Top videos

Fshatari i Bashës dhe fermeri i Ramës
Fshatari i Bashës dhe fermeri i Ramës Gazeta Si 36 Views • 5 years ago

U bënë ca ditë që qytetarëve u serviren dy realitete të kundërta; realiteti i Lulzim Bashës dhe realiteti i Edi Ramës për fermerët.

Basha thotë se se sot fshati është i harruar nga dora e shtetit dhe gjendja e banorëve të tij është në kufijtë e mbijetesës, ndërsa Rama kundërpërgjigjet herë vetë, herë përmes ministrit të Bujqësisë, Blendi Çuci me shembuj, sipas tij, të një blegtori e bujku të fshatit shqiptar që është shndërruar në një sipërmarrës të suksesshëm, ashtu si në modelet perëndimore.

Modeli i fshatarit të Lulzim Bashës dhe modeli i fermerit të Edi Ramës jo vetëm që nuk kryqëzohen askund, por ecin paralel dhe në kahe të kundërta me njëri-tjetrin. Në takimet e kreut të PD-së ka pakënaqësi e revoltë me Qeverinë, shtetin dhe të gjitha institucionet e tij.

Inceneratorët, Basha: Kryebashkiakja e Durrësit nuk firmos
Inceneratorët, Basha: Kryebashkiakja e Durrësit nuk firmos Gazeta Si 38 Views • 5 years ago

⁣Lulzim Basha akuzon Kryeministrin Edi Rama se edhe në këtë periudhë të vështirë të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit e ka mendjen se si të materializojë afera, që kreu i opozitës i vlerëson si korruptive.

Basha tha se Rama po përgatitet që të ndryshojë sërish kryetaren e Bashkisë së Durrësit, pasi ajo refuzon që të firmosë dërgimin e mbetjeve të këtij qyteti tek inceneratori i Tiranës.

“Për inceneratorët po bëhet gati ta ndërrojë për herë të 5-6 kryetarin e Bashkisë në Durrës, sepse nuk pranon të firmosë aferën për të çuar mbetjet e Durrësit në inceneratorin e Tiranës. Plani është që Milva Ekonomi të japë dorëheqjen nga deputete dhe të shkojë në Durrës si nënkryetare e më pas të bëhet kryetare dhe të firmosë aferën korruptive të inceneratorëve”, u shpreh Basha.

Kreu i PD-së tha se koha do ta provojë nëse Rama do të ndryshojë këtë skenar pas denoncimit të tij apo jo, por këtë e mori si shembull për të treguar se sipas tij, prioritet i Ramës janë aferat korruptive dhe ndarja e parave të taksapaguesve shqiptarë për një grusht oligarkësh.

Qindra qytetarë në urgjencën e Krujës me shenja helmimi
Qindra qytetarë në urgjencën e Krujës me shenja helmimi Gazeta Si 15 Views • 4 years ago

⁣Qindra qytetarë në urgjencën e Krujës me shenja helmimi

WhatsApp Video 2022-05-24 at 5
WhatsApp Video 2022-05-24 at 5 Gazeta Si 25 Views • 3 years ago

tifozat ne feste

Rama: Reformën zgjedhore me opozitën e re
Rama: Reformën zgjedhore me opozitën e re Gazeta Si 87 Views • 6 years ago

Pjesë nga fjala e Kryeministrit në seancën plenare të 5 marsi

spoti i Bashes per 21 qershorin.mp4
spoti i Bashes per 21 qershorin.mp4 Gazeta Si 73 Views • 6 years ago

Spoti i PD per protesten e 21 qershorit

Presidenca: Ndryshoi neni qe bllokoi Keshillin e Emerimeve ne Drejtesi
Presidenca: Ndryshoi neni qe bllokoi Keshillin e Emerimeve ne Drejtesi Gazeta Si 51 Views • 6 years ago

Ndryshimet cekin disa nene, kryesisht nenet që parashikojnë masat disiplinore për anëtarët e organeve të drejtësisë së re, por edhe nenin 221 të këtij ligji, që përcakton kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për t’u emëruar në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Mes kushteve ishtë edhe ai që kandidatët duhet të kenë përfunduar Shkollën e Magjistraturës. Presidenti Meta fajësonte këtë nen që prej fillimit të vitit të kaluar si shkaktar të ngërçit për ngritjen e këtij Këshilli.

