Videot kryesore

Fitore në stilin “Superman” e atletit amerikan (VIDEO)
Fitore në stilin “Superman” e atletit amerikan (VIDEO) Gazeta Si 144 Shikime • 7 years më parë

Kemi parë shumë akte nga sportistë të ndryshëm që bëjnë gjithë sakrificat e mundshme për të arritur suksesin aq shumë të dëshiruar. Por këtë herë atleti amerikan, Infinite Tucker i ka kaluar të gjitha limitet.

PD publikon dokumentet: Valdrin Pjetri i dënuar në Firence
PD publikon dokumentet: Valdrin Pjetri i dënuar në Firence Gazeta Si 138 Shikime • 7 years më parë

Partia Demokratike publikoi dokumentet, sipas saj, autentike të marra nga sistemi italian i drejtësisë, ku provohen akuzat e saj se Valdrin Pjetri është dënuar në 2003 në Firence dhe për rrjedhojë është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve, Gazment Bardhi doli në një konferencë për mediat me dokumentin në dorë.

“Valdrin Pjetri, lindur më 18 shtator 1982, në Shqipëri është arrestuar në flagrancë më 27 janar 2003 në Firence. Më 28 janar 2003 ai ka pranuar kryerjen e krimit dhe fajësinë duke nënshkruar marrëveshjen për dënimin e menjëhershëm sipas legjislacionit italian. Më 12 qershor 2003, ai u dënua me 18 muaj burg dhe 1 mijë euro gjobë për veprën penale, shpërndarje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Për shkak të marrëveshjes me autoritetet italiane, më 3 shkurt 2003, Valdrin Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe më 4 shkurt është marrë masa e dëbimit nga shteti italian. Këto të dhëna zyrtare provojnë se Valdrin Pjetri është subjekt i dekriminalizimit”, tha Bardhi.

PD akuzon Kryeministrin Edi Rama se është në dijeni të këtij fakti qëkur këto informacione i mori edhe PD, para se ta emëronte Pjetrin drejtues politik të qarkut të Shkodrës, por e mbron atë pikërisht për shkak të lidhjeve me krimin. Bardhi kërkoi nga Prokuroria që të nisë menjëherë hetimet ndaj kryetarit të bashkisë së Shkodrës të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Një ditë më parë, pankarta kundër Valdrin Pjetrit si kryetar bashkie në Shkodër janë shpërndarë në rrugët dhe lagjet e qytetit. “Narko Valdrini jashtë Bashkisë!”, shkruhej në pankartat në fjalë, që shoqërohen me logon e deformuar të Partisë Socialiste, ku në vend të trëndafilit është vendosur gjethja e hashashit.

Partia Demokratike thotë se shkodranët kanë nisur reagimin e tyre kundër kandidatit të Ramës, të cilin e akuzon prej javësh si të ndaluar për trafikim të lëndëve narkotike dhe të dëbuar nga Itali në vitin 2003.

Vetë Pjetri i mohon akuzat e Partisë Demokratike. Ai i cilëson ato si politike, ndërkohë që fletëpalosjet e shpërndara ditën e hënë kundër zgjedhjes së tij në krye të Bashkisë së Shkodrës i cilëson trakte të shpërndara gjatë natës nga një grup prej 4-5 personash.

Shkodra së bashku me Lezhën janë dy bashkitë e fundit të djathta, ku kandidatët e PS-së në zgjedhjet e 30 qershorit nuk kanë marrë ende detyrën. “Kalaja” e fundit e demokratëve që u mor ishte Bashkia e Kamzës, ku Rakip Suli zuri vendin e Xhelal Mziut.

Zëvendësimi i kryebashkiakëve të opozitës nisi në Devoll. Këtu PD bëri rezistencë disaditore, por në fund e la këtë institucion. Rrotacioni, ku me forcë e ku në orët jashtë orarit zyrtar të punës vazhduan pa ndonjë rezistencë madhore nga ana e opozitës, përveç deklaratave, që e cilësojnë të paligjshëm 30 qershorin dhe marrjen e detyrës nga kryebashkiakët e rinj si uzurpim të pushtetit vendor.

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, ashtu si Xhelal Mziu më herët deklaron se nuk do ta lirojë zyrën e saj. Megjithatë, për Shkodrën opozita po përpiqet që të mos shkohet deri në ditën kur Pjetri të marrë detyrën, por përmes dekriminalizimit ta largojë atë.

Alvin Berisha takon babain dhe dy motrat e tij
Alvin Berisha takon babain dhe dy motrat e tij Gazeta Si 85 Shikime • 7 years më parë

Alvin Berisha takon babain dhe dy motrat e tij në aeroportin Fiumicino në Rom♪7

Studentët e Historisë dhe Filologjisë bojkotojnë mësimin dhe bëjnë thirrje për protestë
Studentët e Historisë dhe Filologjisë bojkotojnë mësimin dhe bëjnë thirrje për protestë Gazeta Si 90 Shikime • 7 years më parë

Sipas kësaj videoje të publikuar nga “Rezistenca Rinore”, studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë thirrur një protestë përballë Korpusit në orën 11:00.

