Videot kryesore
Sonda Evropiane “Solar Orbiter” drejtuar Diellit u nis nga baza amerikane Cape Canaveral me një raketë të tipit “Atlas 5”. Nis kështu misioni më ambicioz i organizuar ndonjëherë drejt yllit tonë, i krijuar nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) në bashkëpunim me NASA-n.
Lulzim Basha thotë se është njohur që në javën e parë të prillit me platformën e Presidentit Ilir Meta për tejkalimin e krizës politike dhe plotësimin e 15 kushteve të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit.
Kreu i Partisë Demokratike thekson se i ka kthyer përgjigje Ilir Metës duke i thënë se opozita është plotësisht e angazhuar në këtë drejtim duke dhënë kontributin e saj. Por, Basha thotë se nga 15 kushtet e vendosura nga BE, vetëm një kusht është në dorë të opozitës, të tjerët janë në dorë të Edi Ramës.
“Jam njohur që në javën e parë të prillit dhe Presidenti e ka marrë përgjigjen time. I kam thënë që opozita ka vetëm një detyrë dhe 14 detyrat e tjera janë për Edi Ramën. detyra e opozitës është një dhe vetëm një, për reformën zgjedhore”, deklaroi Basha.
Kryedemokrati akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po drejton një lojë mafioze, pjesë e të cilës ishte edhe akti i prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar, për të larguar opozitën nga tryeza e reformës zgjedhore.
“Ne nuk do e braktisim dhe s’e braktisim reformën zgjedhore, por nuk mund të uleshim në tryezë pas aktit terrorist të Teatrit. Do të kthehemi një orë e më parë. Mbledhja e 18 majit dhe letrat e mazhorancës erdhën në kohë kur opozita po rrihej në rrugë. Ishte lojë mafioze e Edi Ramës që e dimë ne, e dinë edhe ndërkombëtarët dhe siç e keni parë, i gjithë faktori ndërkombëtar ka reaguar dhe maska e Edi Ramës ka rënë bashkë me teatrin”, u shpreh ai.
Basha këmbëngul se nuk ka marrë asnjë propozim nga amerikanët për sistemin zgjedhor dhe ndan një qëndrim të përafërt me socialistët, të cilët përmes Damian Gjiknurit kanë kërkuar që çështja e sistemit zgjedhor të hidhet për diskutim pas zgjedhjeve të parlamentare.
“Nuk ka asnjë propozim dhe asnjë sugjerim amerikan të tillë për sistemin danez, por ka një angazhim timin personal për t’u dhënë shqiptarëve sistemin që ata mendojnë më të mirin dhe më të përshtatshmin. Por, ne nuk shikojmë vullnet tek Edi Rama, ndaj le ta largojmë me votë dhe më pas t’u japim qytetarëve sistemin më demokratik”, u shpreh Basha.
Meta kujton 2 marsin: Kur Qeveria ka frikë nga populli...
Kreu i shtetit kthehet një vit pas në kohë, duke risjellë pamjet nga mitingu i 2 marsit të vitit të kaluar për të përcjellë me zë dhe figurë dhe ndoshta për t’i rikujtuar popullit dhe Qeverisë një mesazh të përcjellë në atë kohë.
“Kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani. Kur qeveria ka frikë nga populli, aty ka liri! Aty ka drejtësi!”, thotë Meta.
“E qartë është zgjidhja që mbështet gjithë komuniteti ndërkombëtar dhe patjetër edhe shumica dërmuese e popullit shqiptar, që do të thotë se zgjedhjet nuk janë të politikanëve, janë të popullit. Populli ka të drejtë të zgjedh në ditën e përcaktuar nga Kushtetuta dhe nga ligji dhe politikanët kanë detyrë të paraqiten para popullit. Kush nuk paraqitet para popullit është i lirë ta bëjë, por historia ka treguar se jo vetëm nuk fiton asgjë, por përkundrazi paguan një kosto të madhe politike”, deklaroi Kryeministri në një intervistë të dhënë për Radio Europa e Lirë.