Videot kryesore

Thyhet dera e pallatit te sportit Qazim Dervishi vend i cili ishte parashi.mp4
Thyhet dera e pallatit te sportit Qazim Dervishi vend i cili ishte parashi.mp4 Gazeta Si 93 Shikime • 7 years më parë

Pamje nga thyerja e deres kryesore te KZAZ numer 2 ne Shkoder, ne Pallatin e Sportit "Qazim Dervishi"

Operacion kunder kanabisit ne Gjirokaster
Operacion kunder kanabisit ne Gjirokaster Gazeta Si 57 Shikime • 7 years më parë

Policia në Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka finalizuar operacionin policor të koduar “Trekëndëshi”, proceduar penalisht 25 shtetas, nga të cilët: 11 të arrestuar në flagrancë, 5 të ndaluar, 4 të shpallur në kërkim dhe 5 të proceduar në gjëndje të lirë.

Bateritë e lodrave mund të vrasin fëmijët nëse gëlltiten, kështu që mbajini sa më larg tyre
Bateritë e lodrave mund të vrasin fëmijët nëse gëlltiten, kështu që mbajini sa më larg tyre Gazeta Si 321 Shikime • 7 years më parë

Bateritë e vogla të lodrave mund të vrasi fëmijët nëse i gëlltitin, paralajmërojnë mjekët në Shërbimin Kombëtar të Shëndetit në Londër.
Stephen Powis, një mjek bën thirrje prindërve që të jenë vigjilentë në prag festash dhe të shmangnin lodrat që kanë bateri të vogla. Ato gjenden kudo, në dritat e festave, lodrat e ndryshme, telekomandat e të tjerë. Këto bateri janë sa një monedhë dhe mund të kalojnë kollaj në fyt, e më pas të shkaktojnë hemorragji të brendshme dhe më pas vdekjen në më pak se dy orë.

Momenti i bombardimit të anijes shqiptare "Ana" në portin e Tripolit
Momenti i bombardimit të anijes shqiptare "Ana" në portin e Tripolit Gazeta Si 51 Shikime • 6 years më parë

Rebelët libianë që nuk njohin qeverinë tranzitore të Tripolit kanë bombarduar një anije në portin e kryeqytetit libian ditën e martë më 18 shkurt. Lajmi u shpërnda fillimisht nga mediat vendase dhe më vonë nga televizionet arabe.

Këto media thanë fillimisht se anija ishte turke e nisur nga porti i Mersinit në Turqi dhe e ngarkuar me armë e municione për trupat e qeverisë tranzitore, të mbështetura nga Erdogan kundër rebelëve të gjeneralit Khalifa Haftar.

Por, qeveria tranzitore e Tripolit reagoi përmes një komunikate të shkurtër të përcjellë edhe nga mediat turke, duke deklaruar se anija e bombarduar nga rebelët në port as ishte turke dhe as transportonte armë. Mustafa al-Mujie, një zëdhënës i operacionit “Zemërimi i Vullkanit, një fushatë ushtarake e forcave qeveritare kundër trupave të gjeneralit Haftar, tha se nga sulmi me predha janë dëmtuar një sërë anijesh tregtare, duke deklaruar se porti përdoret vetëm për qëllime civile.

Emri i anijes u zbulua më vonë. Bëhej fjalë për transportuesen “Ana”, e regjistruar me flamur shqiptar dhe identifikuar me numër unik “IMO: 7369118” nga organizata ndërkombëtare e transportit detar, si pronë e një kompanie shqiptare. Anija është nisur pasditen e 9 shkurtit nga porti i Mersinit në Turqi. Këtu ekuipazhi shqiptar i anijes ka zbritur në tokë dhe mjeti është marrë në dorëzim nga një ekuipazh turk.

Këtu dyshohet se anija është ngarkuar me armë dhe municione, me destinacion Libinë, e cila është nën një embargo armësh nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Por, më 18 shkurt anija është bombarduar nga forcat rebele dhe pak pas orës 22:00 ka fikur sinjalin satelitor të lokalizimit.

