoselës, ndërsa mbi 300 banorë janë izoluar për shkak të dëmtimit të Urës së Mesaplikut.

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj thotë se situata në Fitore është kritike pasi argjinatura në urën e Mifolit është çarë, duke kërcënuar të tjera banesa nga përmbytjet në orët në vazhdim.

Situatë problematike është paraqitur edhe në Fier ku në disa zona niveli i ujit ka shkuar në 50 cm deri në 1 m. Në Ferras dhe Çerven janë përmbytur serat dhe fermat duke dëmtuar tokat bujqësore, teksa uji ka hyrë deri në katin e parë të banesave. Kreu i emergjencave Civile, Haki Çako bëri me dije se janë evakuuar 13 familje, ndërsa tha s eniveli i ujit po bie dhe gjendja nuk paraqitet kritike.

Ndërkohë nënstacioni elektrik i Poçemit është ndalur që në orën 1:30 të natës dhe janë pa energji elektrike rreth 3700 familje. Pa energji janë fshatrat Hekal, Fratar, Selitë, Kutë. Reshjet e dëborës kanë sjellë probleme me energjinë elektrike në Bashkinë Maliq në Korçë. Sakaq, Në Pogradec prej 48 orësh dy Njësi Administrative, Dardhas dhe Trebinjë dhe 6 fshatra në njësinë Proptisht janë pa drita

WhatsApp Video 2022-01-08 at 11
WhatsApp Video 2022-01-08 at 11 Gazeta Si 34 Shikime • 5 years më parë

Berisha protesta e PD

Banorët e “5 Majit” protestë para ambasadës amerikane në Tiranë
Banorët e “5 Majit” protestë para ambasadës amerikane në Tiranë Gazeta Si 64 Shikime • 4 years më parë

⁣Banorët e “5 Majit” protestë para ambasadës amerikane në Tiranë

Arta Dade në Teatrin Kombëtar
Arta Dade në Teatrin Kombëtar Gazeta Si 71 Shikime • 4 years më parë

⁣Arta Dade në Teatrin Kombëtar si aktore

Protestuesit bllokojnë Unazën
Protestuesit bllokojnë Unazën Gazeta Si 72 Shikime • 4 years më parë

⁣Qytetarët hodhën gjithashtu parrullën “po nuk ranë çmimet, do të bjerë qeveria” dhe pas më rreth dy orësh tubim u shpërndanë, duke paralajmëruar se protesta do të vazhdojë çdo ditë në orën 17:00.

Megjithatë, një grup prej protestuesve u shkëput duke iu drejtuar Gjykatës së Tiranës në drejtim të Unazës së Tiranës. Aty bllokuan kryqëzimin dhe urën që lidh rrugën Myslym Shyri me zonën e bllokut.

Një grup tjetër bllokoi kryqëzimin pranë Gjykatës së Lartë.

Sherri mes shqiptarëve për radhën në avion në aeroportin e Peruxhias në Itali
Sherri mes shqiptarëve për radhën në avion në aeroportin e Peruxhias në Itali Gazeta Si 88 Shikime • 4 years më parë

Sherri mes shqiptarëve për radhën në avion në aeroportin e Peruxhias në Itali

Showing 117 out of 129