Video – Si e mban Jurgen Klopp në formë Livepulin
Video – Si e mban Jurgen Klopp në formë Livepulin Gazeta Si 56 Shikime • 7 years më parë

Trajneri Jurgen Klopp përpiqet që të mbajë lart si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht lojtarët e Liverpulit, përmes organizimit të seancave stërvitore në distancë, ku të gjithë lojtarët janë nëpër shtëpitë e tyre.

Në një seancë të tillë, Klopp u kujton lojtarëve se talenti Harvey Elliot ka ditëlindjen dhe u kërkon të gjithëve që ta urojnë fillimisht në anglisht dhe më pas në të gjitha gjuhët që flitet nga lojtarët e “The Reds”.

E mes gjuhëve që fliten në “Anfield” është edhe shqipja. Xherdan Shaqiri ‘zbatoi’ urdhrin e Klopp për t’i përçuar në shqip një “Shumë urime për ty!” shokut të skuadrës, Harvey Elliot.

Rama me fjalën e Calaveras: Nuk ka 15 kushte para nisjes së bisedimeve me BE
Rama me fjalën e Calaveras: Nuk ka 15 kushte para nisjes së bisedimeve me BE Gazeta Si 69 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama solli fjalën e eurodeputetes, Genoveva Ruiz Calavera për të përforcuar pretendimin e tij se nuk ka 15 kushte të vendosura nga Bashkimit Europian para hapjes formale të bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë.

Rama e shoqëron videon e publikuar nga fjala e zonjës Calavera në Komitetin për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, mbajtur ditën e hënë me një shënim për të gjithë ata që pretendojnë të kundërtën.

“Për të gjithë ata që e këndojnë apo e përsërisin pasi e dëgjojnë, këngën e 15 kushteve për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Nuk ka 15 kushte dhe kush e përsërit atë këngë e ka thjesht për qëllimin politik të luftës qorre me Qeverinë në mexhelisin poplitik dhe mediatik”, shkruan Rama.

Ndërkohë, në fjalën e saj në Komitetin e Punëve të Jashtme të PE-së, Calavera flet në emër të Komisionit Europian, si drejtore në Drejtorinë e Përgjithshme të Fqinjësisë dhe Zgjerimit. Ajo e pranon se janë 15 kushte, por sqaron eurodeputetët e këtij Komiteti se jo të gjitha janë vendosur për t’u plotësuar përpara hapjes formale të negociatave.

“Të 15 kushtet janë të rëndësishme për përparimin e Shqipërisë, por mendoj se ne duhet t’i diferencojmë ato. Nuk janë 15 kushte për të hapur raundin e parë të bisedimeve ndërqeveritare. Ka kushte që janë shumë të rëndësishme përpara hapjes së bisedimeve dhe kushte të tjera që duhet të plotësohen në përparimin e Shqipërisë drejt Europës dhe të gjitha këto kushte do të reflektohen në procesin e bisedimeve në konferencën ndërqeveritare”, tha Calavera.

Eurodeputetja u referohet tre kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman dhe më pas të pasqyruara edhe në vendimin e Këshillit Europian, që përcaktoi si kushte që duhen plotësuar përpara mbledhjes së parë ndërqeveritare plotësimin e Gjykatës Kushtetuese, plotësimin e Gjykatës së Lartë dhe reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

⁣Pacientët e Covid-4 me bar-kafe
⁣Pacientët e Covid-4 me bar-kafe Gazeta Si 114 Shikime • 6 years më parë

Pamje të kuruara, pastërti, krevate bosh me pajisje anësore në pamje të parë moderne. Këto janë pamjet që ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përçoi një ditë më parë përmes rrjeteve sociale.

Ishte spitali Covid-4. Mjekë dhe infermierë bëhen protagonistë në klipin pak më të shkurtër se 4 minuta. Ata shpjegojnë se si janë kushtet, si priten pacientët e infektuar në këtë spital etj, etj.

Gjithçka duket në rregull, madje aq në rregull sa në tabelën e orientuese të vendosur në katin e parë lexon edhe shigjetën me orientimin “Bar-Kafe”. Me gjasë do të jetë një shërbim i shtuar për pacientët e Covid, që nuk e kanë pasur këtë “luks” tek Covid-1, Covid-2, apo Covid-3.

Sipas sqarimit të Ministrisë së Shëndetësisë, të gjithë ata që do të shtrohen në spitalin Covid-4 janë persona të infektuar që më parë janë trajtuar në Covid-1, 2 dhe 3, por që kanë ende nevojë për mbikëqyrje.

