Videot kryesore

Golat më të bukur në Europa League
Golat më të bukur në Europa League Gazeta Si 41 Shikime • 1 year më parë

Shikoni dhe zgjidhni golin më të bukur të sezonit në Europa League

Poker kuqezi në "Arena Kombëtare
Poker kuqezi në "Arena Kombëtare Gazeta Si 37 Shikime • 10 muaj më parë

Shqipëria arriti fitoren e 4 rradhazi dhe të 5 në 7 ndeshjet e fundit pa humbje (2 barazime plotësojnë serinë). Shihni edhe një herë golat e iniciuar dhe shënuar nga Bajrami, Broja dhe Hoxha.

Makina e djegur e autorëve pas atentatit në Lushnjë ndaj Julian Sulës
Makina e djegur e autorëve pas atentatit në Lushnjë ndaj Julian Sulës Gazeta Si 69 Shikime • 8 muaj më parë

⁣Makina e djegur e autorëve pas atentatit në Lushnjë ndaj Julian Sulës

Muriqi "vret" Elche-n
Muriqi "vret" Elche-n Gazeta Si 29 Shikime • 8 muaj më parë

Shtatlarti dardan shënoi golin e sigurisë në fitoren e Mallorca-s ndaj Elche-s kur vendasit kryesonin 3-1. Ishte goli i 9 sezonal për Vedat Muriqin që rendit i 3-ti pas Mbappe (Real Madrid) dhe Torres (Barcelona). Duke lënë pas Alvarez (Atletico) dhe Yamal (Barcelona).

Sezon i ri, rregullore e re, dizajn i ri!
Sezon i ri, rregullore e re, dizajn i ri! Gazeta Si 26 Shikime • 7 muaj më parë

Red Bull do të provojë përballojë denjësisht një sezon që nuk pritet të jetë kaq i thjeshtë.

Goditen "skifterët" në Spanjë, arrestohen 4 shqiptarë
Goditen "skifterët" në Spanjë, arrestohen 4 shqiptarë Gazeta Si 38 Shikime • 5 muaj më parë

⁣Goditen "skifterët" në Spanjë, arrestohen 4 shqiptarë

Pamje nga Kolorado
Pamje nga Kolorado Gazeta Si 177 Shikime • 7 years më parë

Kolorado në SHBA, mahnit me pamjet spektakolare

Hajdari.mp4
Hajdari.mp4 Gazeta Si 98 Shikime • 7 years më parë

Rudina Hajdari ka vendosur që të krijojë një parti të re. Emri i përzgjedhur është “Bindja Demokratike” dhe nismës së saj pritet që t’i bashkohen edhe ish-drejtues dhe ish-deputetë të Partisë Demokratike.

Mesazhi i kreut të KMSH për Fitër Bajramin: Ftesë për të sheshuar zënkat
Mesazhi i kreut të KMSH për Fitër Bajramin: Ftesë për të sheshuar zënkat Gazeta Si 121 Shikime • 7 years më parë

Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka përcjellë mesazhin e urimit me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Dekreti i Metës, Rama: E kisha parashikuar
Dekreti i Metës, Rama: E kisha parashikuar Gazeta Si 89 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama thotë se e kishte parashikuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit si datë zgjedhjes.

Presidenca: Ndryshoi neni qe bllokoi Keshillin e Emerimeve ne Drejtesi
Presidenca: Ndryshoi neni qe bllokoi Keshillin e Emerimeve ne Drejtesi Gazeta Si 77 Shikime • 7 years më parë

Ndryshimet cekin disa nene, kryesisht nenet që parashikojnë masat disiplinore për anëtarët e organeve të drejtësisë së re, por edhe nenin 221 të këtij ligji, që përcakton kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për t’u emëruar në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Mes kushteve ishtë edhe ai që kandidatët duhet të kenë përfunduar Shkollën e Magjistraturës. Presidenti Meta fajësonte këtë nen që prej fillimit të vitit të kaluar si shkaktar të ngërçit për ngritjen e këtij Këshilli.

