Videot kryesore

Dokumentari "Arkivi Rilindja"
Dokumentari "Arkivi Rilindja" Gazeta Si 90 Shikime • 6 years më parë

Dokuemntari shfaq deshmi te gjalla te shkrimtareve qe kane qene pjese e "Rilindjes" se asokohe se sa i rendesishem ka qene si organ dhe si ka ndikuar ne jeten politike dhe kulturore te popullsise kosovare

Rama prezanton masat kundër koronavirusit
Rama prezanton masat kundër koronavirusit Gazeta Si 30 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama mblodhi Komiteti Kombëtar të Sigurisë në lidhje me epideminë e koronavirusit, megjithëse zyrtarisht deri më tani Shqipëria nuk ka deklaruar asnjë të prekur nga ky virus.

Rama bëri thirrje për qetësi dhe të mos përhapet panik.

“Shprehjen e nevojës për qetësi dhe për të mos e lënë veten që të çoroditemi nga infedemia. Nga klikimet në burime të absurditetit informativ, që me papërgjegjshmëri shpërndajnë lajme të rreme dhe rrisin efektin shumë të rrezikshëm të infedemisë duke krijuar ankth dhe panik”, deklaroi Kryeministri.

Rama tha se një prej godinave që do të përdoret si karantinë është Konvaleshenca në Durrës.

“Në rastin e parë të vendosjes së karantinës ne kemi përcaktuar vendosjen e shtëpisë së pushimit të Ushtarakëve në zonën e Durrësit. Me OBSH është përcaktuar përmbushja e të gjitha kushteve. Në spitalin “Shefqet Ndroqi” ka kapacitete shtesë. Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhrin për masat e shtuara në shkolla. Janë rekomanduar qytetarët të kufizojnë udhëtimet jo të domosdoshme në zonat e prekura”, u shpreh ai.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë tha se sistemi shëndetësor shqiptar është në gatishmëri dhe në gjendje që paralelisht me përballimin e një epidemie të mundshme të koronavirusit në vend, të përballojë edhe patologjitë e tjera.

“Pra kemi siguruar normalitetin e punës sa u takon patologjive të tjera. Sistemi ynë shëndetësor, ka marrë masat dhe është në gatishmëri për të gjitha skenarët me të cilat mund të përballemi në të ardhmen. Probabilteti është që të prekë edhe Shqipërinë”, deklaroi ajo.

Nga ana tjetër, Kryeministri Rama solli një statistikë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të argumentuar se nuk ka nevojë për panik.

“Mos harroni këtë statistikë të konfirmuar nga OBSH, 97 për qind e të prekurve nga koronavirusi shërohen. Së dyti, i prek të gjithë, askush nuk është imun, por godet fort më të moshuarit dhe ata që kanë sëmundje, që janë të sëmurë. Përballohet me sukses nga persona të shëndetshëm dhe nga fëmijët. Kështu që është e rëndësishme që të informohemi në kohë reale nga burimet zyrtare, dhe të mbyllim sa më shumë derën e virusit të infodemisë që hyn përmes kanaleve, portaleve dhe burimeve të llogjeve dhe pazare dhe duke menaxhuar ankthin dhe panikun me solidaritet, duke besuar tek solidariteti dhe tek mbështetja e pakufijshme që ne u japim të gjithëve dhe jemi të përgatitur në çdo situatë”, tha Rama.

video 2 mjeket.mp4
video 2 mjeket.mp4 Gazeta Si 27 Shikime • 6 years më parë

Kosove, mjekët Nderim Hasani, Fitim Havolli dhe Osman Ismaili kane bere thirrje qe te mos kene frike dhe te krijojne panik nga Koronavirusi.

Fundjava e izolimit
Fundjava e izolimit Gazeta Si 69 Shikime • 6 years më parë

Që pas orës 13:00 të ditës së sotme nuk do të lejohet asnjë qytetar në rrugë, për këtë arsye edhe mjetet e Ushtrisë kanë dalë në rrugë në mbështetje të Policisë së Shtetit.

