Videot kryesore
Enkileda Carja shpallet Kampione Europe në
Kampionatin Europian për të Rinj, në stilin e shkëputjes me 86 kg. Sportistja
15 vjeçare kuqezi rrëmbeu dhe medaljen e Argjentë në dy garësh.
Lulzim Basha prezantoi përmes një video-mesazhi se përse propozimet e opozitës për reformën zgjedhore janë me rëndësi për të garantuar mirëqeverisjen, llogaridhënien dhe shtetin ligjor. Kreu i PD-së thotë se sistemi duhet të reformohet që t’i takojë popullit dhe jo vetëm partive politike.
Sipas Bashës vota e shqiptarëve ëshë zhvlerësuar për shkak të paracaktimit të rezultatit si pasojë e ndërhyrjes së krimit të organizuar në shit-blerjen e tyre. Për këtë arsye, ndryshimi i parë që ai propozon është një mekanizëm strik dhe kushtetues kontrolli të figurës së kandidaturave. Ky kontroll duhet t’i besohet një organi të pavarur.
Ndryshimi i dytë i propozuar nga Basha lidhet më shumë me vullnetin politik. Basha premton tolerancë zero për të gjithë ata që përfshihen në shitblerjen e votës. “Edi Rama i ka mbrojtur dhe promovuar, ne do t’i çojmë në burg”, tha ai.
Pika tjetër që ceku kreu i demokratëve lidhet me financimin e partive, një pikë për të cilën palët duket se kanë ndasi në Këshillin Politik. Basha vë theksin se përse nevojitet financimi 100 për qind nga buxheti i shtetit, apo mekanizmi penalizues për individët, apo kompanitë që financojnë partitë politike.
“Që ato të mos varen nga biznese dhe individë të pasur. Politikanët të varen nga njerëzit dhe të kontrollohen prej tyre. Kush financon partitë përjashtohet nga marrja e tenderave publikë pas zgjedhjeve, që të mos përfitojnë për shkak të donacioneve për partitë”, deklaroi Basha.
Identifikimi, votimi dhe numërimi elektronik është një tjetër kërkesë që sipas opozitës përforcon garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Basha kërkon gjithashtu një sistem më të thjeshtë dhe për këtë nënkupton mbajtjen edhe të një referendumi.
“Ne duam një sistem të thjeshtë, të qartë, përfaqësues. Një sistem, që i kërkon llogari qeverisë. Vendimi për sistemin duhet t’u takojë të gjithë qytetarëve, jo vetëm partive politike”, shtoi Basha.
Që sistemi zgjedhor të sigurojë kontrollin dhe balancimin e pushteteve dhe që pushteti të mos përqëndrohet në një dorë Basha propozon edhe ngritjen e një Senati në Parlament. Kjo, sipas Bashës nuk do të lejonte imponimin e pushtetit ekzekutiv ndaj atij legjislativ.
“40 anëtarët e Senatit zgjidhen bashkë më 100 anëtarët e Parlamentit. Parlamenti me dy dhoma nuk rrit koston për qytetarët, por ndryshon mundësinë për t’u shërbyer njerëzve në mënyrë pozitive. Arroganca dhe presioni i qeverisë nuk do të funksionojnë më për një parlament të fuqizuar me dy dhoma. Qeveria duhet të kërkojë konsensus me të dy dhomat”, shtoi Basha.
Pika tjetër lidhet me qeverinë kalimtare, ose qeverinë kujdestare për zgjedhjet. Basha propozon që deri kur Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian, 100 ditë paara zgjedhjeve caktohe tnjë qeveri që do të menaxhojë procesin zgjedhor dhe garantojë zbatimin e ligjeve dhe votën e lirë.
Qëndrimi i kryetarit të Partisë Demokratike për reformën zgjedhore mbërrin në një kohë që Këshilli Politik, organi jashtëparlamentar i ngritur nga demokratët dhe socialistët me detyrë hartimin e reformës zgjedhore brenda 15 marsit nuk e zhvilloi mbledhjen e radhës këtë të premte. Shtyrja është kërkuar nga ana e përfaqësuesit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.
Mbledhja e radhës është përcaktuar për ditën e hënë, kur PD pritet që të paraqesë në tryezë, propozimet e opozitës për reformimin e administratës zgjedhore. Ajo që dihet deri më tani është që socialistët kërkojnë depolitizimin e administratës, ndërsa PD është skeptike për këtë.
Partia Demokratike thotë se me prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit po kërcënon rëndë stabilitetin e vendit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.
“Me prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit ai po kërcënon rëndë stabilitetin e vendit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Opozita e Bashkuar mbështet plotësisht qëndrimet e qarta të Sekretarit amerikan të Shtetit, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Komisionerit për Zgjerimin dhe Bundestagut, si dhe rikonfirmon se i qëndron plotësisht kodifikimit pa asnjë ndryshim të Dakordësisë së 5 Qershorit”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
PD thotë se zotimi i Edi Ramës se do ta miratojë 5 qershorin pa asnjë ndryshim është i rremë, pasi me ndryshimet kushtetuese që synon të kalojë është i detyruar që të ndryshojë të paktën dy nene të kësaj marrëveshjeje.
PD thotë se veç kësaj, hapja e diskutimit për çështje të tjera, që nuk janë pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit e detyron Partinë Socialiste që ta shtrojë si çështje në Këshillin Politik, sipas marrëveshjes së arritur më 14 janar, atëherë kur u vendos ngritja e këtij Këshilli.
“Nëse Partia Socialiste është vërtet e interesuar për të rihapur diskutimin për çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit ti parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik. Çdo diskutim i tillë, sipas Marrëveshjes, NUK mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit”, u shpreh Bardhi.
Kryeministri Edi Rama u kërkoi shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që të regjistrohen masivisht në censusin e popullsisë, duke mos neglizhuar atë që ai e cilësoi një betejë të vogël, por që mund të sjellë humbje të mëdha.
Rama u kujton se nga numri i shqiptarëve atje varet edhe pushteti që do të kenë ata në shtet-formimin e Maqedonisë së Veriut.
“Nga numri i shqiptarëve të regjistruar varet fuqia kushtetuese e popullit shqiptar të asaj republike mbi pjesëmarrjen apo vendimmarrjen e shqiptarëve atje. Nuk ju kërkohet të merrni pushkën dhe të dilni në mal dhe as lopatën e të dilni në fushë, por veç të harxhoni 5 minuta për të klikuar adresën dhe për të shkruar me krenari emrin tuaj dhe gjakun tuaj prej shqiptari", u shpreh Rama.
Megjithë deklaratatat e
autoriteteve në vend se të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme, ka rrugë
aktualisht që janë një rrezik real për qarkullimin me automjete. Gazeta “Si” ka
siguruar foto e video të aksit Krujë-Qafë Shtamë, i cili në kushte normale është
një segment shumë i rrahur nga automjetet, por që sot është i bllokuar.
“Përhapet nga ekrane studiosh që duken si kuzhina Big Brotheri, ku debatet duken si muhabete rakie, përgjime qesharake të kërryera nga dosja hetimore në thyerje të sekretit hetimor dhe të dërguara për Big Brotherin nga dora e dikujt që në vend që të hetonte Dibrën e ka mbajtur në sirtar për këtë ditë të zezë për partinë e tij, apo për përgjime të sajuara komplet, ku ka dalë edhe një rresht i vënë në gojën time, i cili s’më shqetëson, por më fyen, sepse nuk është gjuha ime, por gjuha e një mësuesi nate, totalisht pa arsimin përkatës, por edhe jashtë profilit”, vijoi ai.