PD publikon dokumentet: Valdrin Pjetri i dënuar në Firence
PD publikon dokumentet: Valdrin Pjetri i dënuar në Firence Gazeta Si 122 Shikime • 7 years më parë

Partia Demokratike publikoi dokumentet, sipas saj, autentike të marra nga sistemi italian i drejtësisë, ku provohen akuzat e saj se Valdrin Pjetri është dënuar në 2003 në Firence dhe për rrjedhojë është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve, Gazment Bardhi doli në një konferencë për mediat me dokumentin në dorë.

“Valdrin Pjetri, lindur më 18 shtator 1982, në Shqipëri është arrestuar në flagrancë më 27 janar 2003 në Firence. Më 28 janar 2003 ai ka pranuar kryerjen e krimit dhe fajësinë duke nënshkruar marrëveshjen për dënimin e menjëhershëm sipas legjislacionit italian. Më 12 qershor 2003, ai u dënua me 18 muaj burg dhe 1 mijë euro gjobë për veprën penale, shpërndarje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Për shkak të marrëveshjes me autoritetet italiane, më 3 shkurt 2003, Valdrin Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe më 4 shkurt është marrë masa e dëbimit nga shteti italian. Këto të dhëna zyrtare provojnë se Valdrin Pjetri është subjekt i dekriminalizimit”, tha Bardhi.

PD akuzon Kryeministrin Edi Rama se është në dijeni të këtij fakti qëkur këto informacione i mori edhe PD, para se ta emëronte Pjetrin drejtues politik të qarkut të Shkodrës, por e mbron atë pikërisht për shkak të lidhjeve me krimin. Bardhi kërkoi nga Prokuroria që të nisë menjëherë hetimet ndaj kryetarit të bashkisë së Shkodrës të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Një ditë më parë, pankarta kundër Valdrin Pjetrit si kryetar bashkie në Shkodër janë shpërndarë në rrugët dhe lagjet e qytetit. “Narko Valdrini jashtë Bashkisë!”, shkruhej në pankartat në fjalë, që shoqërohen me logon e deformuar të Partisë Socialiste, ku në vend të trëndafilit është vendosur gjethja e hashashit.

Partia Demokratike thotë se shkodranët kanë nisur reagimin e tyre kundër kandidatit të Ramës, të cilin e akuzon prej javësh si të ndaluar për trafikim të lëndëve narkotike dhe të dëbuar nga Itali në vitin 2003.

Vetë Pjetri i mohon akuzat e Partisë Demokratike. Ai i cilëson ato si politike, ndërkohë që fletëpalosjet e shpërndara ditën e hënë kundër zgjedhjes së tij në krye të Bashkisë së Shkodrës i cilëson trakte të shpërndara gjatë natës nga një grup prej 4-5 personash.

Shkodra së bashku me Lezhën janë dy bashkitë e fundit të djathta, ku kandidatët e PS-së në zgjedhjet e 30 qershorit nuk kanë marrë ende detyrën. “Kalaja” e fundit e demokratëve që u mor ishte Bashkia e Kamzës, ku Rakip Suli zuri vendin e Xhelal Mziut.

Zëvendësimi i kryebashkiakëve të opozitës nisi në Devoll. Këtu PD bëri rezistencë disaditore, por në fund e la këtë institucion. Rrotacioni, ku me forcë e ku në orët jashtë orarit zyrtar të punës vazhduan pa ndonjë rezistencë madhore nga ana e opozitës, përveç deklaratave, që e cilësojnë të paligjshëm 30 qershorin dhe marrjen e detyrës nga kryebashkiakët e rinj si uzurpim të pushtetit vendor.

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, ashtu si Xhelal Mziu më herët deklaron se nuk do ta lirojë zyrën e saj. Megjithatë, për Shkodrën opozita po përpiqet që të mos shkohet deri në ditën kur Pjetri të marrë detyrën, por përmes dekriminalizimit ta largojë atë.