“Marine Traffic” thotë se për herë të fundit sinjali i anijes “Ana” është marrë nga porti i Tripolit, ndërkohë që mbetet e ende e paqartë se çfarë transportonte dhe nëse nga sulmi ka viktima.

Rama jep 7 pikat e planit me mbi 220 milionё USD: Pёrgjysmim pagash tё ministrave dhe deputetёve
Rama jep 7 pikat e planit me mbi 220 milionё USD: Pёrgjysmim pagash tё ministrave dhe deputetёve Gazeta Si 51 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama shpalos planin e masave eknomike, duke theksuar se të ardhurat do të bien në një pikiatë të hatashme. Kryeministri Edi Rama pas fjalёs sё gjatё pёrpara shqiptarёve ka zbuluar nё detaje planin e masave pёr tё pёrballuar kёtё situatё.

Sipas pikёs tё parё, Rama bёri tё ditur se deri nё fund tё vitit do tё pёrgjysmojё pagat e ministrave dhe tё deputeteёve, si njё masё paraprake. "Nuk do tё prekim pagёn e presidentit pёr tё mos krijuar ndonjё pёrplasje. Ndёrsa e vlerёsoj angazhimin e tij nё kёtё situatё. Gjithashtu nuk do tё prekin as pagat e instituconeve tё pavarura. Nuk dua t'i hyj nё hakё pёr qёndrimin qё ka mbajtur presidenti", u shpreh kryeministri.

Rama tha me shifra se sa do të jenë fondet për Ministrinë e Shëndetësisë, kompanitë, Ministrinë e Mbrojtjes. " Plani ynë për adresimin e nevojave për financim të atyre që janë prekur ka këto 7 pika: së pari 25 mln dollarë për luftën në vijën e zjarrit që vihet në dispozicion të Ministrisё sё Shёndetёsisё. Së dyti 100 milionё dollarë për kompanitë që kanë vështirësi objektive për të paguar pagat e punonjësve të tyre.; 65 milionё dollarë për nevojat më imediate për shtresat në nevojë, për biznesin e vogël; 20 mln dollarë në dispozicion të ministrisë së mbrojtjes për operacionin humanitar; 10 mln dollarë si fond rezervë për Këshillin e Ministrave për çdo urgjencë. Do të fshijmë kamatëvonesat për energjinë elektrike me efekt financiar deri në 150 mln dollarë, do përfitojnë 224 mijë abonentë. Do të skedulojmë tatim fitimin për gjithë biznesin. Shtyrja e dorëzimit të bilanceve për një periudhë deri në 1 qershor do të përfshihet nesër me gjithë të tjerat si pjesë e aktit normativ për ndryshimet në buxhetin e shtetit", deklaroi Rama.

Sipas tij ky ёshtё plani A, duke u lutur tё mos shkojё tё plani D. " "Ka edhe disa allasoj që thonë ja Trump, Merkel dhe të tjerët hapën thasët. Po unë që duhet ti dëgjoj të gjithë duke lundruar me sy në komentet tuaja që më mbyllen në 3 apo 4 të mëngjesit. Unë jam sot këtu, që kjo luftë e ktheu popullin në një familje. Jo unë, por askush në botë, nuk e dimë se deri kur vazhdon kjo luftë prandaj edhe plani ynë do të jetë, A me një rezervë B dhe një C dhe nëse armiku nuk do të largohet për 6 muaj do të vijmë te një plan D, Zoti e di se çfarë forme ka një plan D. Askush nuk e ka një plan të shkruar. Të gjithë besojnë se kjo cudi do të zgjasë 3 muaj. Me të dalë ku të dalë nuk dalim nga shtëpia nesër dhe të biem në një gropë të hapur që të mos dalim as për tre vjet. Plani që do të zbatojmë nuk është ecje qorrazi. Plani është nga poshtë lart me kategori dhe shtresat, për më të dobëtit", theksoi Rama.

