Videot kryesore

“Nga palmat, tek makina”, Adnor Shameti shkel urdhrin e Gramoz Ruçit
“Nga palmat, tek makina”, Adnor Shameti shkel urdhrin e Gramoz Ruçit Gazeta Si 127 Shikime • 6 years më parë

Deputeti socialist, Adnor Shameti ka sfiduar urdhrin e Gramoz Ruçit, që të ndërpresin pjesëmarrjen nga makina gjatë mbledhjeve online të Komisioneve parlamentare.

Shameti mori pjesë ditën e hënë në mbledhjet online të Komisionit të Ligjeve dhe të Komisionit për Punët e Jashtme dhe në të dyja rastet jashtë ambienteve që në urdhrin e Ruçit konsiderohen si “joserioze”.

Fillimisht, deputeti Adnor Shameti shfaqet në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve në natyrë dhe pas tij ka palma, ndërsa pak më vonë, në mbledhjen e Komisionit për Punët e Jashtme shfaqet nga makina, megjithëse ndryshe nga rastet në të shkuarën, automjeti është i ndaluar.

“Jeni në sytë e publikut, siç jeni ju dhe unë “online”, janë “online” edhe ato për publikun dhe nuk është serioze që, ndërkohë që zhvillohet mbledhja e Komisionit, deputeti, meqë ia lejon elektronika, të flasë nga makina”, ka deklaruar Ruçi në kërkesën drejtuar kryetarëve të Komisioneve që të mos tolerojnë të tilla “shfaqje”.

Mbetet për t’u parë se si mund të interpretohet shfaqja e Shametit me palma pas shpine, apo në automjet me makinën ndaluar, a do të konsiderohet “serioze”, apo “joserioze”.

⁣5 ditë protestë – Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
⁣5 ditë protestë – Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë Gazeta Si 112 Shikime • 4 years më parë

Qindra qytetarë u mblodhën sërish në Sheshin Skënderbej për të marshuar në ditën e pestë të protestës para Kryeministrisë.

Protestuesit kërkuan sërish që politika t’i qëndrojë larg protestës së tyre.

Paralelisht me protestën, Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me bizneset për t’u shpjeguar, sipas tij, paketën e rezistencës sociale dhe efektet krizës ndërkombëtare ekonomike.

⁣Rama dhe Abazoviç, vizitë në Ukrainë, 12 orë udhëtim me tren nga Polonia
⁣Rama dhe Abazoviç, vizitë në Ukrainë, 12 orë udhëtim me tren nga Polonia Gazeta Si 92 Shikime • 4 years më parë

Kryeministri Edi Rama së bashku me homologun e Malit të Zi, Dritan Abazoviç kanë mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës në Kiev.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ata pritet të takohen me presidentin Volodimir Zelenskij në një vizitë që do të zgjasë disa orë.

Mbërrijnë në Shqipëri nga Roma eshtrat e ish-prefektit të Tiranës Qazim Mulleti
Mbërrijnë në Shqipëri nga Roma eshtrat e ish-prefektit të Tiranës Qazim Mulleti Gazeta Si 70 Shikime • 3 years më parë

⁣Mbërrijnë në Shqipëri nga Roma eshtrat e ish-prefektit të Tiranës Qazim Mulleti

Grupet e punës derë më derë për regjistrimin e popullsisë në Tiranë
Grupet e punës derë më derë për regjistrimin e popullsisë në Tiranë Gazeta Si 70 Shikime • 3 years më parë

⁣Grupet e punës derë më derë për regjistrimin e popullsisë në Tiranë

Në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali, arrestohen për vrasje dy kushërinj në Dibër
Në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali, arrestohen për vrasje dy kushërinj në Dibër Gazeta Si 74 Shikime • 1 year më parë

⁣Në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali, arrestohen për vrasje dy kushërinj në Dibër

Egnatia feston titullin e dytë
Egnatia feston titullin e dytë Gazeta Si 49 Shikime • 1 year më parë

Skuadra nga Rrogozhina mbrojti kurorën në Kategorinë Superiore pas fitores 0-4 ndaj Vllaznisë. Golat u shënuan nga Lushkja (2), Melo dhe Ujka.

