Videot kryesore
Vedat Muriqi shënoi golin e 11 sezonal në trasfertën që Mallorca humbi 2-1 në Valleca-s ndaj Rayo-s së Ivan Balliut. Muriqi barazoi përkohësisht me golin e 11 personal këtë sezon. Ai ka shënuar të njëjtin numër golash sa Ferran Torres (Barcelona) dhe 7 më pak se Mbappe (Real Madrid).
Pasi protesta e sotme e opozitës përshkallëzoi në akte dhune, Policia e Shtetit ka nisur shoqërimet e protestuesve.
Forca të shumta kanë rrethuar sekretarin organizativ të PD, Sait Dollapi, i cili është qëlluar nga policët, që e kanë marrë me forcë.
Ai ka tentuar të largohet me vrap, por një grup policësh e kanë rrethuar dhe e qëlluar me shkopa gome. Dollapi duket se ka marrë lëndime.
Ndërkohë që edhe protestues të tjerë kanë pasur të njëjtin fat.
Sipas organizatorëve, “Rama ik” ishte rezultati i vërtetë i zgjedhjeve të 30 qershorit. Opozita thotë se shqiptarët e bojkotuan Kryeministrin Edi Rama dhe 85 për qind e tyre nuk morën pjesë në atë që e cilëson farsë zgjedhore, e zgjedhje moniste.
Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Edi Rama se vecc kapjes së institucioneve të lidhura drejtpërdrejtë me shtetin, po shtrin ndikimin e tij edhe tek organizma të biznesit, si Dhoma e Tregtisë dhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.
Kati i tretë i një pallati në fshatin Zallë të Fushë-Krujës është, përfshirë nga një zjarr i fuqishëm gjatë mëngjesit të sotëm. Zjarri ka rënë në një nga hyrjet e këtij kati dhe më pas është shpërndarë në të gjithë katin, pasi çatia e tij ishte tepë vjetër. Ka pasur dhe 4 fëmije të asfiksuar dhe ka ndërhyrë shërbimi i urgjencës.
Takimet mes Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, kur ato realizohen si pjesë e nismave të tyre personale prodhojnë gjithmonë lajme “pikante” për mediat dhe as samiti trepalësh në Novi Sad nuk i shpëtoi kësaj.
Rama mbërriti pasditen e së mërkurës në qytetin jugor të Serbisë dhe së bashku me Zoran Zaev ishte pjesë e darkës së shtruar nga Aleksandër Vuçiç.
Presidenti serb dhe dy kryeministrat kanë ecur në rrugët e qytetit. Presidenti serb transmetoi në profilin e tij në Instagram momente nga kjo shëtitje. Pyetja e parë që u drejtohet është se çfarë mendonin se do të thotë ky takim për Ballkanin?
Duke qenë se bëhet fjalë për një çështje rajonale, Aleksandër Vuçiç, që në të shkuarën e ka thumbur Edi Ramën duke e cilësuar atë “lider global”, ndërsa veten e ka përshkruar si “udhëheqës lokal i serbëve” ja pasoi përgjigjen Kryeministrit shqiptar. Jo vetëm kaq, por Presidenti serb duket se e ka njohur pasionin e Kryeministrit shqiptar për të folur, që sipas këndvështrimit është edhe pika më e fortë, edhe pika më e dobët e tij.
“Edi is the guy!” (e thënë shqip: Edi mund të flasë për këtë), tha Vuçiç, duke drejtuar dorën nga Kryeministri shqiptar. Rama pranoi të përgjigjej për 59 sekonda, aq sa është gjatësia kohore e një video-mesazhi në Instagram. Në fjalën e tij, Rama e cilësoi mahnitës faktin që tre udhëheqësit ishin mbledhur për të çuar përpara një zotim të hershëm të secilit prej tyre.
“Thumbimet” vazhduan edhe në konferencën trepalëshe paraditen e së enjtes. Me në njërin krah Ramën dhe në krahun tjetër Zaev, Vuçiç mori i pari fjalën. Pasi tha thelbin e asaj që ishte arritur, fjalën ja kaloi Ramës, ku me batutë i tha se “rezervonte të drejtën për të ndërprerë”.
