Up next

Veliaj flet për maratonën, protestuesit: Duam ujë!

33 Shikime· 10/13/19
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Lajme

Jo të gjithë qytetarët e pranishëm në Maratonën e Tiranës ishin aty për të marrë pjesë në garë, apo për të ndjekur nga afër këtë garë.

Një grup personash shpalosën në sheshin Skënderbej një banderolë ironizuese në anglisht. “Running for Free Ëater. Tirana ëithout Ëater”, që e përkthyer në shqip do të thotë “Vrapojmë për ujë të lirë. Tirana pa ujë!”.

Banderola u shoqërua me korin e vazhdueshëm “Duam ujë” gjatë kohës që në skenë u ngjit kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë muajve të verës dhe në shtator një pjesë e madhe e qytetit të Tiranës ka patur mungesa të konsiderueshme të furnizimit me ujë, madje në disa lagje banorët kanë denoncuar përmes rrjeteve sociale se uji në rubinet u ka munguar deri në një javë.

Bashkia justifikoi kufizimet e ujit me një defekt të ndodhur në rezervuarin e Bovillës.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next