⁣Meta takohet në Budapest me Viktor Orban
⁣Meta takohet në Budapest me Viktor Orban Gazeta Si 70 Shikime • 5 years më parë

Presidenti Ilir Meta u prit në Budapest nga Kryeministri hungarez, Viktor Orban, vetëm disa ditë pasi ky i fundit priti në të njëjtën zyrë, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Përherë kënaqësi të takohem me Kryeministrin Orban, mik i sinqertë i Shqipërisë, të cilin e falënderoj për pritjen, si gjithmonë të veçantë. Bisedë e hapur, e ngrohtë dhe produktive për shumë çështje me interes të përbashkët, në dobi të qytetarëve tanë dhe forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe historike, tradicionale dhe premtuese për të ardhmen”, deklaron Meta përmes rrjeteve sociale, duke e shoqëruar postimin me një video të shkurtër nga takimi me Orban.

Meta ndodhej në Hungari për të marrë pjesë në përurimin e bustit të Skënderbeut në parkun e kryeqytetit hungarez. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Megjithatë, në njoftimet zyrtare si Presidenca, ashtu edhe Bashkia e Tiranës jo vetëm që nuk përmendet titullarët e instititucionit tjetër, por i shmangën ata edhe nga fotot e rastit.

Reshjet e para të borës në zonat malore të Kukësit
Reshjet e para të borës në zonat malore të Kukësit Gazeta Si 94 Shikime • 5 years më parë

⁣Reshjet e para të borës në zonat malore të Kukësit

Protestuesit konfrontohen me policinë pranë Gjykatës së Lartë
Protestuesit konfrontohen me policinë pranë Gjykatës së Lartë Gazeta Si 86 Shikime • 5 years më parë

⁣Protesta vijoi përgjithësisht e qetë, por përplasjet sporadike me policinë nuk munguan, si në rastin kur u njoftua shpërndarja e tubimit, kur një grup protestuesish u përplasën me uniformat blu në kryqëzimin e Unazës me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Protestuesit u përpoqën që të bllokojnë qarkullimin në këtë kryqëzim, por nuk janë lejuar nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit.

⁣Firmosja e dokumenteve zyrtare me mbiemër tjetër, Meta: Nuk përbën shkelje
⁣Firmosja e dokumenteve zyrtare me mbiemër tjetër, Meta: Nuk përbën shkelje Gazeta Si 118 Shikime • 4 years më parë

Ilir Meta thotë se nuk përbën asnjë shkelje ligjore fakti që ai ka firmosur dokumente shtetërore me mbiemrin ‘Meta’ dhe jo ‘Metaj’ siç rezulton i regjistruar në gjendjen civile.

Ish-Presidenti doli në një konferencë për shtyp, ku u pyet nga gazetarët nëse përbënte shkelje ligjore fakti që ka firmosur dokumente zyrtare me një tjetër mbiemër nga ai që është i regjistruar në gjendjen civile.

“Jo, sepse duhet të keni parasysh që çdo dokument e firmë e titullarëve është e shoqëruar me vulë protokolli, vulë institucioni dhe 500 verifikime nga ana formale, që konfirmojnë në mënyrën më të qartë përgjegjshmërinë, apo autenticitetin e personit që ka bërë këtë”, deklaroi Meta.

Kjo ishte gjysma e përgjigjes për pyetjen. Gjysmën tjetër ja kaloi për përgjigje Petrit Vasilit. Ky i fundit u ndal te Edi Rama.

“Pse ndaleni te kjo, ne kemi një rast shumë interesant dhe pak i investiguar. Kemi dekrete Presidenti për emërimin e ish-ministrit të Kulturës, Edi Rama dhe të zgjedhur si kryetar bashkie. Ju e dini që në 2002 Edi Rama e ka ndërruar emrin nga Edvin Kristaq Rama në Edi Rama. Ky është i vetmi njeri që kemi një problem shumë të madh ligjor. Është rasti më tipik Edi Rama dhe i provuar e zeza mbi të bardhë. Një njeri me identitet krejt tjetër ka mbajtur poste shumë të rëndësishme”, u shpreh Vasili.

Ndërkohë, Ilir Meta iu shmang pyetjes nëse ka deklaruar të dy mbiemrat në formularin e dekriminalizimit të dorëzuar në KQZ.

“Unë kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë, Ilir Rexhep Metaj, i lindur më 24 mars në Çepan të Skraparit dhe nuk kam asnjë arsye që të mos jem krenar për emrin e mbiemrin tim”, tha ai.