Rama ja ktheu “kusurin” pak momente më vonë, kur iu përgjigj pyetjes së një gazetari se çfarë të mirash sjell shengeni ballkanik për vendet e rajonit. Mes rreshtave dhe dukshëm pa dashje, Kryeministri shqiptar vuri gishtin në plagën historike të serbëve; daljen në det. “Ju keni një vend të bukur, por s’keni një vend me det”, tha ai, duke iu referuar Serbisë.
Për të njëjtën pyetje, Zoran Zaev i Maqedonisë së Veriut mori më pak kohë për t’iu përgjigjur dhe Aleskandër Vuçiç akoma më pak. Kohën ja mori Rama.
“...po i marr Presidentit kohën që ai kurseu”, tha Rama.
Shpresa Bërdëllima ishte një emër i njohur për kinematografinë Shqiptare. Si një vajzë lozonjare në filmin “Vajzat me kordele të kuqe” e si një tjetër vajzë e vogël që përpiqej të ndryshonte mentalitetin e kohës, tek filmi “Përtej mureve të gurta”, Bërdëllima do të kujtohet si një aktorë tepër e veçantë për publikun shqiptar.
Florian Kamberi kishte tre mundësi zgjedhjeje: Shqipërinë, Kosovën dhe Zvicrën. Vendosi të bëhet kuqezi dhe meriton respekt. Ai i tha “Po” trajnerit Edi Reja, duke u bërë pjesë e Shqipërisë. Sulmuesi 24-vjeçar u bind nga interesimi konkret i përfaqësuesve të Kombëtares shqiptare dhe nuk deshi të piste më as për Zvicrën dhe as për Kosovën.
Ndihmësi i trajnerit Edi Reja në Kombëtare, Serxhio Porrini, shkoi në Skoci për t’u takuar nga afër me futbollistin e Hibernian. E ndoqi atë gjatë ndeshjes me Selltikun, ku Kamberi shënoi një gol me kokë, por e nisi nga stoli. Pjesëtari i stafit kuqezi foli në mënyrë direkte me lojtarin, duke i bërë të qartë projektin për të ardhmen dhe kjo lëvizje mjaftoi që Kamberi të bindej për të veshur fanellën kuqezi dhe tashmë ai është pjesë e listës zyrtare të trajnerit Reja për ndeshjet me Andorrën dhe Francën.
Kush është Florian Kamberi? Ai ka lindur në Zvicër, në Zyrih, më 8 mars 1995 (24 vjeç). Është një sulmues shtatlartë, 1.89 metra i gjatë. Një lojtar i tipit të Balajt dhe Cikalleshi, luan me këmbën e majtë dhe pikën e fortë ka luftën në ajër. Është formuar si futbollistë në Zvicër, aty ku ka lindur. Hapat e parë të futbollit profesionist i ka hedhur me skuadrën e Grasshopersit. Pas dy sezonesh me këtë ekip, kaloi te Kalsruhe në Gjermani, në Bundesligën 2. Prej vitit 2018 është pjesë e ekipit Hibernian në Skoci. Ka shënuar 18 gola me fanellën e ekipit skocez. Ka luajtur 11 ndeshje këtë sezon në kampionat, 7 nga të cilat si titullar dhe ka shënuar 1 gol.
Florian Kamberi ka qenë më parë pjesë e Kombëtares U-21 të Zvicrës. Ai është aktivizuar në katër ndeshje me këtë ekip dhe ka shënuar një gol. Këtë herë drejtuesit kuqezinj janë treguar të shkathët dhe ia kanë rrëmbyer Zvicrës, duke përfituar ndoshta nga pritja e zgjatur e sulmuesit për t’u thirrur nga zviceranët. Zgjedhja e Kamberit me siguri ka bërë xheloze edhe Kosovën, pasi sulmuesi mund të shkonte edhe me këtë kombëtare, nëse dëshironte. Zemra e tij, ndoshta edhe rrethanat, i thanë “Po” fanellës kuqezi dhe tani mbetet që lojtari të prezantohet në mëyrën më të mirë në fushën e blertë.