Nё kёtё luftё jemi vetёm, jo si nё kohёn e tёrmetit
Shefi i qeverisё u shpreh se nё kёtё luftё janё vetёm dhe tё mos presin nga ndihmat e huaja, siç ishte nё rastin e tёrmetit 26 nёntorit, pasi nuk ka se kujt t'ia shtrijё dorёn.

"Kjo luftë është e para në histori që e kthen një popull të mbyllur brenda mureve të shtetit të tij dhe e bën shtëpinë e përbashkët. Kjo do të thotë sesa do të kërkoni dhe unë tu plotësoj, në këtë shtëpinë tonë të përbashkët në lagjen me të varfër të Europës, qeveria do të bëjë gjithçka mundet, por çdo anëtar i familjes sonë duhet të ndërgjegjësohet, se gjithçkja nuk mund të përfshijë shumëçka në kohën e paqes. Qeveria mbledh edhe administron të ardhurat nga puna e secilit prej nesh. Rriten të ardhurat, ka më shumë për shtëpinë, bien të ardhurt ka më pak. Shteti mbahet me taksa, jo me frymën e shenjtë. Në këtë luftë të ardhurat e shtetit do të bien në një pikiatë po aq të hatashme dhe më dëgjoni. Nuk dimë dot se në cfarë pike do të na bien të ardhurat. Nuk mund të jetë një plan për t'i kënaqur të gjithë sot dhe për ti lënë me gisht në gojë nesër. Në këtë luftë për ekzistencë jemi vetëm. Nuk jemi si pas tërmetit kur riprogramuam buxhetin, morëm rrugët e botës me dorën shtrirë si hallexhinj dhe hapëm dyert duke garantuar fondet e rindërtimit. Jo! Nuk jemi si pas tërmetit, na ka hyrë në shtëpi një armik që rrezikon të na marrë qindra nëse nuk e ndajmë mendjen se jemi vetëm. Nuk kemi kujt ti shtrijmë dorën askujt tjetër, sepse askush nuk e shikon hallin tonë. Nuk ka mbetur më derë në botë që nuk është mbyllur", theksoi Rama.

Ndërsa theksoi se nuk do të reshtë të përsërisë dhe ti bëjë thirrje shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe ruhen dhe të luftojnë në këtë betejë që edhe në kohën e diktaturës komuniste kishe më liri se sa tani.

"Ju dua shumë si të shtëpisë sime, por mos më kërkoni fjalë të sheqerosura. Luftoni pa pushim me zakonet e jetës së përditshme. Nuk duhet të jemi si me pushime dhe të presim nga qeveria si në ditët e bekuara. E di që ka plot nga ju që nuk e kuptojnë se nuk duhet të dalin në shëtitje, ka edhe nga ata që mendojnë se po i tremb duke thënë luftë, luftë, luftë. Por në fakt, kjo është e para luftë, që e ka zbukuruar botën si nuse, nuk ka asnjë këmbë ushtari në rrugë. Prandaj ju lutem dhe u kërkoj ndjesë mos prisni nga unë që të mos ua përsëris pa pushim; luftrat nuk vijnë për të mos na dëmtuar apo për ta bërë detin kos. Bashkë me rrezikun sjellin edhe rrezikun e vdekjes ekonomike", deklaroi Rama.

2.5 mld lekë për luftën në vijën e zjarrit për pajisje dhe mbështetje për personelin
10 mld lekë për garnaci sovrane për kompanitë që kanë vështirësi për pagat
6.5 mld lekë për nevojat imediate për shkresat në nevojë për biznesin, papunësinë
2 mld lekë për ministrinё e Mbrojtjes për operacionin humanintar
1 mld lekë për qeverinë për çdo urgjencë
Do të fshihen përgjithmonë për kamatëvoneta për energjinë me efekt 15 mld lekë do të përfitojnë 211024 abontёt
Do të riskedulohet tatim- fitim për të gjithë biznesin nga 2-14 mln lekë.