Merr flakë një hotel ngjitur me murin e gjimnazit "Petro Nini Luarasi" në Tiranë
Merr flakë një hotel ngjitur me murin e gjimnazit "Petro Nini Luarasi" në Tiranë Gazeta Si 85 Shikime • 3 years më parë

⁣Merr flakë një hotel ngjitur me murin e gjimnazit "Petro Nini Luarasi" në Tiranë

Ilir Meta dhe Bes Kallaku në Lumin e Shalës
Ilir Meta dhe Bes Kallaku në Lumin e Shalës Gazeta Si 150 Shikime • 2 years më parë

⁣Ilir Meta dhe Bes Kallaku në Lumin e Shalës

Kombëtarja në Angli
Kombëtarja në Angli Gazeta Si 67 Shikime • 2 years më parë

Kuqezinjtë udhëtuan pasditen e sotme drejt Londrës, ku pas më pak se 48 orësh do të luajnë ndaj "Tre Luanëve", të parën eleminatore drejt botërorit amerikan.

Në kërkim nga Kosova për drogë, arrestohet 37-vjeçari në Tepelena
Në kërkim nga Kosova për drogë, arrestohet 37-vjeçari në Tepelena Gazeta Si 45 Shikime • 1 year më parë

⁣Në kërkim nga Kosova për drogë, arrestohet 37-vjeçari në Tepelena

Çfarë duhet për të bërë diferencën në Kategorinë Superiore?
Çfarë duhet për të bërë diferencën në Kategorinë Superiore? Gazeta Si 65 Shikime • 1 year më parë

Gazetari Ylli Aga jep opinionin e tij pas 4 javëve të para në nivelin më të lartë futbollistik në vend.

Episodin e plotë e gjeni në - https://www.youtube.com/live/Q....t4I0vX5CkY?si=Lal7Fe

#football #epërsi #podcast #podcastclips #soccer #podcasting #podcasts #podcastlife #podcaster #podcastshow #podcastshorts #shqiperi #euroqualifiers #europeanfootball #premierleague #seriea #worldcup #nationsleague #clubworldcup #championsleague #europaleague #ballondor #nba

Kombëtarja nis punën për ndeshjet e qershorit nga Durrësi
Kombëtarja nis punën për ndeshjet e qershorit nga Durrësi Gazeta Si 101 Shikime • 7 years më parë

Nën drejtimin e trajnerit, Edi Reja, kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur këtë të mërkurë punën përgatitore për dy ndeshjet e radhës eliminatore të kampionatit europian. Për sfidat me Islandën dhe Moldavinë, ekipi kuqezi e ka nisur punën shumë shpejt. Si rrallë herë më parë, nga tekniku Reja janë thirrur një grup lojtarësh të përzgjedhur nga grupi i ekipit A, që kanë mbyllur kampionatet e tyre dhe lojtarë nga ekipi “Shpresa” që në një të ardhme të afërt mund t’i bashkohen kombëtares.

Sulmi ndaj turistëve
Sulmi ndaj turistëve Gazeta Si 166 Shikime • 7 years më parë

Video e sulmit ndaj turisteve spanjolle nga pronari i lokalit ne Qeparo. Ne keto minuta pronari i lokalit hidhet mbi makine dhe sulmon turistet spanjolle te cilet nuk pranuan ushqimin e ofruar nga lokali. Ne video shihet qartë agresioni ndaj turistëve spanjoll, kur Mihal Kokëdhima, pronari i një restoranti në Porto Palermo, në një mënyrë krejtësisht të çmendur, i është hedhur me trup furgonit ku udhëtonin turistët dhe teksa automjeti është në ecje ai godet me grushte xhamin e përparmë duke e thyer atë.

Operacion kunder kanabisit ne Gjirokaster
Operacion kunder kanabisit ne Gjirokaster Gazeta Si 64 Shikime • 7 years më parë

Policia në Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka finalizuar operacionin policor të koduar “Trekëndëshi”, proceduar penalisht 25 shtetas, nga të cilët: 11 të arrestuar në flagrancë, 5 të ndaluar, 4 të shpallur në kërkim dhe 5 të proceduar në gjëndje të lirë.

Magjitë e Kobe Bryant në NBA
Magjitë e Kobe Bryant në NBA Gazeta Si 45 Shikime • 7 years më parë

Kobi Bryant, 41 vjeç, një nga yjet e basketbollit amerikan, ka bërë historinë në sportin më popullor në Amerikë. Ai ka luajtur për shumë vite për Los Anxhelos Lakers, duke fituar disa tituj dhe ka qenë një ndër sportistët më të famshëm në gjithë botën.

Ndikimi i Bryant në historinë moderne të NBA-së ka qenë i madh, duke u krahasuar me kampionë si Michael Jordan, LeBron James. Vetëm të shtunën në mbrëmje, Bryant ishte kapërcyer nga James si lojtari i tretë me më shumë pikë të shënuar në NBA (më shumë se 33,000).

Showing 13 out of 14