Masat për Covid-19, policia aksion në gjithë vendin
Masat për Covid-19, policia aksion në gjithë vendin Gazeta Si 41 Shikime • 6 years më parë

Policia aksion per Covid-19

Veliaj: Teatri i ri më pak se 30 mln euro
Veliaj: Teatri i ri më pak se 30 mln euro Gazeta Si 67 Shikime • 6 years më parë

Sa i takon kostos së investimit, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku deklaroi shifrat nga 20 deri në 28 mln euro, ndërsa kryebashkiaku Veliaj thotë se bashkë me koston e blerjes së projektit nuk kalon 30 mln eurot.

Rama-Basha zhvendosin betejën në fshat
Rama-Basha zhvendosin betejën në fshat Gazeta Si 21 Shikime • 6 years më parë

Edi Rama dhe Lulzim Basha pasqyruan krejt ndryshe gjendjen e fermerëve dhe të tregtarëve të fruta-perimeve në takimet që zhvilluan këtë të mërkurë në pak kilometra distancë nga njëri-tjetri. Kryeministri u ndal në tregun agro-ushqimor të Divjakës dhe tek një fermë e mbarështimit të lopëve në zonë, ndërsa kryedemokrati tek tregu agro-ushqimor i Rrogozhinës.

I shoqëruar nga kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Kryeministri vizitoi një pikë grumbullimi fruta-perimesh në Divjakë, që me financimet e BE-së në kuadër të programit IPARD ka zgjeruar kapacitetet dhe modernizuar ambientet.

Rama e solli si këtë rast si udhërrëfyes të transformimit të fshatit dhe orientimit të tregut drejt marrëdhënieve privat-privat.

Pas kësaj vizite, po në shoqërinë e ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca Kryeministri Edi Rama u zhvendos në një fabrikë të prodhimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, që me mbështetjen e fondeve IPARD të Bashkimit Europian ka zgjeruar me një të tretën kapacitetin e prodhimit, me mbi 1 mijë kokë lopë.

Edhe këtë rast, Kryeministri e solli si shembull se më shumë sesa vullneti për punë i fermerëve me rëndësi të madhe është orientimi dhe përfshirja në një zinxhir prodhimi e tregtimi më të madh dhe më të sigurtë. Shembullin e orientoi duke pyetur sipërmarrësin e fabrikës.

Por, pak kilometra më në veri, Lulzim Basha bënte një panoramë krejt tjetër nga ajo e Edi Ramës. I ndalur në tregun agro-ushqimor të Rrogozhinës, Basha akuzoi Qeverinë se ashtu si mijëra biznese dhe qytetarë të tjerë ka lënë në mëshirë të fatit edhe fermerët, duke mos ofruar ndihmën e nevojshme financiare për të përballuar krizën e Covid19.

“E vërteta nuk është turp. Turp është për atë që lekët e taksave tuaja ua çon oligarkëve e nuk ua jep ju. Kur vjen dita që t’ju ndihmojë, shteti i merr lekët dhe ia çon oligarkëve, jep tendera e koncensione. Ka lënë gjithë popullin në mjerim”, deklaroi Basha.

Veç Ramës dhe Bashës deklarata kundërshtuese me njëri-tjetrin dhanë edhe fermerët me të cilët ata u takuan. Sipërmarrësit me të cilët u takua Rama në Lushnje u shprehën të kënaqur në lidhje me punën e bërë, investimet në infrastrukturë dhe ndihmën e marrë dhe problematikat kryesore i lidhën përgjithësisht me mungesën e kulturës dhe mentalitetit të fermerit për t’iu bashkuar një zinxhiri prodhimi dhe tregtimi më të madh e që i garanton shitjen.

Të kundërtën shprehën fermerët dhe tregtarët me të cilët u takua Lulzim Basha në Rrogozhinë.

“Shitjet në treg kanë rënë gjysmë për gjysmë. Është krizë e thellë, e hedhim prodhimin që nuk shitet. Asnjë ndihmë nuk kemi marrë”, thanë ata, duke akuzuar drejtpërdrejtë Qeverinë se i ka braktisur në ditët e tyre më të vështira.