Balena dhe delfinë në Adriatik, a po "shërohet" natyra?
Balena dhe delfinë në Adriatik, a po "shërohet" natyra? Gazeta Si 90 Shikime • 6 years më parë

Imazhet e fundit të balenave dhe delfinëve që notojnë në Detin Adriatik po shpërndahen gjerësisht në rrjetet sociale, me mijëra përdorues që thonë se natyra gjendet më në fund në paqe, pasi pandemia e koronavirusit, ka ulur shumë trafikun detar.

Kim i ngeci topin, Basha e refuzon: Ka ende një çështje të pazgjidhur
Kim i ngeci topin, Basha e refuzon: Ka ende një çështje të pazgjidhur Gazeta Si 44 Shikime • 6 years më parë

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim e bëri fakt të kryer marrëveshjen për reformën zgjedhore dhe ja pasoi topin kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke thënë se tashmë gjithçka varet nga vendimi i tij.

Por, duket se Basha e ka refuzuar këtë marrëveshje duke u përpjekur që ta hedhë sërish topin në tryezën e negociatave. Ai pranoi se është bërë progres drejt dakordësisë për reformën zgjedhore, por foli për një çështje të pazgjidhur ende.

“Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua t’i sigurojë shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për të siguruar votën e lirë dhe të ndershme”, u shpreh kreu i PD-së pas deklaratës së ambasadores amerikane dhe përfundimit të mbledhjes maratonë të Këshillit Politik.

Kësaj deklarate të shkurtër të Bashës i parapriu edhe një takim i tij me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Miratohet raporti “Meta”, nuk kërkohet shkarkimi. Rama: Por Presidenti e shkeli Kushtetutën
Miratohet raporti “Meta”, nuk kërkohet shkarkimi. Rama: Por Presidenti e shkeli Kushtetutën Gazeta Si 41 Shikime • 6 years më parë

Votimi i raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar, të ngritur një vit më parë për hetimin e veprimtarisë së Presidentit Ilir Meta, tkurri votat e mazhorancës si rrallë herë që prej largimit të PD-së dhe LSI-së nga Kuvendit, në shkurt të 2019.

Raporti, ku theksohen një sërë shkeljesh të Presidentit Ilir Meta me vendimet dhe veprimet për zgjedhjet e 30 qershorit dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese u miratua me 78 vota pro dhe 17 kundër.

“Komisioni arriti në përfundimin se dekreti i Presidentit për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por edhe dekreti për emërimin e Marsida Xhaferllarit gjyqtare Kushtetuese janë akte antikushtetuese”, deklaroi Ulsi Manja, që drejtoi Komisionin Hetimor.

Megjithatë, duke iu referuar dy opinioneve të Komisionit të Venecias, dhënë fillimisht për përplasjen për 30 qershorin dhe më pas për përplasjen për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, Manja tha se shkeljet jo domosdoshmërisht çojnë tek kërkesa për shkarkim. “Por janë të një natyre që diktojnë marrjen e masave për plotësimin e kuadrit ligjor me mekanizma të qartë për të shmangu situata bllokuese në të ardhmen”, vijoi ai.

Për shkelje të shumëfishta të Kushtetutës nga ana e Presidentit Ilir Meta foli edhe Kryeministri Edi Rama.

“Uji i venecias nuk e ka nxjerrë të larë Presidentin, por ka nxjerrë në pah një nga një të gjitha shkeljet, shkelje që janë të një natyre që lidhet me një vullnet politik për ta ushtruar detyrën në mënyrë të njëanshme dhe për t’u sjellë në zyrën e Presidentit të Republikës si tutor i opozitës, sepse kjo është e vërteta”, deklaroi Kryeministri.

Por, pengesë për të kërkuar shkarkimin, sipas kreut të mazhorancës, ishte mungesa e një përkufizimi dhe përcaktimi në kuadrin ligjor vendas se çfarë cilësohet “shkelje e rëndë” dhe “çfarë cilësohet shkelje e lehtë”. Ai nënkuptoi se vullneti i shumicës nuk përputhej me votimin në këtë rast.