Mesazhi i Ambasadorit të ri gjerman në Tiranë, Peter Zingraf
Mesazhi i Ambasadorit të ri gjerman në Tiranë, Peter Zingraf Gazeta Si 108 Shikime • 7 years më parë

Zingraf e merr detyrën pak para vendimmarrjes së radhës të Këshillit Europian sa i takon çështjes së negociatave. Gjermania vetë nuk përfshihet tek vendet bllokuese, por kërkon me ngulm thellimin e reformave, sidomos të atyre që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe ndëshkimin e korrupsionit në nivele të larta e krimit të organizuar.

Kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman në 2016 (Video e marrë nga Top Channel)
Kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman në 2016 (Video e marrë nga Top Channel) Gazeta Si 55 Shikime • 7 years më parë

Kushtet lidheshin me reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, sidomos në nivelet e larta, krimit të organizuar dhe të drogës dhe reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

Të luash me vdekjen
Të luash me vdekjen Gazeta Si 82 Shikime • 7 years më parë

Një bizon i vogël, jo më shumë se 3 muajsh u shkëput nga rrezja e shikimit të mamasë së vet dhe hyri në një aventurë që mund t’i kishte kushtuar shtrenjtë.

Kur e pa të pambrojtur dhe të shkëputur nga tufa, që zakonisht qëndrojnë bizonët, bizonit të vogël iu afrua një ujk. Afrimin e ujkut bizoni i pamësuar e interpretoi si ftesë për të luajtur dhe ashtu si “lojë” ujku u përpoq që të realizonte planet e veta.

Kur e kuptoi se në ç’valle e kishte futur veten, bizoni i vogël lëshoi thirrjen për ndihmë, që dëgjohet nga e ëma e tij. Me të parë të ëmën në horizont, ai merr kurajo dhe i kundërvihet ujkut. Dy “familjarët” bashkohet në fund, ndërsa për të voglin takimi i parë me ujkun u bë një mësim i mirë.

Pamjet janë filmuar nga National Geographic në Parkun e Jelloustonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Marrëveshje para shtatorit”. Vuçiç akuzohet se hoqi dorë nga Kosova
“Marrëveshje para shtatorit”. Vuçiç akuzohet se hoqi dorë nga Kosova Gazeta Si 57 Shikime • 6 years më parë

Opozita serbe akuzon Presidenti Aleksandër Vuçiç se po përpiqet që të arrijë me shpejtësi dhe fshehurazi një marrëveshje me Kosovën, mundësisht brenda muajit shtator.

Politikanin liberal, Cedomir Jovanoviç, një prej të paktëve zëra në Beograd që njohin shtetin e Kosovës dhe bëjnë thirrje që Serbia ta njohë zyrtarisht atë në kufijtë ekzistues thotë se skenari i Aleksandër Vuçiç, që përfshin shkëmbimin e territoreve mund ndezë konflikte të reja të armatosura në rajon.

“Serbia po kërkon që të kontrabandojë një zgjidhje me Kosovën brenda shtatorit, mundësisht edhe para këtij muaji. Kjo është e pakuptimtë”, tha ai.

Jovanoviç thotë se marrëveshja po nxitet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos nga i dërguari i posaçëm, Riçard Grenell. Ky i fundit kërkon me ngulm që pakti të nënshkruhet para muajit tetor në mënyrë që në para zgjedhjeve presidenciale në SHBA të shitet si sukses në politikën e jashtme të Donald Trump.

Ndërkohë, Vuçiç dhe partia e tij, Partia Progresiste Serbe (SNS) janë vënë në qendër të kritikave pas shfaqjes dhe më pas tërheqjes me shpejtësi të një spoti elektoral, në të cilin nuk përfshihej Kosova.

Mediat serbe e kanë hamendësojnë se spoti është bërë me vetëdije dhe heqja e Kosovës jo pa qëllim, por për të mos shkaktuar pakënaqësi në Prishtinë në një kohë që Beogradi pret formimin e Qeverisë së re për të përparuar në diskutimet për shkëmbimin e territoreve.

