Videot kryesore

Të luash me vdekjen
Të luash me vdekjen Gazeta Si 86 Shikime • 7 years më parë

Një bizon i vogël, jo më shumë se 3 muajsh u shkëput nga rrezja e shikimit të mamasë së vet dhe hyri në një aventurë që mund t’i kishte kushtuar shtrenjtë.

Kur e pa të pambrojtur dhe të shkëputur nga tufa, që zakonisht qëndrojnë bizonët, bizonit të vogël iu afrua një ujk. Afrimin e ujkut bizoni i pamësuar e interpretoi si ftesë për të luajtur dhe ashtu si “lojë” ujku u përpoq që të realizonte planet e veta.

Kur e kuptoi se në ç’valle e kishte futur veten, bizoni i vogël lëshoi thirrjen për ndihmë, që dëgjohet nga e ëma e tij. Me të parë të ëmën në horizont, ai merr kurajo dhe i kundërvihet ujkut. Dy “familjarët” bashkohet në fund, ndërsa për të voglin takimi i parë me ujkun u bë një mësim i mirë.

Pamjet janë filmuar nga National Geographic në Parkun e Jelloustonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Video / Tërmeti sjell në Shqipëri Bebe Rexhën: Do sigurohem që paratë të përdoren ashtu siç duhet
Video / Tërmeti sjell në Shqipëri Bebe Rexhën: Do sigurohem që paratë të përdoren ashtu siç duhet Gazeta Si 48 Shikime • 7 years më parë

Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë botërore do të ndërpresë turin me “Jonas Brothers” për t’u ardhur në ndihmë viktimave të tërmetit që goditi Shqipërinë ditën e martë.

Vetë këngëtarja e ka bërë publike këtë lajm përmes një video-mesazhi të shkurtër në llogarinë e saj në Instagram.

“Unë jam shqiptare dhe vendosa që të hap një llogari “gofundme” për të ndihmuar familjet në nevojë. Do të largohem nga turneu dhe personalisht do të fluturoj për në Shqipëri që të ndihmojë njerëzit me ushqime, ujë dhe t’i ndihmoj në rindërtimin e banesave. Do të sigurohem personalisht që paratë të përdoren ashtu siç duhet. Çdo qindarkë mund të ndihmojë!”, thotë këngëtarja shqiptare.

Për ndihmat, Bebe Rexha ka publikuar linkun https://www.gofundme.com/f/aft....er-the-earthquake-he ku deri më tani janë mbledhur mbi 30 mijë dollarë. 10 mijë dollarë janë kontribut i vetë Bebe Rexhës.

"Delja e qëlluar me shpullë” dhe adoleshenca
"Delja e qëlluar me shpullë” dhe adoleshenca Gazeta Si 83 Shikime • 7 years më parë

Ai film theu një tabu! Sipas Nerit, problemi i narkomanisë asokohe, filloi të bëhej një problem i Shqipërisë, e mendësia komuniste ishte, që nuk i themi ato gjëra. “Prandaj ai film tha ca gjëra të vërteta. Ai në fakt ka qenë filmi im i katërt dhe një eksperiencë tejet e bukur, me një specifikë të veçantë, një grup njerëzish, që kanë një jetë ndryshe nga njerëzit e tjerë dhe duhet ta njohësh mirë mendësinë e tyre, duke u përpjekur ta nxirrnim sa më të vërtetë atë...”, thotë ai.

Ndërsa më tej, Neri ka folur për “Gazetën Si” për atë “rebelizmin e tij”, apo prizmin si e shihte jetën ndryshe në ato vitet e rinisë, duke përmendur madje edhe një emër politikani të sotëm.

(Video 4)

“Duke qenë se jam i projektuar drejt arteve, kjo normalisht të bën pakëz rebel. Prizmi me të cilin sheh fenomenet është ndryshe dhe normalisht unë nuk isha i kënaqur, ku adoleshenca dhe rinia ime iku në një regjim, e ku njeriu nuk kishte më dinjitet. Ishte një dele e qëlluar me shpullë brenda një vathe”.

Më tej ai shpjegon edhe se si Fatmir Xhafa, ishte njeriu që në lice u mor me të për “çerek ore, për një palë pantallona tub. “Ndërkohë që unë isha artist, në atë timen, e tashmë e sheh që të bën të ndershmin e moralistin”, thotë ai.

