Videot kryesore
Jose Mourinho në syrin e ciklonit pas xhestit të bërë ndaj Okan Buruk i cili aktron shkëlqyeshëm në rënie. Mirëpo nëse shikoni videon me kujdes, gjithçka filloi nga Buruk i cili afrohet për të takuar arbitrat. Mourinho largohet por Buruk i thotë diçka që nervozon portugezin që e ndjek dhe tenton ti tërheqe hundë. Ngjarje që kthen në vëmendje atë çka portugezi bëri në vitin 2010 (kur drejtonte Real Madrid) me asistentin e Barcelonës, Tito Villanova.
Sirenat e serbëve që sinjalizojnë tubimin në sheshin qendror të qytetit dëgjohen në Mitrovicën e Veriut, ku forcat speciale ROSU të Kosovës kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e elementëve të dyshuar si pjesë e grupeve kriminale dhe kontrabandimit të mallrave.
Aksioni ngjalli reagime në Beograd. Vuçiç foli për operacion për spastrim etnik, ndërkohë që Haradinaj u përgjigj duke deklaruar se aksioni ishte i shtrirë në të gjithë territorin e Kosovës dhe synon vendosjen e ligjit dhe shtetit ligjor.
Ai njihet nga të gjithë francezët si njeriu që fluturon dhe ka thyer tanimë rekord botëror duke kaluar kanalin e Lamashit me flyboard.Bëhet fjalë për sipërmarrësin francez Franky Zapata, i cili ka kapërcyer me sukses kanalin që ndan Anglinë dhe Francën pas një përpjekjeje të dështuar muajin e kaluar, duke rrëmbyer zemrat e publikut në mbarë botën.
“The New Pope”, episodi i ri i serialit të Paolo Sorrentino. ‘Papa i ri’ i John Malkovich duhet të luftojë kundër një pjese të personalitetit të tij që nuk është saktësisht 'i shenjtë', ndërsa ai i vjetri i Jude Law zgjohet nga koma.
Mbledhja e përbashkët e Këshillit të Legjislacionit dhe e Komisionit të Ligjeve miratoi në unanimitet me pak ndryshime, por pa cekur në thelb tre propozimet e opozitës parlamentare për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë, parashikimi për koalicionet zgjedhore dhe pragu elektoral.
Ndryshimi i parë lidhej me propozimin e opozitës parlamentare që të përcaktohej që në nenin 68-të të Kushtetutës ndalimi i koalicioneve parazgjedhore. Relatorja socialiste, Klotilda Bushka tha se ky përcaktim kishte marrë një kuptim pezhorativ dhe se vetë hapja e listave nënkuptonte automatikisht ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.
“Fjalia që ishte në nenin e mëparshëm që ndalohen koalicionet zgjedhore ka një konotacion shumë negativ. Kështu që vetëm fjalia “se kush e ka të drejtën që të paraqesë një kandidat” është e mjaftueshme dhe nuk ka nevojë për dublim. Listat e hapura me koalicionet parazgjedhore siç jemi mësuar t’i kemi deri më sot nuk shkojnë dot bashkë”, deklaroi Bushka.
Me këtë formulim koalicionet parazgjedhore nuk ndalohen me ligj, por vetëm praktikisht.
“Lista do të ishte pambarim e pamundur për organet e menaxhimit zgjedhor, që të menaxhonin një sistem të tillë”, tha Bushka.
Puna e komisioneve të përhershme parlamentare nisi me përplasje. Socialistët respektuan vendimin e Konferencës së Kryetarëve për mbajtjen online të tyre, ndërsa demokratët vendimin e grupit të tyre parlamentar për prani fizike.
Komisioni i parë që u mblodh ishte ai i ligjeve. Deputetët e PD u shfaqën fizikisht në kryesinë e Kuvendit dhe në sallën ku kryetarja Klotilda Bushka nga PS nisi drejtimin e mbledhjes së përcaktuar online.
Kjo çoi në përplasje mes kryetares Bushka dhe anëtarëve të Partisë Demokratike në Komision. Bushka, pasi i falenderoi që në sallë po respektonin distancën fizike, u kërkoi që të futen online për të vijuar mbledhjen e Komisionit.
“Nuk e cakton ti se si duhet të logohemi ne. Ti je prezent në sallë, unë jam prezent! A ka mundësi të na japësh fjalën?!”, iu përgjigj Gazmend Bardhi nga PD.
