Videot kryesore
UEFA mbylli ditët shqiptare me një vizitë në selinë e Kryeministrisë ku u prit nga Kryeministri, z. Edi Rama. Presidenti Čeferin , Presidenti Duka dhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit mes UEFA-s, FSHF-së dhe institucioneve shqiptare për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit në vend.
Qendërmbrojtësi dardan i Napoli-t shënoi golin e dytë në transfertën ndaj Lazio-s në kryeqytet. Për momentin, kampionët në fuqi janë në vendin e dytë me 37 pikë e një ndeshje më pak. Ndërsa për Rrahmanin, ky ishte goli i parë sezonal.
Nën drejtimin e trajnerit, Edi Reja, kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur këtë të mërkurë punën përgatitore për dy ndeshjet e radhës eliminatore të kampionatit europian. Për sfidat me Islandën dhe Moldavinë, ekipi kuqezi e ka nisur punën shumë shpejt. Si rrallë herë më parë, nga tekniku Reja janë thirrur një grup lojtarësh të përzgjedhur nga grupi i ekipit A, që kanë mbyllur kampionatet e tyre dhe lojtarë nga ekipi “Shpresa” që në një të ardhme të afërt mund t’i bashkohen kombëtares.
Në Itali tetëmbëdhjetë persona kanë përfunduar në sallën e emergjencës për shkak të plagëve të shkaktuara nga stuhia e breshërit dhe madhësia e tij ishte përafërsisht sa një kokërr portokall. Breshëri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në makina dhe shtëpi.
Tetë turistë polakë janë aksidentuar pasditen e së dielës rreth orës 18:00 në zonën e Ishmit në Durrës.
Makina me të cilën po udhëtonin grupi i turistëve, një fuoristradë është aksidentuar në fshatin Bizë të kësaj zone. Mësohet se për pasojë grupi i turistëve kanë marrë plagë e fraktura të shumta në trup.
Për t’u ardhur në ndihmë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore dhe katër ambulanca nga spitali i qytetit të Durrësit. Të plagosurit janë dërguar në këtë spital, ku nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Një tjetër detaj është se policia, megjithëse është vënë në dijeni menjëherë për këtë ngjarje, nuk e ka bërë publike atë.
Presidenti Ilir Meta e cilësoi si tërësisht artificiale krizën politike dhe institucionale që ka përfshirë Shqipërinë prej muajsh tashmë. Në një intervistë dhënë për RTV21, kreu i shtetit e lidhi krizën e Tiranës me zhvillimet në dialogun Serbi-Kosovë.
“Kjo krizë artificiale në të cilën ndodhet Shqipëria dhe që nuk e meriton populli shqiptar, padyshim që për mendimin tim ka një lidhje edhe me zhvillimet në Kosovë, me dialogun Kosovë-Serbi. Për mua ka qenë dhe mbetet shqetësuese: përse kërkohet patjetër ky konflikt në Shqipëri?! Nuk mund ta teproj ndoshta edhe po të them: përse po kërkohet edhe një gjakderdhje në Shqipëri?!”, deklaroi ai për emisionin satirik “Kojshia Show”.
Kryeministri Edi Rama hoqi atletet me të cilat u shfaq në samitin e katër vendeve të Vishegradit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe veshi këpucët në takimin e nisur me Kancelaren Angela Merkel rreth orës 09:30.
Takimi mbërrin kur duhet pak më shumë se një muaj nga vendimmarrjan e Bashkimit Europian për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë. Takimi është thirrur nga kancelarja Angela Merkel dhe pritet të jetë vendimtar në lidhje me qëndrimin e Gjermanisë sa i takon negociatave.
Çështja e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë pritet të nisë të diskutohet që nga java e ardhshme në Parlamentin gjerman, ndërsa vendimi zyrtar do të merret më 24 shtator. Nga sinjalet e dhëna deri më tani nga përfaqësues të qeverisë dhe të Bundestagut gjerman kuptohet qartë që ka një pavendosmëri të Berlinit për çështjen e negociatave vetëm për Shqipërinë, ndërkohë që për Maqedoninë e Veriut vendimmarrja pritet që të jetë pa mëdyshje për hapjen e tyre.
Kryeministri Edi Rama e konfirmoi tërthorazi këtë, kur përmes rrjeteve sociale njoftoi takimin me përfaqësues të Komitetit për Çështjet Europiane të Bundestagut. “Për të kërkuar PO-në e Parlamentit gjerman për Shqipërinë”, shkruan ai, duke vlerësuar se takimi ishte pozitiv.
Para se të takohej me Edi Ramën, Merkel ka pritur në zyrë kreun e Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum. Me Krichbaum, veç takimit në Komitetin për Çështjet Europiane, Rama ka shkëmbyer një bisedë të shkurtër joformale para se të ulej në bisedimet me Kancelaren Merkel. Kreu për Çështjet Europiane në Bundestag është mbështetës i anëtarësimit të Shqipërisë, por nuk bën pjesë në listën e ligjvënësve gjermanë që kërkojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit tonë pa rezerva.
“Nuk mjafton vetëm rekomandimi i Komisionit të BE-së për hapjen e kapitujve të anëtarësimit. Ne, ashtu si Komision i Europës, por edhe unë personalisht duam të konsultojmë edhe raportet e tjera për të marrë këtë vendim, si për shembull raportin e Transparency International, raportin e World Bank dhe raporte të tjera ndërkombëtare. Ne, si grup parlamentar i CDU-CSU, kemi formuluar pika shumë të qarta dhe tani duam të dimë se sa janë plotësuar ato”, deklaronte ai në një intervistë për DW në 2018.
Mes pikave të përcaktuara nga Bundestagu gjerman është përmbyllja e reformës në drejtësi, ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta dhe sidomos lufta ndaj krimit të organizuar.
Matthew Palmer i ka bërë sërish thirrje palëve politike në Shqipëri të ulen në tryezën e dialogut. Përfaqësuesi special amerikan për Ballkanin Perëndimor, gjatë Forumi botëror Ekonomik me liderët e botës, dhe ata të ballkanit në Davos, ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, tha se në Shqipëri duhet një dialog për të miratuar reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.
E teksa Mateo vjen e na bashkohet, pasi e thërret Iliri, ky i fundit tashmë i rritur thotë se, babait ja preu këmbën treni…ndërsa Iliri përpiqet ta fshehë pakëz historinë e tij, para syve të Mateos. “Çfarë e ke lalin?” – e pyet Iliri – “Jetë”, i përgjigjet Mateo. E ndërsa i tërheq vëmendjen Iliri që të shikojë nga kamera e pyet sërish: “Kush është lali për ty?”. “Bota ime”, ja kthen Mateo 7-vjeçar. Më pas Iliri e puth fort në ballë dhe i thotë që “është gjëja më e shtrenjtë”.
Merr flakë kisha e Shëlbuemi Zhejë Kurbin në natën e ndërrimit të viteve. Çatia e objektit të kultit është ndezur flakë nga kapsollat e fishekzjarret që dhe pse u ndaluan nga qeveria kudo në Shqipëri ka patur, sidomos në zonën e Kurbinit, ku të shtënat me armë e fishekzjarre kanë qenë të shumta.