Videot kryesore

Kombëtarja vijon përgatitjet për sfidën me Letoninë në Tiranë
Kombëtarja vijon përgatitjet për sfidën me Letoninë në Tiranë Gazeta Si 25 Shikime • 5 muaj më parë

⁣Shqipëria vijon përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” para ndeshjes ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e kampionatit botëror 2026. Përgjatë sesionit u zhvilluan ushtrime fizike, u provuan skema të ndryshme taktike, si dhe goditje standarde. Sulmuesi Myrto Uzuni iu bashkua sot grupit përgjatë një pjese të stërvitjes, ndërsa në pjesën tjetër u stërvit i diferencuar.

Atentat me armë në Rinas, vritet Gilmando Dani, shoku i Emiljano Shullazit
Atentat me armë në Rinas, vritet Gilmando Dani, shoku i Emiljano Shullazit Gazeta Si 115 Shikime • 3 muaj më parë

⁣Atentat me armë në Rinas, vritet Gilmando Dani, shoku i Emiljano Shullazit

Mehmeti ndëshkon Portsmouth
Mehmeti ndëshkon Portsmouth Gazeta Si 15 Shikime • 2 muaj më parë

Sulmuesi shqiptar vazhdon të shënojë te Bristol City, pavarësisht se te Shqipëria nuk e duan. Sot ai i dha fitoren në transfertë ndaj Portsmouth.

Muçi shënoi Golin më të Bukur të Dhjetorit
Muçi shënoi Golin më të Bukur të Dhjetorit Gazeta Si 15 Shikime • 1 muaj më parë

Pas muajit N⁣ëntor, futbollisti shqiptar fitoi ⁣çmimin p⁣ër Golin e Muajit edhe n⁣ë Dhjetor. Konkretisht golin e sh⁣ënuar ndaj Goztepe.

Kilian Mbape vendos rekord, vrapon me 38 km/h dhe shënon
Kilian Mbape vendos rekord, vrapon me 38 km/h dhe shënon Gazeta Si 101 Shikime • 7 years më parë

Kilian Mbape vendos rekord, vrapon me 38 km/h dhe shënon

Mirdita shtegtim në tokën e Pirustëve
Mirdita shtegtim në tokën e Pirustëve Gazeta Si 837 Shikime • 7 years më parë

Po aq e egër e njëherazi e magjishme me luginat dhe shpatet e thyera, kjo krahinë e ndodhur jo shumë larg Tiranës, fsheh thesare të paçmuara, teksa shtegton drejt kësaj toke, të mbushur me mite e legjenda. Në këtë udhëtim tonin të fundjavës për “Gazetën Si”, do të flasim për këtë tokë; tokën e Pirustëve.

Dy të rinj ngjiten në një nga majat më të larta të Zvicrës
Dy të rinj ngjiten në një nga majat më të larta të Zvicrës Gazeta Si 46 Shikime • 7 years më parë

Zvicra ndryshe mund të quhet edhe shteti alpin, për shkak të vargmaleve të larta. Vizitë e fundit në malin e quajtur Monte Rosa, ka qenë aventura e radhës e dy të rinjve që kanë sfiduar ndjenjën e frikës. Teksa shihni pamjet e veçanta dhe rrëqethëse njëkohësisht, mund edhe të mendoni për një udhëtim.

Renea stërvitje nën ujë eksploron anijen e Luftës së Dytë Botërore
Renea stërvitje nën ujë eksploron anijen e Luftës së Dytë Botërore Gazeta Si 93 Shikime • 6 years më parë

Renea stërvitje nën ujë eksploron anijen e Luftës së Dytë Botërore (VIDEO)

Veliaj flet për maratonën, protestuesit: Duam ujë!
Veliaj flet për maratonën, protestuesit: Duam ujë! Gazeta Si 59 Shikime • 6 years më parë

Jo të gjithë qytetarët e pranishëm në Maratonën e Tiranës ishin aty për të marrë pjesë në garë, apo për të ndjekur nga afër këtë garë.

Një grup personash shpalosën në sheshin Skënderbej një banderolë ironizuese në anglisht. “Running for Free Ëater. Tirana ëithout Ëater”, që e përkthyer në shqip do të thotë “Vrapojmë për ujë të lirë. Tirana pa ujë!”.