“Ne nuk kemi një përkufizim të shkeljes së rëndë, por mesazhi që japim ne duke iu referuar të ardhmes dhe jo të shkuarës në këtë rast dhe duke e parë këtë rast si një mundësi për të adresuar për të ardhmen ato që rezultojnë të jenë hapësira për abuzim, është që ne nuk jemi këtu për të ushtruar vullnetin e shumicës pa marrë në konsideratë asgjë përtej këtij vullneti, që do të thotë se në respekt të Venecias, ne do të qëndrojmë tek ajo se çfarë do të bëjmë më tutje”, u shpreh ai.

Ajo që do të bëhet më tutje është nisma për rregullimin me një ligj organit të institucionit të Presidentit dhe ndryshime në ligjet e tjera, që sipas Ramës, do të qartësojnë kompetencat formale dhe thelbësore të Presidentit.

Gjatë diskutimeve të raportit në këtë Komision, nuk munguan debatet mes vetë socialistëve. Bashkim Fino kërkoi që në raportin përfundimtar, Komisioni ose të kërkonte shkarkimin, ose t’i kërkonte falje Presidentit.

Ndërkohë, ajo që këmbënguli në shkarkimin e Metës ishte opozita parlamentare. Mendimi i opozitës u paraqit nga deputeti Halit Valteri, si relator i pakicës dhe Kuvendit nuk i’u paraqit si raport më vete, por si mendim pakice brenda raportit të shumicës.

⁣Kryeministri Rama nxjerr videon dhe kundërshton Bashën: Situata tek Covid-3
⁣Kryeministri Rama nxjerr videon dhe kundërshton Bashën: Situata tek Covid-3 Gazeta Si 62 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama ka kundërshtuar deklaratën e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha se situata në spitalet e Covid është jashtë kontrollit me pacientë të tejmbushur.

Rama ka nxjerrë një video të situatës vetëm në spitalin Covid-3.

“Këto pamje janë sot, tani, live, brenda spitalit Covid 3, ku siç e shihni ka shtretër të gatshëm dhe mjekë e infermierë në gatishmëri!

Po pamje krejt të ngjashme sallash e shtretërish të gatshëm, së bashku me trupa të gatshme bluzash të bardha, mund të shihen në spitalin Covid 4 që ende nuk është hapur – ndërkohë që në bazë të strategjisë së vjeshtë/dimrit jemi gati të hapim edhe struktura rajonale me të gjitha kushtet e stafet mjekësore, nëse do të jetë nevoja.

Kjo është padiskutim një situatë e vështirë, po ku nuk është?

Por kjo vështirësi nuk kalohet me akuza, sharje, shpifje e sajesa, po me përpjekje të mëdha dhe solidaritet të madh!”, shkruan Rama.

Kryeministri u shpreh optimist se edhe kjo sfide do fitohet.

Kur trashesia e bores matet me metra
Kur trashesia e bores matet me metra Gazeta Si 118 Shikime • 6 years më parë

⁣Kur trashesia e bores matet me metra⁣Kur trashesia e bores matet me metra

⁣S’ka pavlefshmëri të zgjedhjeve në Gjirokastër, KAS rrëzon me shumicën votash PD e LSI
⁣S’ka pavlefshmëri të zgjedhjeve në Gjirokastër, KAS rrëzon me shumicën votash PD e LSI Gazeta Si 44 Shikime • 5 years më parë

Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet rrëzoi kërkesat e PD, LSI dhe të kandidatit të pavarur të Lëvizjes Vetëvendosje, Kreshnik Merxhani për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës.

Vendimi është marrë me shumicë votash, 3 me 2, ku dy anëtarëve të propozuar nga Partia Socialiste i është bashkuar edhe Ilirjan Rusjmali, ndërsa pro kërkesave për pavlefshmëri kanë votuar anëtarët e propozuar nga PD, Ledio Braho dhe Elvis Çefa.