Kryetarja Bushka refuzoi që t’i japë fjalën duke deklaruar se ajo po respektonte vendimin e konferencës së kryetarëve për mbajtjen e mbledhjes online.
“Mblidhemi të konferenca e kryetarëve dhe hajde ta ndryshojmë atë vendim. Unë po respektoj vendimin”, tha Bushka.
Duke dalë nga mbledhja, deputetët e PD-së kanë grisur fletët e rendit të ditës dhe të vendimeve të komisionit, duke nënkuptuar se vendimet e marra në këtë mbledhje nuk do t’i njohin. Opozita akuzoi se PS i mohoi të drejtën e fjalës.
“Deputetëve të opozitës iu mohua sot, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, e drejta e fjalës. Është qartazi përpjekje për të hequr transparencën që qytetarët të mos kuptojnë se cilat janë aferat që Edi Rama i kthen në ligj. Ne nuk do ta lejojmë kurrsesi një gjë të tillë. Ne do ta ndalim Ramën që të mos e kontrollojë këtë shtet në çdo qelizë të tij. Ne jemi prezent. Rama po i mohon opozitës mundësinë të marrë pjesë në komisione, që të mos denoncohen aferat e tij dhe të zhvasë çdo ditë shqiptarët”, tha deputeti Oerd Bylykbashi.
Artileria e rëndë, tanket e bombardimet me helikopterë dhe avionë po ja lënë gradualisht vendin luftës rrugë më rrugë e shtëpi më shtëpi në rrethinat e Kievit, Kharkovit dhe qyteteve të tjera të mëdha ukrainase.
Ushtria ukrainase thotë se vijat mbrojtëse po rezistojnë në Summy, Kharkiv, Chihniev dhe në rrethinat e Kievit. Në kryeqytet, në zonat perëndimore të tij nata raportohet e zhurmshme me të shtëna të vazhdueshme kallashnikovi dhe shpërthime të fuqishme.
Ushtria ka dhënë alarmin se grupe të forcave ruse kanë sekuestruar disa automjete të blinduara të ushtrisë ukrainase, janë veshur me uniformat e tyre dhe janë futur në prapavijë në përpjekje për të sabotuar vijën mbrojtëse.
Alarmi është dhënë për katër automjete që raportohet se kanë hyrë në thellësi të kryeqytetit dhe u kërkohet ndihmë qytetarëve që të raportojnë kur të shohin mjetet e blinduara me targa “Kozak 6163, 6164, KrAZ AI5976, AI 5966, GAZ66 dhe AI 5866”.
Ndërkohë, në një njoftim tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës akuzon Rusinë për krime lufte, kur ka lëshuar dy raketa në zonën civile të Kievit. Raketat, sipas njoftimit, janë neutralizuar nga sistemit mbrojtës antiajror.
Një sërë urash përreth Kievit janë hedhur në erë për të parandaluar avancimin e tankeve ruse. Në frontin e veriut dhe pranë kufirit me Bjellorusinë, ushtria ukrainase po përdor taktikat guerrile për të dëmtuar armikun.
Në jug të vendit, rusët kanë marrë pas 24 orë luftimesh ishullin e vogël Bile në Detin e Zi. Ukraina thotë se ka humbur kontaktet me të gjithë grupin e ushtarëve që ndodheshin në këtë ishull.
Ndërkohë, qendrat e rekrutimit të ushtarëve në Kiev kanë regjistruar radhë. Ministria e Mbrojtjes ka dalë me deklarata duke ftuar këdo që është i aftë të mbajë një armë që të paraqitet vetëm me një pasaportë, ndërsa ka nisur edhe ndarja e armëve mëngjesin e së premtes.
Kryeministri Edi Rama e ka shfrytëzuar samitin e NATO-s në Madrid të Spanjës për të shkëmbyer një bisedë të shkurtër me Presidentin e SHBA, Joe Biden.
Rama e Biden shihen teksa komunikojnë me njëri-tjetrin në momentin kur udhëheqësit e vendeve anëtare të Aleancës po i drejtoheshin sallës së mbajtjes së takimit.
Pak metra larg tyre ndodhet Presidenti turk, Recep Taip Erdogan, si dhe udhëheqës të tjerë të vendeve anëtare të NATO-s.