Banderola u shoqërua me korin e vazhdueshëm “Duam ujë” gjatë kohës që në skenë u ngjit kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë muajve të verës dhe në shtator një pjesë e madhe e qytetit të Tiranës ka patur mungesa të konsiderueshme të furnizimit me ujë, madje në disa lagje banorët kanë denoncuar përmes rrjeteve sociale se uji në rubinet u ka munguar deri në një javë.

Bashkia justifikoi kufizimet e ujit me një defekt të ndodhur në rezervuarin e Bovillës.

Video 2 - Juliani, shpërthimi i bombave që i ndryshoi jetën
Video 2 - Juliani, shpërthimi i bombave që i ndryshoi jetën Gazeta Si 32 Shikime • 6 years më parë

“Ishte një ditë që unë nuk e dija se atë ditë do kthehesha ndryshe, e se jeta ime do ndryshonte njëherë e përgjithmonë”, - thotë Juliani, për “Gazetën Si”, ndërsa vijon bashkëbisedimin se, “disa persona kishin vendosur një eksploziv në zyrën e shefit tim, duke pritur që ai të vinte”.

Basha ne durres 14 dhjetor.mp4
Basha ne durres 14 dhjetor.mp4 Gazeta Si 60 Shikime • 6 years më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është rikthyer Thumanës, zonës së prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Basha duke inspektuar banesat e dëmtuar i ka kerkuar banoreve qe te mos jetojnë aty, pasi iu rrezikohet jeta.

Leon Çika, një dardhar-kelt.
Leon Çika, një dardhar-kelt. Gazeta Si 209 Shikime • 6 years më parë

E vërteta qëndron se, shumë besuan se qeveria ishte rrëzuar, kur fotografi, piktori e koleksionisti, Leon Çika, ndryshoi vitrinën e fotografive të ATSH-së në vitet ’80.

Video 10 masat kunder koronavirusit
Video 10 masat kunder koronavirusit Gazeta Si 37 Shikime • 6 years më parë

Ministria e Shëndetësisë me anë të një videoje tregon 10 masat që duhen për t’u ndjekur për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
Larja e shpeshtë e duarve, mos prekja e syve e hunës dhe gojës me duar, si dhe mbulimi i gojës dhe hundës me shami kur teshtin janë disa nga rregullat bazë.

Minutë pas minute, rastet e individëve të prekur me Koronavirus nëpër shtete të ndryshme të botës
Minutë pas minute, rastet e individëve të prekur me Koronavirus nëpër shtete të ndryshme të botës Gazeta Si 24 Shikime • 6 years më parë

Në këtë video mund të shihni se si ka qënë ritmi i përhapjes së Koronavirusit në botë.

Policia largon me forcë protestuesit e AMT
Policia largon me forcë protestuesit e AMT Gazeta Si 66 Shikime • 6 years më parë

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, rezistenca 2-vjeçare e grupit të aktorëve dhe anëtarëve të shoqërisë civile që ishin vendosur në mbrojtje të Teatrit Kombëtar u shemb. Bashkë me të nisi edhe shembja e godinës.

Operacioni i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Policisë së Shtetit nisi rreth mesnatës, fillimisht me afrimin e fadromave që do të përdoreshin për prishjen dhe më pas me afrimin e forcave të shumta policore, që përfshinë forcat “Shqiponja”, ato të Ndërhyrjes së Shpejt (FNSH) dhe policisë bashkiake.

Rreth orës 04:30 u dha urdhri i ndërhyrjes. Policia mësyu në ambientet ku ndodheshin aktorët dhe pjesëtarët e shoqërisë civile të ngujuar kundër prishjes së Teatrit Kombëtar dhe shpërndarja e tyre. Nga video e shpërndarë përmes rrjeteve sociale nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, përdorimi i forcës nuk mungoi. Regjisori Edmond Budina rrëfeu më vonë se aksioni ngjasonte me një operacion antiterrorist me policë që ishin të armatosur.

Aktivistët e AMT-së pasqyruan në rrjetet sociale të gjithë aksionin dhe u bënë thirrje qytetarëve për ndihmë.