“Nuk kisha liritë”, rrëfehet Neri më tej, ndërsa ishte 19-vjeç, ku e motra e tij, bën një akt disidence të pastër, apo “grusht knokdoën” siç i thotë Neri, duke u arratisur e “duke parë se si ligjet e proletariatit, u shkruan në kurrizin tim me shkop gome, më keq se bluza e Juves.

“M’u larguan njerëzit sikur të isha Djalli, e normalisht kjo më hapi sytë. Për fat të mirë ishte regjimi në ditët e fundit. 21 vite ikën me regjimin diktatorial dhe 29 të tjera, më ikën në tranzicion. Sot unë jam një 50-vjeçar!”, mbyll rrëfimin e tij për Gazetën “Si”, Neritan Liçaj.

Arrestimi i dy grabitesve te Rinasit.mp4
Arrestimi i dy grabitesve te Rinasit.mp4 Gazeta Si 49 Shikime • 6 years më parë

pamjet e megaoperacionit policor të koduar "Të fundit", për kapjen e dy personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e vjedhjeve me armë, pjesëtarët e fundit të një grupi të rrezikshëm kriminal.
Klement Çala, 32 vjeç dhe Eldi Çala, 35 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar si autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 09.04.2019, në aeroportin e Rinasit, ku janë grabitur vlerat monetare të disa bankave të nivelit të dytë dhe për këtë Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat.

Balena dhe delfinë në Adriatik, a po "shërohet" natyra?
Balena dhe delfinë në Adriatik, a po "shërohet" natyra? Gazeta Si 100 Shikime • 6 years më parë

Imazhet e fundit të balenave dhe delfinëve që notojnë në Detin Adriatik po shpërndahen gjerësisht në rrjetet sociale, me mijëra përdorues që thonë se natyra gjendet më në fund në paqe, pasi pandemia e koronavirusit, ka ulur shumë trafikun detar.

A u shkel ligji me heqjen e numrave të Policisë së Shtetit?
A u shkel ligji me heqjen e numrave të Policisë së Shtetit? Gazeta Si 78 Shikime • 6 years më parë

Pasi foli për rëndësinë e policisë si një nga strukturat kryesore të shtetit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj iu përgjigj edhe kritikave që kanë vërshuar në lidhje me mungesën e numrave identifikues të një pjese të efektivëve gjatë protestës që pasoi shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar më 17 maj.

“Kam dëgjuar shumë që kërkojnë numrat e identitetit të tyre. Duan t’i identifikojnë personalisht. Të nderuar qytetarë, kushdoqofshi! Punonjësit e policisë kanë qenë më 17 maj jo individualisht! Kanë qenë të strukturuar. Nëse do të kërkoni përgjegjësi ligjore, penale, politike kërkojeni tek përgjegjësit e tyre. Jam unë! Është drejtori i policisë e me radhë! Për çfarë ju duhen punonjësit individualë? Përse? Për t’i linçuar individualisht? Për t’i intimiduar punonjësit e policisë, që nesër të mos rreshtohen më në radhët e saj?!”, tha ministri në fjalën që mbajti në Parlament.

Sipas kësaj fjale të ministrit, ai është përgjegjësi kryesor nëse më 17 maj u shkel ligji për policinë e shtetit dhe një vendim i 2016 i Këshillit të Ministrave për shenjat dalluese të policisë së shtetit. Ligji që mban numrin 108 i miratuar në vitin 2014 përcakton në pikën 1 të nenit 98 se “punonjësi i policisë i kryen detyrat për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike me uniformën dhe shenjat e përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave...”

Ndërkohë, në vendimin e Këshillit të Ministrave të marrë në 2016, përcaktohen më specifikisht shenjat dalluese të Policisë së Shtetit, ku në krye është renditur pikërisht “shenja e mbiemrit/numri i identifikimit”. Po në këtë VKM thuhet se uniformat e Policisë së Shtetit janë të patjetërsueshme, pra nuk mund të hiqen, apo shtohen elementë, a shenja dalluese të tyre pa një vendim të Këshillit të Ministrave.

Kur Messi shkëlqente edhe në mes të llucës
Kur Messi shkëlqente edhe në mes të llucës Gazeta Si 49 Shikime • 6 years më parë

Sa më shumë fliter për të ardhmen e Lionel Messit, aq më shumë mësohet për të shkuarën e tij.