Përdhunimi i 15-vjeçares, ministrja Shahini fajëson kulturën dhe qorton mediat
Përdhunimi i 15-vjeçares, ministrja Shahini fajëson kulturën dhe qorton mediat Gazeta Si 27 Views • 5 years ago

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar për herë të parë pas rastit të 15-vjeçares së përdhunuar nga roja i shkollës në zonën e Babrrusë në Tiranë.

Ajo përgëzon nxënësit që gjejnë kurajon të denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre, por një pjesë të “fajit” ja lë kulturës patriarkale që mundëson dhunën ndaj vajzave dhe grave dhe kërkon bashkëpunimin e të gjithëve për ta ndryshuar këtë kulturë.

Ministrja qorton edhe mediat, pasi sipas saj nuk e

Përgëzoj nxënësit që gjejnë kurajon të denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre, si hapi i parë dhe i domosdoshëm për të luftuar bullizmin dhe dhunën. Politika “shkolla si hapësirë e sigurt” do të ndihmojë në këtë drejtim. Por, duhet bashkëpunim i të gjithëve për të ndryshuar kulturën patriarkale që mundëson dhunën ndaj vajzave dhe grave.

“Shpesh viktimat nuk denoncojnë dhunën që kanë përjetuar sepse ndjehen në faj, apo në turp për atë se çfarë i ka ndodhur. Por faji dhe turpi i takojnë dhunuesit dhe abuzuesit”, deklaroi ajo.

Ministrja tha se do të dyfishohet numri i psikologëve dhe punonjësve socialë nëpër shkolla përmes riorganizimit të stafit arsimor. Ata do të trajnohen për çështje të ndjeshme si ngacmimi dhe abuzimi seksual.

“Do të dëshiroja që media të raportonte në mënyrë më të mirë dhe të ndjeshme rastet e dhunës ndaj vajzave dhe grave. një nxënëse që kishte pësuar një abuzim u raportua nga një gazetar, që bënte pyetje të gabuara, duke lënë përshtypjen a thua është viktima ajo që duhej të jepte llogari”, deklaroi ministrja përmes një video-mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale.

Akt-akuza ndaj Thaçit, Rama: Brutalitet ndërkombëtar! Ta kundërshtojmë ndërkombëtarisht
Akt-akuza ndaj Thaçit, Rama: Brutalitet ndërkombëtar! Ta kundërshtojmë ndërkombëtarisht Gazeta Si 31 Views • 5 years ago

“Fletë-rrufe, paçavure dhe brutalitet ndërkombëtar fyes, ndaj të cilit shqiptarët duhet të bashkohen dhe ta kundërshtojnë ndërkombëtarisht”. Ky ishte mesazhi i drejtpërdrejtë që përcolli Edi Rama nga konferenca e shtypit në Prishtinë në përfundim të vizitës dyditore.

Kreu i Qeverisë së Shqipërisë foli për rreth 1 orë e 40 minuta. Në krye të fjalës tha se vizita nuk synonte që të bashkonte klasën politike të Prishtinës, por për të përcjellë mesazhin se nuk bëhet fjalë për një akuzë ndaj dy personave.

“Kush mendon se këtu bëhet fjalë për një akt ndaj disa personave, apo se këtu bëhet fjalë për të shfrytëzuar këtë instrument për pastrimin e skenës politike, apo për çkapjen e shtetit, është ose naiv, ose tejet i verbuar nga mllefi. Nuk ka mundësi tjetër”, tha Rama.

Kryeministri foli për një moment kritik në të cilin ndodhen sot shqiptarët, veçanërisht ata në Kosovë, që mund të ketë pasoja të rënda për Kosovën. Ai tha se qytetarët duhet të kuptojnë se bëhet fjalë për shumë më shumë se një akt-akuzë ndaj dy individëve.

“Nëse në këtë moment nuk ndajmë qartë drejtësinë me padrejtësinë....Qëndrimi im lidhet me padrejtësinë. Për mua ajo komunikatë që lajmëroi botën mbarë se pritet të vijë një akt-akuzë që nuk është formalizuar nga gjykata, përbën jo vetëm një shkelje flagrante të çdo praktike të mirë të drejtësisë ndërkombëtare, por edhe një akt brutal ndaj vetë Kosovës. Sot duhet pak vetëpërmbajtje dhe duhet fokus se ajo fletë-rrufe ka goditur shumë më larg dhe shumë më thellë sesa në ballin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Këtu bëhet fjalë për drejtimin e lartë politik të UÇK-së dhe përpjekje për të vendosur nën akuzë UÇK-në, si të ishte një ushtri e rregullt agresorësh që vinin nga Beogradi”, u shpreh ai.