Rama pranon që Ardi Veliu gaboi, por nuk e shkarkon
Rama pranon që Ardi Veliu gaboi, por nuk e shkarkon Gazeta Si 64 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama e cilësoi të mbyllur çështjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, që është përballur ditët e fundit me kërkesën për dorëheqje.

Veliu u vu në qendër të kritikave pasi gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë në Kuvend tregoi një video video me pistoletë të nënës së një 15-vjeçari të dhununar nga policia, në përpjekje për të mbrojtur veprimet e uniformave blu.

Kryeministri Edi Rama tha se ai ka gabuar.

“Ardi Veliu në këtë rast ka gabuar, por jam më i prirur të besoj ndjesën e tij publike, sesa mexhelisin e këtij vendi. Preferoj ndjesën publike të tij dhe duke e njohur për shkak të punës dhe integritetin moral të pavënë në diskutim sot nga askush dhe për profesionalizimin kjo çështje për mua është e mbyllur”, tha Rama.

Deklarata e Veliut shkaktoi furtunë në internet, ku kreu i Policisë së Shtetit u akuzua se “i bëri gjyqin publik një familjeje” dhe për “rrëmim në jetën personale të një nëne”, që nuk ishte as e kërkuar dhe as e dyshuar për ndonjë krim.

Nga aktivistë e deri tek studiues të shkencave politike në vendin tonë dënuan deklaratën dhe kërkuan dorëheqjen e Veliut.

“Drejtori i Policisë fyeu, denigroi dhe cenoi jetën private të një 15 vjecari. Ai mori në mbrojtje dhunuesit e tij. Shfaqja e drejtorit Veliu ishte jo etike, jo ligjore, jo demokratike. Ai duhet të kërkojë ndjesë familjes dhe publikut. Nëse jo ai meriton reagim & largim sa më parë”, shkruan drejtori i Institutit për Studime Politike, Afrim Krasniqi.

Dorëheqjen e kërkoi edhe Partia Demokratike.

“Sipas këtij qëndrimi kriminal, nëse Ardi Veliut nuk i pëlqej çfarë bëj unë apo ti, atij i lind e drejta të na rrahë fëmijët, pastaj të gërmojë në jetën tonë private, të vjedhë fotot dhe videot tona në rrjetet sociale, siç ka bërë me ato të nënës së djalit, të sajojë me to një histori dhe, në fund, ta bëjë atë publike për të na dhunuar e për të na poshtëruar përsëri”, deklaroi ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri.

Fshatari i Bashës dhe fermeri i Ramës
Fshatari i Bashës dhe fermeri i Ramës Gazeta Si 38 Shikime • 6 years më parë

U bënë ca ditë që qytetarëve u serviren dy realitete të kundërta; realiteti i Lulzim Bashës dhe realiteti i Edi Ramës për fermerët.

Basha thotë se se sot fshati është i harruar nga dora e shtetit dhe gjendja e banorëve të tij është në kufijtë e mbijetesës, ndërsa Rama kundërpërgjigjet herë vetë, herë përmes ministrit të Bujqësisë, Blendi Çuci me shembuj, sipas tij, të një blegtori e bujku të fshatit shqiptar që është shndërruar në një sipërmarrës të suksesshëm, ashtu si në modelet perëndimore.

Modeli i fshatarit të Lulzim Bashës dhe modeli i fermerit të Edi Ramës jo vetëm që nuk kryqëzohen askund, por ecin paralel dhe në kahe të kundërta me njëri-tjetrin. Në takimet e kreut të PD-së ka pakënaqësi e revoltë me Qeverinë, shtetin dhe të gjitha institucionet e tij.

Garë e çmendur në Monza, triumfon Gasly, vazhdon makthi për Ferrarin
Garë e çmendur në Monza, triumfon Gasly, vazhdon makthi për Ferrarin Gazeta Si 56 Shikime • 6 years më parë

Pierre Gasly fiton në mënyrë surprizë Çmimin e Madh të Italisë, i ndarë në dy akte nga një flamur i kuq në xhiron e 27-të nga një incident i Charles Leclerc. Piloti francez i skuderisë italiane AlphaTauri regjistron kështu fitoren e parë në Formula 1. Gasly mbërriti në finish para Carlos sainz, që nuk u dorëzua deri në fund, dhe Lance Stroll, të cilët kompletojnë podin.