Ndalimi i koalicionet, PD: Rama shkel dy nene të marrëveshjes së 5 qershorit
Ndalimi i koalicionet, PD: Rama shkel dy nene të marrëveshjes së 5 qershorit Gazeta Si 19 Shikime • 6 years më parë

Partia Demokratike thotë se ndryshmet kushtetuese të propozuara nga opozita parlamentare dhe të mbështetura edhe nga socialistët, shkelin në të paktën dy nene marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik të 5 qershorit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi doli në një konferencë për shtyp ku tha se ndryshimet në nenin 68 të Kushtetutës cenojnë dakordësimin në nenin 19 të marrëveshjes së arritur në Këshillin Politik.

“Drafti i dakordësuar dhe firmosur nga palët, që Edi Rama thotë se do ta miratojë pa ndryshime. parashikon se “partitë pjesëtare të koalicionit të garojnë me lista shumëmërore të veçanta”. Pra, marrëveshja, jo vetëm lejon koalicionet parazgjedhore, por u jep mundësinë partive politike brenda një koalicioni të garojnë me lista të veçanta”.Thuhet shprehimisht se “Për partitë pjesëtare të koalicionit që garojnë me lista shumemërore të veçanta numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se gjysma e numrit të mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy”, deklaroi Bardhi.

Neni tjetër që shkelet nga ndryshimet kushtetuese, sipas Bardhit është neni 36 i marrëveshjes së nënshkruar mes palëve.

“Ku thuhet shprehimisht se “në rastin kur është shteruar lista e kandidatëve të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë”. Siç duket qartë, e zezë mbi të bardhë: PS ka rënë dakord dhe ka firmosur që jo vetëm të vazhdohet me koalicionet parazgjedhore, por gjithashtu që një parti politike, pjesë e një koalicioni parazgjedhor, të paraqesë listën e vet të veçantë”, shtoi Bardhi.

Vetë Kryeministri Edi Rama thotë se pakti me opozitën parlamentare nuk cenon draftin e arritur në Këshillin Politik me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe zotohet që ta votojë atë në Parlament pa asnjë ndryshim, ashtu sicc është rënë dakord.

⁣Ndalohen me ligj, por bastet sportive na kanë hyrë në xhep
⁣Ndalohen me ligj, por bastet sportive na kanë hyrë në xhep Gazeta Si 67 Shikime • 5 years më parë

Mbyllja e pikave fizike të basteve sportive në të gjithë Shqipërinë në 2019-ën nuk ka çrrënjosur fenomenin, madje muajt e fundit është vënë re një shtim i aktivitetit bastvënës përmes faqeve online, që e ofrojnë këtë shërbim edhe përmes një telefoni të thjeshtë inteligjent. Pra, bastet u hoqën nga rruga, por u futën në xhepat e shqiptarëve.

Gazeta “Si” identifikoi një faqe me emrin “HahaSport”. Nëse kërkohet në Google me këtë emër të shfaqen linqe me domeine malazeze (.me), domeine nga Tonga (.to), territoret britanike në Oqeanin Indian (.io) e deri tek domeini .eu që është domien i Bashkimit Europian.

Përmes kësaj videoje, gazeta “Si” ilustron se sa e lehtë është që të hapesh jo vetëm faqen, por edhe llogarinë në një kompani ofruese bastesh. Madje aty gjen edhe mënyrat e rimbushjes, e deri tek kontaktet e kujdesit për klientët. Kontakti telefonik është një numër britanik.

Në momentin që hapet kjo faqe, të ofron automatikisht përmes një njoftimi edhe mundësinë për të instaluar aplikacion bastesh, Android dhe iOS. Në të dyja rastet, instalimi ofrohet përmes dosjeve APK, që anashkalojnë kanalet zyrtare të Google (Play Store) dhe Apple (App Store).

Burime të gazetës “Si” nga krimi kibernetik në Policinë e Shtetit dhe ekspertë të sigurisë kibernetike pohojnë se gjatë muajve të karantinës në pranverë dhe në vazhdim është vënë re një shtim i trafikut tek faqet që ofrojnë baste sportive online, megjithëse edhe kjo formë është e ndaluar më ligj.