Rama thotë se ky akt i ndërkombëtarëve nuk duhet nënvlerësuar, edhe për faktin se sipas tij, aleatët që urdhëruan bombardimin e Serbisë gjatë luftës kanë dalë në pension dhe “ndërkombëtarët” e rinj nuk janë familjarë si me krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

“Nëse e nënvlerësojmë sot këtë brutalitet... Nuk e dinë të gjithë se çfarë historie ka drejtësia ndërkombëtare në Kosovë. Ka më pak se 10 vendime nga Haga për Serbinë për deportim të 1 milion njerëzve me dhunë, pa llogaritur 20 mijë raste përdhunimesh dhe pastaj edhe të gjithë të vrarët dhe të zhdukurit dhe sa janë personat e proceduar në të gjitha këto shkallë gjyqesh për UÇK-në. Si ndërtohet ky raport?! Sa janë në Serbi ata që janë gjykuar për krime lufte?! Ka një disproporcion kolosal. Pastaj edhe nivelet e goditjes, ku në Kosovë goditen presidentë e kryeministra”, u shpreh ai.

Padrejtësinë ndërkombëtare ndaj Kosovës Rama e ilustroi edhe përmes procesit të liberalizimit të vizave.

“Për liberalizimin e vizave thanë që duhen plotësuar kushtet. U plotësuan kushtet dhe edhe vetë e pranuan, por më thanë që më parë duhej bërë demarkacioni me Malin e Zi. Se ç’lidhje kishte demarkacioni me liberalizimin e vizave?! Unë nuk di që në atë pjesë të kufirit të Kosovës kishte ndonjë shteg që të çonte në Paris. Pra, ishte një vendim krejtësisht politik. Megjithatë, u zgjidh edhe demarkacioni, por sërish vizat nuk u liberalizuan”, deklaroi Rama.

Për Ramën nuk ka asnjë mëdyshje që Kosova nuk duhet të vetëizolohet dhe dialogun me Serbinë duhet ta vazhdojë me ndërmjetësimin e SHBA, edhe nëse Uashingtoni do ta mbështesë akt-akuzën e ngritur ndaj Hashim Thaçit.

Një panoramë të qëndrimit të Uashingtonit e bëri ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, i sapokthyer nga një vizitë atje ku u takua me të dërguarin e posaçëm të Trump, Richard Grenell dhe zyrtarët e tjerë të lartë të DASH, si Palmer e Reeker.

“Vizita ka qenë e planifikuar më herët dhe nuk lidhej drejtpërdrejtë me Kosovën. Por ju siguroj tre gjera nga bisedat e mia atje, së pari që nuk ka marrëveshje sekrete. Së dyti nuk ka ndarje të Kosovës dhe kush i ka sytë në ballë dhe mend në kokë nuk beson që Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës bën plane për ndarjen e Kosovës. E treta nuk ka nxitim në rastin e Kosovës, për çdo interes elektoral në SHBA. Këto janë qëndrimet që edhe vetë Grenell i ka komunikuar në vazhdimësi. Të tjerat prirje për të shkaktuar keqkuptime të brendshme”, sqaroi Cakaj.

Nga ana tjetër, Rama hoqi të gjitha mëdyshjet edhe nëse ishte tërhequr nga nisma e përbashkët me Aleksandër Vuçiç për shengenin ballkanik, që e mbron si një zhvillim strategjik për shqiptarët. Ai hodhi poshtë si konspirative dhe të pabazuara zërat kundër kësaj nisme, sipas të cilëve nga kjo përfiton vetëm Serbia.

Rama tha se në agjendë kishte planifikuar edhe një takim me Ramush Haradinajn, por ky i fundit e kishte refuzuar për shkak të procesit gjyqësor ku është i paditur për shpifje. Megjithatë, Kryeministri njoftoi se tërheqjen nga kjo padi.