Serbia do të mbajë zgjedhjet më 21 qershor, ndërkohë që në Kosovë zgjedhjet e parakohshme u shmangën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të njohur dekretin e Hashim Thaçit që mandaton Abdullah Hotin për Kryeministër pas rrëzimit të Qeverisë “Kurti”. Vuçiç është shprehur i gatshëm që të rinisë së më parë me Hotin dialogun.

fshatrat e fushe krujes
fshatrat e fushe krujes Gazeta Si 166 Shikime • 6 years më parë

permbyten fshatrat fushe kruje

Dalja e lumit Ishëm nga shtrati 1
Dalja e lumit Ishëm nga shtrati 1 Gazeta Si 72 Shikime • 6 years më parë

⁣Dalja e⁣Dalja e lumit⁣Dalja e lumit Ishëm nga shtrati shkakton përmbytje

273089_movie (convert-video-online
273089_movie (convert-video-online Gazeta Si 62 Shikime • 5 years më parë

Digjet Makina ne Tirane

⁣Ushtria mund të marrë nën kontroll Aeroportin
⁣Ushtria mund të marrë nën kontroll Aeroportin Gazeta Si 76 Shikime • 5 years më parë

Kontrollorët e aviacionit ushtarak mund të marrin nën kontroll Aeroportin e Rinasit, duke zëvendësuar kështu kontrollorët civilë të AlbControl, që prej paradites së kësaj të mërkure refuzojnë të punojnë, duke kërkuar rikthimin e pagave në nivelin e pandemisë.

Gazeta Si mëson se Qeveria nuk përjashton masën drastike të vendosjes së ekspertëve ushtarakë në kontrollin e aviacionit civil.

Lëvizja mund të diktohet edhe nga fakti që këtë fundjavë mbërrijnë në vendin tonë fluturime me mjete logjistike ushtarake në kuadër të stërvitjes së NATO-s, Defender-Europe 21, ku do të marrin pjesë më shumë se 3 mijë trupa nga vendet anëtare të Aleancës.

Lajmin e marrjes nën kontroll të godinës nga ushtria e dha edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit, Belinda Balluku.

“Nga ky moment për shkak të angazhimeve ndërkombëtare të Shqipërisë dhe duke qenë se kontrollorët e trafikut ajror kanë vendosur të mos bëjnë detyrën dhe të ofrojnë shërbimin e tyre, për këtë arsye një ndërtesë e sigurisë së lartë nuk mund të qëndrojë në duart e personave që kanë vendosur dhe deklaruar paaftësi përmes një greve të paligjshme, këta persona nuk mund të qëndrojnë më në këtë detyrë. Nga ky moment, ndërtesa do të merret nën mbikëqyrje nga Forcat e Armatosura”, tha Balluku.

Ministrja foli për një minorancë të kontrollorëve që po përdoren politikisht, me qëllim bllokimin e ardhjes së vaksinave të radhës në vend.

“Disa masha të politikës që kanë hyrë në trafikun ajror. Ju 5 mashat e politikës, se nuk jeni më shumë, e kthyet AlbControl në një dyqan lagjeje! E turpëruat, e bëtë dyqan me tra e me qepen dhe nuk i vutë asnjë tabelë se kur ktheheni dhe kur ikni. Ju të tjerët që nuk jeni masha të politikës, ju lutem që të ktheheni në detyrë.

Mjetet e Policisë Ushtarake janë shfaqur përgjatë perimetrit të aeroportit.

“Aeroporti i Rinasit Nënë Tereza është objekt strategjik me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare. Strukturat tona të Forcave të Armatosura, si pjesë integrale e aeroportit kanë rritur vigjilencën për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit, veçanërisht pas bojkotimit të punës nga kontrollorët e kompanisë së aviacionit civil Albcontrol”, thotë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Showing 129 out of 131