Burimet thonë se organizatorët përdorin domaine që ndryshojnë shpesh dhe automatikisht, çka e bën thuajse të pamundur për strukturat ligjzbatuese, si të Policisë së Shtetit, ashtu edhe të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare që të gjurmojnë dhe bllokojnë ato.

“Janë faqe të vendosura në servera të fshehur dhe IP që ndryshojnë vazhdimisht. Kjo do të thotë se gjurmimi është i kotë, pasi njëherë faqet mund të dalin me IP nga Brazili, pastaj nga Gjermania, apo Qipro e Britania e Madhe. Pra, janë IP të rreme”, thonë burimet.

Ofrimi i IP të rreme për të mbuluar IP reale nuk është një biznes i paligjshëm, madje në shumë vende të botës ofrohet kundrejt pagesave të ligjshme, duke shfrytëzuar parashikimet ligjore në këto vende për të drejtën e privatësisë së qytetarit.

Megjithatë, kjo e drejtë në Shqipëri po përdoret për të tejkaluar lehtësisht të gjitha pengesat teknike që mund të nxjerrë AKEP për të bllokuar bastet online. Nga AKEP thonë se kjo është një betejë e humbur.

“Mund të bllokojmë një IP, pastaj një tjetër, një tjetër, një tjetër e kështu me radhë, por ato shfaqen sërish pasi bëhet fjalë për një sistem të ndërlikuar ndërkombëtar të ndryshimit automatik të IP. Pra është e pamundur për ne, si përsa u takon burimeve njerëzore, ashtu edhe teknologjike që t’i bllokojmë”, thonë burime të gazetës “Si” nga AKEP.

Si në Policinë e Shtetit, ashtu edhe tek AKEP janë të vetëdijshëm edhe për lehtësinë me anë të së cilës mund të aksesohen këto faqe. Njëra formë për një vizitor të ri është përmes “Pop up”-eve me linqe që të adresojnë automatikisht në faqe që ofrojnë shërbimin e basteve. Linqet zakonisht gjenden në platformat apo faqet që ofrojnë transmetim online të ndeshjeve të futbollit në mënyrë pirate.

“Prespa”, Rama takohet me Reeker
“Prespa”, Rama takohet me Reeker Gazeta Si 50 Shikime • 5 years më parë

Forumi i Prespës ka takuar edhe njëherë tjetër Edi Ramën me Albin Kurtin. Dy Kryeministrat janë përshëndetur me njëri-tjetrin në prani edhe të kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Nga pamjet e shkurtra filmike të shpërndara për mediat, shihet Kurti që vjen i fundit dhe gjen të ulur në tavolinë Edi Ramën me Ali Ahmetin dhe shoqëruesit përkatës në pjesëmarrjen e këtij forumi.

Ndërkohë, në një tjetër video, Kryeministri i Shqipërisë shfaqet duke komunikuar me ndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Philip Reeker.

Reeker merr pjesë gjithashtu në këtë forum, që synon të nxisë dialogun mes vendev të rajonit si e vetmja rrugë për zhvillim. Para mbërritjes në Ohër, zyrtari i DASH pati një ndalesë të shkurtër në Tiranë, ku nga politika u takua vetëm me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, por jo me Presidentin Ilir Meta.

⁣Prokurori Dritan Gina tenton të hyjë me forcë në sallën e vettingut
⁣Prokurori Dritan Gina tenton të hyjë me forcë në sallën e vettingut Gazeta Si 57 Shikime • 4 years më parë

Momenti kur Prokurori i Tiranës, Dritan Gina u përpoq që të hyjë me forcë në sallën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pak para se ky i fundit të jepte vendimin për përjashtimin e tij nga sistemi i drejtësisë për mosjustifikim pasurie.

Sipas deklaratës së drejtueses së KPK-së, Prokurori Gina kishte refuzuar që të kontrollohej nga siguria e organeve të vettingut para se të hynte në sallë.

Ngordhja e pelikanëve në Prespë
Ngordhja e pelikanëve në Prespë Gazeta Si 38 Shikime • 4 years më parë

⁣3 ditë më parë, Administrata rajonale e Zonave
të Mbrojtura Korçë ka konstatuar rastet e para të 3 pelikanëve të ngordhur në
pjesën Shqiptare të Liqenit të Prespës së vogël.

Showing 41 out of 43