“Unë kam 22 padi për shpifje dhe kjo që kam bërë këtu për Ramushin ka bërë më shumë zhurmë, por janë 22 të tilla me figura politike kryesisht që i kam në proces. Nuk janë bërë publike dhe nuk i kam bërë për t’i bërë publike. Ramushit i kam kërkuar takim si të gjithë të tjerëve, për të shkuar ta vizituar në seli, apo shtëpinë e tij dhe si paditës që shkon tek i padituri besoj që nuk ishte ai që ulej duke më hapur derën, për më tepër doja të diskutoja edhe me të për këtë çështje që është shumë më e madhe se Haradinaj, Hashimi dhe Kadriu, sepse ndikimet mund të jenë marramendëse për Kosovën në të ardhmen. E kam njoftuar që nuk do të bëj komunikime do të bëj një konferenc ku do të tërheq padinë, jo se ajo është e vogël për mua, por është shumë më e madhe ajo që sot është më e madhe nga të gjithë. Padia do të tërhiqet edhe zyrtarisht”, u shpreh Rama.

Armando Duka flet pas tritolit që iu vendos në banesë
Armando Duka flet pas tritolit që iu vendos në banesë Gazeta Si 12 Views • 3 years ago

⁣Armando Duka flet pas tritolit që iu vendos në banesë

Gaza, vajza izraelite peng i Hamasit: Ju lutem, më ktheni në shtëpi
Gaza, vajza izraelite peng i Hamasit: Ju lutem, më ktheni në shtëpi Gazeta Si 32 Views • 2 years ago

⁣Gaza, vajza izraelite peng i Hamasit: Ju lutem, më ktheni në shtëpi

Brenda makinës së parë të garave që nuk ka nevojë për pilot
Brenda makinës së parë të garave që nuk ka nevojë për pilot Gazeta Si 68 Views • 6 years ago

Brenda makinës së parë të garave që nuk ka nevojë për pilot

Mesazhi i Ambasadorit të ri gjerman në Tiranë, Peter Zingraf
Mesazhi i Ambasadorit të ri gjerman në Tiranë, Peter Zingraf Gazeta Si 74 Views • 6 years ago

Zingraf e merr detyrën pak para vendimmarrjes së radhës të Këshillit Europian sa i takon çështjes së negociatave. Gjermania vetë nuk përfshihet tek vendet bllokuese, por kërkon me ngulm thellimin e reformave, sidomos të atyre që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe ndëshkimin e korrupsionit në nivele të larta e krimit të organizuar.

kombetarja moldavi.mp4
kombetarja moldavi.mp4 Gazeta Si 34 Views • 6 years ago

Pas humbjes me Turqine, KOmbetarja Kuqezi stervitet ne Moldavi

Meta: KE, nga komision teknik u kthye në komision politik. S’i meritonim negociatat
Meta: KE, nga komision teknik u kthye në komision politik. S’i meritonim negociatat Gazeta Si 20 Views • 6 years ago

Presidenti Ilir Meta fajin për refuzimin e Bashkimit Europian për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë e sheh në Tiranë. Kreu i shtetit i referohet qëndrimit të Holandës për të mbështetur këtë deklaratë, ndërsa nuk flet me bindje nëse realizimi i zgjedhjeve vendore më 13 tetor do të prodhonte një rezultat tjetër.

“Holanda ka 3 vjet që na paralajmëron për çështjet që kanë të bëjnë me kriminalitetin dhe lidhjet e grupeve të krimit të organizuar shqiptar dhe azilantët dhe këto janë probleme të ngritura nga policia holandeze, por ne kemi bërë sikur nuk janë kaq serioze”, deklaroi Presidenti Meta në një intervistë për News24 dhënë këtë të diel.

Presidenti foli për një fushatë “demonizuese” ndaj Francës dhe Holandës, dy vendet më të zëshme që refuzuan hapjen e negociatave për Shqipërinë. Për Qeverinë, vendimmarrja e Francës është e pabazuar dhe një prej pikave të forta ku mazhoranca mbrohet për të argumentuar se refuzimi nuk lidhej me reformat në Shqipëri janë raportet e Komisionit Europian. Presidenti i zhvlerësoi këto raporte. Ai tha se Komisioni Europian për herë të tretë ka rekomanduar hapjen e negociatave, por shpesh është akuzuar se më shumë se teknik, raportet e tij kanë qenë politike.

“Ajo që ka ndodhur praktikisht dhe që Franca, por edhe vende te tjera e kanë bërë evidente e që ka një bazë reale, është që Komisioni Europian, nga një komision teknik shpesh është shfaqur si një komision politik.Ndërsa vendet anëtare nga vendimet politike që do të duhet të merrnin bazuar mbi raportet teknike, janë bërë më teknike, pra nuk i marrin të mirëqena raportet e Komisionit Europian, por thellohen në ecurinë e reformave, nga letrat në terrenin konkret, në rezultatet e tyre. Duke qenë se nuk u korrespondojnë këto suksese në shumë raste që raporton Komisioni Europian, vendosin kushte, pasi është në të drejtën e tyre, tërësisht legjitime, që një vend anëtar të mbajë qëndrime të bazuara në fakte dhe standarde”, u shpreh Presidenti.