Fatjon Tafaj në krye të Shqipërisë U17
Fatjon Tafaj në krye të Shqipërisë U17 Gazeta Si 27 Shikime • 1 year më parë

Prononcimi i par⁣ë pas marrjes s⁣ë detyr⁣ës s⁣ë re p⁣ër FSHF TV. Traineri kryeqytetas kthehet t⁣ë punoj⁣ë me moshat n⁣ë FSHF, pas periudh⁣ës si asistent i Alban Bushit te Shqip⁣ëria U21.

Avokatët e ish-presidentit Ilir Meta në GJKKO
Avokatët e ish-presidentit Ilir Meta në GJKKO Gazeta Si 58 Shikime • 12 muaj më parë

⁣Avokatët e ish-presidentit Ilir Meta në GJKKO

Muriqin shënon, Mallorca fiton
Muriqin shënon, Mallorca fiton Gazeta Si 46 Shikime • 10 muaj më parë

Gjithcka n⁣ë transfert⁣ën e Seviljes ku sulmuesi dardan startoi p⁣ërmbysjen e miqve n⁣ë fitoren 1-3 ndaj vendasve.

Pandemia e heshtur e rezistencës ndaj antibiotikëve
Pandemia e heshtur e rezistencës ndaj antibiotikëve Gazeta Si 40 Shikime • 4 muaj më parë

⁣Numri i jetëve të humbura në të gjithë botën për shkak të infeksioneve që janë rezistente ndaj medikamenteve që synojnë t’i trajtojnë ato mund të rritet me gati 70% deri në vitin 2050.

Ngjitja e në ‘portën e parajsës’ në Kinë
Ngjitja e në ‘portën e parajsës’ në Kinë Gazeta Si 172 Shikime • 7 years më parë

Ngjitja e në ‘portën e parajsës’ në Kinë

“Pray for Albania”, inkurajim kuqezi nga Spanja dhe Kroacia
“Pray for Albania”, inkurajim kuqezi nga Spanja dhe Kroacia Gazeta Si 86 Shikime • 7 years më parë

Situata e vështirë në vendin tonë për shkak të tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, që shkaktoi dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur, ka sjellë reagimin edhe të botës së sportit, kryesisht me mesazhe sensibilizimi dhe inkurajimi, por edhe me ndihmë në vlerë monetare, siç kanë bërë lojtarët e Kombëtares.

Disa nga lojtarët e Kombëtares në aktivitet këtë fundjavë, nuk kanë qëndruar pasivë. Ata kanë dhënë mesazhe inkurajimi simbolike. Malaga e Keidi Bares dhe Armando Sadikut, për shembull, ka zbritur në fushë para ndeshjes me Numacian me fanella të bardha me mbishkrimin: “Pray for Albania” (Lutu për Shqipërinë). Të dy lojtarët kuqezi ishin titullarë në këtë ndeshje, që u mbyll në barazim, 0-0.

Kuqezinj të tjerë, Myrto Uzuni, Jon Mersinaj dhe Enis Çokaj, të cilët luajnë në Kroaci me Lokomotivën e Zagrebit, kanë pasur fanella të bardha me flamurin shqiptar poshtë uniformës së ekipit të tyre. Të njëjtën gjë ka bërë edhe kosovari Lirim Kastrati, edhe ai titullar në fitoren e thellë 4-0 ndaj Goricës, si dhe Indrit Tuci, i aktivizuar si zëvendësues. Uzuni dhe Kastrati shëuan në këtë ndeshje dhe festuan duke treguar fanellën me flamurin kuqezi. Vlen të veçohet fakti se klubi i Lokomotivës së Zagrebit ia ka dedikuar fitoren Shqpërisë. “Ua dedikojmë këtë fitore të madhe miqve tanë të dashur nga Shqipëria”. Ky ishte postimi i bërë në rrjetet sociale nga klubi kroat.

ardian_dvorani_deklarata_2298.mp4
ardian_dvorani_deklarata_2298.mp4 Gazeta Si 47 Shikime • 7 years më parë

Deklaratae kreut te KED, Ardian Dvorani pas daljes nga Prokuroria. Ndaj presidenti Meta ka ngritur nje padi penale duke e akuzuar per marrjen e tejkalim te kompetencave sa i takon emerimit te anetareve te Gjykatës Kushtetuese.