Ky është vendimi i parë i KAS në lidhje me kërkesat për pavlefshmëri të zgjedhjeve, ndërkohë që të tjera kërkesa e pretendime janë ngritur nga PD e LSI, që kërkojnë pavlefshmëri të zgjedhjeve deri edhe në 8 qarqe të tjera të vendit.

Kundër këtij vendimi të KAS, PD, LSI dhe kandidati i pavarur i Vetëvendosjes kanë afat 5-ditor për ta ankimuar në Kolegjin Zgjedhor. Ky i fundit është organi që jep vendimin përfundimtar të formës së prerë për ankimimet e këtij lloji.

Goditet grupi që kultivonte kanabis në Vlorë
Goditet grupi që kultivonte kanabis në Vlorë Gazeta Si 49 Shikime • 5 years më parë

⁣Goditet grupi që kultivonte kanabis në Vlorë

⁣Vetting edhe për noterët, Ministria e Drejtësisë do të vendosë kush ruan dhe kush jo licencën
⁣Vetting edhe për noterët, Ministria e Drejtësisë do të vendosë kush ruan dhe kush jo licencën Gazeta Si 79 Shikime • 5 years më parë

Qeveria do t’i propozojë Kuvendit ndryshime në ligjin për noterinë, duke përfshirë kontrollin e pastërtisë së figurës dhe integritetin mes kushteve për të ruajtur dhe marrë licencën për këtë profesion.

Ndryshimet e propozuara janë një formë vettingut që do t’i nënshtrohen të gjithë noterët në vend, edhe ata që gëzojnë aktualisht këtë licencë. Kriteret, ndryshe nga vettingut i prokurorëve dhe gjyqtarëve do të jenë vetëm dy.

“Ndryshimet që propozohen sot jo vetëm vendosin kritere të reja në profesionin e noterit dhe zv.noterit, por është as më shumë dhe as më pak një proces vettingu për noterët që janë në këtë shërbim dhe që kanë të bëjnë me verifikimin e kontakteve të papërshtatshme, apo lidhje me krimin e organizuar, apo persona të dënuar për kryerjen e veprave të rënda penale, apo që janë pjesë e listës së personave të shpallur sipas legjislacionit në fuqi në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe pastrimit të parave”, deklaroi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Por, nëse për vettingun e prokurorëve dhe të gjyqtarëve u ngritën dy institucione të pavarura, vettingun e noterëve do ta realizojë vetë Qeveria.

“Ligji ka përcaktuar edhe mekanizmat e filtrimit të këtij shërbimi. Është edhe Ministria e Drejtësisë që përmes inspektimeve të planifikuara, apo hetimeve proaktive që do ta bëjë filtrimin e këtij sistemi”, sqaroi ministri Manja.

Projektligji i vettingut për noterët është një ide e hershme e Qeverisë. Ndryshimet janë propozuar që para zgjedhjeve të 25 prillit, duke shkaktuar reagimin kundër të komunitetit të noterëve. Por, në propozimin fillestar mes kritereve të rivlerësimit të noterëve ishte edhe ai i justifikimit të pasurisë, që në projektligjin e miratuar këtë të mërkurë nga Qeveria mungon, të paktën sipas deklaratave të ministrit Ulsi Manja.

Fjalimi prekës i presidentit ukrainas Zelenskij emocionon deputetët e PE
Fjalimi prekës i presidentit ukrainas Zelenskij emocionon deputetët e PE Gazeta Si 56 Shikime • 4 years më parë

Fjalimi prekës i presidentit ukrainas Zelenskij emocionon deputetët e PE

⁣Presidenti, PS po diskuton emrat me opozitën. Rama: Shanse të mira për konsensus
⁣Presidenti, PS po diskuton emrat me opozitën. Rama: Shanse të mira për konsensus Gazeta Si 62 Shikime • 4 years më parë

Partia Socialiste ka nisur diskutimet konkrete me opozitën për të identifikuar një emër që mund të marrë konsensus si pasues i Ilir Metës në Presidencë.