Meta fton klasën politike që të gjejë problemet tek vetja, Maqedoninë e Veriut e sheh si “viktimë të rrethanave” brenda BE-së, ndërsa shton me bindje se nëse do të ishte respektuar dekreti i tij për zgjedhjet vendore më 13 tetor do të zbuste qëndrimin e europianëve.

Kam kërkuar në mënyrë të vazhdueshme nga të dyja palët, në mënyrë të veçantë nga qeveria, për të reflektuar, me qëllim në radhë të parë organizimin e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse më 13 tetor, por edhe për çështje të tjera që do të përmirësonin shanset e Shqipërisë për të marrë një dritë jeshile më 18 tetor. Kam qenë kaq i qartë për këtë çështje, aq sa në rast se nuk do të ndodhte kjo që ndodhi, premtova dhe një dekoratë, apo jo!

Presidenti komentoi edhe hetimin nga ana e mazhorancës përmes Komisionit Parlamentar të ngritur në Kuvend. Meta këmbëngul se nuk ka bërë asnjë shkelje të Kushtetutës dhe se kjo thuhet edhe në raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias. Meta akuzon përfaqësues të mazhorancës për rrjedhjen në media të draft-opinionit të Venecias, në të cilin flitej për tejkalim kompetence nga ana e Presidentit.

“Nuk ka shkelje të mëdha, apo të vogla. Nuk ka asnjë shkelje të Kushtetutës. Në materialin që rrodhi në media nga mazhoranca flitej për tejkalim kompetencash të Kushtetutës, term që nuk e njeh Kushtetuta”, tha ai.

Një tjetër temë ishte edhe reforma në drejtësi. Meta i qëndron bindjes se reforma është deformuar nga vullneti i shprehur në 2016 nga e gjithë klasa politike. Duke nënkuptuar pritshmëritë që ka për përmirësimin e ekonomisë dhe lirive të tjera të njeriut në vend, Meta vendosi disa kushte për të thënë një fjalë të mirë për këtë reformë.

“Fjalën e mirë do ta them kur Banka Botërore të përmirësojë pozitën e Shqipërisë në nivel botëror përsa i takon klimës të të bërit biznes, kur Transparency International të përmirësojë në mënyrë të ndjeshme renditjen e Shqipërisë dhe kur Reporterët pa Kufij ta përmirësojnë atë. Këta janë indikatorët e vërtetë të reformës në drejtësi”, u shpreh Presidenti.

Shkëlzen Doli luan Himin e Kosovës para ndeshjes me Anglinë
Shkëlzen Doli luan Himin e Kosovës para ndeshjes me Anglinë Gazeta Si 32 Views • 6 years ago

Kosova humbi një ndeshje, por fitoi simpatinë e anglezëve, në këto kohë kur ka kaq shumë nevojë për mbështetjen e Anglisë, pikërisht asaj Anglie që me Tony Blair nuk qëndroi duarkryq atëherë kur Kosova kishte më shumë nevojë.

Raportimi i Varhelyi në PE, nga reforma zgjedhore tek anti-KÇK
Raportimi i Varhelyi në PE, nga reforma zgjedhore tek anti-KÇK Gazeta Si 29 Views • 5 years ago

Një grup eurodeputetësh të së djathtës europiane kërkuan prej Komisionerit të Zgjerimit, Oliver Varhelyi detaje se në çfarë faze ishte plotësimi i kushteve të vendosura nga ana e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Pyetjet u bënë gjatë një seance të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, ku një pjesë e eurodeputetëve ishin të pranishëm fizikisht në sallë dhe pjesa tjetër përmes lidhjeve online ngritën shqetësimet e tyre.

Komisioneri i Zgjerimit tha se dy ishin çështjet e rëndësishme që po diskutohen aktualisht. Të parën renditi reformën zgjedhore dhe të dytën ligjin antishpifje, që u ngrit si shqetësim nga eurodeputeti suedez, David Lega. Në lidhje me paketën antishpifje, Varhelyi thotë se kishte marrë premtimin e Qeverisë shqiptare për të mos miratuar asnjë rregullore që mund të bjerë ndesh me atë se çfarë do të rekomandojë Komisioni i Venecias.