Në rrjetet sociale kanë vërshuar me shumicë videot e lojtarit argjentinas në hapat e parë me Barcelonën, por vetëm së fundmi ka dalë një filmim i Lionel Messit 12-vjeçar para se të kapërcente oqeanin dhe t’i bashkohej Barcelonës.

Ishte koha kur Messi luante për ekipet zinxhir të Newell’s Old Boys në Argjentinë dhe kur tapeti i fushës nuk ishte ideali. Megjithatë, balta e fushës nuk e mbulon dot talentin e lindur të “Pleshtit”, që në ato kohë binte në sy mes moshatarëve për teknikën dhe vizionin e lojës...dhe jo më kot tifozët e skuadrës argjentinase dolën në protestë për të kërkuar rikthimin e tij në shtëpi kur morën vesh se mund të largohej nga Barcelona.

⁣Shqiponja e bllokuar, policia: Përdorni rrugën e Ndroqit dhe të Elbasanit për të hyrë në Tiranë
⁣Shqiponja e bllokuar, policia: Përdorni rrugën e Ndroqit dhe të Elbasanit për të hyrë në Tiranë Gazeta Si 86 Shikime • 6 years më parë

⁣Shqiponja (thuajse) e bllokuar, policia: Përdorni rrugën e Ndroqit dhe të Elbasanit për të hyrë në Tiranë

Kompania që po realizon punimet në rrethrrotullimin e “Shqiponjës”, pjesë e lotit të parë të Unazës së Re nga ky rrethrrotullim deri tek Pallati me Shigjeta thotë se punimet kanë hyrë në fazën e tre të tyre.

Në këtë fazë, sipas kompanisë në fjalë do të lipset zhvendosja e trafikut të automjeteve që hyjnë nga Durrësi për në Tiranë. Inxhinierët e kompanisë sqaruan në prani të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku se ndërhyrjet e reja do të kushtëzojnë edhe lëvizjet e mjeteve. Ata thanë se makina që vijnë me drejtim nga Durrësi në Tiranë do të detyrohet që të orientohen në drejtim të “Astirit”.

Për të shmangur kaosin në trafik në këtë pjesë, drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj u këshilloi qytetarëve që të përdorin hyrje alternative për në Tiranë, përfshirë rrugën e Elbasanit, ose rrugën e vjetër të Durrësit, atë nga Ndroqi.

“Të gjejnë rrugë alternative për të hyrë në Tiranë, sidomos nga rruga e elbasanit, duhet të kemi rrugën e Plepave të funksionojë dhe rruga e Elbasanit për mjetet e jugut. Drejtuesit e mjeteve të gjejnë rrugët alternative”, tha ai.

Policia deklaroi se do të shtojë forcat dhe se në bashkëpunim me policinë bashkiake do të sigurohen që të mbajnë hapur vazhdimisht një korsi për emergjencat e rretheve.

Punimet në këtë pjesë të Unazës së Re i përkasin lotit 1, ndërkohë që për lotin 3, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi këtë të hënë se do të nisë nga e marta prishjen e dhjetë objekteve që preken nga ky projekt.

⁣Pas vaksinës, Rama “thumbon” BE, Bashën, Berishën e Metën
⁣Pas vaksinës, Rama “thumbon” BE, Bashën, Berishën e Metën Gazeta Si 107 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama thumboi Bashkimin Europian, Lulzim Bashën, Sali Berishën, Ilir Metën dhe të gjithë qytetarët mosbesues pasi mori vetë dozën e parë të vaksinës anti-Covid.

Në deklaratën e shkurtër për shtyp pas marrjes së vaksinës në stadiumin “Air Albania”, kreu i Qeverisë tha se duke filluar nga java e ardhshme do t’i dorëzoheshin Kosovës një sasi dozash modeste për të dhënë një shembull se Shqipëria nuk është si Bashkimi Europian.

Rama e vlerësoi procesin si simbolik, për me rëndësi ishte nisja e tij në një periudhë kohore sa më të vogël nga vendet e fuqishmë që kanë prenotuar vaksinën.