Ishte një garë surreale, jo vetëm për mungesën e publikut për shkak të normave anti-Covid. Momenti kyç i garës lidet me një penalitet, një “stop and go” prej 10 sekondash për Lewis Hamilton dhe Antonio Giovinazzi, pasi hynë në bokse në xhiron e 21-të në një fazë të ndaluar. Deri në atë moment Hamilton po dominonte, më pas e pa veten në vend të 7-të.

Mjaft i zoti u tregua Gasly, si faktikisht, ashtu edhe në shfrytëzimin e rastit që iu krijua. I vetmi ferrarist që buzëqesh është ai i së ardhmes, Carlos Sainz, që e mbyll i dyti, duke regjistruar rezultatin më të mirë në Formula 1 pikërisht përpara atij që nga viti 2021, do të jetë publiku i tij. Për spanjollin e McLaren ishte një paraqitje solide, që e bën skuderinë e tij gjithmonë e më bindëse si forca e tretë e botërorit. Pozitive ishte edhe paraqitja e Stroll, që arrin podin e parë sezonal.

Ferrari nuk ekziston, Sebastian Vettel tërhiqet në xhiron e tetë pas një defekti në frena. Për Charles Leclerc, fitues vitin e kaluar në Itali, një përplasje e fortë ndaj barrierave i kushton shtrenjtë. Vazhdon makthi pa fund për skuderinë italiane.

Muzika e mposht alzhaimerin
Muzika e mposht alzhaimerin Gazeta Si 58 Shikime • 6 years më parë

⁣Ish-prima balerina në New York Marta Gonzales me alzhaimer teksa dëgjon në kufje "Liqenin e mjelmave", nis e kërcen. Videoja është bërë virale teksa ish-balerina përkujtohet në njëvjetorin e largimit të saj nga jeta.

Konflikti Izrael-Palestinë ka dalë jashtë kontrollit
Konflikti Izrael-Palestinë ka dalë jashtë kontrollit Gazeta Si 73 Shikime • 5 years më parë

Një video që tregon vuajtjet e popullit palestinez pas bombardimeve.

⁣Pasarelë në zyrë e korridoret e Gjykatës së Elbasanit, ILD nis hetimin për Enkeleda Kapedanin
⁣Pasarelë në zyrë e korridoret e Gjykatës së Elbasanit, ILD nis hetimin për Enkeleda Kapedanin Gazeta Si 119 Shikime • 5 years më parë

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka urdhëruar nisjen e hetimeve në lidhje me kryetaren e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, pas publikimit të një serie videosh në rrjetet sociale, ku dyshohet se gjyqtarja përdor korridoret dhe zyrën e institucionit që drejton si pasarelë për të treguar luksin.

ILD thotë se është njohur me materialet filmike të shpërndarë në media ditën e diel dhe fill pas kësaj, kreu i këtij institucioni, Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor.

Mbetet për t’u parë përfundimi i këtij hetimit të nisur, nëse ILD do t’i kërkojë Këshillit të Lartë Gjyqësor shkarkimin e saj. Ajo që dihet është se gjyqtarja Kapedani është në krye të gjykatës në një nga rrethet më problematikë sa i takon rendit e sigurisë.

Enkeleda Kapedani ka marrë drejtimin e Gjykatës së Elbasanit në shtator të vitit të kaluar, ndërsa si emër është përfolur në disa raste për vendime të dyshimta, si në rastin e 2019-ës, kur liroi nga burgu Viktor Ymerin, anëtar i bandës së Gaxhait.

“Prespa”, Rama takohet me Reeker
“Prespa”, Rama takohet me Reeker Gazeta Si 65 Shikime • 5 years më parë

Forumi i Prespës ka takuar edhe njëherë tjetër Edi Ramën me Albin Kurtin. Dy Kryeministrat janë përshëndetur me njëri-tjetrin në prani edhe të kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Nga pamjet e shkurtra filmike të shpërndara për mediat, shihet Kurti që vjen i fundit dhe gjen të ulur në tavolinë Edi Ramën me Ali Ahmetin dhe shoqëruesit përkatës në pjesëmarrjen e këtij forumi.