Protesta e Fermerëve të Lushnjes
Protesta e Fermerëve të Lushnjes Gazeta Si 45 Shikime • 6 years më parë

Fermerët e Lushnjes konfrontohen me policinë

Reforma Zgjedhore, Rama jep 24 orë afat
Reforma Zgjedhore, Rama jep 24 orë afat Gazeta Si 31 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama u përpoq që të shmangë komentet mbi ecurinë e bisedimeve me opozitën për reformën zgjedhore, megjithëse tha se ishte në dijeni të të gjithë procesit. Refuzimi për të komentuar propozimet e opozitës, Kryeministri e lidhi me përpjekjet e ndërkombëtarëve për të mundësuar konsensusin.

Megjithatë, Rama këmbëngul se mazhoranca do të qëndrojë brenda kornizave të rekomandimeve të bëra nga OSBE/ODIHR, sidomos tek depolitizimi i administratës publike dhe tek shtrirja e teknologjisë në procesin e votimit. Këto janë dy nga tre pikat ku ka ngecur dialogu, pasi opozita kërkon shtrirje 100 për qind të identifikimit biometrik të zgjedhësve.

“Ka një sugjerim të kthyer në një kërkesë që nga Bundestagu është përfshirë në dokumentin e Këshillit për një reformë zgjedhore mbi bazën e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, që do të votohet në Parlament. Mbi bazën e këtyre rekomandimeve, gjithçka që nuk është shkencë, ne jemi të hapur deri në fund për çdo gjë. Por, duke qenë se në këtë proces për të ndihmuar janë përfshirë edhe partnerë miq të Shqipërisë, nuk dëshiroj që të bëj komente para sesa të flasin dëshmitarët”, tha ai.

Kryeministri nënkuptoi se brenda 24 orëve do të mësohet nëse ndërmjetësuesit ndërkombëtarë do të jenë të suksesshëm në përpjekjet e tyre për marrëveshje apo jo. Ai i rezervoi vetes të drejtën për të folur më tepër për reformën zgjedhore pas disa orësh dhe me afat maksimal 24 orë.

“Pas disa orësh, maksimumi 24 orësh do të flas”, tha ai.

Afati përkon me mbledhjen e radhës të Këshillit Politik, që është thirrur pasditen e kësaj të marte në orën 17:00.

Rama iu përgjigj edhe kërkesave për ndryshim sistemi.

“Ata që mendojnë se ky sistem, ai sistem mund të bëjë mrekulli nuk është e vërtetë. Është thjesht çështje respektimi standardesh dhe garantimi standardesh. Ne për këtë kemi punuar dhe besoj e kemi bërë detyrën tonë dhe për këtë ka dëshmitarë”, deklaroi ai.

Kryeministri tha se ndjente keqardhje që në 2020 klasa politike shqiptare kishte ende nevojë për ndërhyrjen e ambasadave ndërkombëtarë për të diskutuar një çështje, që thotë se përcakton rregullaat e lojës.

“Duhej ta kishim bërë vetë këtë, por duke qenë se palët e tjera kanë nevojë për këtë element për garanci, nuk ka problem. u jam mirënjohës miqëve që janë përpjekur të na ndihmojnë duke lehtësuar procesin e komunikimit. Nuk bëj koment sot për këtë pasi mendoj që ka akoma të tjerë që duhet të flasin”, u shpreh ai.

Çështjet që qëndrojnë në mes të marrëveshjes

Mes dështimit dhe arritjes së konsensusit qëndrojnë tre çështje. E para lidhet me identifikimin biometrik të votuesve. Opozita kërkon që ky identifikim të zbatohet në të gjithë vendin, ndërsa socialistët propozojnë fillimisht një projekt pilot, që do të përfshijë deri në 10 për qind të elektoratit.

Pika e dytë lidhet me depolitizimin e administratës zgjedhore, që është edhe një rekomandim i OSBE/ODIHR. Socialistët këmbëngulin tek kjo pjesë. PD dhe LSI nga ana tjetër janë tërhequr disi nga qëndrimi fillestar kundër këtij propozimi dhe duken të gatshëm që të japin konsensusin për të, por e kanë kushtëzuar depolitizimin e administratës me identifikimin biometrik 100 për qind.

Pika e tretë lidhet me Kolegjin Zgjedhor. Mazhoranca propozon që anëtarë të këtij kolegji të jenë vetëm gjyqtarët e Apelit që kanë kaluar procesin e vettingut, ndërsa opozita fillimisht propozoi që pjesë e këtij Kolegji të bëheshin gjyqtarë të të gjitha shkallave të gjyqësorit, edhe pa e kaluar vettingun.