“Jemi çliruar nga një barrë shumë e madhe, barra e përgjegjësisë për të mos lejuar që shqiptarët të mbeteshin në radhë dhe për të mundësuar se pavarësisht se Shqipëria dhe rajoni ku bëjmë pjesë nuk u përfshinë në skemën e furnizimit të menjëhershëm, të fillonte me sa më pak diferencë kohore nga ata që kanë në dorë edhe gurin edhe arrën”, tha ai.

Rama tha se një sasi, po simbolike do t’i dorëzohej Kosovës javën e ardhshme, duke nënkuptuar se Covax nuk kishte besueshmëri.

“Për mua është shumë e rëndësishme që edhe në Kosovë, pavarësisht se ne nuk e zgjidhim dot problemin që ata kanë dhe presin ende vaksinën, siç presim edhe në Covax, që është një platformë që nuk dihet se kur do të jetë funksionale, të mund të fillojë të paktën në frontin e parë. Doza që ne mund t’i japim Kosovës duke nisur nga java e ardhshme është simbolike, por është shumë e rëndësishme që ne në këtë rast të mendojmë si Bashkimi Europian”, deklaroi Rama.

Në të njëjtën deklaratë, kreu i Qeverisë thumboi Bashën kur u pyet nëse do të kishte një vaksinë të shpejtë për të, ndërsa nuk kurseu as Berishën dhe Ilir Metën.

“Është e sigurtë që vaksina nuk i bën ilirët vikingë, apo aziatikë. Vikingët nuk vijnë përmes vaksinës dhe po kështu është e sigurtë që nuk futet çip në trup për të përgjuar thashethemet e kafeneve. Radhën për vaksinimin e ka Saliu, kur të hyjmë te moshat e tejthyera”, tha Rama.

⁣KQZ nuk pengon dot të infektuarit me Covid që të votojnë
⁣KQZ nuk pengon dot të infektuarit me Covid që të votojnë Gazeta Si 53 Shikime • 5 years më parë

Nëse një i infektuar me Covid paraqitet në qendrën e tij të votimit, komisionerët i gjejnë emrin dhe pasi kryejnë të gjitha procedurat që lidhen me identifikimin dhe regjistrimin do ta lënë atë të votojë pa asnjë pengesë.

Burime të Gazetës Si nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thonë se nuk është në tagrin e këtij institucioni që të gjurmojë personat e infektuar me Covid dhe t’u imponojë atyre zbatimin e akteve ligjore në fuqi për izolimin e karantinimin, që rrjedhimisht e përjashton këtë kategori nga e drejta për të votuar më 25 prill.

“KQZ është roje vetëm për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të respektimit të Kodit Zgjedhor dhe të akteve të nxjerra nga vetë KQZ”, thonë burimet.

Ky qëndrim u konfirmua tërthorazi edhe nga Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, kur u pyet në lidhje me vendimin e Komitetit Teknik për të karantinuar emigrantët që kthehen në Shqipëri.

“Në procesin e votimit, anëtarët e Komisionit të Qendrës së Votimit nuk doktorë nuk bëjnë vlerësimin e askujt nëse duhet të paraqitet apo të mos paraqitet në qendrat e votimit. Kush paraqitet në qendrën e votimit do të lejohet që të votojë”, deklaroi Celibashi.

Burimet shtojnë se deri më tani nuk kanë asnjë listë emërore me emra të personave të infektuar me Covid.

“Së pari, edhe nëse do ta kishim një listë të tillë ligjshmëria e saj, përsa na takon ne (KQZ) si institucion do të ishte e dyshimtë. Së dyti, lista të tilla janë dinamike, sepse një person që mund të jetë sot pjesë e saj, s’është nesër pasi mund të rezultojë negativ në testet anti-Covid”, sqarojnë burimet.

Dalja ose jo në votime e persona të infektuar me Covid mbetet në dorë të vullnetit të tyre dhe bashkë me të edhe të gatishmërisë që kanë për t’u përballur me pasojat ligjore, që shkojnë në gjoba deri në 700 mijë lek.

Shqipëria numëron aktualisht rreth 25 mijë të infektuar aktivë. Deri të dielën, kur do të votohet kjo shifër pak pritet që të luhatet. Pjesa dërrmuese e kësaj kategorie janë persona me të drejtë vote, që e përkthyer në mandate deputetësh mund të jetë përcaktuese për dy deri në tre të tillë.