“Pati një informacion nga grupi i posaçëm që kemi ngritur dhe sot kanë nisur bisedimet zyrtare me palët e tjera në Kuvendin e Shqipërisë në përpjekje për të identifikuar një kandidaturë që mund të ketë një konsensus më të gjerë se sa shumica jonë”, tha në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS-së, Edi Rama.

Duke qenë se procesi i konsultimeve refuzohet nga Sali Berisha, konsensusi nuk pritet që të jetë i plotë, por mund të arrihet në një masë që do të kalojë shumicën socialiste në Kuvend. Për këtë, Rama tha se shanset janë të mëdha.

“Shanset janë shumë të mira. Jemi të gatshëm që të jemi sa më të hapur në funksion të zgjedhjes së një presidenti që të garantojë mbylljen me sukses të një kapitulli çmendurie në krye të shtetit”, tha Rama.

Kryeministri përsëriti qëndrimin e vet karshi raportit të “Reporterëve pa Kufij” për gjendjen e medias, ndërsa në lidhje me kërkesën e Zelenskit për të kufizuar turistët rusë tha se qëndrimi i Shqipërisë do të jetë në të njëjtën linjë me atë të Bashkimit Europian.

⁣Të veshur civilë dhe në mes të rrugës, policia arreston 3 persona në Astir (Video)
⁣Të veshur civilë dhe në mes të rrugës, policia arreston 3 persona në Astir (Video) Gazeta Si 112 Shikime • 4 years më parë

Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e së premtes në zonën e Astirit pas një aksioni të Forcave Operacionale të Policisë së Shtetit.

Efektivët e policisë kanë qenë që të gjithë civilë, ndërsa në një moment tre personat e arrestuar janë përpjekur që t’u largohen, por pa mundur.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë në lidhje me këtë rast dhe as të dhëna për personat e ndaluar.

“Tajsoni” shqiptar i kokainës në Peru, jeta mes luksit e trafikantit që u kap me 2.3 tonë drogë
“Tajsoni” shqiptar i kokainës në Peru, jeta mes luksit e trafikantit që u kap me 2.3 tonë drogë Gazeta Si 284 Shikime • 4 years më parë

⁣“Tajsoni” shqiptar i kokainës në Peru, jeta mes luksit e trafikantit që u kap me 2.3 tonë drogë

Aksident masiv në Tiranë. Autobusi i Unazës përplaset me disa mjete, 6 të plagosur
Aksident masiv në Tiranë. Autobusi i Unazës përplaset me disa mjete, 6 të plagosur Gazeta Si 74 Shikime • 3 years më parë

⁣Aksident masiv në Tiranë. Autobusi i Unazës përplaset me disa mjete, 6 të plagosur

Momenti kur fëmijët e helmuar polakë dalin nga Spitali
Momenti kur fëmijët e helmuar polakë dalin nga Spitali Gazeta Si 67 Shikime • 3 years më parë

⁣Gjendja shëndetësore e 41 turistëve polakë, të cilët u paraqitën pranë urgjencës së Spitalit të Vlorës mbrëmjen e shkuar, 25 gusht 2023, është përmirësuar. Mbrëmë nga urgjenca kanë dalë 22 fëmijë, të cilët ishin në gjendje më të mirë, ndërsa pjesa tjetër dolën nga spitali këtë mëngjes

Arrestohet 38-vjeçari në kërkim ndërkombëtar, do ekstradohet në Itali
Arrestohet 38-vjeçari në kërkim ndërkombëtar, do ekstradohet në Itali Gazeta Si 49 Shikime • 3 years më parë

⁣Policia e Durrësit ka arrestuar një 38-vjeçar A. D, i cili
rezulton në kërkim ndërkombëtar.

I arresutari tentoi t’i ikte policisë duke u larguar me
shpejtësi por pas disa minutash ndjekjeje dhe kontrolli të territorit, policia
ka kapur dhe arresutar 38-vjeçarit.

Showing 18 out of 25