Por, ditët e fundit opozita ka paraqitur një propozim të ri, sipas të cilit Gjykata Kushtetuese duhet të marrë kompetencat e Kolegjit Zgjedhor. Socialistët shprehin rezerva për këtë propozim dhe deklarojnë se ky propozim mund të kërkojë ndërhyrjen në Kushtetutë, pasi Kushtetuta i ka të përcaktuara kompetencat e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë, palët kanë rënë dakord për një mori çështjet të tjera, duke filluaar që nga kamerat në qendrat e votimit, aktivizimin e SPAK-ut në hetimin e krimit zgjedhor, imunitet penal ndaj personave që denoncojnë krimet zgjedhore, hapje e kutive të votimit me kërkesa të partive, kur ka dyshime të arsyeshme për mospërputhje numri votuesish me fletët e votimit, financimi në fushatë eleketorale dhe vendosja e një perimetri të gjerë sigurie rreth qendrave të votimit.

⁣Rama: Programi i PD, piramidal
⁣Rama: Programi i PD, piramidal Gazeta Si 51 Shikime • 5 years më parë

Kryeministri Edi Rama hoqi një paralele mes firmave piramidale të mesviteve ’90 dhe programit qeverisës të Partisë Demokratike.

Krahasimi u hoq gjatë një takimi elektoral që kryesocialisti zhvilloi në qytetin e Peshkopisë.

“Një farë Rrapush Xhaferri bridhte rrugëve të Shqipërisë me autokolona me makina, bori, me britma dhe ndalonte nëpër rrugë ku e prisnin me këngë e valle. U thoshte unë erdha ta bëj jetën fushë me lule...më jep një e të jap dy”, tha Rama.

Kryeministri njohu vështirësitë me të cilën përballet qytetarët shqiptarë, por tha se rruga e nisur nga qeveria e tij është e vetmja mundësi. Ai kërkoi mandatin e tretë duke renditur mes investimeve Rrugën e Arbrit, ndërsa premtoi se do të vazhdojë të nxisë agro-turizmin dhe biznesin e vogël.

⁣“Kush blen votën do ta pësojë si ai në Elbasan!” Xhelal Mziu kërkon ndjesë: Jam penduar
⁣“Kush blen votën do ta pësojë si ai në Elbasan!” Xhelal Mziu kërkon ndjesë: Jam penduar Gazeta Si 94 Shikime • 5 years më parë

"Kemi ngritur grupet e gatshme. Çdo person që lëviz në lagjet tuaja, mjafton një telefonatë dhe do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit. U vra njëri për shkak të shpërndarjes së parave, sot shpëtoi ky. Unë u bëj thirrje të gjithë banorëve të Dibrës që të dalin ta mbrojnë me gjak, me sëpatë, me drunj apo me çfarë të dalë përpara votën”.

Kjo ishte deklarata e një dite më parë e Xhelal Mziut, kryesues i listës së Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës, që nxiti reagime të forta. Mziu foli pasi mbështetës të Partisë Demokratike bllokuan një automjet në zonën e Maqellarës nën dyshimet se po shpërndante para për blerjen e votës për Partinë Socialiste.

Por, një ditë pas këtij mesazhi, Xhelal Mziu ka kërkuar ndjesë dhe duke e cilësuar deklaratën të nxituar për shkak të emocioneve të momentit.

“Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshem dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit. Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam KUNDËR dhunës! Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve”, thotë Mziu.

Momenti i shpërthimit në shtëpinë e Dukës nga personi me "kapuç"
Momenti i shpërthimit në shtëpinë e Dukës nga personi me "kapuç" Gazeta Si 61 Shikime • 5 years më parë

⁣Momenti i shpërthimit në shtëpinë e Dukës nga personi me "kapuç"

Raynair lë 12 orë në pritje pasagjerët pa asnjë shpjegim.
Raynair lë 12 orë në pritje pasagjerët pa asnjë shpjegim. Gazeta Si 48 Shikime • 3 years më parë

⁣Nuk kanë kaluar veçse 2 muaj dhe kompania Raynair ka nisur të shfaqë problemet me shërbimin e transportit ajror.
Jo më larg se mbrëmjen e djeshme, rreth 300 pasagjerë që prisnin të niseshin drejt Romës me linjën e Raynair i'u është dashur të presin 12 orë e në fund udhëtimi u anulua.

Showing 82 out of 157