Turistët mbyllin çadrat e plazhit dhe hapin ato të shiut
Turistët mbyllin çadrat e plazhit dhe hapin ato të shiut Gazeta Si 67 Shikime • 5 years më parë

⁣Turistët mbyllin çadrat e plazhit dhe
hapin ato të shiut

⁣Sherr te Ligjet, socialistët mblidhen online, demokratët në sallë nuk lejojnë mbajtjen e mbledhjes
⁣Sherr te Ligjet, socialistët mblidhen online, demokratët në sallë nuk lejojnë mbajtjen e mbledhjes Gazeta Si 99 Shikime • 5 years më parë

Puna e komisioneve të përhershme parlamentare nisi me përplasje. Socialistët respektuan vendimin e Konferencës së Kryetarëve për mbajtjen online të tyre, ndërsa demokratët vendimin e grupit të tyre parlamentar për prani fizike.

Komisioni i parë që u mblodh ishte ai i ligjeve. Deputetët e PD u shfaqën fizikisht në kryesinë e Kuvendit dhe në sallën ku kryetarja Klotilda Bushka nga PS nisi drejtimin e mbledhjes së përcaktuar online.

Kjo çoi në përplasje mes kryetares Bushka dhe anëtarëve të Partisë Demokratike në Komision. Bushka, pasi i falenderoi që në sallë po respektonin distancën fizike, u kërkoi që të futen online për të vijuar mbledhjen e Komisionit.

“Nuk e cakton ti se si duhet të logohemi ne. Ti je prezent në sallë, unë jam prezent! A ka mundësi të na japësh fjalën?!”, iu përgjigj Gazmend Bardhi nga PD.

Kryetarja Bushka refuzoi që t’i japë fjalën duke deklaruar se ajo po respektonte vendimin e konferencës së kryetarëve për mbajtjen e mbledhjes online.

“Mblidhemi të konferenca e kryetarëve dhe hajde ta ndryshojmë atë vendim. Unë po respektoj vendimin”, tha Bushka.

Duke dalë nga mbledhja, deputetët e PD-së kanë grisur fletët e rendit të ditës dhe të vendimeve të komisionit, duke nënkuptuar se vendimet e marra në këtë mbledhje nuk do t’i njohin. Opozita akuzoi se PS i mohoi të drejtën e fjalës.

“Deputetëve të opozitës iu mohua sot, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, e drejta e fjalës. Është qartazi përpjekje për të hequr transparencën që qytetarët të mos kuptojnë se cilat janë aferat që Edi Rama i kthen në ligj. Ne nuk do ta lejojmë kurrsesi një gjë të tillë. Ne do ta ndalim Ramën që të mos e kontrollojë këtë shtet në çdo qelizë të tij. Ne jemi prezent. Rama po i mohon opozitës mundësinë të marrë pjesë në komisione, që të mos denoncohen aferat e tij dhe të zhvasë çdo ditë shqiptarët”, tha deputeti Oerd Bylykbashi.

⁣Përplasja të ligjet, Bejtja-Bardhit: Ke vrarë një njeri në Elbasan! Numri 2 i PD: Dil jashtë
⁣Përplasja të ligjet, Bejtja-Bardhit: Ke vrarë një njeri në Elbasan! Numri 2 i PD: Dil jashtë Gazeta Si 83 Shikime • 5 years më parë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi u përplas në Komisionin e Ligjeve me zv.ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës, Ilir Bejtja.

“Ke vrarë një njeri në Elbasan”, iu drejtua Bejtja numrit dy të Partisë Demokratike.

Kjo shkaktoi reagimin e Bardhit. “Ik more hajdut! Dil përjashta!”, tha ai, duke i kërkuar kryetares së Komisionit të Ligjeve që të përjashtonte nga seanca e Komisionit të Ligjeve zv.ministrin e Energjisë.

Përplasja ndodhi gjatë shqyrtimit në komision të marrëveshjes së OSHEE me BERZH për një kredi prej 70 milionë eurosh.