Ndërkohë, në një tjetër video, Kryeministri i Shqipërisë shfaqet duke komunikuar me ndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Philip Reeker.

Reeker merr pjesë gjithashtu në këtë forum, që synon të nxisë dialogun mes vendev të rajonit si e vetmja rrugë për zhvillim. Para mbërritjes në Ohër, zyrtari i DASH pati një ndalesë të shkurtër në Tiranë, ku nga politika u takua vetëm me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, por jo me Presidentin Ilir Meta.

RENEA, kontrolle të befasishme në disa qytete
RENEA, kontrolle të befasishme në disa qytete Gazeta Si 22 Shikime • 5 years më parë

⁣RENEA, kontrolle të befasishme në disa qytete

⁣Vijon loja “online apo fizikisht” për mbledhjet e Komisioneve
⁣Vijon loja “online apo fizikisht” për mbledhjet e Komisioneve Gazeta Si 62 Shikime • 5 years më parë

Loja “macja me miun” në korridoret dhe sallat e Kryesisë së Kuvendit mes mazhorancës dhe opozitës vijoi edhe këtë të mërkurë.

Deputetët e opozitës vijuan të zbatojnë vendimin politik të grupit të tyre parlamentar për pjesëmarrje fizike në punën e këtyre komisioneve, ndërsa ata të mazhorancës të respektojnë vendimin e Konferencës së Kryetarëve për mbajtjen online të tyre.

Në kalendarin e punimeve, këtë të mërkurë ishte mbledhja dhe konstituimi i tre komisioneve, atij të arsimit, të veprimtarive prodhuese dhe atij të ekonomisë. Dy të parët duhej të mblidheshin në orën 10:00, i treti në orën 11:00.

Pamjet e publikuara nga PD nga brenda sallës tregojnë momentin kur nënkryetari demokrat i këtij Komisioni, Helidon Bushati i kërkon kryetarit socialist, Arben Pëllumbi që të organizojë mbledhjen e komisionit fizikisht.

“(deputetët e PS) Të ndërpresin udhëtimet jashtë vendit dhe shopingun dhe të vijnë në sallë për të kryer detyrën”, tha Helidon Bushati.

“Mazhoranca e sotme po kërkon ta kthejë parlamentin në tallava. Po kërkon që të kalojë ligje me deputetë që janë në bare, në avion apo në shopping center nëpër Europë. Kjo është e patolerueshme, ky është një turp për parlamentarizmin shqiptar”, deklaroi më pas para mediave, deputeti Bushati.

Deputetët e PD u paraqitën fizikisht edhe në Komisionin e Arsimit, i cili drejtohet nga deputeti Agron Gjekmarkaj. Këtu situata ishte më e qetë, por përbërja e komisionit nuk u konstituua.

“Gjendemi përballë një situate absurde, por jo rastësore, të vetëdijshme. Mazhoranca nuk u paraqit, nuk u paraqit sepse nuk do ballafaqimin me opozitën. Kukullat e Edi Ramës nuk kanë fuqi të përballën me opozitën. Nuk duan të diskutojnë për çëhtjet e arsimit në Shqipëri, për fëmijët që braktisin Shqipëri, për shkollat që mbyllen”, tha Gjekmarkaj.

“Ne do të jemi këtu për betejë të përditshme me Qeverinë, me regjimin që ka dalë nga shitblerja e votave. Nuk do ta ketë të lehtë Edi Rama përballjen me opozitën e Shqipërisë. I bëj thirrje kryetares së Parlamentit, zonjës Lindita Nikolla mos të bëhet certifikuese e dëshirave të Edi Ramës, por të ndjekë shembujt më të mirë të parlamentarizimit shqiptar, Pjetër Arbnori e Servet Pëllumbi, jo ata shembuj që kanë denigruar dhe dhunuar opozitën, sepse edhe nëse ata duan nuk do t’ia dalin dot. Opozita i ka të gjitha instrumentet që të reagojë dhe të vetëmbrohet. Por, mbi të gjitha të vetëmbrohet në emër të shoqërisë shqiptare që kërkon ndryshim dhe kërkon respektimin e ligjeve të vendit.tha para mediave deputeti Gjekmarkaj.