“Po, ne e kemi një plan për plotësimin e 15 pikave para se mbledhjes ndërqeveritare për negociatat dhe po punojmë me autoritetet shqiptare. Ka një progres në këtë drejtim dhe jam shpresëplotë se do të kemi një progres edhe domethënës në vazhdim. Janë dy çështje, reforma zgjedhore dhe e dyta ligji antishpifje. Kam marrë sinjale pozitive nga Qeveria shqiptar që nuk ka asnjë interes që të vazhdojë me rregulla që mund të cenojnë lirinë e medias dhe të shprehjes dhe që shkojnë përkundër rekomandimeve që do të japë Komisioni i Venecias”, deklaroi ai.

Në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Komisioneri tha se vijojnë të mbeten një problem shqetësues për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por për Shqipërinë vlerësoi si mjaft pozitiv ligjin për bllokimin e pasurive të krimit të organizuar, miratuar në kuadër të paketës anti-KÇK.

Që ky ligj të jetë i suksesshëm, Varhelyi thotë se nevojitet bashkëpunimi i vendeve anëtare të Bashkimit Europian me Shqipërinë, pasi janë pikërisht këto vende ku krimi i organizuar shqiptar ka aktivitetin e tij më të madh.

“Nëse e shihni Shqipërinë, një ligj bllokimi asetesh kriminale u adoptua, ku çdo kriminel i akuzuar për krim të organizuar duhet të provojë menjëherë burimin e pasurisë. Kjo kërkon edhe bashkëpunimin e vendeve anëtare të BE”, deklaroi ai.

Sa i takon korrupsionit, Varhelyi deklaroi se ai mbetet një problem që kërkon vëmendje të vazhdueshme, për të gjitha vendet e rajonit.

Komisioneri u pyet gjithashtu mbi mundësinë që plani i rimëkëmbjes ekonomike post Covid-19 i Bashkimit Europian të zgjerohet edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai nuk e përjashtoi këtë si mundësi, por e mbetet për t’u vendosur në një periudhë të mëvonshme. “Është mirë që e njëjta krizë të luftohet me të njëjtat masa”, u shpreh Varhelyi.

Një tjetër shqetësim i eurodeputetëve ishte emigracioni. Komisioneri tha se BE po punon me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për reformimin e sistemit të arsimor në mënyrë që të përafrohet me standardet e Bashkimit Europian dhe të përgatisë e përshtasë më mirë me nevojat e tregut të rinjtë e rajonit.

Komisioneri foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe idenë e shkëmbimit të territoreve. Këtij skenari i la derën hapur pak ditë më parë edhe vetë Përfaqësuesi për Politikën e Jashtme të BE-së, Josep Borrell. Por, disa eurodeputetë anëtarë të Komitetit të Punëve të Jashtme të PE-së e cilësuan si të rrezikshme këtë ide dhe kërkuan nga Brukseli që ta kundërshtojë me forcë.

Me një gjuhë diplomatike, vetë Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi nuk u rreshtua me asnjërën palë. Ai e cilësoi çështje dytësore shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Parësore, sipas tij mbetet rikthimi i palëve në tryezën e bisedimeve.

“Është një çështje dytësore që nuk ka asnjë kuptim që të diskutohet për ndryshim kufijsh, përsa kohë nuk kemi asnjë palë në tryezë, ndaj prioritet duhet të jetë rifillimi i dialogut dhe më pas faza tjetër për gjetjen e një marrëveshjeje. Shkëmbim territoresh, ose jo nuk është një çështje emergjence, por thjesht ndalon çdo dialog me kuptim”, u përgjigj ai.

Rama dhe Vuçiç takojnë presidentin Macron në samitin për Klimën
Rama dhe Vuçiç takojnë presidentin Macron në samitin për Klimën Gazeta Si 31 Views • 4 years ago

⁣Rama dhe Vuçiç takojnë presidentin Macron në samitin për Klimën

Policia pas shpërthimit të tritolit në banesën e Armand Dukës
Policia pas shpërthimit të tritolit në banesën e Armand Dukës Gazeta Si 12 Views • 3 years ago

Policia pas shpërthimit të tritolit në banesën e Armand Dukës

deputetet e PD perplasje me garden
deputetet e PD perplasje me garden Gazeta Si 8 Views • 2 years ago

Deputetet e PD perplasje me Garden gjate kontrollit

Showing 117 out of 144