“Në mungesë të argumentave për borxhin e lartë të OSHEE dhe rritjen e borxhit nga muaji në muaj, zv ministri i Energjitikës foli me përbuzje dhe përçmim për kryefamiljarët që kanë vrarë veten në burg për shkak të pamundësisë për të shlyer borxhin ndaj OSHEE. Duke iu përgjigjur opozitës për rastin e një personi të vetëvrarë në burg, ku ishte për 35 mijë lekë të vjetra, Ilir Bejtaj tha se “ai s’u vetëvra nga borxhi, por nga mendtë e kokës”. Deputeti Gazment Bardhi i kërkoi të tërhiqte fjalët se po gënjente dhe po fyente një të vdekur, por përfaqësuesi i qeverisë këmbënguli në qendrimin përbuzës duke u shprehur se nuk e kuptonte që dikush të vrasë veten për 35 mijë lekë të vjetra”, thotë PD.

Salianji-Braçe ofendime personale, Garda shmang përplasjen fizike
Salianji-Braçe ofendime personale, Garda shmang përplasjen fizike kadri 69 Shikime • 5 years më parë

⁣Salianji-Braçe ofendime personale, Garda shmang përplasjen fizike

Protestuesit e PD para selisë në pritje të Sali Berishës
Protestuesit e PD para selisë në pritje të Sali Berishës Gazeta Si 46 Shikime • 5 years më parë

⁣ Protestuesit e PD para selisë në pritje të Sali Berishës

Deputetët e PD futen nga dera e re e blinduar në seli
Deputetët e PD futen nga dera e re e blinduar në seli Gazeta Si 49 Shikime • 5 years më parë

⁣Deputetët e PD futen nga dera e re e blinduar në seli

Pamje tragjike, një person me biçikletë goditet nga një predhë ruse
Pamje tragjike, një person me biçikletë goditet nga një predhë ruse Gazeta Si 85 Shikime • 4 years më parë

⁣Pamje tragjike, një person me biçikletë goditet nga një predhë ruse

⁣Të veshur civilë dhe në mes të rrugës, policia arreston 3 persona në Astir (Video)
⁣Të veshur civilë dhe në mes të rrugës, policia arreston 3 persona në Astir (Video) Gazeta Si 133 Shikime • 4 years më parë

Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e së premtes në zonën e Astirit pas një aksioni të Forcave Operacionale të Policisë së Shtetit.

Efektivët e policisë kanë qenë që të gjithë civilë, ndërsa në një moment tre personat e arrestuar janë përpjekur që t’u largohen, por pa mundur.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë në lidhje me këtë rast dhe as të dhëna për personat e ndaluar.

⁣Fëmijët ‘normalizojnë’ punën e Kuvendit (për pak momente)
⁣Fëmijët ‘normalizojnë’ punën e Kuvendit (për pak momente) Gazeta Si 57 Shikime • 4 years më parë

Prania e një grupi fëmijësh në sektorin e publikut të sallës së seancave plenare të Kuvendit ndërpreu përkohësisht përplasjet mes Ramës nga njëra anë dhe Bashës e Berishës në anën tjetër.

Hyrja e fëmijëve në sallë kapi pa përgatitur Ramën, që ishte duke folur.

“Çfarë janë ata kalamaj? Në qoftë se ata janë fëmijë, atëherë ne kemi detyrën të respektojmë ata. Unë personalisht do të ndaloj tani fjalën sepse hynë disa fëmijë atje dhe është mirë të respektohen ata fëmijët.

Fëmijë i pashë, por thashë se mos për shembull kanë hyrë gabimisht. Nëse kanë ardhur për të na ndjekur ne, ne duhet të ndjekim ata. Po e ndërpres këtu dhe do ta vazhdoj kur të dalin fëmijët”, tha Rama.

Teksa po ulej, bëri edhe disa batuta. “Xhaxhi Fatmiri po flet është ai atje në fund. Keni edhe xhaxhi Lulin aty. Erdhi dhe gogoli, dilni këtej tashi t’ju tregoj se kush është“. Kreu i qeverisë u ul, ndërkohë që Lindita Nikolla ndërpreu seancën për disa minuta deri kur përfundoi vizita e fëmijëve.

Pas kësaj, Rama nga njëra anë dhe Berisha e Basha nga ana tjetër iu rikthyen ‘normalitetit’ të seancave plenare pa fëmijë.

Largimi i Ambasades Iraniane nga Tirana nën monitorimin e policisë dhe RENEA-s
Largimi i Ambasades Iraniane nga Tirana nën monitorimin e policisë dhe RENEA-s Gazeta Si 106 Shikime • 4 years më parë

Largimi i Ambasades Iraniane nga Tirana nën monitorimin e policisë dhe RENEA-s

Showing 38 out of 40