Vjosa del jashtë kontrollit! Përmbytje në Vlorë e Fier
Vjosa del jashtë kontrollit! Përmbytje në Vlorë e Fier Gazeta Si 61 Shikime • 5 years më parë


Vjosa ka dalë nga shtrati duke përmbytur qindra hektarë tokë në zonën e Fierit dhe të Vlorës dhe duke shkaktuar probleme në qarkullim. Situata është kritike në mjaft zona, ndërsa pjesë të aksit të vjetër që lidh Fierin me Vlorën janë plotësisht nën ujë.

Në Vlorë situata është edhe më dramatike. Vjosa ka përmbytur disa shtëpi në fshatin Fitore të njësisë së Novoselës, ndërsa mbi 300 banorë janë izoluar për shkak të dëmtimit të Urës së Mesaplikut.

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj thotë se situata në Fitore është kritike pasi argjinatura në urën e Mifolit është çarë, duke kërcënuar të tjera banesa nga përmbytjet në orët në vazhdim.

Situatë problematike është paraqitur edhe në Fier ku në disa zona niveli i ujit ka shkuar në 50 cm deri në 1 m. Në Ferras dhe Çerven janë përmbytur serat dhe fermat duke dëmtuar tokat bujqësore, teksa uji ka hyrë deri në katin e parë të banesave. Kreu i emergjencave Civile, Haki Çako bëri me dije se janë evakuuar 13 familje, ndërsa tha s eniveli i ujit po bie dhe gjendja nuk paraqitet kritike.

Ndërkohë nënstacioni elektrik i Poçemit është ndalur që në orën 1:30 të natës dhe janë pa energji elektrike rreth 3700 familje. Pa energji janë fshatrat Hekal, Fratar, Selitë, Kutë. Reshjet e dëborës kanë sjellë probleme me energjinë elektrike në Bashkinë Maliq në Korçë. Sakaq, Në Pogradec prej 48 orësh dy Njësi Administrative, Dardhas dhe Trebinjë dhe 6 fshatra në njësinë Proptisht janë pa drita

Urimi i Kryetarit te KMSH-se, final
Urimi i Kryetarit te KMSH-se, final Gazeta Si 46 Shikime • 4 years më parë

Urimi i kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Përleshje mes tifozëve të Tiranës dhe Partizanit pas derbit në “Elbasan Arena”
Përleshje mes tifozëve të Tiranës dhe Partizanit pas derbit në “Elbasan Arena” Gazeta Si 68 Shikime • 4 years më parë

⁣Përleshje mes tifozëve të Tiranës dhe Partizanit pas derbit në “Elbasan Arena”

Debate mes seocialistëve te Ekonomia për Butrintin
Debate mes seocialistëve te Ekonomia për Butrintin Gazeta Si 72 Shikime • 4 years më parë

Socialistët miratuan në Komisionin e Ekonomisë projektligjin që kalon Parkun e Butrintit nën menaxhimin e një fondacioni privat.

Ky ishte hapi i fundit para se të kalojë në seancë plenare për miratim. Opozita e cilëson këtë marrëveshje dhënie me koncesion të trashëgimisë kulturore, që i hap rrugë ndërtimit të hoteleve dhe resorteve në Parkun e Butrintit.

Por, ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha se nuk bëhet fjalë për dhënie me koncesion, por për bashkëmenaxhim mes një fondacioni privat dhe Ministrisë së Kulturës.

Seanca u shoqërua me debate, jo vetëm mes mazhorancës dhe opozitës, por edhe mes vetë mazhorancës.

Deputeti Erion Braçe kërkoi që në ligj të shtohej një pikë, ku Qeverisë t’i lihej detyra që të mbronte paprekshmërinë e zonës së mbrojtur përreth zonës A3, e cila është zona arkeologjike e Butrintit.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha se kjo nuk ishte objekt i marrëveshjes, propozim që u përkrah edhe nga zëvendëskryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Blerina Gjylameti.

Showing 112 out of 114